{"id":89534,"date":"2019-06-12T15:15:00","date_gmt":"2019-06-12T13:15:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=89534"},"modified":"2019-06-12T15:15:00","modified_gmt":"2019-06-12T13:15:00","slug":"berisha-uron-kosoven-dhe-ka-nje-mesazh-te-vecante-per-argatet-e-beogradit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/berisha-uron-kosoven-dhe-ka-nje-mesazh-te-vecante-per-argatet-e-beogradit\/","title":{"rendered":"Berisha uron Kosov\u00ebn dhe ka nj\u00eb mesazh t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr argat\u00ebt e Beogradit"},"content":{"rendered":"<p>Nga Sali Berisha<\/p>\n<p>Sot 20 vjetori i hyrjes se trupave te NATO-s ne Kosove. Liria e Kosov\u00ebs sot mbush 20 vjet!<\/p>\n<p>Me 12 qershor te vitit 1999 trupat e Aleanc\u00ebs se Atlantikut te Veriut, pas nj\u00eb beteje ajrore 90 ditore kund\u00ebr Serbis\u00eb se Sllobodan Milloshevi\u00e7, hyn si forca \u00e7lirimtare ne Kosove dhe p\u00ebrzun\u00eb prej aty trupat pushtuese serbe.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, me 12 qershor te vitit 1999 qytetaret e Kosov\u00ebs pas pothuaj nj\u00eb shekulli pushtimi te eg\u00ebr dhe barbar nisen marshin e tyre ne Liri, e cila sot mbush 20 vjet.<\/p>\n<p>Ata nisen Marshin e Liris\u00eb para se gjithshash sepse ata q\u00ebndruan fuqish\u00ebm ndaj barbarive, masakrave, gjenocidit, spastrimit etnik, aparteidit dhe segregacionit serb qe mor\u00ebn jet\u00ebn, zhduken, shfarosen, p\u00ebrzun\u00eb nga votrat e tyre gjate nj\u00eb shekulli rreth nj\u00eb milion shqiptar.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm ne luft\u00ebn e fundit u p\u00ebrzun\u00eb me spastrim etnik rreth nje milion shqiptare, u vran\u00eb mbi 11 mije, u zhduken mbi 2 mije dhe r\u00ebne ne fushe beteja mbi 2200 luft\u00ebtare te liris\u00eb dhe u dogj\u00ebn apo rrafshuan rreth 130 mije sht\u00ebpi, shkolla, spitale te saj.<\/p>\n<p>Kosova nisi marshin e liris\u00eb sepse qytetaret e Kosov\u00ebs te udh\u00ebhequr me urt\u00ebsi, vizion dhe vendosm\u00ebri te papare nga gjeniu i politikes se kombit tone, arkitekti i Kosov\u00ebs se lire dhe te pavarur, Dr Ibrahim Rugova u bashkuan ne rezistenc\u00ebn paq\u00ebsore totale kund\u00ebr pushtuesit serb, nd\u00ebrtuan ne kushtet e pushtimit me te eg\u00ebr shtetin e tyre paralel me regjimin e pushtuesve dhe shnd\u00ebrruan \u00e7\u00ebshtjen e tyre te drejte ne nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje te botes se lire.<\/p>\n<p>Shqiptaret ne Kosove nisen 20 vjete me pare Marshin ne Liri sepse ata luftuan me arme ne dore, me sukses, trim\u00ebri dhe heroiz\u00ebm pushtuesit e eg\u00ebr dhe sh\u00ebnuan ne k\u00ebt\u00eb lufte me komandantin legjendar Adem Jashari kulme epike te heroizmit, sakrific\u00ebs mbinjer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Ne te gjitha p\u00ebrpjekjet e qytetareve te Kosov\u00ebs p\u00ebr liri, pavar\u00ebsi dhe dinjitet komb\u00ebtar, Shqip\u00ebria e \u00e7liruar nga diktatura luajti pa u l\u00ebkundur nj\u00eb rol te pazevendesueshem.<\/p>\n<p>20 vite ne Marshin e tyre ne Liri qytetaret e Kosov\u00ebs jan\u00eb ngritur si Fenksi nga hiri dhe shkrumbi i luft\u00ebs dhe barbarive Serbe dhe kane nd\u00ebrtuar dhe po nd\u00ebrtojn\u00eb Kosov\u00ebn e te ardhmes evropiane, faktor i rendesishem paqe, stabiliteti, bashk\u00ebpunimi ne rajon.<\/p>\n<p>Por edhe sot pas 20 vitesh, ne rrug\u00ebn e liris\u00eb Kosov\u00ebn e ndjek fantazma e Serbis\u00eb se Madhe, flamurin e te ciles tundin me pabesi te plote argat\u00ebt e Beogradit ne Tirane dhe Prishtine, Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi.<\/p>\n<p>Por ata dhe padroni i tyre shpejt do provojn\u00eb fatin e pasardh\u00ebsve te tyre qe ndez\u00ebn lufta e konflikte p\u00ebr ndarje dhe cop\u00ebtim te territorit te Kosov\u00ebs p\u00ebr kufij, sipas linjave etnike.<\/p>\n<p>Ket\u00eb dite historike p\u00ebr qytetaret e Kosov\u00ebs dhe mbare kombin shqiptar, le te shprehim ne mir\u00ebnjohjen tone te pakufishme ndaj te gjith\u00eb atyre qe bene te mundur \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs dhe te urojme p\u00ebrzem\u00ebrsisht qytetaret e Kosov\u00ebs dhe autoritetet e saj p\u00ebr suksese me te m\u00ebdha ne nd\u00ebrtimin dhe konsolidimin e Kosov\u00ebs se lire, demokratike, te begate, europiane dhe te zhvilluar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sali Berisha Sot 20 vjetori i hyrjes se trupave te NATO-s ne Kosove. Liria e Kosov\u00ebs sot mbush 20 vjet! Me 12 qershor te vitit 1999 trupat e Aleanc\u00ebs se Atlantikut te Veriut, pas nj\u00eb beteje ajrore 90 ditore kund\u00ebr Serbis\u00eb se Sllobodan Milloshevi\u00e7, hyn si forca \u00e7lirimtare ne Kosove dhe p\u00ebrzun\u00eb prej aty [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-89534","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89534","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89534"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89534\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89534"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89534"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89534"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}