{"id":88140,"date":"2019-06-06T12:03:48","date_gmt":"2019-06-06T10:03:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=88140"},"modified":"2019-06-06T12:03:48","modified_gmt":"2019-06-06T10:03:48","slug":"meta-shqiperia-nuk-duhet-te-jete-vendi-i-shpresave-te-thyera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/meta-shqiperia-nuk-duhet-te-jete-vendi-i-shpresave-te-thyera\/","title":{"rendered":"Meta: Shqip\u00ebria nuk duhet t\u00eb jet\u00eb vendi i shpresave t\u00eb thyera"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Ilir Meta ka vler\u00ebsuar Organizat\u00ebn SOS Fshatrat e F\u00ebmij\u00ebve Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb me Dekorat\u00ebn \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d p\u00ebr p\u00ebrkushtimin dhe \u00a0kontributin e vazhduesh\u00ebm n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb rinjve q\u00eb e kan\u00eb humbur kujdesin prind\u00ebror.\u00a0 N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Meta u shpreh se Shqip\u00ebria nuk duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend i shpresave t\u00eb thyera, por i mund\u00ebsive p\u00ebr k\u00ebdo pa asnj\u00eb dallim.<\/p>\n<p>Kreu i shtetit theksoi se f\u00ebmij\u00ebt e rritur n\u00eb fshatin SOS jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb zot\u00eb fal\u00eb p\u00ebrkujdesjes dhe ngroht\u00ebsis\u00eb q\u00eb kan\u00eb gjetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb,\u00a0 nd\u00ebrsa shtoi se sot e gjith\u00eb Shqip\u00ebria ndihet krenare me ta.<\/p>\n<h2><strong>Fjala e presidentit Meta:<\/strong><\/h2>\n<p>\u201cT\u00eb dashur f\u00ebmij\u00eb dhe prind\u00ebr t\u00eb Fshatit SOS,Shum\u00eb i respektuar zoti Tom Malvet, Drejtor i Organizata SOS Fshatrat e F\u00ebmij\u00ebve Nd\u00ebrkomb\u00ebtar,<\/p>\n<p>E nderuar Drejtuese e Fshatit SOS Shqip\u00ebria, znj. Teuta Shkenza, T\u00eb nderuar miq dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb\u00a0 t\u00eb Fshatit SOS! Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr ftes\u00ebn dhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u takuar s\u00ebrish n\u00eb ambientet tuaja kaq t\u00eb bukura dhe plot jet\u00eb!<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr fshatin tuaj, por edhe p\u00ebr mbar\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur qershori ndiej k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb jemi bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb\u00a0 festuar, nderuar dhe vler\u00ebsuar 70-vjetorin e themelimit n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn t\u00eb Fshatrave t\u00eb F\u00ebmij\u00ebve, SOS.<\/p>\n<p>Padyshim misioni juaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga aktet m\u00eb bujare t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ndaj f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb privuar nga kujdesi prind\u00ebror.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb N\u00ebn\u00eb Tereza: \u2018Jo t\u00eb gjith\u00eb ne mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha. Por ne mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gj\u00ebra t\u00eb vogla me nj\u00eb dashuri t\u00eb madhe\u2019.<\/p>\n<p>Dhe puna dhe dashuria juaj ka qen\u00eb shum\u00eb e madhe. Dhe un\u00eb ju p\u00ebrg\u00ebzoj dhe shpreh mir\u00ebnjohjen time t\u00eb thell\u00eb q\u00eb n\u00eb 70 vite ju keni arritur t\u2019i ktheni solidaritetin, dashurin\u00eb, sigurin\u00eb dhe shpres\u00ebn miliona f\u00ebmij\u00ebve dhe familjeve n\u00eb nevoj\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr 23 vjet, Fshatrat e F\u00ebmij\u00ebve SOS Shqip\u00ebri kan\u00eb qen\u00eb sht\u00ebpia e shum\u00eb\u00a0 f\u00ebmij\u00ebve pa kujdes prind\u00ebror t\u00eb cil\u00ebt fal\u00eb jush kan\u00eb gjetur nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb dashur dhe t\u00eb ngroht\u00eb. K\u00ebtu f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb rritur dhe kan\u00eb filluar jet\u00ebn e tyre t\u00eb zot\u00eb dhe t\u00eb pavarur, duke na b\u00ebr\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr arritjet e tyre. SOS-i ka ndihmuar f\u00ebmij\u00eb q\u00eb t\u00eb rriten n\u00eb nj\u00eb ambient familjar t\u00eb sigurt dhe t\u00eb kujdessh\u00ebm.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej f\u00ebmij\u00ebve jan\u00eb b\u00ebr\u00eb prind\u00ebr dhe gjysh\u00ebr, dhe aft\u00ebsia e tyre p\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr familjen q\u00eb kan\u00eb krijuar \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar p\u00ebr shkak t\u00eb mb\u00ebshtetjes dhe shembullit q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb nga ju.<\/p>\n<p>Ju shpreh mir\u00ebnjohjen time p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontribut t\u00eb lart\u00eb njer\u00ebzor dhe ju uroj p\u00ebrzem\u00ebrsisht suksese dhe g\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb sh\u00ebnuar! T\u00eb dashur miqt\u00eb e mi, Organizimi juaj familjar dhe respekti ndaj n\u00ebnave kujdestare\u00a0 \u00ebsht\u00eb tejet frym\u00ebzues!