{"id":89313,"date":"2019-06-11T14:31:28","date_gmt":"2019-06-11T12:31:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=89313"},"modified":"2019-06-11T14:31:28","modified_gmt":"2019-06-11T12:31:28","slug":"krasniqi-thelbi-i-tensioneve-ne-shqiperi-eshte-lufta-per-kontrollin-e-tregjeve-ekonomike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/krasniqi-thelbi-i-tensioneve-ne-shqiperi-eshte-lufta-per-kontrollin-e-tregjeve-ekonomike\/","title":{"rendered":"Krasniqi: Thelbi i tensioneve n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb lufta p\u00ebr kontrollin e tregjeve ekonomike"},"content":{"rendered":"<p><em>P\u00ebrplasjet politike n\u00eb Shqip\u00ebri b\u00ebhen p\u00ebr pushtet dhe kontroll t\u00eb tregjeve dhe ekonomis\u00eb, thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit p\u00ebr Studime Politike n\u00eb Tiran\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Sipas tij, situata pas vendimit t\u00eb presidentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ilir Meta p\u00ebr t\u00eb anuluar dat\u00ebn e zgjedhjeve, dhe instistimit t\u00eb kryeministrit Edi Rama p\u00ebr t\u00eb mbajtur ato, tregon nevoj\u00ebn q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nje hap prapa nga q\u00ebndrimet dhe t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb dialog p\u00ebr gjetjen e zgjidhjes. P\u00ebrcaktues n\u00eb zgjidhjen e tensioneve, sipas tij, mbetet roli i faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe sidomos i Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/em><\/strong>\u00a0Z. Krasniqi, presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb, Ilir Meta tashm\u00eb e\u00a0ka n\u00ebnshkruar shfuqizimin e dekretit p\u00ebr dat\u00ebn e zgjedhjeve lokale q\u00eb ishin caktuar t\u00eb mbahen 30 qershor. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kryeministri, Edi Rama, ka th\u00ebn\u00eb se zgjedhjet do t\u00eb mbahen. Pas nj\u00eb p\u00ebrplasje disa mujore politike, tashm\u00eb Shqip\u00ebria ka hyr\u00eb n\u00eb p\u00ebrplasje edhe juridike. Si e komentoni ju t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb?<\/p>\n<p><strong><em>Afrim Krasniqi:<\/em><\/strong>\u00a0Un\u00eb mendoj se vendimi i presidentit Meta \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb politik sesa kushtetues. Akti i tij nuk parashikohet nga Kushtetuta, por zgjedhjet e 30 qershorit me nj\u00eb subjekt politik dhe pa pjes\u00ebmarrjen e opozit\u00ebs, gjithsesi nuk kishin sens demokratik dhe nuk kishin sens n\u00eb aspektin e nevoj\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr stabilitet. K\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i sforcuar q\u00eb hap drit\u00ebn jeshile p\u00ebr nj\u00eb dialog midis pal\u00ebve politike.<\/p>\n<p>N\u00ebse Qeveria p\u00ebrdor mekanizmat e saj p\u00ebr t\u00eb imponuar zgjedhjet, mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje por nuk ka zgjidhje politike, e nj\u00ebjta situat\u00eb edhe n\u00ebse opozita i bojkoton gjitha proceset. K\u00ebshtu q\u00eb mendoj se do t\u00eb duhej Komisioni Q\u00ebndror i Zgjedhjeve t\u00eb shprehet n\u00eb lidhje me dekretin e Presidentit n\u00ebse do t\u00eb veproj\u00eb apo jo me t\u00eb, mund t\u00eb shprehet edhe Kolegji Zgjedhor, mund t\u00eb p\u00ebrdoren edhe instrumentet tjera si\u00e7 jan\u00eb gjykatat, por mendoj se p\u00ebrcaktues do t\u00eb jet\u00eb roli i faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe sidomos Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Deri n\u00eb k\u00ebto momente kur po flasim ende nuk kemi q\u00ebndrim prej tyre.<\/p>\n<p><strong><em>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/em><\/strong>Si mund t\u00eb mbahen zgjedhjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, n\u00eb rast se Qeveria vendos t\u00eb procedoj\u00eb. A ka tashm\u00eb baz\u00eb ligjore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? Pastaj, kemi \u00e7\u00ebshtjen tjet\u00ebr, q\u00eb Gjykata Kushtetuese nuk \u00ebsht\u00eb funksionale, pra kush mund t\u00eb jap\u00eb verdiktin p\u00ebrfundimtar n\u00ebse ka baz\u00eb ligjore p\u00ebr mbajtjen e tyre?