{"id":87891,"date":"2019-06-04T18:11:44","date_gmt":"2019-06-04T16:11:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=87891"},"modified":"2019-06-04T18:11:44","modified_gmt":"2019-06-04T16:11:44","slug":"kriza-politike-basha-nga-gjermania-zbulon-mesazhin-e-ardhur-nga-berlini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kriza-politike-basha-nga-gjermania-zbulon-mesazhin-e-ardhur-nga-berlini\/","title":{"rendered":"Kriza politike\/ Basha nga Gjermania, zbulon mesazhin e ardhur nga Berlini"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD-s\u00eb Lulzim Basha, i cili ndodhet n\u00eb Berlin duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Kongresin Ekonomik t\u00eb Unionit Kristiandemokrat\/Kristiansocial, n\u00eb bised\u00eb p\u00ebr DW thekson, se opozita u p\u00ebrmbahet k\u00ebrkesave t\u00eb saj dhe se kriza mund t\u00eb zgjidhet vet\u00ebm p\u00ebrmes marrjes s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive politike, largimit t\u00eb kryeministri Rama dhe krijimit t\u00eb qeveris\u00eb tranzitore p\u00ebr t\u00eb shkruar drejt zgjedhjeve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Intervista e kryetarit t\u00eb PD, Lulzim Basha, dh\u00ebn\u00eb gazetares Anila Shuke:<\/p>\n<p><strong>DW: Zoti Basha, ju jeni k\u00ebtu n\u00eb nj\u00eb delegacion dy ditor me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb takimesh me persona t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Dje pat\u00ebt nj\u00eb takim me k\u00ebshilltarin e kancelares Merkel p\u00ebr \u00e7eshtjet e siguris\u00eb. Cili ishte mesazhi q\u00eb ju dha ai p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs aktuale n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Lulzim Basha: Dua t\u2019ju them, n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb, q\u00eb takimi k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dialog i nivelit t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb mbahet me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb politik\u00eb t\u00eb Gjermanis\u00eb, qeveris\u00eb gjermane, t\u00eb industris\u00eb gjermane dhe t\u00eb biznesit gjerman mbi \u00e7eshtjen e integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb Europ\u00eb dhe \u00e7eshtjet e bashk\u00ebpunimit ekonomik. Pra, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dialog t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb shikon, jo vet\u00ebm tek e sotmja, por tek e nes\u00ebrmja e marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-gjermane, n\u00eb ve\u00e7anti e marr\u00ebdh\u00ebnieve politike dhe ekonomike, si dhe t\u00eb integrimit europian t\u00eb vendit.<\/p>\n<p><strong>DW: Cili qe mesazhi q\u00eb mor\u00ebt tek Kancelaria, tek zyra e Kancelares Merkel?<\/strong><\/p>\n<p>Lulzim Basha: E gjith\u00eb kjo konferenc\u00eb po zhvillohet sipas asaj q\u00eb njihet si rregulli \u201cChatham House rule\u201d. Pra, un\u00eb kam zhvilluar biseda jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, nuk jam i lir\u00eb t\u00eb atribuoj p\u00ebrmbajtjen e k\u00ebtyre bisedave.<\/p>\n<p>Por konkluzioni q\u00eb mund t\u00eb ndaj me ju dhe, p\u00ebrmes jush, me gjith\u00eb ndjek\u00ebsit e Deutsche Welle n\u00eb Shqip\u00ebri dhe anemban\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs shqiptare, \u00ebsht\u00eb ky: Gjermania \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht e shqet\u00ebsuar p\u00ebr gjendjen ku ndodhet vendi aktualisht.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin aktual, n\u00eb Gjermani, sikund\u00ebr dhe n\u00eb shumic\u00ebn e vendeve vendimmarr\u00ebse t\u00eb Bashkimit Europian, predominon mendimi q\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vendim pozitiv p\u00ebr hapjen e negociatave pa u tejkaluar kriza politike, e cila \u00ebsht\u00eb e vetmja rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar detyrat e paplot\u00ebsuara, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb lufta kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, lufta kund\u00ebr korrupsionit, d\u00ebnimi i politikan\u00ebve t\u00eb kapur dhe t\u00eb p\u00ebrgjuar n\u00eb bashk\u00ebpunim me krimin e organizuar p\u00ebr t\u00eb vjedhur votat dhe p\u00ebr t\u00eb fallsifikuar rezultatin elektoral t\u00eb vitit 2017-t\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsimi q\u00eb, n\u00ebqoft\u00ebse nuk ka ndryshim, Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb humbas\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb madhe, e cila, pastaj, do ta ve\u00e7onte dhe nga Maqedonia e Veriut. Ajo do t\u00eb shkonte p\u00ebrpara n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria do t\u00eb mbetej n\u00eb vendnum\u00ebro apo akoma m\u00eb keq, do t\u00eb izolohej.