{"id":88504,"date":"2019-06-08T11:59:12","date_gmt":"2019-06-08T09:59:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=88504"},"modified":"2019-06-08T11:59:12","modified_gmt":"2019-06-08T09:59:12","slug":"kosova-mpreh-shpaten-lufta-e-dyte-tregtare-nis-me-1-korrik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kosova-mpreh-shpaten-lufta-e-dyte-tregtare-nis-me-1-korrik\/","title":{"rendered":"Kosova mpreh shpat\u00ebn, lufta e dyt\u00eb tregtare nis m\u00eb 1 korrik"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebse qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb, deri m\u00eb dat\u00ebn 1 korrik 2018, nuk heq masat e p\u00ebrkohshme tarifore ndaj importeve t\u00eb Kosov\u00ebs, konkretisht ndaj patates, birr\u00ebs, qep\u00ebs dhe gjithashtu t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb pagesat nga tarifa e skanimit dhe Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit, dhe disa certifikuara fitosanitare, Kosova do t\u2019i kthehet reciprocitetit, duke rritur kostot ndaj eksporteve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Zv.kryeministri i Kosov\u00ebs, Fatmir Limaj, ishte mjaft i acaruar kur tha se ne jemi gati q\u00eb p\u00ebr 24 or\u00eb t\u00eb plot\u00ebsojm\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e bizneseve shqiptare p\u00ebr eksport n\u00eb Kosov\u00eb, por pala shqiptare ka 5 vite q\u00eb po zvarrit bashk\u00ebpunimin vet\u00ebm n\u00eb aspektin teorik, pa marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb konkrete.<\/p>\n<p>Berat Rukiqi, kryetari i Dhom\u00ebs s\u00eb Tregtis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, tha se prej dhjet\u00eb vitesh flitet p\u00ebr pengesat e v\u00ebna nga Shqip\u00ebria dhe p\u00ebrmir\u00ebsime nuk ka.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb asnj\u00eb rast, s\u2019ka pasur asnj\u00eb grup interesi q\u00eb kan\u00eb penguar nj\u00eb produkt t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00ebse dikush nga Shqip\u00ebria ka dashur t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb favorizuar madje. N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta sektor\u00eb, ne kemi pasur problem t\u00eb hym\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Me shum\u00eb telashe, p\u00ebr shkak t\u00eb fuqis\u00eb financiare, ndoshta ka dep\u00ebrtuar birra. Ndonj\u00eb produkt i ushqimit, por jo n\u00eb prezenc\u00eb pa probleme. Edhe te birra sot flasim p\u00ebr barriera, edhe te mielli\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin shqet\u00ebsim ndau edhe kryetari i Dhom\u00ebs s\u00eb Tregtis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Nikolin Jaka, i cili pohoi se qeveria e Kosov\u00ebs ka qen\u00eb m\u00eb e disponueshme p\u00ebr plot\u00ebsimin e k\u00ebrkesave t\u00eb bizneseve shqiptare, nd\u00ebrsa pala jon\u00eb nuk po p\u00ebrparon, nd\u00ebrsa taksa n\u00eb Rrug\u00ebn e Kombit duket se ka rritur m\u00eb tej kostot p\u00ebr tregtin\u00eb nd\u00ebrmjet dy shteteve t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit komb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara nga Instituti i Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrpunuara nga \u201cMonitor\u201d, p\u00ebr periudh\u00ebn janar-prill 2019, Kosova importoi nga Shqip\u00ebria mallra me vler\u00eb rreth 66 milion\u00eb euro, me rritje 66%, ose 24.5 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb raport me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb. N\u00eb vler\u00eb absolute, Shqip\u00ebria ka rritjen e pest\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb eksporteve, pas Turqis\u00eb (+29.6 milion\u00eb euro), Greqis\u00eb (27 mln euro), Gjermanis\u00eb (21.5 mln euro), dhe Maqedonis\u00eb (24.7 mln euro). Nd\u00ebrsa Kosova eksportoi n\u00eb Shqip\u00ebri gati tre her\u00eb m\u00eb pak mallra me vler\u00eb 17 milion\u00eb euro, ose 8% m\u00eb pak se e nj\u00ebjta periudh\u00eb e vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeveria shqiptare, n\u00ebp\u00ebrmjet ministres s\u00eb Financave, Anila Denaj, ka premtuar se do t\u00eb zgjidh\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e bizneseve nga Kosova, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe tarifat e skanimit dhe ato t\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit, kompanit\u00eb koncesionare pranojn\u00eb \u00e7do zgjidhje n\u00ebse kompensohen nga buxheti i shtetit.