{"id":88977,"date":"2019-06-10T12:31:56","date_gmt":"2019-06-10T10:31:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=88977"},"modified":"2019-06-10T12:31:56","modified_gmt":"2019-06-10T10:31:56","slug":"anulimi-i-30-qershorit-ekspertja-e-kushtetutes-analizon-vendimin-e-metes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/anulimi-i-30-qershorit-ekspertja-e-kushtetutes-analizon-vendimin-e-metes\/","title":{"rendered":"Anulimi i 30 qershorit, ekspertja e Kushtetut\u00ebs analizon vendimin e Met\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Ekspertja e Kushtetut\u00ebs Aurela Anastasi, analizon vlefshm\u00ebrin\u00eb ose jo t\u00eb shfuqizimit t\u00eb 30 qershorit si dat\u00eb p\u00ebr zgjedhjet lokale e vendos vet\u00ebm Gjykata.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u2018Deutche Welle\u2019, ajo flet p\u00ebr vendimin e kreut t\u00eb shtetit dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e tij.<\/p>\n<p><strong>Profesoresh\u00eb Anastasi a \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn shfuqizimi nga Presidenti Meta, i dat\u00ebs 30 qershor p\u00ebr zhvillimin e zgjedhjeve lokale t\u00eb radh\u00ebs, pra i dekretit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb firmosur nga vet\u00eb Presidenti?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte mund t\u00eb them paraprakisht, q\u00eb Kushtetuta, n\u00eb nenin 92\/gj ka parashikuar kompetenc\u00ebn e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb caktuar dat\u00ebn e zgjedhjeve p\u00ebr organet e pushtetit vendor. Kushtetuta nuk parashikon kompetenc\u00ebn e Presidentit p\u00ebr t\u00eb shfuqizuar dat\u00ebn e zgjedhjeve. Mendoj se jo pa q\u00ebllim Kushtetuta i jep k\u00ebsaj kompetence nj\u00eb karakter pozitiv ose konstruktiv. Data e zgjedhjeve ka r\u00ebnd\u00ebsi thelb\u00ebsore p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e vet\u00eb zgjedhjeve dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u04abant\u00eb, p\u00ebr respektimin e parimit kushtetues t\u00eb zgjedhjeve periodike, si dhe t\u00eb mandatit kushtetues t\u00eb organeve t\u00eb zgjedhura nga populli. Nga kjo pik\u00ebpamje mendoj se caktimi i dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet i domosdosh\u00ebm kushtetues p\u00ebr t\u00eb garantuar zgjedhje periodike dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar respektimin e afatit 4-vjecar t\u00eb mandatit t\u00eb organeve vendore. Presidenti i Republik\u00ebs \u00ebsht\u00eb garant i dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb caktohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme, p\u00ebr Kuvendin, Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb neni 65 ka parashikuar qart\u00eb rregullat p\u00ebr caktimin e periudhave zgjedhore dhe thirrjen e zgjedhjeve. P\u00ebr zgjedhjet vendore Kushtetuta nuk shprehet. Por \u00ebsht\u00eb Kodi Zgjedhor, si nj\u00eb burim i t\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese, q\u00eb i referohet k\u00ebtij neni t\u00eb Kushtetut\u00ebs edhe p\u00ebr zgjedhjet vendore. Pra, afatet kohore p\u00ebr zgjedhjet vendore rregullohen bazuar n\u00eb Kushtetut\u00eb, sipas rregullit q\u00eb zgjedhjet zhvillohen n\u00eb periudh\u00ebn zgjedhore m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, e cila i paraprin dat\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit. N\u00eb kushtet kur mandati i organeve vendore p\u00ebrfundon n\u00eb dat\u00ebn 10 Korrik, periudha zgjedhore e parashikuar n\u00eb Kodin Zgjedhor, p\u00ebrfundon n\u00eb dat\u00ebn 30 Qershor 2019. Nj\u00eb dat\u00eb tjet\u00ebr, do t\u00eb na shpinte n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb parashikuar as nga Kushtetuta, as nga Kodi Zgjedhor, pra n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb pabazuar n\u00eb akt ligjor.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn reagimi i Kryeministrit Rama, se pavar\u00ebsisht shfuqizimit t\u00eb dat\u00ebs 30 qershor nga Presidenti Meta, zgjedhjet lokale do t\u00eb zhvillohen pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb z. Rama n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk legjitimohet t\u00eb flas\u00eb si Kryeminist\u00ebr i vendit, por si kryetar i nj\u00ebrit prej subjekteve zgjedhore, Partis\u00eb Socialiste, ose koalicionit p\u00ebrkat\u00ebs zgjedhor. N\u00eb k\u00ebto kushte, ai nuk mund t\u00eb marr\u00eb vet\u00eb vendime si Kryeminist\u00ebr ose Qeveri. Kjo \u00ebsht\u00eb pavar\u00ebsia zgjedhore q\u00eb ka krijuar Kushtetuta. Por, \u00e7do subjekt zgjedhor ka t\u00eb drejt\u00ebn e aksesit n\u00eb institucionet e ankimimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duke par\u00eb edhe jurisprudenc\u00ebn e m\u00ebparshme t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, q\u00eb aktualisht nuk \u00ebsht\u00eb funksionale, mendoj se dekreti i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs mund t\u00eb ankimohet n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative, si gjykat\u00eb kompetente p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar pajtueshm\u00ebrin\u00eb e aktit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs me Kodin Zgjedhor.