{"id":88899,"date":"2019-06-09T18:17:41","date_gmt":"2019-06-09T16:17:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=88899"},"modified":"2019-06-09T18:17:41","modified_gmt":"2019-06-09T16:17:41","slug":"qeveria-ndryshon-ne-fshehtesi-harten-territoriale-reagon-shoqata-e-bashkive-akt-anti-kushtetues","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/qeveria-ndryshon-ne-fshehtesi-harten-territoriale-reagon-shoqata-e-bashkive-akt-anti-kushtetues\/","title":{"rendered":"Qeveria ndryshon n\u00eb fsheht\u00ebsi hart\u00ebn territoriale, reagon Shoqata e Bashkive: Akt anti-kushtetues"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria ka ndryshuar hart\u00ebn territoriale, t\u00eb miratuar nga Parlamenti n\u00eb vitin 2016, me nj\u00eb vendim t\u00eb marr\u00eb 10 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, t\u00eb mbajtur n\u00eb fsheht\u00ebsi. Vendimi i p\u00ebrket dat\u00ebs 29 maj, nj\u00eb dit\u00eb para se Edi Rama t\u00eb niste fushat\u00ebn.<\/p>\n<p>Si\u00e7 rezulton nga verifikimet n\u00eb hartat e reja q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar, ka shum\u00eb ndryshime n\u00eb disa bashki.<\/p>\n<p>M\u00eb e privilegjuara, besohet se \u00ebsht\u00eb Tirana, q\u00eb raportohet se ka marr\u00eb teritore t\u00eb reja nga bashkit\u00eb fqinje, nga Kamza e Peqini. Por, m\u00eb e diskriminuara, \u00ebsht\u00eb Bashkia e Rrogozhin\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb akt ka reaguar edhe Shoqata e Bashkive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e cila p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate, shpreh shqet\u00ebsimin e saj duke u shprehur se akte t\u00eb tilla b\u00ebhen vet\u00ebm me ligj q\u00eb kalon nga Parlamenti dhe jo me Vendim qeverie, si n\u00eb rastin konkret.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Shoqata e Bashkive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (ShBSh) ka marr\u00eb k\u00ebrkesa nga media dhe aktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sqarim mbi Vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nr. 360\/2019.<\/p>\n<p>N\u00eb respekt t\u00eb misionit ton\u00eb si shoqat\u00eb por edhe t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb na besojn\u00eb si profesionist\u00eb,p\u00ebr t\u00eb hedhur sa m\u00eb shum\u00eb drite mbi k\u00ebt\u00eb rast sqarojm\u00eb si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<ol>\n<li>P\u00ebrcaktimi i kufijve administrativ\u00eb t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb qeverisjes vendore n\u00eb VKM 360\/2019 \u00ebsht\u00eb miratuar vet\u00ebm nga Qeveria me nj\u00eb vendim t\u00eb saj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb formalisht duhet t\u00eb miratohet p\u00ebrmes nj\u00eb ligji, i cili duhet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb parlament dhe nuk mund t\u00eb kryhet thjesht me nj\u00eb vendim t\u00eb qeveris\u00eb, pasi c\u00ebnohet uniteti administrativ-territorial i Njesis\u00eb s\u00eb Qeverisjes Vendore.<\/li>\n<li>Sjellim n\u00eb v\u00ebmendje se sipas Kushtetut\u00ebs ligji nr.139\/2015 \u201cP\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore\u201d si dhe ligji nr. 115\/2014 \u201cP\u00ebr ndarjen administrativo-territoriale t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb qeverisjes vendore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, jan\u00eb ligje t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb miratohen me shumic\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar prej tre t\u00eb pestave t\u00eb Kuvendit.<\/li>\n<li>N\u00eb ligjin nr. 139\/2015 \u201cP\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore\u201d n\u00eb nenin 89 p\u00ebrcaktohet se: \u201cRiorganizimi i ndarjes administrativo-territoriale me ose pa ndryshim kufijsh, be?het me ligj te? vec?ante? dhe propozimi pe?r riorganizimin e nje? ose me? shume? nje?sive te? vete?qeverisjes vendore, pe?r c?do rast te? vec?ante?, i paraqitet Kuvendit se? bashku me faktet dhe argumentet p\u00ebrkat\u00ebse si dhe mendimin e popullat\u00ebs q\u00eb banon n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb e vet\u00ebqeverisjes vendore q\u00eb do t\u00eb riorganizohet\u201d.<\/li>\n<li>Nga ana tjet\u00ebr sa konstatojm\u00eb deri tani, VKM 360\/2019, bie ndesh dhe prek Nenin 5, pika 3 te Ligjit 139\/2014, \u201cBashkia p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb unitet administrativo-territorial dhe bashk\u00ebsi banor\u00ebsh. Bashkit\u00eb, shtrirja territoriale, emri dhe qyteti qend\u00ebr i saj p\u00ebrcaktohen me ligj\u201d.