{"id":88918,"date":"2019-06-09T21:40:55","date_gmt":"2019-06-09T19:40:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=88918"},"modified":"2019-06-09T18:28:40","modified_gmt":"2019-06-09T16:28:40","slug":"cdo-vit-komisioni-evropian-perserit-rekomandimet-e-njejta-per-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/cdo-vit-komisioni-evropian-perserit-rekomandimet-e-njejta-per-kosoven\/","title":{"rendered":"\u00c7do vit, Komisioni Evropian p\u00ebrs\u00ebrit rekomandimet e nj\u00ebjta p\u00ebr Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Ka vite q\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm rekomandimesh, p\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb raportet e p\u00ebrvitshme t\u00eb Komisionit Evropian (KE), p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm me disa prej raporteve t\u00eb kaluara, edhe k\u00ebt\u00eb vit, Raporti i Vendit p\u00ebr Kosov\u00ebn, i k\u00ebtij institucioni t\u00eb Bashkimit Evropian (BE), nd\u00ebr t\u00eb tjera, shpreh shqet\u00ebsimin p\u00ebr ndikimin e politik\u00ebs n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, nivelin e lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb korrupsionit, ekonomin\u00eb joformale e ngecjen n\u00eb reform\u00ebn zgjedhore.<\/p>\n<p>N\u00eb shumic\u00ebn e k\u00ebtyre fushave, sipas raportit, \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebrparim i vog\u00ebl. Nd\u00ebrsa, shum\u00eb prej rekomandimeve, p\u00ebr secilin nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse, mbesin t\u00eb paadresuara.P\u00ebrs\u00ebritja e rekomandimeve, p\u00ebr shkak t\u00eb mosadresimit t\u00eb tyre nga institucionet, sipas shoq\u00ebris\u00eb civile, \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese dhe tregon munges\u00eb serioziteti e p\u00ebrkushtimi.<\/p>\n<p>Taulant Kryeziu nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Politika Evropiane (EPIK), tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, se p\u00ebrfaq\u00ebsuesit shtet\u00ebror\u00eb \u201cduhet t\u2019i marrin me shum\u00eb seriozitet k\u00ebrkesat dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian\u201d, pasi, sipas tij, \u201cpa adresimin e tyre, nuk mund t\u00eb ket\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebrpara n\u00eb proceset integruese\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGjuha (e raportit) vazhdon t\u00eb mbetet e nj\u00ebjt\u00eb, ku drejt\u00ebsia vuan nga ndikimi i politik\u00ebs. Ne kemi pa n\u00eb rezolut\u00ebn e n\u00ebntorit t\u00eb Parlamentit Evropian, q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet i kapur, ku korrupsioni \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrhapur n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet. Prap\u00eb gjuha sa i p\u00ebrket korrupsionit, \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb Raportin e Vendit, prandaj asgj\u00eb t\u00eb mos i befasoj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit institucional\u00eb. Mir\u00ebpo, duhet ta kuptojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb, pa adresimin e k\u00ebtyre k\u00ebrkesave q\u00eb ka Bashkimi Evropian, ne nuk mund t\u00eb ecim p\u00ebrpara, as n\u00eb procesin teknik t\u00eb vizave, mir\u00ebpo as n\u00eb\u00a0rrug\u00ebtimin drejt Bashkimit Evropian, e kjo i bie aplikimi p\u00ebr statusin e vendit kandidat\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Arb\u00ebresha Loxha, drejtoresh\u00eb ekzekutive n\u00eb Grupin p\u00ebr Studime Juridike dhe Politike, tha se mosadresimi i k\u00ebrkesave dhe rekomandimeve n\u00eb Raportin e Vendit, p\u00ebr vite me radh\u00eb, po e largon Kosov\u00ebn nga synimi p\u00ebr integrim n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>\u201cRaporti i fundit nuk dallon shum\u00eb prej atyre paraprak\u00eb. Nuk na ka sjell\u00eb asnj\u00eb befasi. N\u00eb shumic\u00ebn e sektor\u00ebve raporti v\u00ebren q\u00eb progresi i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrfillsh\u00ebm, dhe mesazhet dhe k\u00ebrkesat e BE-s\u00eb ndaj Kosov\u00ebs mbesin t\u00eb nj\u00ebjta me vitet e kaluara&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Pra, t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat dhe mesazhet e BE-s\u00eb po na p\u00ebrs\u00ebriten, dhe rekomandimet, pothuajse, vazhdojn\u00eb t\u00eb mbesin t\u00eb nj\u00ebjta. Kjo p\u00ebrve\u00e7se reflekton paaft\u00ebsin\u00eb e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb me p\u00ebrgjegjshm\u00ebri t\u2019i adresojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e viteve t\u00eb kaluara, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht sinjal q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb duke u larguar nga objektivi i saj themelor, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Bashkimin Evropian\u201d, thekson Loxha.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kryeziu, theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb v\u00eb n\u00eb k\u00ebrkesat dhe rekomandimet q\u00eb lidhen me sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb,\u00a0sundimin e ligjit\u00a0dhe depolitizimin e bordeve, nd\u00ebrmarrjeve dhe agjencive t\u00eb pavarura.