{"id":89089,"date":"2019-06-10T21:20:53","date_gmt":"2019-06-10T19:20:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=89089"},"modified":"2019-06-10T17:18:31","modified_gmt":"2019-06-10T15:18:31","slug":"mjekja-semundjet-autoimune-prekin-me-se-shumti-femrat-si-hetohen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/mjekja-semundjet-autoimune-prekin-me-se-shumti-femrat-si-hetohen\/","title":{"rendered":"Mjekja: S\u00ebmundjet autoimune prekin m\u00eb s\u00eb shumti femrat, si hetohen"},"content":{"rendered":"<p>Trash\u00ebgimia, m\u00ebnyra e ushqyerjes, infeksionet dhe ekspozimi ndaj kimikateve mund t\u00eb konsiderohen faktor\u00eb t\u00eb rrezikut p\u00ebr shfaqjen e k\u00ebtyre s\u00ebmundjeve<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit numri i personave me s\u00ebmundje autoimune po rritet me shpejt\u00ebsi. Ende nuk dihet sakt\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb e shkakton mosfunksionimin korrekt t\u00eb sistemit imunitar n\u00eb nj\u00eb organiz\u00ebm. Por, trash\u00ebgimia, m\u00ebnyra e ushqyerjes, infeksionet dhe ekspozimi ndaj kimikateve mund t\u00eb konsiderohen faktor\u00eb t\u00eb rrezikut. Edhe pse njihen t\u00eb pakt\u00ebn 80 lloje t\u00eb ndryshme, s\u00ebmundjet autoimune kan\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht shenja t\u00eb nj\u00ebjta, si\u00e7 jan\u00eb: lodhja, marramendja, \u00ebnjtjet dhe ethet. K\u00ebto s\u00ebmundje mund t\u00eb prekin k\u00ebdo, por predispozit\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb kan\u00eb femrat e mosh\u00ebs nga 15-44 vje\u00e7. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cMapo\u201d, Yllka Themeli, doktoresh\u00eb endokrinologe dhe pedagoge n\u00eb Universitetin Mjek\u00ebsor t\u00eb Tiran\u00ebs shpjegon se s\u00ebmundje autoimune ndodh kur sistemi imunitar lufton gabimisht kund\u00ebr nj\u00eb ose disa pjes\u00ebve t\u00eb trupit tuaj, si ky\u00e7et ose l\u00ebkura, duke i trajtuar ato si t\u00eb huaja. \u201cKjo realizohet n\u00ebp\u00ebrmjet \u00e7lirimit t\u00eb disa proteinave specifike, t\u00eb quajtura autoantitrupa, t\u00eb cilat sulmojn\u00eb qelizat e sh\u00ebndetshme\u201d, shpjegon doktoresha teksa thot\u00eb se \u201cdisa s\u00ebmundje autoimune synojn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb organ, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb diabeti i tipit 1 q\u00eb d\u00ebmton vet\u00ebm pankreasin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb tjera autoimune, si lupusi eritematoz, shkaktojn\u00eb d\u00ebmtime n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb trupin\u201d. Doktoresha endorinologe ndalet m\u00eb gjat\u00eb duke shpjeguar shenjat sinjalizuese t\u00eb k\u00ebsaj s\u00ebmundjeje, cilat jan\u00eb trajtimet m\u00eb t\u00eb fundit si dhe cili \u00ebsht\u00eb regjimi ushqimor i duhur p\u00ebr ta kthyer n\u00eb aleat t\u00eb sh\u00ebndetit ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb jan\u00eb s\u00ebmundjet autoimune dhe pse quhen k\u00ebshtu?<\/strong><\/p>\n<p>S\u00ebmundja autoimune \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn sistemi juaj imunitar gabimisht sulmon trupin tuaj. Natyralisht, sistemi imunitar \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen e organizmit kund\u00ebr mikrobeve (baktereve dhe viruseve). Sa her\u00eb q\u00eb ai i identifikon k\u00ebta agjent\u00eb t\u00eb huaj n\u00eb organiz\u00ebm, d\u00ebrgon nj\u00eb ushtri qelizash luftarake p\u00ebr t\u2019i sulmuar dhe asgj\u00ebsuar ato. Normalisht, sistemi imunitar \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb dallimin midis