<\/p>\n<p><strong>Sapo p\u00ebrmend\u00ebt munges\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. N\u00eb situat\u00ebn e re politike, t\u00eb krijuar nga anulimi i dat\u00ebs 30 qershor p\u00ebr zhvillimin e zgjedhjeve lokale dhe kund\u00ebrshtia e kryeministrit Rama, cili \u00ebsht\u00eb ng\u00ebr\u04abi q\u00eb sjell mungesa e k\u00ebsaj Gjykate?<\/strong><\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese mund t\u00eb ishte nj\u00eb mjet ankimi m\u00eb tej, p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka nj\u00eb mjet ligjor ankimimi funksional, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Gjykata Administrative.<\/p>\n<p><strong>A mund t\u00eb ngrihet dhe t\u00eb funksionoj\u00eb Gjykata Kushtetuese, le t\u00eb them p.sh., brenda nj\u00eb jave?<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj se nuk mund t\u00eb ngrihet. Procesi i z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, t\u00eb ikur nga vettingu, ka ecur me ritme shum\u00eb t\u00eb ngadalshme. Kur nuk kemi ende kandidatura q\u00eb vijn\u00eb nga gjyq\u00ebsori, nuk mund t\u00eb themi se p\u00ebrb\u00ebrja e plot\u00eb e k\u00ebsaj Gjykate do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e shpejt\u00eb. Sidoqoft\u00eb, ezaurimi i mjeteve q\u00eb ekzistojn\u00eb jep mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb e ligjshme q\u00eb maxhoranca socialiste por edhe parti parlamentare t\u00eb spektrit t\u00eb djatht\u00eb ta konsiderojn\u00eb nul shfuqizimin e 30 qershorit dhe t\u00eb vazhdojn\u00eb fushat\u00ebn elektorale p\u00ebr t\u00eb zhvilluar zgjedhjet lokale n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Pavlefshm\u00ebria e dekretit t\u00eb Presidentit mund t\u00eb vendoset vet\u00ebm me vendim gjykate.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb hapat e m\u00ebtejshme, q\u00eb mendoni se pal\u00ebt duhet t\u00eb hedhin, n\u00eb respekt t\u00eb Kushtetut\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Nga pik\u00ebpamja e prognoz\u00ebs kushtetuese, pa hyr\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn se si erdh\u00ebm deri k\u00ebtu, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb them se operator\u00ebt politik\u00eb kan\u00eb detyr\u00eb t\u2019i rikthehen rendit kushtetues. Presidenti i Republik\u00ebs ka detyr\u00eb ta garantoj\u00eb k\u00ebt\u00eb rend, si nj\u00eb organ kushtetues i paansh\u00ebm. Natyrisht, mb\u00ebshtetur n\u00eb aktet kushtetuese dhe ligjore, pal\u00ebt mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb edhe zgjidhje me karakter politik si dialogu, marr\u00ebveshjet politike, t\u00eb cilat p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, n\u00eb raste t\u00eb ngjashme, t\u00eb m\u00ebparshme, i kan\u00eb sh\u00ebrbyer kompromisit politik, duke cenuar respektimin e Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb ligjit. Mendoj se arritja e nj\u00eb Konvente Kushtetuese midis subjekteve zgjedhore do t\u00eb ndihmonte n\u00eb parandalimin e situatave t\u00eb tilla n\u00eb t\u00eb ardhmen. Reforma Zgjedhore \u00ebsht\u00eb gjithashtu, e nevojshme.<\/p>\n<p>Konstitucionalistja Prof. Dr. Aurela Anastasi \u00ebsht\u00eb pedagoge e t\u00eb Drejt\u00ebs Kushtetuese n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, dhe e angazhuar si avokate n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Nisma Ligjore dhe Qytetare n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekspertja e Kushtetut\u00ebs Aurela Anastasi, analizon vlefshm\u00ebrin\u00eb ose jo t\u00eb shfuqizimit t\u00eb 30 qershorit si dat\u00eb p\u00ebr zgjedhjet lokale e vendos vet\u00ebm Gjykata. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u2018Deutche Welle\u2019, ajo flet p\u00ebr vendimin e kreut t\u00eb shtetit dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e tij. Profesoresh\u00eb Anastasi a \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn shfuqizimi nga Presidenti Meta, i dat\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":88978,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-88977","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88977","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88977"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88977\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88978"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88977"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88977"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88977"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}