{"id":89232,"date":"2019-06-11T11:25:13","date_gmt":"2019-06-11T09:25:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=89232"},"modified":"2019-06-11T11:25:13","modified_gmt":"2019-06-11T09:25:13","slug":"akti-i-presidentit-i-paprecedente-zbulohet-rezoluta-ne-kuvend","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/akti-i-presidentit-i-paprecedente-zbulohet-rezoluta-ne-kuvend\/","title":{"rendered":"\u201cAkti i Presidentit i paprecedent\u00eb\u201d, zbulohet rezoluta n\u00eb Kuvend"},"content":{"rendered":"<p style=\"line-height: 24.0pt;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">Parlamenti pritet t\u00eb mblidhet t\u00eb enjten p\u00ebr t\u00eb nisur procedurat p\u00ebr shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. \u201cBalkanWeb\u201d zbardh draft rezolut\u00ebn e cila pritet t\u00eb miratohet n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, q\u00eb do i paraprij\u00eb nj\u00eb debati prej 5 or\u00ebsh, n\u00eb t\u00eb cilin deputet\u00ebt do t\u00eb japin argumentet e tyre por e kund\u00ebr k\u00ebsaj nisme.<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">N\u00eb rezolut\u00eb, Kuvendi e konsideron dekretin p\u00ebr anulimin e zgjedhjeve t\u00eb 30 qershorit, nj\u00eb akt t\u00eb paprecedent\u00eb q\u00eb synon t\u00eb mohoj\u00eb realizimin e s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre n\u00eb pushtetin vendor.<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;text-align: start;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">\u201cKuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb i b\u00ebn thirrje Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs t\u00eb reflektoj\u00eb duke kthyer institucionin e Presidentit n\u00eb kufijt\u00eb e kompetencave t\u00eb njohura nga Kushtetuta dhe t\u00eb mos nd\u00ebrrmarr\u00eb asnj\u00eb veprim tjet\u00ebr n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d, tThuhet n\u00eb draft rezolut\u00eb.<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;text-align: start;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">\u201cKuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb vler\u00ebson se akti i Presidentit dat\u00eb 10.06.2019 p\u00ebr shfuqizimin e dekretit nr. 10928, dat\u00eb 05.11.2018 \u201cP\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr organet e qeverisjes vendore\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt absolutisht i pavlefsh\u00ebm, i nxjerr\u00eb n\u00eb kap\u00ebrcim t\u00eb kompetencave kushtetuese dhe ligjore t\u00eb institucionit t\u00eb Presidentit dhe si i till\u00eb ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnj\u00ebher\u00eb.<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;text-align: start;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb mb\u00ebshtet q\u00ebndrimin e Komisionit Q\u00ebndror t\u00eb Zgjedhjeve p\u00ebr vijimin e procesit zgjedhor dhe inkurajon k\u00ebt\u00eb organ t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb pac\u00ebnueshm\u00ebrin\u00eb si dhe t\u00eb garantoj\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e procesit zgjedhor p\u00ebr zgjedhjet vendore t\u00eb dat\u00ebs 30 Qershor 2019 nisur si rrjedhoj\u00eb e zbatimit t\u00eb Dekretit t\u00eb Presidentit nr. 10928, dat\u00eb 05.11.2018 \u201cP\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr organet e qeverisjes vendore\u201d, duke e njohur k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit si t\u00eb vetmin akt t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb nxjerr\u00eb nga Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb zgjedhjeve vendore 2019.\u201d-citohet n\u00eb rezolut\u00eb<\/span><\/p>\n<p style=\"margin: 0in;margin-bottom: .0001pt;line-height: 24.0pt;text-align: start\"><strong><span style=\"color: #18191a\">MBI AKTIN E PRESIDENTIT T\u00cb REPUBLIK\u00cbS P\u00cbR SHFUQIZIMIN E DEKRETIT Nr. 10928, DAT\u00cb 05.11.2018 \u201cP\u00cbR CAKTIMIN E DAT\u00cbS S\u00cb ZGJEDHJEVE P\u00cbR ORGANET E QEVERISJES VENDORE\u201d<\/span><\/strong><span style=\"color: #18191a\"><br \/>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb:<br \/>Duke i kushtuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb maksimale momentit historik n\u00eb t\u00eb cilin ndodhet vendi p\u00ebr procesin integrues me Bashkimin Europian, n\u00eb pritje t\u00eb vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Europian pas rekomandimit pa kushte t\u00eb shprehur n\u00eb progres raportin e Komisionit Europian t\u00eb dat\u00ebs 29 Maj 2019 p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit me BE;<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;text-align: start;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">Duke rip\u00ebrs\u00ebritur vendosm\u00ebrin\u00eb dhe vullnetin e plot\u00eb p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb zgjedhore gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, t\u00eb pranuar gjer\u00ebsisht nga aktor\u00ebt politik n\u00eb vend, n\u00eb p\u00ebrputhje me rekomandimet e OSBE\/ODHIR pasqyruar n\u00eb raportet e monitorimit p\u00ebr zgjedhjet e m\u00ebpar\u00ebshme si dhe n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb barabarta;<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;text-align: start;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">Duke mb\u00ebshtetur fuqimisht zbatimin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi si kriter ky\u00e7 p\u00ebr t\u00eb ardhmen europiane t\u00eb vendit si dhe p\u00ebr