qelizave t\u00eb huaja dhe qelizave t\u00eb vet\u00eb trupit. N\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje autoimune, sistemi imunitar lufton gabimisht kund\u00ebr nj\u00eb ose disa pjes\u00ebve t\u00eb trupit tuaj, si ky\u00e7et ose l\u00ebkura, duke i trajtuar ato si t\u00eb huaja. Kjo realizohet n\u00ebp\u00ebrmjet \u00e7lirimit t\u00eb disa proteinave specifike, t\u00eb quajtura autoantitrupa, t\u00eb cilat sulmojn\u00eb qelizat e sh\u00ebndetshme. Disa s\u00ebmundje autoimune synojn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb organ. K\u00ebshtu, p.sh. diabeti i tipit 1 d\u00ebmton vet\u00ebm pankreasin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb tjera autoimune, si lupusi eritematoz, shkaktojn\u00eb d\u00ebmtime n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb trupin.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb shkaqet dhe faktor\u00ebt q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb lindjen e s\u00ebmundjeve autoimune?<\/strong><\/p>\n<p>Ende nuk dihet sakt\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb e shkakton mosfunksionimin korrekt t\u00eb sistemit imunitar n\u00eb nj\u00eb organiz\u00ebm. Trash\u00ebgimia, m\u00ebnyra e ushqyerjes, infeksionet dhe ekspozimi ndaj kimikateve mund t\u00eb konsiderohen faktor\u00eb t\u00eb rrezikut. K\u00ebshtu, disa njer\u00ebz kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb shfaqin nj\u00eb s\u00ebmundje autoimune krahasuar me t\u00eb tjer\u00ebt. P\u00ebrgjith\u00ebsisht jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shpeshta te femrat, kryesisht gjat\u00eb mosh\u00ebs 15-44 vje\u00e7. Disa s\u00ebmundje autoimune jan\u00eb m\u00eb t\u00eb zakonshme n\u00eb grupe t\u00eb caktuara etnike. P\u00ebr shembull, lupusi prek m\u00eb shum\u00eb afrikano-amerikan\u00ebt dhe hispanik\u00ebt, sesa kaukazian\u00ebt. Disa s\u00ebmundje autoimune, si skleroza e shum\u00ebfisht\u00eb dhe lupusi, jan\u00eb t\u00eb trash\u00ebgueshme. Jo \u00e7do an\u00ebtar i familjes do t\u00eb shfaq\u00eb domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn s\u00ebmundje autoimune, por ai trash\u00ebgon nj\u00eb prirje gjenetike p\u00ebr t\u00eb shfaqur nj\u00eb gjendje autoimune gjat\u00eb jet\u00ebs. Meq\u00eb numri i personave me s\u00ebmundje autoimune po rritet me shpejt\u00ebsi gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, dyshohet se faktor\u00eb mjedisor\u00eb si infeksionet dhe ekspozimi ndaj kimikateve ose tymrave helmues mund t\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol ky\u00e7. \u201cDieta per\u00ebndimore\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr faktor i dyshuar i rrezikut p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb s\u00ebmundjeje autoimune. Regjimi ushqimor i pasur me yndyra, sheqerna dhe produkte t\u00eb p\u00ebrpunuara mendohet t\u00eb jet\u00eb i lidhur me inflamacionin, i cili mund t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje jonormale imune.<\/p>\n<p><strong>Faktor\u00ebt e rrezikut p\u00ebr s\u00ebmundjet autoimune:<\/strong><\/p>\n<p>Trash\u00ebgimia (p\u00ebr disa s\u00ebmundje autoimune, si Lupusi dhe Skleroza multiple);<\/p>\n<p>Mbipesha ose obeziteti (p\u00ebr artritin reumatoid ose artritin psoriatik);<\/p>\n<p>Duhanpirja (predispozon p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb s\u00ebmundjesh autoimune, kryesisht p\u00ebr Lupusin, Artritin reumatoid, S\u00ebmundjen Graves dhe Skleroz\u00ebn multiple).