<\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria, afat deri m\u00eb 1 korrik, ja 6 kushtet q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsojm\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Deri m\u00eb 1 korrik, qeveria duhet t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb tregtin\u00eb me Kosov\u00ebn sipas angazhimeve q\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb mbledhjet e p\u00ebrbashk\u00ebta, ndryshe qeveria e zotit Ramush Haradinaj do t\u00eb nis\u00eb aplikimin e barrierave tregtare t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb hiqet barriera p\u00ebr importet me akciz\u00eb p\u00ebr birr\u00ebn e Kosov\u00ebs. Birra e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb paguaj\u00eb akciz\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb edhe mbi sasin\u00eb 200 hektolit\u00ebr. Sipas legjislacionit doganor shqiptar, p\u00ebrllogaritja e detyrimit t\u00eb akciz\u00ebs n\u00eb rastin e prodhuesit n\u00ebn 200,000 hektolit\u00ebr n\u00eb vit \u00ebsht\u00eb 15,12 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr. N\u00eb rastin e prodhuesit mbi 200,000 hektolit\u00ebr n\u00eb vit, akciza e birr\u00ebs \u00ebsht\u00eb 29,82 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb heq\u00eb barrierat tregtare t\u00eb p\u00ebrkohshme ndaj patateve dhe qep\u00ebve q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb tregjet e k\u00ebsaj nga Kosova. Q\u00eb n\u00eb vitin 2012, qeveria e zorit Berisha miratoi masa mbrojt\u00ebse shtes\u00eb, duke rritur tarifat doganore p\u00ebr pataten dhe qep\u00ebn nga Kosova n\u00eb kulmin e sezonit t\u00eb prodhimit vendas. Masat u aplikuan pasi patatet dhe qep\u00ebt nga Kosova hynin me kosto m\u00eb t\u00eb lira dhe konkurronin prodhimet shqiptare.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb heq\u00eb masat penguese p\u00ebr sasin\u00eb e miellit q\u00eb futet nga Kosova, si p\u00ebr kufizimet n\u00eb sasi, si p\u00ebr njohjen e certifikatave q\u00eb e shoq\u00ebrojn\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, qeveria e Kosov\u00ebs ka k\u00ebrkuar nj\u00ebsimin e certifikatave fitosantirae p\u00ebr produktet e prodhuara n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb eksportohen n\u00eb Shqip\u00ebri. Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb qendr\u00ebs shqiptare t\u00eb eksporteve, nj\u00eb biznesi nga Kosova i kushton nj\u00eb certifikat\u00eb fitosanitare n\u00eb Shqip\u00ebri 15 euro, por p\u00ebr eksportin e disa artikujve ushqimor\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh kostoja rritet shum\u00eb. Bizneset e Kosov\u00ebs k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb certifikata fitosanitare e Kosov\u00ebs t\u00eb njihet edhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti, qeveria e Kosov\u00ebs ka k\u00ebrkuar heqjen e tarif\u00ebs s\u00eb skanimit p\u00ebr bizneset e Kosov\u00ebs. Burimet nga Oda e Tregtis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs than\u00eb se, kjo tarif\u00eb e miratuar nga Parlamenti shqiptar duhet t\u2019i shtrij\u00eb efektet vet\u00ebm brenda territorit shqiptar dhe nuk duhet t\u00eb penalizoj\u00eb mallrat tranzit q\u00eb jan\u00eb p\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb. Shpesh, nj\u00eb kamion q\u00eb ka pes\u00eb artikuj t\u00eb ndrysh\u00ebm duhet t\u00eb paguaj\u00eb mbi 100 euro tarifa skanimi. Kjo tarif\u00eb bashk\u00eb me pagesat e tjera n\u00eb Rrug\u00ebn Kombit e kalon vler\u00ebn emalit.