<\/p>\n<p><strong>DW: Shqet\u00ebsim kan\u00eb gjerman\u00ebt edhe p\u00ebr shkak t\u00eb largimit tuaj nga institucionet. Si do t\u2019i zgjidhni ju k\u00ebto probleme, me p\u00ebrmbysjen e qeveris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Lulzim Basha: \u00cbsht\u00eb nj\u00eb problem i diskutuar q\u00eb n\u00eb viziten time n\u00eb prill. Padyshim q\u00eb, hapi i marr\u00eb nga opozita, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i fort\u00eb, i paprecedent, por, nga ana tjet\u00ebr, ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb ilustruar kriz\u00ebn e paprecedent\u00eb ku ndodhet vendi &#8211; pa Gjykat\u00eb Kushtetuese, pa Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb, me nj\u00eb prokuror t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb em\u00ebruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb antikushtetuese, pa asnj\u00eb hetim dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb \u00e7\u00eashtjet e m\u00ebdha, n\u00eb luft\u00ebn ndaj korrupsionit dhe n\u00eb luft\u00ebn ndaj krimit t\u00eb organizuar. Pra stanjacioni total, kriza e thell\u00eb politike dhe kushtetuese jan\u00eb arsyeja q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb veprimet e opozit\u00ebs. Ajo q\u00eb po diskutojm\u00eb sot \u00ebsht\u00eb rruga e daljes nga kjo kriz\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, qendrimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb. Kjo kriz\u00eb mund t\u00eb zgjidhet vet\u00ebm duke aplikuar standardet dhe precedent\u00ebt evropian\u00eb. N\u00eb cilin vend t\u00eb Evrop\u00ebs nuk do t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nj\u00eb kryeminist\u00ebr, i cili \u00ebsht\u00eb kapur bashk\u00eb me kupol\u00ebn e tij duke asgj\u00ebsuar procesin zgjedhor, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kapur n\u00eb afera t\u00eb tmerrshme korruptive, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb drejt\u00ebsia duket se \u00ebsht\u00eb e paralizuar dhe nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019u jap\u00eb p\u00ebrgjigje k\u00ebtyre skandaleve?!<\/p>\n<p><strong>DW: Por ka shum\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb CDU\/CSU-s\u00eb, edhe deputet\u00eb k\u00ebtu, q\u00eb e shohin pak m\u00eb ndryshe nga ju k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe thon\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb vertetuar akoma q\u00eb zoti Rama \u00ebsht\u00eb kapur n\u00eb k\u00ebto, qoft\u00eb edhe n\u00eb p\u00ebrgjime e n\u00eb dosjet n\u00eb fjal\u00eb, q\u00eb duhen ndjekur nga hetuesia, pastaj t\u00eb flasim p\u00ebr nj\u00eb faj apo p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Lulzim Basha: Shiko, Gjermania \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i madh dhe k\u00ebtu ka lindur nj\u00eb koncept politik \u201cverstehers\u201d, ka Putin-verstehers, ka edhe Rama-verstehers, por qendrimi zyrtar dhe, me siguri, k\u00ebt\u00eb ju ua shpjegoni teleshikuesve tuaj se \u00e7do t\u00eb thot\u00eb verstehers. Do t\u00eb thot\u00eb dikush q\u00eb mundohet t\u00eb justifikoj\u00eb veprime apo sjellje t\u00eb pajustifikueshme p\u00ebr normat dhe standardet evropiane. Putin-verstehers jan\u00eb ata politikan\u00eb n\u00eb Gjermani, t\u00eb cil\u00ebt mundohen t\u00eb justifikojn\u00eb sjelljen e Putinit, Rama-verstehers jan\u00eb ata politikan\u00eb n\u00eb Gjermani q\u00eb mundohen t\u00eb justifikojn\u00eb sjelljen e Edi Ram\u00ebs. Qendrimi zyrtar \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe i prer\u00eb. Natyrisht ne e kemi d\u00ebgjuar thirrjen e tyre p\u00ebr dialog. Kam patur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shpreh angazhimin total n\u00eb em\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs dhe, natyrisht, t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebsaj krize. K\u00ebrkesa e vetme, e cila ka gjetur mir\u00ebkuptim t\u00eb plot\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtja e standardeve evropiane. Standardet evropiane, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, e parashtrojn\u00eb fare qart\u00eb rrug\u00ebn e zgjidhjes s\u00eb k\u00ebsaj krize.