{"id":89757,"date":"2019-06-13T14:28:45","date_gmt":"2019-06-13T12:28:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=89757"},"modified":"2019-06-13T14:28:45","modified_gmt":"2019-06-13T12:28:45","slug":"bushati-periudhe-eksperimentesh-kemi-braktisur-interesin-kombetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/bushati-periudhe-eksperimentesh-kemi-braktisur-interesin-kombetar\/","title":{"rendered":"Bushati: Periudh\u00eb eksperimentesh. Kemi braktisur interesin komb\u00ebtar"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb seanc\u00eb plenare, ish-ministri i jasht\u00ebm Ditmir Bushati, u shpreh se po jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb eksperimentesh t\u00eb rrezikshme, nd\u00ebrsa theksoi se \u00ebsht\u00eb braktisur edhe interesi komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u201cPo jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb eksperimentesh t\u00eb rrezikshme. Eksperiment ishte djegia e mandateve nga ana e opozit\u00ebs, eksperiment p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb mospjes\u00ebmarrja n\u00eb zgjedhjet vendore, eksperiment \u00ebsht\u00eb largimi nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr konstituimin e organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb organeve kushtetuese, vajtimi p\u00ebr munges\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb,\u00a0 eksperiment po b\u00ebhet me parimet themelore t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, me sigurin\u00eb juridike, me pritshm\u00ebrit\u00eb legjitime, me proporcionalitetin, me parashikueshm\u00ebrin\u00eb por dhe pasojat e akteve ligjore.<\/p>\n<p>Eksperiment \u00ebsht\u00eb dhe bojkotimi i komisionit t\u00eb reform\u00ebs zgjedhore t\u00eb mb\u00ebshtetur nga partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe bojkotimi i Komisionit Q\u00ebndror t\u00eb Zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Po eksperimentohet me dhun\u00ebn duke e relativizuar at\u00eb dhe duke e mir\u00ebpritur si akt apo instrument politik. Eksperiment \u00ebsht\u00eb dhe zhdekretimi apo anulimi i zgjedhjeve nga ana e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, n\u00eb kap\u00ebrcim t\u00eb kufijve kushtetues dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin por dhe praktik\u00ebn kok\u00ebfort\u00eb t\u00eb tranzicionit shqiptar sipas t\u00eb cil\u00ebs duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb dakord\u00ebsi mes pal\u00ebve politike p\u00ebr t\u00eb anuluar, p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb dat\u00ebn e zgjedhjeve.\u201d -u shpreh Bushati.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga fjala e ish-ministrit Bushati n\u00eb parlament:<\/strong><\/p>\n<p>Shkurt hesapi, e gjith\u00eb kjo situat\u00eb m\u00eb kujton romanin e Saramangos, \u201cVerb\u00ebria\u201d, i cili p\u00ebrshkruante veprimet e gabuara q\u00eb nxisnin instiktet m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija njer\u00ebzore, mu si\u00e7 po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre dit\u00ebve. Zhg\u00ebnjim me demokracin\u00eb, t\u00eb vendosur pas junt\u00ebs, \u00e7ka m\u00eb kujton gjithashtu nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb t\u00eb nj\u00eb miku t\u00eb huaj t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i cili shpesh m\u00eb thoshte q\u00eb 100 vitet e para t\u00eb demokracis\u00eb jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe jan\u00eb sfiduese. Ndoshta \u00ebsht\u00eb taksirat p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb t\u00eb gjitha llojet e eksperimenteve n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sistemi demokratik. Megjithat\u00eb m\u00eb duhet t\u00eb them q\u00eb kjo rrug\u00eb synon zhb\u00ebrjen e gjith\u00eb konceptit t\u00eb organizimit politik e shoq\u00ebror dhe marrjen e drejtimit politik me mjete jasht\u00eb sistemit. Zhb\u00ebrja e institucioneve n\u00eb fakt, nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje p\u00ebr sa koh\u00eb forcat politike jan\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontributin, duke u angazhuar n\u00eb proceset brenda sistemit politik-institucional. Kam qen\u00eb deputet i Tiran\u00ebs n\u00eb 2011 dhe e di shum\u00eb mir\u00eb se \u00e7\u2019ndodhi. U vran\u00eb kat\u00ebr protestues n\u00eb bulevard, zgjedhjet e majit t\u00eb 2011 u grabit\u00ebn nga Partia Demokratike dhe L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim n\u00eb tavolin\u00eb e m\u00eb pas u justifikuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por Edi Rama e la bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, ne nuk e lam\u00eb Parlamentin, vazhduam procesin e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb jet\u00ebs parlamentare dhe institucionale dhe fituam zgjedhjet n\u00eb vitin 2013. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, kam votuar n\u00eb 1996 dhe i mbaj mend shum\u00eb mir\u00eb zgjedhjet e \u201996, por e mbaj mend shum\u00eb mir\u00eb gjithashtu q\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb \u201996, Partia Socialiste, megjith\u00ebse u gjakos n\u00eb zgjedhjet e majit, s\u00ebrish u b\u00eb pjes\u00eb e procesit zgjedhor.<\/p>\n<p>E pra miq, ne t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb \u00a0\u00a0\u00a0 q\u00eb sistemet politike-institucionale p\u00ebrmir\u00ebsohen p\u00ebrmes platformave, p\u00ebrmir\u00ebsohen p\u00ebrmes pjes\u00ebmarrjes, p\u00ebrmir\u00ebsohen p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit dhe nuk p\u00ebrmir\u00ebsohen p\u00ebrmes kultur\u00ebs s\u00eb shumatores zero.<\/p>\n<p>Ne jemi tek verb\u00ebria, si\u00e7 e p\u00ebrshkruan Saramango situat\u00ebn pas junt\u00ebs dhe rivendosjes s\u00eb demokracis\u00eb, dhe v\u00ebrb\u00ebria na fton n\u00eb qorrsokak dhe sot p\u00ebr fat t\u00eb keq ne diskutojm\u00eb p\u00ebr dat\u00ebn e zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr 30 qershorin. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha energjit\u00eb tona duhet t\u00eb ishin p\u00ebr dat\u00ebn e fillimit t\u00eb negociatave. Ne sot fillojm\u00eb dhe diskutojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb histori q\u00eb nuk ka lidhje me aspiratat e shqiptar\u00ebve, q\u00eb nuk ka lidhje me p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare dhe n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb merremi me vendet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian q\u00eb jan\u00eb ende skeptike p\u00ebr progresin ton\u00eb, apo t\u00eb fqinjit ton\u00eb, ne harxhojm\u00eb energji duke u marr\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. Shkurt, ne e kemi braktisur p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare dhe p\u00ebr shkak se e kemi braktisur p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare, ne sot nuk jemi n\u00eb gjendje ti ofrojm\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb zakonsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij vendi, at\u00eb \u00e7ka ata meritojn\u00eb. N\u00eb kushtet kur ne jemi p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj situate un\u00eb besoja ashtu si\u00e7 bnesonte dhe beson\u00a0 filozofi gjerman Habermass tek logjika e njeriut dhe tek fuqia e rezistenc\u00ebs s\u00eb demokracis\u00eb dhe k\u00ebshtu e lexoj dhe vullnetin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt 30 qershorit, p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn mund\u00ebsi atyre zgjedh\u00ebsve, atyre q\u00eb duan t\u00eb votojn\u00eb q\u00eb ta thon\u00eb fjal\u00ebn e tyre me vot\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb seanc\u00eb plenare, ish-ministri i jasht\u00ebm Ditmir Bushati, u shpreh se po jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb eksperimentesh t\u00eb rrezikshme, nd\u00ebrsa theksoi se \u00ebsht\u00eb braktisur edhe interesi komb\u00ebtar. \u201cPo jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb eksperimentesh t\u00eb rrezikshme. Eksperiment ishte djegia e mandateve nga ana e opozit\u00ebs, eksperiment p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb mospjes\u00ebmarrja n\u00eb zgjedhjet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-89757","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89757","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89757"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89757\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89757"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89757"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89757"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}