<\/p>\n<p>S\u00eb gjashti, qeveria e Kosov\u00ebs i ka k\u00ebrkuar Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb tarif\u00ebn e pages\u00ebs n\u00eb Rrug\u00ebn e Kombit p\u00ebr kamion\u00ebt nga Kosova me 22.5 euro. Berat Rukiqi nga Oda e Ekonomis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, pohoi se, k\u00ebto tarifa e kan\u00eb pozicionuar Shqip\u00ebrin\u00eb si vendin me v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb larta pas Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb eksportuar.<\/p>\n<p>Kosova ka suficit tregtar n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb eksportin e patateve dhe Birr\u00ebs. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga doganat e Kosov\u00ebs, nga janari 2018 deri n\u00eb maj 2019, Shqip\u00ebria importoi 1,3 milion\u00eb euro birr\u00eb nga Kosova, nd\u00ebrsa eksporti n\u00eb Kosov\u00eb ishte vet\u00ebm 113 mij\u00eb euro nga produkti. N\u00eb produktet e birr\u00ebs, Shqip\u00ebria i ka importet 1000 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se eksportet. Birra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga mallrat m\u00eb t\u00eb eksportuara t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, aq sa p\u00ebr disa prodhues nga Shqip\u00ebria po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe u importuan nga Kosova patate me vler\u00eb 1,3 milion\u00eb euro, ose 189% m\u00eb shum\u00eb se sa eksportet e patateve tona n\u00eb Kosov\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb rastin e tregtis\u00eb s\u00eb qep\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pala kosovare po ndeshet me barriera, shihet se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb suficitare, pasi gjat\u00eb periudh\u00ebs janar 2018-maj 2019, eksportoi n\u00eb Kosov\u00eb qep\u00eb me vler\u00eb 132 mij\u00eb euro ose 97% m\u00eb shum\u00eb se importet e k\u00ebtij produkti nga Kosova n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nProdukti me vler\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb importit nga Kosova \u00ebsht\u00eb mielli. Gjat\u00eb janar 2018-maj 2019 u importua miell me vler\u00eb 2.3 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa mielli q\u00eb u eksportua nga Shqip\u00ebria n\u00eb Kosov\u00eb po n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kishte vler\u00ebn vet\u00ebm 111 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs janar-prill 2019, sipas t\u00eb dh\u00ebnave mbi tregtin\u00eb e jashtme me INSTAT, suficiti tregtar i Shqip\u00ebris\u00eb me Kosov\u00ebn u zgjerua m\u00eb tej. Eksportet n\u00eb Kosov\u00eb arrit\u00ebn n\u00eb 6.7 miliard\u00eb lek\u00eb, me nj\u00eb rritje prej 52%, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb eksporteve t\u00eb naft\u00ebs dhe hekurit. Nd\u00ebrsa importet nga Kosova ishin 2.1 miliard\u00eb lek\u00eb me nj\u00eb r\u00ebnie 8,3% n\u00eb raport me 4-mujorin e vitit 2018.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse kushtet nuk plot\u00ebsohen, masa shtes\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Burimet nga Oda Ekonomike e Kosov\u00ebs thon\u00eb se n\u00ebse pala shqiptare nuk zgjidh brenda muajit qershor k\u00ebrkesat p\u00ebr t\u00eb cilat parimisht \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord, qeveria e Kosov\u00ebs do t\u00eb marr\u00eb masat e reciprocitetit.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebr produktet shqiptare m\u00eb t\u00eb eksportuara n\u00eb Kosov\u00eb, hekuri, nafta dhe \u00e7imento do t\u00eb aplikohen masa shtes\u00eb n\u00eb procedura dhe tarifa. Nd\u00ebrsa do t\u00eb rishikohet v\u00ebnia e nj\u00eb takse t\u00eb posa\u00e7me n\u00eb Rrug\u00ebn e Kombit n\u00eb pjes\u00ebn e Kosov\u00ebs p\u00ebr kamion\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Ministrin\u00eb e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb detaje me pengesat q\u00eb po hasin bizneset e Kosov\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr \u201cMonitor\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion, thon\u00eb se kan\u00eb pranuar shum\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr pengesat q\u00eb po hasin bizneset. \u201cMinistria e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb ka pranuar k\u00ebrkesa konkrete nga kompanit\u00eb vendore lidhur me barrierat q\u00eb i hasin n\u00eb rast t\u00eb eksportit n\u00eb Shqip\u00ebri. Barrierat tregtare jan\u00eb diskutuar n\u00eb nivel dypal\u00ebsh teknik dhe politik, por asnj\u00ebher\u00eb shumica prej barrierave nuk kan\u00eb marr\u00eb zgjidhje t\u00eb p\u00ebrhershme\u201d.<\/p>\n<p>Kurse, nga zyra e z\u00ebvend\u00ebskryeministrit dhe koordinatorit komb\u00ebtar t\u00eb dy qeverive, Fatmir Limaj, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se disa nga marr\u00ebveshjet mes Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb zbatuar dhe disa do t\u00eb zbatohen deri n\u00eb fund t\u00eb muajit qershor. \u201cSa i p\u00ebrket marr\u00ebveshjeve Kosov\u00eb \u2013 Shqip\u00ebri nga mbledhja e mbajtur n\u00eb Pej\u00eb mes dy qeverive m\u00eb 26 n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, si\u00e7 ka deklaruar edhe Koordinatori Komb\u00ebtar i dy qeverive, Fatmir Limaj, t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet jan\u00eb n\u00eb realizim e sip\u00ebr. Nga mbledhja e fundit koordinuese e dikastereve p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr realizimin e marr\u00ebveshjeve, t\u00eb dyja pal\u00ebt jan\u00eb zotuar se deri n\u00eb fund t\u00eb muajit qershor, do t\u00eb nisin s\u00eb zbatuari t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjet e zyr\u00ebs s\u00eb Limajt.<\/p>\n<p>Limaj ka ftuar qeverin\u00eb dhe bizneset shqiptare q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb list\u00ebn n\u00ebse kan\u00eb ndonj\u00eb barrier\u00eb nga ana e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb eliminojn\u00eb ndonj\u00eb barrier\u00eb eventuale. Ai ka k\u00ebrkuar edhe heqjen e skanerit p\u00ebr kontrollin q\u00eb iu b\u00ebhet bizneseve kosovare q\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, e q\u00eb iu shkakton kosto shtes\u00eb bizneseve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, dit\u00eb m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe vet\u00eb shefi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj. N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media, Haradinaj ka th\u00ebn\u00eb se shpreson q\u00eb t\u00eb zgjidhen problemet e tregtis\u00eb q\u00eb Kosova ka me Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe nuk ka mohuar n\u00ebse do t\u2019i vendoset taks\u00eb edhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebse qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb, deri m\u00eb dat\u00ebn 1 korrik 2018, nuk heq masat e p\u00ebrkohshme tarifore ndaj importeve t\u00eb Kosov\u00ebs, konkretisht ndaj patates, birr\u00ebs, qep\u00ebs dhe gjithashtu t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb pagesat nga tarifa e skanimit dhe Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit, dhe disa certifikuara fitosanitare, Kosova do t\u2019i kthehet reciprocitetit, duke rritur kostot ndaj eksporteve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":88505,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,2,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-88504","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-rajoni","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88504","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88504"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88504\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88505"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88504"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88504"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88504"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}