<\/li>\n<\/ol>\n<p>M\u00eb tej, ligji parashikon se k\u00ebshillat bashkiake? dhe te? qarqeve, qe? jane? te? pe?rfshire? drejtpe?rdrejt ne? riorganizim, si dhe kryetare?t e tyre japin mendimin e tyre zyrtar dhe, ne?se ka, edhe mendimin \u201ckunde?r\u201d te? nje? pjese te? ke?shilltare?ve te? ke?shillit pe?rkate?s.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb procesi i ndjekur nga qeveria \u00ebsht\u00eb i panjohur p\u00ebr bashkit\u00eb apo p\u00ebr Shoqat\u00ebn e Bashkive si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e tyre.<\/p>\n<p>Por edhe n\u00ebse i referohemi Nenit 93 t\u00eb ligjit nr. 139\/2015 konstatojm\u00eb se \u201cPe?rdite?simi i kufijve administrativo-territoriale?, jan\u00eb pik\u00ebrisht K\u00ebshillat Bashkiake q\u00eb marrin vendime, referuar pik\u00ebs 2. Ke?shillat bashkiake?, bazuar ne? ligjin ne? fuqi pe?r ndarjen administrativo-territoriale, miratojne? me vendim harte?n e pe?rdite?suar te? kufijve ndare?s administrativo-territoriale? te? nje?sive administrative dhe fshatrave ne? pe?rbe?rje te? tyre, sipas standardeve te? pe?rcaktuara gjeohape?sinore.<\/p>\n<p>Por nga ana tjet\u00ebr e paqart\u00eb dhe e pa sqaruar \u00ebsht\u00eb hap\u00ebsira kohore e nevojshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshim kufinjsh (ligji thot\u00eb \u00e7do 10 vjet). Ndryshimet e fundit teorikisht jan\u00ea b\u00ebr\u00eb ne vitin 2014 me lgjin 115.<\/p>\n<p>Teknikisht, p\u00ebrdit\u00ebsimi i kufijve do t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb pun\u00eb voluminoze nga zyrat vendore t\u00eb regjistrimit t\u00eb pasurive, nga vet\u00eb bashkit\u00eb, nga drejtorit\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb zinixhirit institucional p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kordinuar informacionin e p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb rezultatin final t\u00eb ndarjes s\u00eb kufijve administrativ\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dijenin\u00eb ton\u00eb ky proces nuk ka ndodhur, \u00e7ka l\u00eb dyshime mbi sakt\u00ebsin\u00eb e hartave gjeografike t\u00eb miratuara si dhe mund t\u00eb krijoj\u00eb konflikte t\u00eb reja mes bashkive dhe komuniteteve, ruajtes se unitetit t\u00eb territorit etj.<\/p>\n<p>Ndaj procesi i ndjekur ne hartimin e ketij akti duket jo transparent dhe me ndikime mes bashkive, duke ndyshuar sip\u00ebrfaqen dhe popullsin\u00eb e tyre, faktor\u00eb keto q\u00eb kan\u00eb ndikim n\u00eb formul\u00ebn e buxhetit t\u00eb bashkive, por edhe probleme t\u00eb tjera administrative, q\u00eb lidhen me ndryshimin e juridiksionit te territorit, etj. etj.<\/p>\n<p>Sakt\u00ebsimi i kufijve administrativ\u00eb \u00ebsht\u00eb pa dyshim nj\u00eb nevoj\u00eb e bashkive pasi nuk ka pasur nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb unifikuar administrative deri me sot, por p\u00ebr nga vet\u00eb r\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebtij procesi duhet nj\u00eb baz\u00eb e sakt\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash t\u00eb cilat nuk ekzistojn\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb identifikuar dhe me zbatimin e reformave t\u00eb tjera si taksa e pron\u00ebs apo nga ngritja e kadastr\u00ebs komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Por n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb caktimi i kufinj\u00ebve duhet t\u00eb b\u00ebhet nga vet\u00eb bashkit\u00eb me grupe pune t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, me konsultime publike dhe transparente, dhe me p\u00eblqim e vendimarrje t\u00eb perbashk\u00ebt t\u00eb organeve publike- Bashkive.<\/p>\n<p>Keto procese duhet t\u00eb mb\u00ebshten me ekspertiz\u00eb, teknologji dhe mjete financiare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria ka ndryshuar hart\u00ebn territoriale, t\u00eb miratuar nga Parlamenti n\u00eb vitin 2016, me nj\u00eb vendim t\u00eb marr\u00eb 10 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, t\u00eb mbajtur n\u00eb fsheht\u00ebsi. Vendimi i p\u00ebrket dat\u00ebs 29 maj, nj\u00eb dit\u00eb para se Edi Rama t\u00eb niste fushat\u00ebn. Si\u00e7 rezulton nga verifikimet n\u00eb hartat e reja q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar, ka shum\u00eb ndryshime n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":88900,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-88899","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88899","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88899"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88899\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88900"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88899"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88899"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88899"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}