<\/p>\n<p><strong>DW: Pra ju jeni t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb hyni n\u00eb dialog me Ram\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Lulzim Basha: K\u00ebt\u00eb doja t\u2019u thoja. Pra, standardet evropiane dhe precedent\u00ebt evropian\u00eb e parashtrojn\u00eb fare qart\u00eb rrug\u00ebn e zgjidhjes s\u00eb k\u00ebsaj krize. Ajo kalon p\u00ebrmes largimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, nj\u00eb qeverie tranzitore dhe garantimit t\u00eb standardeve zgjedhore si hap i par\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Partia Demokratike dhe opozita ka nj\u00eb platform\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb dialogu komb\u00ebtar p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb kushtetuese, q\u00eb do t\u00eb garantoj\u00eb balancimin dhe ndarjen e pushteteve dhe q\u00eb kurr\u00eb m\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mos p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, ku nj\u00eb grup njer\u00ebzish, nj\u00eb grup politikan\u00ebsh, nj\u00eb grup kriminel\u00ebsh, nj\u00eb grup oligark\u00ebsh kan\u00eb marr\u00eb peng gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Shiko \u00e7far\u00eb ka ndodhur, jan\u00eb kapur me skandalin e Unaz\u00ebs s\u00eb Re, t\u00eb cilin e ka pasqyruar Deutsche Welle, si\u00e7 e ka pasqyruar edhe Z\u00ebri i Amerik\u00ebs. 40 milion\u00eb euro p\u00ebr 2 kilomet\u00ebr, 30 milion\u00eb euro nj\u00eb kompani fantaz\u00ebm. Asnj\u00eb nuk shkon para drejt\u00ebsis\u00eb. Pse? Sepse drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb kapur.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7far\u00eb ndodh? Kalojm\u00eb nga ky skandal n\u00eb nj\u00eb skandal tjet\u00ebr, 300 milion\u00eb euro tek rruga Milot- Balldren. Po t\u00eb marrim Milot-Balldren dhe Rrug\u00ebn e Arbrit do t\u00eb shikojm\u00eb se dy kompanive, q\u00eb i takojn\u00eb nje nipi dhe nj\u00eb daje, po i jepet 5% e PBB-s\u00eb, mbi 500 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Pra mesazhi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb. Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb m\u00eb k\u00ebshtu. Ky \u00ebsht\u00eb rekordi me i lart\u00eb, m\u00eb i zi i korrupsionit dhe kapjes s\u00eb shtetit nga krimi i organizuar.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb mesazhi qe vjen nga Berlini, meq\u00eb m\u00eb pyet\u00ebt p\u00ebr mesazhin e Berlinit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb nuk ka shanse q\u00eb t\u00eb hapen negociatat p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. K\u00ebrkohet ndryshim politik.<\/p>\n<p>Partia Demokratike dhe opozita jan\u00eb gati t\u00eb luajn\u00eb rolin e tyre p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndryshim politik, nga i cili t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. T\u00eb hapet rruga europiane e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb bllokuar dhe shkaktar\u00ebt e bllokimit jan\u00eb nj\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb &#8211; \u00ebsht\u00eb pushteti i ardhur n\u00eb bashk\u00ebpunim me krimin e organizuar dhe q\u00eb po mbahet me ndihm\u00ebn e krimit t\u00eb organizuar dhe nje grushti oligark\u00ebsh n\u00eb kosto t\u00eb zhvillimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb pun\u00ebsimit t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb varf\u00ebrimit te shqiptar\u00ebve, t\u00eb bllokimit t\u00eb integrimit europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>DW: Ju mund t\u2019i b\u00ebni t\u00eb gjitha k\u00ebto biseda edhe me Ram\u00ebn. Ai ju ka b\u00ebr\u00eb 7 letra deri tani.<\/strong><\/p>\n<p>Lulzim Basha: Kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje personale midis meje dhe zotit Rama. K\u00ebtu b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qasje serioze dhe nj\u00eb p\u00ebrkushtim t\u00eb dimensionit europian.