<\/p>\n<p>Disa medikamente: k\u00ebtu mund t\u00eb p\u00ebrmendim medikamentet q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr presionin e lart\u00eb t\u00eb gjakut ose antibiotik\u00ebt, q\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb Lupusin. Gjithashtu, disa medikamente q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr uljen e kolesterolit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb gjak, t\u00eb quajtura statina, mund t\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb miopatin\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje e rrall\u00eb autoimune, e cila shkakton dob\u00ebsi muskulore.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb shenjat e s\u00ebmundjeve autoimune?<\/strong><\/p>\n<p>Simptomat e hershme t\u00eb shum\u00eb s\u00ebmundjeve autoimune jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb ngjashme, si: lodhje e vazhdueshme trupore dhe mendore; dhimbje muskulore; \u00ebnjtje; skuqje dhe dhimbje e ky\u00e7eve; temperatur\u00eb e ul\u00ebt, ndjesi e etheve t\u00eb vazhdueshme; munges\u00eb e p\u00ebrqendrimit; mpirje dhe ndjesi shpimi gjilp\u00ebrash n\u00eb duart dhe k\u00ebmb\u00ebt; r\u00ebnie e vazhdueshme e flok\u00ebve; probleme me l\u00ebkur\u00ebn; dhimbje barku ose probleme me tretjen; gj\u00ebndra limfatike t\u00eb zmadhuara n\u00eb zona t\u00eb ndryshme t\u00eb trupit.<\/p>\n<p>S\u00ebmundje autoimune t\u00eb ve\u00e7anta mund t\u00eb ken\u00eb edhe simptomat e tyre specifike. P\u00ebr shembull, Diabeti i tipit 1 shkakton etje ekstreme, r\u00ebnie n\u00eb pesh\u00eb dhe lodhje. S\u00ebmundjet inflamatore t\u00eb zorr\u00ebs shkaktojn\u00eb dhimbje barku, fryrje barku dhe diarre. N\u00eb s\u00ebmundje autoimune si psoriaza ose artriti reumatoid, simptomat mund t\u00eb shfaqen dhe t\u00eb largohen.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb k\u00ebshillash mund t\u2019u jepni personave q\u00eb vuajn\u00eb nga k\u00ebto s\u00ebmundje?<\/strong><\/p>\n<p>Menaxhimi i nj\u00eb problemi autoimunitar \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr kompleks, si p\u00ebr pacientin ashtu edhe p\u00ebr mjekun. Ai bazohet n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese t\u00eb sh\u00ebndetshme, me kombinimin e nj\u00eb regjimi ushqimor korrekt dhe aktivitetit fizik t\u00eb vazhduesh\u00ebm. Sipas rastit, mjeku rekomandon edhe p\u00ebrdorimin e medikamenteve specifike.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Njihen m\u00eb shum\u00eb se 80 s\u00ebmundje t\u00eb ndryshme autoimune, nd\u00ebr t\u00eb cilat m\u00eb t\u00eb shpeshta jan\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Diabeti tip 1<\/p>\n<p>Artriti reumatoid<\/p>\n<p>Psoriaza\/artriti psoriatik<\/p>\n<p>Skleroza e shum\u00ebfisht\u00eb<\/p>\n<p>Lupusi eritematoz sistemik<\/p>\n<p>S\u00ebmundjet inflamatore t\u00eb zorr\u00ebs (S\u00ebmundja Crohn, koliti ulceroz)<\/p>\n<p>S\u00ebmundja Adison<\/p>\n<p>S\u00ebmundja Graves<\/p>\n<p>Sindroma Sj\u00f6gren<\/p>\n<p>Tiroiditi Hashimoto<\/p>\n<p>Miastenia grave<\/p>\n<p>Vaskuliti Autoimun<\/p>\n<p>Anemia pernicioze<\/p>\n<p>S\u00ebmundja celiake<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Ushqimet:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Eliminoni ushqimet e p\u00ebrpunuara ose t\u00eb rafinuara!<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00ebndroni larg ushqimeve t\u00eb paketuara, t\u00eb p\u00ebrpunuara, si dhe me p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb rafinuar (mielli i bardh\u00eb, shurupet, ngjyruesit, vajrat e rafinuar)!<\/p>\n<p><strong>Eliminoni sheqernat e shtuara!<\/strong><\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr sheqerna t\u00eb shtuara n\u00eb ushqime gjat\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb tyre. Konsumoni ushqime t\u00eb pasura me sheqer natyral, si frutat dhe perimet.