<\/p>\n<p><strong><em>Afrim Krasniqi:\u00a0<\/em><\/strong>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb verdikt n\u00ebse presidenti apo Qeveria e kan\u00eb shkelur Kushtetut\u00ebn dhe nuk mendoj se mund t\u00eb b\u00ebhen zgjedhjet e 30 qershorit. Gjithsesi, n\u00eb dit\u00ebt e mbetura deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb, do t\u00eb duhej q\u00eb pal\u00ebt politike t\u00eb konsumojn\u00eb nj\u00eb kontakt midis tyre ose me pal\u00eb t\u00eb tret\u00eb dhe mjetet tjera q\u00eb mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb zgjidhje politike.<\/p>\n<p>Sepse, zgjedhjet edhe nga ana formale, n\u00eb kushtet aktuale kur presidenti shprehet se un\u00eb e shfuqizoj\u00eb dat\u00ebn e mbajtjes s\u00eb tyre, dometh\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00e7do subjekt dhe \u00e7do qytetar q\u00eb i konteston ato, ka argumentin e presidentit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, \u00ebsht\u00eb e drejta e atyre q\u00eb kontestojn\u00eb zgjedhjet p\u00ebr t\u00eb respektuar dekretin e presidentit dhe e drejta e Qeveris\u00eb t\u00eb mos njoh\u00eb dekretin e presidentit, gjersa nuk kemi nj\u00eb arbit\u00ebr midis pal\u00ebve. Mendoj se para se t\u00eb shkohet n\u00eb nj\u00eb konfrontim t\u00eb ri, nj\u00eb thellim krize, dhe ndoshta p\u00ebrplasje civile me dat\u00ebn 30 do t\u00eb duhej q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nga nj\u00eb hap pas, dhe t\u00eb gjendet mekanizma tjera, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj k\u00ebndv\u00ebshtrimi e shoh aktin e presidentit, si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb dialog, dhe jo si nj\u00eb akt kushtetues q\u00eb shkon n\u00eb logjik\u00ebn kushtetuese dhe n\u00eb baz\u00ebn aktuale kushtetuese n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong><em>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/em><\/strong>Cili \u00ebsht\u00eb ndikimi i k\u00ebsaj situate n\u00eb procesin e integrimit evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kur dihet se n\u00eb qershor K\u00ebshilli i Bashkimit Evropian mund t\u00eb diskutoj\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e dh\u00ebnies s\u00eb dat\u00ebs p\u00ebr fillimin e negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p><strong><em>Afrim Krasniqi:\u00a0<\/em><\/strong>Pothuajse t\u00eb gjith\u00eb lider\u00ebt politik n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se p\u00ebrgjigjja e Bashkimit Evropian\u00a0<strong><em><a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/komisioni-evropian-hapja-e-negociatave-shqiperi\/29970270.html\">n\u00eb qershor do t\u00eb jet\u00eb negative<\/a><\/em><\/strong>, dhe do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb vendimin n\u00eb nj\u00eb dat\u00eb tjet\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj k\u00ebndv\u00ebshtrimi nuk ka nj\u00eb efekt \u00e7far\u00ebdo lloj vendimi do marr\u00eb Brukseli n\u00eb lidhje me Shqip\u00ebrin\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ka nj\u00eb distanc\u00eb t\u00eb madhe midis shumic\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb duan integrimin dhe aktor\u00ebve politik t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb interesuar, nuk e kan\u00eb prioritet dhe nuk e kan\u00eb pjes\u00eb t\u00eb agjend\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb ishte ndryshe, do t\u00eb duhej q\u00eb qeveria q\u00eb kur nisi kriza dhe opozita q\u00eb kur inicoi kriz\u00ebn t\u00eb ofrojn\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb, nj\u00eb paket\u00eb propozimesh p\u00ebr tejkalimin e situat\u00ebs. Asnj\u00ebra nga pal\u00ebt nuk e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, dhe secila nga pal\u00ebt ka l\u00ebvizur duke k\u00ebrkuar maksimalen nga kriza. Kemi k\u00ebt\u00eb lloj k\u00ebndv\u00ebshtrimi, se