<\/p>\n<p>Prandaj, ndodhem sot un\u00eb k\u00ebtu dhe jo zoti Rama. Prandaj ndodhem un\u00eb sot k\u00ebtu si interlokutori i autoriteteve gjermane dhe i kapitalit te industris\u00eb gjermane, sepse zoti Rama ka humbur shansin t\u00eb tregoj\u00eb seriozitet me p\u00ebrkushtimin ndaj standardit europian. Si mund t\u00eb pritet nje zgjidhje p\u00ebrmes letrave, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk trajton problemet kryesore t\u00eb kriz\u00ebs?<\/p>\n<p>Problemi kryesor i kriz\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Parlament i dal\u00eb nga vota e vjedhur me krimin e organizuar. Problemi kryesor i kriz\u00ebs \u00ebsht\u00eb r\u00ebnia e t\u00eb gjith\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, kapja e te gjith\u00eb pushteteve n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb. Problemi kryesor i kriz\u00ebs \u00ebsht\u00eb mungesa totale, si\u00e7 vihet re edhe k\u00ebtu, e investimeve perendimore apo i investimeve gjermane. \u00cbsht\u00eb r\u00ebnia e ekonomis\u00eb ne duart e krimit t\u00eb organizuar. Sot n\u00eb Shqip\u00ebri aktiviteti kryesor ekonomik, \u00ebsht\u00eb pastrimi i parave te pista. Shkaktari i k\u00ebtyre problemeve nuk mund t\u00eb jet\u00eb zgjidhja e k\u00ebtyre problemeve. Ndaj, parashtrimi i opozit\u00ebs, zgjidhja politike q\u00eb ne kemi parashtruar \u00ebsht\u00eb rruga e vetme p\u00ebr t\u00eb shmangur konfliktin civil, p\u00ebr t\u00eb shmangur \u00e7mendurin\u00eb e shkuarjes drejt zgjedhjeve fallco, moniste, prap\u00eb t\u00eb diktuar nga krimi, prap\u00eb me kandidat\u00eb kriminel\u00eb dhe mbylljes p\u00ebrfundimtare t\u00eb der\u00ebs s\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj, mund t\u2019ju them nga Berlini, ju dhe teleshikuesve tuaj, se jam me shum\u00eb shpres\u00eb nga k\u00ebto takime, tashm\u00eb n\u00eb gjysm\u00ebn e aktivitetit tim, &#8211; do t\u00eb vazhdoj edhe gjat\u00eb pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb dit\u00ebs, n\u00eb takime t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, &#8211; se me ndihm\u00ebn e partner\u00ebve gjerman\u00eb, me ndihm\u00ebn e partner\u00ebve europian\u00eb, ne do t\u00eb mund ta tejkalojm\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb, do ta hapim rrug\u00ebn e Europ\u00ebs. Por kjo kalon p\u00ebrmes marrjes s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive politike nga shkaktar\u00ebt e k\u00ebsaj kriz\u00ebs, p\u00ebrmes largimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, nj\u00eb qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve t\u00eb lira e t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p><strong>DW: K\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje morale, q\u00eb duhet ta zgjidh\u00eb secili me moralin e tij. Nj\u00eb dor\u00ebheqje \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje morali&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Lulzim Basha: N\u00eb rastin konkret \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje stabiliteti politik. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e s\u00eb ardhmes europiane t\u00eb vendit dhe nuk \u00ebsht\u00eb vetem \u00e7\u00ebshtje morale.<\/p>\n<p><strong>DW: Megjithat\u00eb edhe ju jeni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr stabilitetin politik t\u00eb vendit, sepse ju po b\u00ebni thirrje p\u00ebr kryengritje. Edhe ish kryeministri Sali Berisha b\u00ebn thirrje p\u00ebr kryengrije.<\/strong><\/p>\n<p>Lulzim Basha: T\u00eb mos dalim nga tema. Secili ka m\u00ebnyrat e veta p\u00ebr t\u2019i folur publikut dhe un\u00eb nuk jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb komentuar deklaratat e askujt. Un\u00eb flas ne emrin tim, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb PD, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb opozites s\u00eb bashkuar, sepse jam kryetari i PD dhe opozit\u00ebs s\u00eb bashkuar.