<\/p>\n<p>\u201cNdikimi politik n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet e pavarura, bordet, n\u00eb agjencit\u00eb, zbatimit t\u00eb ligjit, \u00ebsht\u00eb evidentuar edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb Raport t\u00eb Vendit. Prandaj, t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb sfida, t\u00eb cilat n\u00eb vazhdim\u00ebsi jan\u00eb duke e p\u00ebrcjell\u00eb vendin ton\u00eb. Por, kryefjala e procesit t\u00eb integrimit evropian, duhet ta kuptojn\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit institucional\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb sundimi i ligjit&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Pa nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur nga politika, me njer\u00ebz me integritet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb hetuar dhe gjykuar profilet e larta, nuk mund t\u2019i ofrohet perspektiv\u00eb evropiane qytetar\u00ebve t\u00eb vendit\u201d, theksoi Kryeziu, drejtor i programeve dhe k\u00ebrkimeve n\u00eb EPIK.<\/p>\n<p>Sipas Kryeziut, derisa sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb \u201cvazhdon t\u00eb vuaj\u00eb nga ndikimi i politik\u00ebs\u201d, Kosova nuk \u00ebsht\u00eb duke p\u00ebrmbushur as obligimet e saj kontraktuale me BE-n\u00eb. Ai thot\u00eb se Kosova ka mbetur prapa n\u00eb zbatimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe se ka p\u00ebrmbushur vet\u00ebm pes\u00eb (5) nga nj\u00ebzetedy (22) prioritetet e Agjend\u00ebs Evropiane.<\/p>\n<p>Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, ministrja p\u00ebr Integrim Evropian, Dhurata Hoxha, n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb K\u00ebshillit Nd\u00ebrministror p\u00ebr Integrim Evropian, tha se Kosova \u201cduhet t\u2019i adresoj\u00eb k\u00ebto sfida, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vler\u00ebsime t\u00eb tilla t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten m\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e papranueshme, gjithashtu, sa i p\u00ebrket Raportit t\u00eb Vendit, q\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i rekomandimeve na p\u00ebrs\u00ebriten nd\u00ebr vite. Dhe, kemi ende shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb te zbatimi i legjislacionit, lufta kund\u00ebr korrupsionit, lufta kund\u00ebr ekonomis\u00eb joformale, reforma zgjedhore, k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb gjetura, t\u00eb cilat i kemi evidentuar edhe ne vet\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Ne duhet t\u00eb jemi titullar\u00eb n\u00eb adresimin e k\u00ebtyre sfidave, dhe, q\u00eb vler\u00ebsime t\u00eb tilla t\u00eb ngjashme t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten. Nuk kemi koh\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr tolerime t\u00eb tilla, sidomos kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje mir\u00ebqenia e qytetar\u00ebve tan\u00eb\u201d, tha ministrja Hoxha.<\/p>\n<p>Hoxha, po ashtu, tha se \u201ct\u00eb gjeturat shqet\u00ebsuese k\u00ebrkojn\u00eb seriozitet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe veprim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm\u201d nga t\u00eb gjitha institucionet e vendore, nd\u00ebrsa shtoi se ngecjet e evidentuara n\u00eb Raportin e Vendit, duhet t\u00eb jen\u00eb \u201calarmi i fundit, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar n\u00eb synimet e saj strategjike, p\u00ebr integrim n\u00eb BE\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian ka publikuar paket\u00ebn vjetore t\u00eb zgjerimit, e cila p\u00ebrcakton p\u00ebrparimin q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vendet q\u00eb synojn\u00eb integrimin n\u00eb Bashkimin Evropian. Pakoja e zgjerimit paraqet dokumentin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe Turqin\u00eb, ku objektivisht p\u00ebrcaktohet gjendja faktike n\u00eb \u00e7do vend dhe vler\u00ebsohet p\u00ebrparimi, por edhe mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbushjen e kritereve n\u00eb procesin e integrimit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka vite q\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm rekomandimesh, p\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb raportet e p\u00ebrvitshme t\u00eb Komisionit Evropian (KE), p\u00ebr Kosov\u00ebn. Ngjash\u00ebm me disa prej raporteve t\u00eb kaluara, edhe k\u00ebt\u00eb vit, Raporti i Vendit p\u00ebr Kosov\u00ebn, i k\u00ebtij institucioni t\u00eb Bashkimit Evropian (BE), nd\u00ebr t\u00eb tjera, shpreh shqet\u00ebsimin p\u00ebr ndikimin e politik\u00ebs n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, nivelin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":88919,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-88918","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88918","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88918"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88918\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88919"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88918"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88918"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88918"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}