cila pal\u00eb do t\u00eb ia kaloj tjetr\u00ebs, por n\u00eb thelb, t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb q\u00eb qershori nuk do t\u00eb prodhoj\u00eb ndonj\u00eb vendim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb sukseset kryesore me t\u00eb cilat do t\u00eb duhej t\u00eb prezantohej Shqip\u00ebria n\u00eb qershor, si\u00e7 jan\u00eb zgjedhjet dhe reforma n\u00eb drejt\u00ebsi nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk kemi Gjykat\u00eb Kushtetuese dhe Gjykat\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe struktura e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit (SPAK) e cila nuk \u00ebsht\u00eb krijuar ende.<\/p>\n<p><strong><em>Radio Evropa e Lir\u00eb:\u00a0<\/em><\/strong>Z. Krasniqi, p\u00ebr shum\u00ebk\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kjo situat\u00eb n\u00eb disa aspekte \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb. Kemi protesta t\u00eb opozit\u00ebs q\u00eb prej janarit t\u00eb vitit 2018 me k\u00ebrkesa p\u00ebr dor\u00ebheqjen e kryeministrit Rama, k\u00ebrkes\u00eb kjo q\u00eb d\u00ebgjohet nga \u00e7do opozit\u00eb n\u00eb secilin vend, por a mund t\u00eb na shtjelloni thelbin e k\u00ebsaj p\u00ebrplasjeje politike dhe tensionimin deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb situat\u00ebs?<\/p>\n<p><strong><em>Afrim Krasniqi:<\/em><\/strong>\u00a0N\u00eb fakt, gjithmon\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb tranzicion mandatet e dyta t\u00eb qeverive kan\u00eb paraqitur kriza politike dhe kan\u00eb kan\u00eb pasur shum\u00eb problematika. Mandatet e para n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi kan\u00eb qen\u00eb mandate reformatore mandatet e dyta kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrpjekje e kryeministrave p\u00ebr t\u00eb kontrolluar t\u00eb gjitha segmentet e pushtetit, mediat, ekonomin\u00eb, privatizimin, institucionet e pavarura dhe p\u00ebr t\u00eb personalizuar pushtetin.<\/p>\n<p>Ne p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb kaluara kemi nj\u00eb parti t\u00eb vetme q\u00eb qeveris\u00eb, dhe duke qen\u00eb nj\u00eb vend i vog\u00ebl me burime t\u00eb kufizuara, kur nj\u00eb parti e vetme qeveris dometh\u00ebn\u00eb drejton administrat\u00ebn, privatizimin dhe kontrollin ekonomik dhe institucionale t\u00eb vendit t\u00eb vendit, ngelet pak hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb jet\u00eb aktive politike dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur bazamentin elektoral dhe ekonomik. K\u00ebtu mendoj se \u00ebsht\u00eb thelbi kryesor i konfliktit \u00ebsht\u00eb lufta e pal\u00ebve p\u00ebr t\u00eb kontrolluar tregjet ekonomike, pushtetin politik dhe ekonomin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasjet nuk lidhen direkt me standardet p\u00ebr zgjedhje dhe standardet e demokracis\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb ishte kjo e dyta (standardi demokratik) at\u00ebher\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb prisnim nga kriza politike t\u00eb kishim nj\u00eb standard tjet\u00ebr t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por fakti se vet\u00eb partit\u00eb nuk kan\u00eb zgjedhje demokratike brenda tyre, ato nuk jan\u00eb institucione demokratike, vet\u00eb lider\u00ebt nuk mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe nuk japin asnj\u00ebher\u00eb dor\u00ebheqje, dhe vet\u00eb ata, qoft\u00eb dje n\u00eb pushtet qoft\u00eb sot n\u00eb pushtet, nuk kan\u00eb ofruar nj\u00eb model referues pozitiv ndryshe nga tjetri, tregon q\u00eb mekanizmi \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb, sistemi \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb: korruptiv dhe arrogant. Pra, personat q\u00eb jan\u00eb lider\u00eb politik po mundohen t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtuar k\u00ebt\u00eb sistem dhe jo p\u00ebr ta ndryshuar at\u00eb sistem.