<\/p>\n<p>Lidhjet q\u00eb ju krijoni me nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballuar me v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb jan\u00eb nj\u00eb shembull i madh p\u00ebrkushtimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb institucionet shqiptare q\u00eb merren me edukimin e brezit t\u00eb ri dhe forcimin e institucionit t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Harmonia dhe komunikimi i ngroht\u00eb me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb komunitetit jan\u00eb nj\u00eb apel p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb solidare dhe p\u00ebr nj\u00eb sistem arsimor pa diskriminim social.<\/p>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1559815386906\"><\/div>\n<p>P\u00ebrpjekjet, pasioni dhe d\u00ebshira juaj p\u00ebr t\u2019u arsimuar dhe p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb t\u00eb dobish\u00ebm p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrbejn\u00eb nj\u00eb detyrim m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur financat e shtetit ndaj shtresave n\u00eb nevoj\u00eb, edukimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe integrimit t\u00eb tyre n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Fshati SOS duhet mb\u00ebshtetur nga shteti dhe bizneset n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb keni m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u kujdesur ndaj m\u00eb shum\u00eb\u00a0\u00a0 f\u00ebmij\u00ebve dhe familjeve vulnerab\u00ebl.<\/p>\n<p>Nuk ka prioritet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb sesa investimi p\u00ebr rritjen, edukimin dhe integrimin sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb rinis\u00eb dhe sidomos t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve pa kujdesin prind\u00ebror.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs, Populli yn\u00eb ka mbartur gjithnj\u00eb brenda vetes nj\u00eb potencial t\u00eb pashtersh\u00ebm mir\u00ebsie dhe humanizmi.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vler\u00eb tejet t\u00eb \u00e7muar ai e ka treguar gjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb vet. Solidariteti v\u00ebllaz\u00ebror, ndihma dhe p\u00ebrkrahja ndaj tjetrit, mbrojtja dhe p\u00ebrkujdesja ndaj individ\u00ebve n\u00eb nevoj\u00eb, t\u00eb shpalosura nd\u00ebr shekuj,\u00a0 jan\u00eb tregues tejet dometh\u00ebn\u00ebs zem\u00ebrgjer\u00ebsie dhe bujarie p\u00ebr nj\u00eb popull modest si i yni.<\/p>\n<p>Nj\u00eb popull modest, por me nj\u00eb zem\u00ebr dhe dashuri t\u00eb madhe. K\u00ebto atribute kan\u00eb qen\u00eb dhe mbeten lajtmotivi i vendit ton\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb drejt\u00eb dhe humane. T\u00eb nderuar autoritete t\u00eb ftuara,<\/p>\n<p>Ky vit sh\u00ebnon edhe 30-vjetorin e konvent\u00ebs mbi t\u00eb drejtat e f\u00ebmij\u00ebve. Ky p\u00ebrvjetor duhet t\u00eb na nxis\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr t\u00eb rritur p\u00ebrkujdesjn sociale dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar edhe m\u00eb tej realitetin e hidhur t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb konsiderueshme t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb mjerim, pa p\u00ebrkrahje, t\u00eb dhunuar, t\u00eb pastreh\u00eb dhe pa kujdesin prind\u00ebror.<\/p>\n<p>Ky realitet i papranuesh\u00ebm duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kamban\u00eb alarmi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, shtetin, politik\u00ebn dhe shoq\u00ebrin\u00eb, pasi shtresat pa p\u00ebrkrahje duhet t\u00eb ken\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mund\u00ebsi jetese, pun\u00ebsimi, strehimi dhe mir\u00ebqenie si pjesa tjet\u00ebr e shoq\u00ebris\u00eb. Shqip\u00ebria nuk duhet t\u00eb jet\u00eb vendi i shpresave t\u00eb thyera, ku shkelen t\u00eb drejtat bazike t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe ku varf\u00ebria i frenon brezit t\u00eb ri zhvillimin normal dhe ndrydh \u00ebndrrat e tyre t\u00eb lira q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri. Shoq\u00ebria shqiptare duhet t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb qytetar\u00eb me integritet, t\u00eb shtyr\u00eb dhe frym\u00ebzuar nga ndjenja e barazis\u00eb, t\u00eb aft\u00eb dhe t\u00eb devotsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb realizuar dhe mbrojtur t\u00eb drejtat e tyre, por edhe p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer atdheut.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur f\u00ebmij\u00eb, prind\u00ebr kujdestar\u00eb dhe edukator\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor dua t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoj dhe vler\u00ebsoj t\u00eb gjith\u00eb\u00a0 edukator\u00ebt dhe aktivist\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb sh\u00ebrbyer me p\u00ebrkushtim dhe dashuri f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Fshatit SOS.