<\/p>\n<p><strong>Konsumoni ushqime me baz\u00eb bimore!<\/strong><\/p>\n<p>Zorra k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb produkte bimore: perime dhe fruta. Jepini at\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron!<\/p>\n<p>Konsumoni sasi t\u00eb mjaftueshme t\u00eb proteinave, t\u00eb kombinuara me yndyra dhe vajra t\u00eb sh\u00ebndetshme!<\/p>\n<p>Pasurojeni diet\u00ebn tuaj me proteina, dhe mos u trembni nga yndyrat e sh\u00ebndetshme q\u00eb gjenden tek arrat dhe far\u00ebrat, avokado, vaji i kokosit, vaji i ullirit ekstra i virgj\u00ebr dhe vajra t\u00eb tjera jo t\u00eb rafinuara.<\/p>\n<p><strong>Konsumoni ushqime t\u00eb fermentuara!<\/strong><\/p>\n<p>Bakteret e mira ndihmojn\u00eb n\u00eb funksionimin korrekt t\u00eb zorr\u00ebve, pra ndihmojn\u00eb n\u00eb tretjen optimale t\u00eb ushqimeve q\u00eb konsumoni, si dhe rritin shkall\u00ebn e p\u00ebrthithjes s\u00eb vitaminave dhe mineraleve nga zorra. T\u00eb tilla baktere mund t\u00eb gjenden n\u00eb ushqimet e fermentuara, si perimet turshi, uthulla e moll\u00ebs, kosi, kefiri (p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb nuk jeni intolerant ndaj qum\u00ebshtit).<\/p>\n<p><strong>Njihuni me ndjeshm\u00ebrin\u00eb tuaj individuale ndaj ushqimeve!<\/strong><\/p>\n<p>Trupi juaj mund t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr i ndjesh\u00ebm (jotolerant) ndaj disa ushqimeve, si\u00e7 jan\u00eb drith\u00ebrat q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb gluten ose produktet e qum\u00ebshtit. K\u00ebto ndjeshm\u00ebri mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb sh\u00ebndetin e zorr\u00ebve, k\u00ebshtu q\u00eb duhet t\u00eb eliminoni \u00e7do grup ushqimesh p\u00ebr t\u00eb cilat jeni i mbindjesh\u00ebm. M\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrcaktuar me siguri k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb testi laboratorik i intoleranc\u00ebs ushqimore, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kampioni gjaku, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit Endokrinologu dhe\/ose Dietologu ju k\u00ebshillon p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme t\u00eb ushqyerjes p\u00ebr trupin tuaj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Trash\u00ebgimia, m\u00ebnyra e ushqyerjes, infeksionet dhe ekspozimi ndaj kimikateve mund t\u00eb konsiderohen faktor\u00eb t\u00eb rrezikut p\u00ebr shfaqjen e k\u00ebtyre s\u00ebmundjeve Gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit numri i personave me s\u00ebmundje autoimune po rritet me shpejt\u00ebsi. Ende nuk dihet sakt\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb e shkakton mosfunksionimin korrekt t\u00eb sistemit imunitar n\u00eb nj\u00eb organiz\u00ebm. Por, trash\u00ebgimia, m\u00ebnyra e ushqyerjes, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":89090,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,233],"tags":[],"class_list":{"0":"post-89089","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-shendeti"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89089","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89089"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89089\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/89090"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89089"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89089"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89089"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}