{"id":88573,"date":"2019-06-08T15:06:49","date_gmt":"2019-06-08T13:06:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=88573"},"modified":"2019-06-08T15:06:49","modified_gmt":"2019-06-08T13:06:49","slug":"palmer-basha-e-kryemadhi-pergjegjesi-nese-protestat-kane-dhune-paralajmerimi-mos-pengoni-procesin-zgjedhor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/palmer-basha-e-kryemadhi-pergjegjesi-nese-protestat-kane-dhune-paralajmerimi-mos-pengoni-procesin-zgjedhor\/","title":{"rendered":"Palmer: Basha e Kryemadhi p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00ebse protestat kan\u00eb dhun\u00eb. Paralajm\u00ebrimi: Mos pengoni procesin zgjedhor"},"content":{"rendered":"<p>Zv.Ndihm\u00ebs Sekretarit t\u00eb Shtetit t\u00eb SHBA Matthe\u00eb Palmer deklaron se SHBA nuk do t\u00eb negocioj\u00eb zgjidhjen e kriz\u00ebs por jan\u00eb ofruar k\u00ebshillat.<\/p>\n<p><em>&#8220;Jo. Kemi ofruar k\u00ebshillat tona t\u00eb sinqerta mbi nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga ng\u00ebr\u00e7i. Megjithat\u00eb, ka ardhur koha q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit shqiptar\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb interesat e tyre politike dhe t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb. Nuk do ta negociojn\u00eb Shtetet e Bashkuara zgjidhjen p\u00ebr ta,&#8221;<\/em>\u00a0tha Palmer n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazetarin Muhamed Veliu n\u00eb Top Channel.<\/p>\n<p><strong>Pjese nga intervista<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol>\n<li>Palmer, gjat\u00eb vizit\u00ebs tuaj t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri, ju b\u00ebt\u00eb t\u00eb qart\u00eb se dhuna gjat\u00eb protestave t\u00eb opozit\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb e pranueshme. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ambasada e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb ka nxitur me k\u00ebmb\u00ebngulje p\u00ebr protesta paq\u00ebsore dhe pa dhun\u00eb. Megjithat\u00eb, k\u00ebto k\u00ebrkesa nuk jan\u00eb marr\u00eb parasysh nga organizator\u00ebt e protestave. A jeni t\u00eb zhg\u00ebnjyer p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb?<\/li>\n<\/ol>\n<p><strong>ZvNS Palmer:<\/strong><em>\u00a0M\u00eb lejoni t\u00eb jem shum\u00eb i qart\u00eb: dhuna nuk ka vend n\u00eb demokraci. Shtetet e Bashkuara respektojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn Demokratike t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb protestuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore. Megjithat\u00eb, p\u00ebrdorimi i p\u00ebrleshjeve fizike apo mjeteve shp\u00ebrthyese si mjete proteste \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm jodemokratik, por \u00ebsht\u00eb edhe i paligjsh\u00ebm. Sh\u00ebnjestrimi me fishekzjarre dhe Molotov i oficer\u00ebve t\u00eb policis\u00eb dhe nd\u00ebrtesave publike nuk jan\u00eb akte paq\u00ebsore. Ata q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb aktivitete t\u00eb tilla t\u00eb dhunshme kryejn\u00eb krim dhe duhet t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/em><\/p>\n<p><em>Iu kemi b\u00ebr\u00eb thirrje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb opozit\u00ebs, sidomos Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike Lulzim Basha dhe Kryetares s\u00eb LSI Monika Kryemadhi q\u00eb t\u00eb d\u00ebnojn\u00eb publikisht aktet e mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tyre, t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me hetimet q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb identifikojn\u00eb autor\u00ebt individual\u00eb dhe v\u00ebnien e tyre para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, si dhe t\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha protestat e ardhshme publike t\u00eb jen\u00eb t\u00eb rregullta dhe paq\u00ebsore. Dhuna e ushtruar nga protestuesit \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me synimet e deklaruara t\u00eb partive opozitare p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb demokraci t\u00eb fort\u00eb europiane.<\/em><\/p>\n<p><em>Dua t\u00eb jem shum\u00eb i qart\u00eb me Z. Basha, Znj. Kryemadhi dhe t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb partit\u00eb e tyre: n\u00ebse n\u00eb protestat e ardhshme ka akte dhune, p\u00ebr ne ata do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit. Ka qen\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn q\u00eb kur drejtuesit duan q\u00eb protestat q\u00eb t\u00eb jen\u00eb paq\u00ebsore, ato kan\u00eb qen\u00eb paq\u00ebsore. Demonstratat e dhunshme po d\u00ebmtojn\u00eb p\u00ebrpjekjet e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr reforma demokratike si dhe perspektiv\u00ebn e vendit p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara n\u00eb rrug\u00ebn drejt BE. Shtetet e Bashkuara nxisin t\u00eb gjitha pal\u00ebt q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb hapa pas nga konfrontimi dhe t\u00eb angazhohen n\u00eb dialog konstruktiv q\u00eb synon t\u2019i jap\u00eb fund ng\u00ebr\u00e7it politik.<\/em><\/p>\n<p>A po p\u00ebrpiqet Departamenti i Shtetit i SHBA q\u00eb t\u00eb negocioj\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb midis qeveris\u00eb dhe opozit\u00ebs p\u00ebr t\u2019i ulur n\u00eb tryez\u00ebn e dialogut?