<\/p>\n<p>Me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb totale po ju them zgjidhja politike q\u00eb opozita ka parashtruar, zgjidhja politike q\u00eb kalon p\u00ebrmes standardeve europiane, \u00ebsht\u00eb rruga e vetme, rruga e sigurt\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur konfliktin total civil, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk \u00ebsht\u00eb e interesuar as opozita, as Partia Demokratike, as shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Kushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb i interesuar n\u00eb krahun tjet\u00ebr, kushdo q\u00eb b\u00ebn llogarit\u00eb se duke nxitur konfliktin civil, mund t\u2019u shp\u00ebtoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive politike dhe ligjore p\u00ebr aferat korruptive dhe kriminale, e ka shum\u00eb gabim.<\/p>\n<p><strong>DW: Zoti Basha, Ministri i Brendsh\u00ebm ju ka akuzuar juve q\u00eb jeni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vrasjet e Janarit 2011\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Lulzim Basha: Nuk merrem me fosile komuniste, t\u00eb promovuara p\u00ebr shkak t\u00eb servilizmit dhe p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljes flagrante t\u00eb ligjit e t\u00eb Kushtetut\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz do t\u00eb p\u00ebrgjigjen para drejt\u00ebsis\u00eb, sepse kan\u00eb rikthyer t\u00eb burgosurit politik n\u00eb Shqip\u00ebri, duke nisur me Ministrin e Brendsh\u00ebm, duke vazhduar me Kryeministrin.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja nuk q\u00ebndron k\u00ebtu. Asnj\u00eb diversion, asnj\u00eb sulm i tyre nuk mund t\u00eb heq\u00eb v\u00ebmendjen nga nevoja akute p\u00ebr t\u00eb zgjidhur kriz\u00ebn politike n\u00eb vend dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur konfliktin civil. Zgjedhje moniste, zgjedhje me krimin, pushtet t\u00eb marr\u00eb me dhun\u00eb dhe t\u00eb mbajtur me dhun\u00eb, nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj, edhe nj\u00ebher\u00eb dua t\u2019ju them se, k\u00ebtu nga Berlini, bashk\u00eb me preokupimin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr kriz\u00ebn politike n\u00eb vend, sjell edhe nj\u00eb mesazh shprese p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb, me zhbllokimin e rrug\u00ebs q\u00eb e ka bllokuar sot Edi Rama dhe t\u00eb kriz\u00ebs politike q\u00eb ka imponuar ai, Shqip\u00ebria ka me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. K\u00ebtu kemi partner\u00eb dhe miq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm politik\u00eb dhe ekonomik\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb nxjerrjen e vendit nga kriza politike dhe nga kriza ekonomike, duke sjell\u00eb investime gjermane n\u00eb Shqip\u00ebri, duke hapur vende pune dhe duke b\u00ebr\u00eb transferimin e p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb suksesshme, teknologjis\u00eb dhe, n\u00eb ve\u00e7anti, p\u00ebr rinin\u00eb, p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb tyre, at\u00eb q\u00eb quhet arsimimin dual, p\u00ebr t\u00eb cilin kemi folur.<\/p>\n<p><strong>DW: Ka shum\u00eb zgjidhje, por q\u00eb t\u00eb mos e kthejm\u00eb n\u00eb miting t\u00eb PD\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Lulzim Basha: Jo, m\u00eb vjen keq. K\u00ebto jan\u00eb p\u00ebrshtypjet e mia pozitive nga takimet me bos\u00ebt e industris\u00eb gjermane, te cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm dhe shpres\u00ebplot\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>DW: Dakord, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ju duhet pushteti dhe ju nuk merrni pjes\u00eb akoma as n\u00eb zgjedhje.<\/strong><\/p>\n<p>Lulzim Basha: Nuk ka zgjedhje n\u00eb Shqip\u00ebri. Ka nj\u00eb proces fals kriminal, ku, njerezit q\u00eb duhet t\u00eb ishin n\u00eb burg p\u00ebr trafik droge, p\u00ebr trafik vajzash dhe grash apo p\u00ebr trafik votash, nga Pjerin Ndreu tek Valbona Sako, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb, pormovohen. Kjo \u00ebsht\u00eb faza e fundit e kalb\u00ebzimit t\u00eb nj\u00eb regjimi kriminal, q\u00eb ka marr\u00eb peng Shqip\u00ebrin\u00eb. Ndaj, zgjidhja \u00ebsht\u00eb dh\u00ebnia fund e k\u00ebtij regjimi dhe kthimi i s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zgjedhur qeverin\u00eb me vot\u00eb tek qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Kjo betej\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, kjo betej\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr vlerat europiane dhe m\u00ebnyrat europiane t\u00eb daljes nga kjo kriz\u00eb.