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb burimi i luft\u00ebs p\u00ebr pushtet at\u00ebher\u00eb edhe konflikti \u00ebsht\u00eb i personalizuar nuk diskutohet Parti Socialiste dhe Parti Demokratike por diskutohet midis Z. Rama dhe Z Basha, dhe nuk diskutohet LSI si parti e tret\u00eb, por diskutohet z Meta q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb president \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb me partin\u00eb e tij kur t\u00eb largohet nga pozita e presidentit ose kur afrojn\u00eb zgjedhjet e ardhshme parlamentare.<\/p>\n<p>Duke pasur karriera individuale n\u00eb loj\u00eb, shumica e kriz\u00ebs \u00ebsht\u00eb e shpjeguar n\u00eb raportet e tyre personale dhe besnik\u00ebve t\u00eb tyre q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht parti po q\u00eb jan\u00eb grupe financiare q\u00eb fshihen pas tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se reforma n\u00eb drejt\u00ebsi dhe sidomos SPAK-u ka paralajm\u00ebruar hetime edhe p\u00ebr lider\u00ebt politik, shumica e lider\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb unanimisht kund\u00ebr k\u00ebsaj strukture dometh\u00ebn\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje jo p\u00ebr ta ndaluar se nuk e ndalojn\u00eb dot, por p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb formale dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb imunitet vet\u00ebs s\u00eb tyre nga hetimet e mundshme pas krijimit t\u00eb k\u00ebsaj strukture.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, n\u00eb Shqip\u00ebri ka ndodhur edhe n\u00eb t\u00eb kalur\u00ebn q\u00eb faktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00a0duke e par\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr stabilitet ose nevoj\u00ebn p\u00ebr demokraci iu kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb imunitetin lider\u00ebve politik.<\/p>\n<p>N\u00ebse ndodh edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb ishte lajm i keq p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Prandaj dhe kriza k\u00ebrkon nj\u00eb zgjidhje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe sesa nj\u00eb marr\u00ebveshje midis dy lider\u00ebve, k\u00ebrkon nj\u00eb paket\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn, p\u00ebr integrimin q\u00eb mund t\u00eb zgjas\u00eb kat\u00ebr deri n\u00eb pes\u00eb vjet dhe q\u00eb mund t\u00eb parashikoj\u00eb rregulla t\u00eb reja loje p\u00ebrfshir\u00eb ndryshime kushtetuese. Fakti se asnj\u00ebra pal\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e gatshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb sepse n\u00ebse b\u00ebhet kjo paket\u00eb dikush duhet t\u00eb largohet nga jeta politike, kur them dikush do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb nga lider\u00ebt kryesor ose t\u00eb gjith\u00eb lider\u00ebt kryesor, gj\u00eb q\u00eb praktikisht refuzohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime prej tyre.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrplasjet politike n\u00eb Shqip\u00ebri b\u00ebhen p\u00ebr pushtet dhe kontroll t\u00eb tregjeve dhe ekonomis\u00eb, thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit p\u00ebr Studime Politike n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas tij, situata pas vendimit t\u00eb presidentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ilir Meta p\u00ebr t\u00eb anuluar dat\u00ebn e zgjedhjeve, dhe instistimit t\u00eb kryeministrit Edi Rama [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":89314,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-89313","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89313","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89313"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89313\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/89314"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89313"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89313"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89313"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}