sundimin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe forcimin e shtetit ligjor n\u00eb Shqip\u00ebri, reform\u00eb q\u00eb vler\u00ebsohet me nota shum\u00eb pozitive n\u00eb progres raportin e Komisionit Europian dhe ku Shqip\u00ebria ve\u00e7ohet si shembull p\u00ebr t\u2019u ndjekur nga t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor;<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;text-align: start;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">Duke vler\u00ebsuar ngritjen e organeve t\u00eb reja t\u00eb qeverisjes s\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb si K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, hapat e nd\u00ebrmarra p\u00ebr plot\u00ebsimin e shpejt\u00eb t\u00eb vendeve vakante n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, p\u00ebr ngritjen e prokuroris\u00eb dhe gjykat\u00ebs speciale kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, zgjedhjen e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe duke inkurajuar intensifikimin e zbatimit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim;<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;text-align: start;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">Duke vler\u00ebsuar t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb protestuar lirisht dhe n\u00eb form\u00eb paq\u00ebsore, d\u00ebnon \u00e7do form\u00eb dhune kund\u00ebr jet\u00ebs, pron\u00ebs, rendit institucional dhe organeve t\u00eb shtetit, t\u00eb cilat n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb imazhin e vendit, minojn\u00eb procesin e reformave dhe procesin e hapjes s\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Europian;<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;text-align: start;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">Duke vler\u00ebsuar dialogun politik dhe institucional midis aktor\u00ebve politik, parlamentar dhe jo parlamentar, si rrug\u00ebn e vetme q\u00eb njeh demokracia funksionale p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebn politike dhe shoq\u00ebrore, ashtu si\u00e7 dhe rekomandon Komisioni Europian n\u00eb raportin e Majit 2019 se partit\u00eb e opozit\u00ebs jasht\u00ebparlamentare duhet t\u00eb rip\u00ebrfshihen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive n\u00eb institucione demokratike e t\u00eb ndalin veprime q\u00eb bien ndesh me parimet demokratike;<\/span><\/p>\n<p style=\"margin: 0in;margin-bottom: .0001pt;line-height: 24.0pt;text-align: start\"><span style=\"color: #18191a\">Duke mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb i ngarkon Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nenin 1 t\u00eb saj ku shprehimisht thuhet se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb Republik\u00eb Parlamentare;<br \/>Duke respektuar parashikimin kushtetues se qeverisja bazohet n\u00eb nj\u00eb sistem zgjedhjesh t\u00eb lira, t\u00eb barabarta, t\u00eb p\u00ebrgjithshme e periodike;<\/span><\/p>\n<p style=\"margin: 0in;margin-bottom: .0001pt;line-height: 24.0pt;text-align: start\"><span style=\"color: #18191a\">Duke mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb rolin e Presidentit n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb parlamentare si nj\u00eb organ neutral, i paansh\u00ebm dhe i pavarur, si nj\u00eb organ q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet dhe q\u00eb nuk b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb to, si nj\u00eb institucion q\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb aktiv n\u00eb proceset vendimmarr\u00ebse politike me q\u00ebllim shmagjen e q\u00ebndrimeve politiko partiake n\u00eb ushtrimin e funksioneve t\u00eb tij shtet\u00ebrore;<br \/>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb duke u njohur me aktin e Presidentit dat\u00eb 10.06.2019 p\u00ebr shfuqizimin e dekretit nr. 10928, dat\u00eb 05.11.2018 \u201cP\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr organet e qeverisjes vendore\u201d dhe duke konsideruar se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i paprecedent\u00eb q\u00eb synon t\u00eb mohoj\u00eb realizimin e s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre n\u00eb pushtetin vendor konstaton:<br \/>Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor nuk i njohin Presidentit t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb anuluar zgjedhjet;<br \/>Akti i Presidentit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kundraligjshme, ka p\u00ebr q\u00ebllim nd\u00ebrhyrjen n\u00eb nj\u00eb proces zgjedhor tashm\u00eb t\u00eb shpallur dhe t\u00eb administruar sipas kritereve, kushteve dhe afateve t\u00eb parashikuara n\u00eb Kodin Zgjedhor, sic \u00ebsht\u00eb procesi i nisur p\u00ebr organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve t\u00eb dat\u00eb 30 Qershor 2019;<\/span><\/p>\n<p style=\"margin: 0in;margin-bottom: .0001pt;line-height: 24.0pt;text-align: start\"><span style=\"color: #18191a\">Ky akt tenton t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb organit administrues t\u00eb tij dhe si i till\u00eb duhet shqyrtuar dhe vler\u00ebsuar nga organet e administrimit zgjedhor t\u00eb parashikuara n\u00eb Kodin Zgjedhor;<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;text-align: start;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">\u00cbsht\u00eb detyrim i administrat\u00ebs zgjedhore, jo vet\u00ebm t\u00eb garantoj\u00eb ushtrimin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb zgjedhjes sipas standarteve kushtetuese dhe ligjore nga shtetasit