<\/p>\n<p>Shfryt\u00ebzoj k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb shprehur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nderimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr\u00a0 zotin Tom Malvet, nj\u00eb prej personaliteteve m\u00eb t\u00eb spikatur t\u00eb Organizata SOS Fshatrat e F\u00ebmij\u00ebve Nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Fal\u00eb investimit, filozofis\u00eb dhe pedagogjis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj organizate t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme humane ne kemi n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb prej qendrave t\u00eb kujdesit social m\u00eb t\u00eb mir\u00eborganizuara dhe t\u00eb suksesshme. Fshati shqiptar SOS \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i p\u00ebrmbushjes s\u00eb nevojave shpirt\u00ebrore, ekonomike dhe edukimit bashk\u00ebkohor t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve\u00a0 dhe forcimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies Familje-Komunitet.<\/p>\n<p>N\u00eb shenj\u00eb mir\u00ebnjohje, fal\u00ebnderimi dhe vler\u00ebsimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb integrimin dhe transformimin e jet\u00ebs s\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe familjeve shqiptare sot kam k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u2019i akordoj Organizata SOS Fshatrat e F\u00ebmij\u00ebve\u00a0 Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Dekorat\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime humanitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza.\u201d Duke fal\u00ebnderuar donator\u00ebt tuaj p\u00ebr gjestin human, i b\u00ebj thirrje Qeveris\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb financiarisht Fshatin tuaj dhe t\u00eb ndjek\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi integrimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb brezave q\u00eb dalin nga ky komunitet mjaft cil\u00ebsor.<\/p>\n<p>Un\u00eb shpreh angazhimin tim t\u00eb plot\u00eb, se do t\u00eb jem p\u00ebrher\u00eb krah jush n\u00eb udh\u00ebtimin tuaj t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm, p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb me dinjitet, drejt dijes dhe progresit shoq\u00ebror. T\u00eb dashur f\u00ebmij\u00eb, Ju uroj nga zemra t\u00eb keni nj\u00eb t\u00eb ardhme sa m\u00eb t\u00eb lumtur! Me sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrkujdesje dhe dashuri n\u00eb \u00e7do hap t\u00eb jet\u00ebs suaj! U uroj suksese, sh\u00ebndet dhe mbar\u00ebsi t\u00ebgjith\u00eb prind\u00ebrve, mb\u00ebshtet\u00ebsve dhe dashamir\u00ebsve t\u00eb fshatit SOS. Faleminderit dhe mir\u00eb u takofshim!\u201d<\/p>\n<p>Dekorata e lart\u00eb \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d iu dor\u00ebzua Drejtorit t\u00eb SOS Kinderdorf International p\u00ebr Rajonin e Europ\u00ebs Qendrore, Lindore dhe vendet e Commonwealth-it, zotit Tom Malvet, i cili fal\u00ebnderoi Kreun e Shtetit p\u00ebr vler\u00ebsimin, por sidomos p\u00ebr p\u00ebrkujdesjen e vazhdueshme q\u00eb tregon ndaj f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Fshatit SOS n\u00eb ve\u00e7anti, dhe f\u00ebmij\u00ebve e brezit t\u00eb ri shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, Presidenti i Republik\u00ebs dhe t\u00eb pranishmit ndoq\u00ebn nj\u00eb dokumentar q\u00eb ilustronte veprimtarin\u00eb e Organizat\u00ebs SOS, nj\u00eb program muzikor me kolazh nga grupi i violinist\u00ebve si dhe valle dhe shfaqje nga animator\u00ebt p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Ilir Meta ka vler\u00ebsuar Organizat\u00ebn SOS Fshatrat e F\u00ebmij\u00ebve Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb me Dekorat\u00ebn \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d p\u00ebr p\u00ebrkushtimin dhe \u00a0kontributin e vazhduesh\u00ebm n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb rinjve q\u00eb e kan\u00eb humbur kujdesin prind\u00ebror.\u00a0 N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Meta u shpreh se Shqip\u00ebria nuk duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend i shpresave t\u00eb thyera, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":88141,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-88140","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88140","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88140"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88140\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88140"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88140"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88140"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}