<\/p>\n<p><strong>DW: Megjithat\u00eb pajtoheni dhe ju dhe nuk jam un\u00eb e vetmja q\u00eb mendoj se, tek e fundit, edhe ju, duke qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs i nj\u00eb qeverie t\u00eb m\u00ebparshme, keni edhe ju p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb tuaj p\u00ebr gjendjen e vendit apo jo? Ndoshta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjidhje q\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 zotit Rama, ndoshta dhe ju, me t\u00eb tjer\u00eb persona q\u00eb, nuk po them jan\u00eb konsumuar, por e kan\u00eb d\u00ebshmuar aft\u00ebsin\u00eb e tyre qeveris\u00ebse, t\u00eb largohen p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb vend brezit t\u00eb ri?<\/strong><\/p>\n<p>Lulzim Basha: Un\u00eb jam brezi i ri. Do apo nuk do zoti Rama apo lakejt\u00eb e tij, un\u00eb jam brezi i ri. Un\u00eb kam ardhur si pjes\u00eb e brezit t\u00eb ri dhe p\u00ebrfaq\u00ebsoj vlerat europiane t\u00eb besimit tek demokracia, tek zgjedhjet e lira e t\u00eb ndershme. Jam njeri q\u00eb kurr\u00eb nuk kam b\u00ebr\u00eb kompromis me krimin, edhe kur kjo i ka sjell\u00eb fatur\u00eb politike partis\u00eb sime. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, jam i bindur se p\u00ebrfaq\u00ebsoj at\u00eb qe i duhet Shqip\u00ebris\u00eb: nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb ndar\u00eb nga krimi dhe vullnet politik p\u00ebr t\u00eb mos kompromentuar interesin e shqiptar\u00ebve p\u00ebr shkak t\u00eb karriges.<\/p>\n<p>Pra, qart\u00ebsisht, nuk jemi nj\u00ebsoj dhe t\u00eb barabart\u00eb. Kemi nj\u00eb qeveri q\u00eb qeveris prej 6 vjet e gjys\u00ebm, kemi nj\u00eb opozit\u00eb dhe nj\u00eb kryetar opozite q\u00eb ka luftuar kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, kund\u00ebr kanabizimit, kund\u00ebr aferave t\u00eb tmerrshme korruptive, kur askush nuk e hapte goj\u00ebn.<\/p>\n<p>Prandaj ndodhem sot k\u00ebtu, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb gjenerate t\u00eb re t\u00eb shqiptar\u00ebve, si nj\u00eb njeri q\u00eb ka privilegjin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u00eb drejtoj\u00eb nj\u00eb parti politike dhe nj\u00eb opozit\u00eb, t\u00eb bashkuar rreth vlerave, programit dhe vizionit europian p\u00ebr ta nxjerr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga kriza. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ndodhem k\u00ebtu, si nj\u00eb partner i besuesh\u00ebm i Gjermanis\u00eb, sot si kryetar i opozit\u00ebs dhe nes\u00ebr, me besimin e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, n\u00eb drejtimin e nj\u00eb qeverie europiane, me zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p><strong>DW: Kur do t\u00eb b\u00ebhen ato?<\/strong><\/p>\n<p>Lulzim Basha: Kjo \u00ebsht\u00eb beteja. N\u00ebse ju e quani kryengritje, apo revolucion, apo di\u00e7ka tjet\u00ebr. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb popullore, pik\u00ebrisht, p\u00ebr t\u00eb garantuar zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme, ku, n\u00eb fund, produktin ta diktojn\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb me vot\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD-s\u00eb Lulzim Basha, i cili ndodhet n\u00eb Berlin duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Kongresin Ekonomik t\u00eb Unionit Kristiandemokrat\/Kristiansocial, n\u00eb bised\u00eb p\u00ebr DW thekson, se opozita u p\u00ebrmbahet k\u00ebrkesave t\u00eb saj dhe se kriza mund t\u00eb zgjidhet vet\u00ebm p\u00ebrmes marrjes s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive politike, largimit t\u00eb kryeministri Rama dhe krijimit t\u00eb qeveris\u00eb tranzitore p\u00ebr t\u00eb shkruar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":87693,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-87891","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87891","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87891"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87891\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/87693"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87891"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87891"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87891"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}