shqiptar\u00eb, por edhe ta mbroj\u00eb ushtrimin e k\u00ebsaj t\u00eb drejte nga \u00e7do nd\u00ebrhyrje e paligjshme e kryer apo q\u00eb tentohet t\u00eb kryhet, nga \u00e7do person fizik apo juridik, duke mos lejuar c\u00ebnimin e mbar\u00ebvajtjes s\u00eb k\u00ebtij procesi;<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;text-align: start;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">Bazuar n\u00eb parimin e ligjshm\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb si dhe diskrecionit t\u00eb organeve administrative, sipas t\u00eb cil\u00ebve asnj\u00eb organ nuk ka detyrimin dhe nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore n\u00ebse nuk zbaton nj\u00eb urdh\u00ebr, akt, apo cfar\u00ebdo vendimi absolutisht t\u00eb pavlefsh\u00ebm dhe q\u00eb bie n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me Kushtetut\u00ebn dhe ligjin;<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;text-align: start;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">Nd\u00ebrhyrjen e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb procesit zgjedhor si nj\u00eb mjet q\u00eb ka c\u00ebnuar r\u00ebnd\u00eb barazin\u00eb e konkurimit politik duke shkelur k\u00ebshtu paan\u00ebsin\u00eb politike q\u00eb Kushtetuta i ka veshur Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs;<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;text-align: start;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">Mund\u00ebsin\u00eb e aktivizimit t\u00eb mekanizmave t\u00eb kontrollit dhe hetimit parlamentar parashikuar nga neni 90, paragrafi 2 i Kushtetut\u00ebs;<br \/>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb vler\u00ebson se akti i Presidentit dat\u00eb 10.06.2019 p\u00ebr shfuqizimin e dekretit nr. 10928, dat\u00eb 05.11.2018 \u201cP\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr organet e qeverisjes vendore\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt absolutisht i pavlefsh\u00ebm, i nxjerr\u00eb n\u00eb kap\u00ebrcim t\u00eb kompetencave kushtetuese dhe ligjore t\u00eb institucionit t\u00eb Presidentit dhe si i till\u00eb ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnj\u00ebher\u00eb.<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;text-align: start;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb mb\u00ebshtet q\u00ebndrimin e Komisionit Q\u00ebndror t\u00eb Zgjedhjeve p\u00ebr vijimin e procesit zgjedhor dhe inkurajon k\u00ebt\u00eb organ t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb pac\u00ebnueshm\u00ebrin\u00eb si dhe t\u00eb garantoj\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e procesit zgjedhor p\u00ebr zgjedhjet vendore t\u00eb dat\u00ebs 30 Qershor 2019 nisur si rrjedhoj\u00eb e zbatimit t\u00eb Dekretit t\u00eb Presidentit nr. 10928, dat\u00eb 05.11.2018 \u201cP\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr organet e qeverisjes vendore\u201d, duke e njohur k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit si t\u00eb vetmin akt t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb nxjerr\u00eb nga Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb zgjedhjeve vendore 2019.<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;text-align: start;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb i b\u00ebn thirrje t\u00eb gjitha organeve publike q\u00eb ngarkohen nga ligji me detyra n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mbar\u00ebvajtjes dhe organizimit t\u00eb zgjedhjeve vendore t\u00eb Qershorit 2019 t\u00eb konsiderojn\u00eb si inekzistent aktin e Presidentit dat\u00eb 10.06.2019 p\u00ebr shfuqizimin e dekretit nr. 10928, dat\u00eb 05.11.2018 dhe t\u00eb vijojn\u00eb p\u00ebrmbushjen e detyrave t\u00eb tyre sipas p\u00ebrcaktimeve n\u00eb legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb garantuar t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre n\u00eb pushtetin vendor.<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;text-align: start;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb i b\u00ebn thirrje Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs t\u00eb reflektoj\u00eb duke kthyer institucionin e Presidentit n\u00eb kufijt\u00eb e kompetencave t\u00eb njohura nga Kushtetuta dhe t\u00eb mos nd\u00ebrrmarr\u00eb asnj\u00eb veprim tjet\u00ebr n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/span><span style=\"color: #18191a\">\u00a0<\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Parlamenti pritet t\u00eb mblidhet t\u00eb enjten p\u00ebr t\u00eb nisur procedurat p\u00ebr shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. \u201cBalkanWeb\u201d zbardh draft rezolut\u00ebn e cila pritet t\u00eb miratohet n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, q\u00eb do i paraprij\u00eb nj\u00eb debati prej 5 or\u00ebsh, n\u00eb t\u00eb cilin deputet\u00ebt do t\u00eb japin argumentet e tyre por e kund\u00ebr k\u00ebsaj nisme. N\u00eb rezolut\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":89233,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-89232","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89232","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89232"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89232\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/89233"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89232"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89232"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89232"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}