<\/p>\n<p><strong>ZvNS Palmer<\/strong>: Jo. Kemi ofruar k\u00ebshillat tona t\u00eb sinqerta mbi nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga ng\u00ebr\u00e7i. Megjithat\u00eb, ka ardhur koha q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit shqiptar\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb interesat e tyre politike dhe t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb. Nuk do ta negociojn\u00eb Shtetet e Bashkuara zgjidhjen p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>P\u00ebr politikan\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtesin dhe promovojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt apo t\u00ebrthorazi dhun\u00ebn gjat\u00eb protestave, a do t\u00eb ken\u00eb pasoja nga Qeveria e SHBA, si p\u00ebr shembull vendosja n\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb zez\u00eb apo refuzimi i vizave amerikane?<\/p>\n<p><strong>ZvNS Palmer:<\/strong><em>\u00a0Nxitja e dhun\u00ebs nga kushdo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fyerje p\u00ebr popullin shqiptar dhe duhet d\u00ebnuar nga t\u00eb gjith\u00eb. E kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb kund\u00ebrshtin\u00eb ton\u00eb ndaj dhun\u00ebs si instrument politik. Pengimi i nj\u00eb procesi zgjedhor potencialisht p\u00ebrb\u00ebn arsye p\u00ebr moskualifikim p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/em><\/p>\n<p>Cil\u00ebt jan\u00eb politikan\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb \u201clist\u00ebn e zez\u00eb\u201d t\u00eb SHBA, t\u00eb cil\u00ebve iu jan\u00eb revokuar vizat amerikane?<\/p>\n<p><strong>ZvNS Palmer:\u00a0<\/strong><em>Nuk mund t\u00eb flas p\u00ebr holl\u00ebsit\u00eb e ndonj\u00eb rasti specifik vize. Megjithat\u00eb, do t\u00eb n\u00ebnvizoj p\u00ebrkushtimin e SHBA p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur t\u00eb gjitha mjetet n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit si dhe p\u00ebr t\u00eb promovuar llogaridh\u00ebnie, transparenc\u00eb dhe qeverisje t\u00eb mir\u00eb. Kjo p\u00ebrfshin p\u00ebrdorimin e autoriteteve t\u00eb caktuara p\u00ebr sanksione p\u00ebr vizat kur t\u00eb jet\u00eb me vend.<\/em><\/p>\n<p>Opozita ka bojkotuar zgjedhjet vendore. A do t\u2019i njihni k\u00ebto zgjedhje pa opozit\u00ebn? Kryeministri Edi Rama ka th\u00ebn\u00eb se \u201ckushdo q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb pengoj\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar n\u00eb qendrat e votimit do t\u00eb kryej\u00eb nj\u00eb krim zgjedhor dhe nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb n\u00eb SHBA.\u201d A ka ndonj\u00eb ligj amerikan q\u00eb e mb\u00ebshtet nj\u00eb pretendim t\u00eb till\u00eb t\u00eb KM Edi Rama?<\/p>\n<p><strong>ZvNS Palmer:<\/strong>\u00a0<em>Kur isha n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb prill, e nxita opozit\u00ebn t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje, t\u2019ia p\u00ebrcillte mesazhin e saj qytetar\u00ebve, t\u00eb fitonte pozicionin n\u00eb qeveri, dhe pastaj ta p\u00ebrdorte fitoren si mjetin p\u00ebr t\u00eb mbajtur angazhimet dhe vizionin p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Ishte vendimi i udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb opozit\u00ebs, dhe vet\u00ebm i tyre, q\u00eb t\u00eb mos regjistroheshin p\u00ebr zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk mund t\u00eb fitosh zgjedhjet n\u00ebse q\u00ebndron jasht\u00eb tyre dhe p\u00ebrdorimi i bojkotit p\u00ebr t\u00eb penguar zgjedhjet vendore t\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb t\u00ebr\u00eb nuk ndihmon p\u00ebr nd\u00ebrtimin e institucioneve m\u00eb t\u00eb forta demokratike. I kemi paralajm\u00ebruar drejtuesit e opozit\u00ebs t\u00eb mos pengojn\u00eb procesin zgjedhor, \u00e7ka si\u00e7 e v\u00ebrejta, mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte shkak p\u00ebr t\u00eb mos u kualifikuar p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb SHBA.<\/em><\/p>\n<p>Dit\u00ebn e zgjedhjeve, ekipet tona t\u00eb ambasad\u00ebs do t\u00eb vendosen n\u00eb qendra votimi p\u00ebr monitorim zgjedhor. Kemi n\u00eb plan t\u00eb shqyrtojm\u00eb raportimet p\u00ebr monitorimin zgjedhor t\u00eb ekipeve tona si dhe ato t\u00eb ODIHR.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zv.Ndihm\u00ebs Sekretarit t\u00eb Shtetit t\u00eb SHBA Matthe\u00eb Palmer deklaron se SHBA nuk do t\u00eb negocioj\u00eb zgjidhjen e kriz\u00ebs por jan\u00eb ofruar k\u00ebshillat. &#8220;Jo. Kemi ofruar k\u00ebshillat tona t\u00eb sinqerta mbi nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga ng\u00ebr\u00e7i. Megjithat\u00eb, ka ardhur koha q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit shqiptar\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb interesat e tyre politike dhe t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":88574,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-88573","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88573","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88573"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88573\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88574"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88573"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88573"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88573"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}