{"id":90496,"date":"2019-06-16T17:18:57","date_gmt":"2019-06-16T15:18:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=90496"},"modified":"2019-06-16T17:18:57","modified_gmt":"2019-06-16T15:18:57","slug":"reforma-ne-drejtesi-financial-times-shqiperia-shpreson-be-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/reforma-ne-drejtesi-financial-times-shqiperia-shpreson-be-ne\/","title":{"rendered":"Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi\/ \u201cFinancial Times\u201d: Shqip\u00ebria shpreson BE-n\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebria ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse, kjo edhe fal\u00eb asistenc\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Kjo asistenc\u00eb po aplikohet nga misionet si EURALIUS dhe OPDAT. Kryeministri Edi Rama e ka cil\u00ebsuar\u00a0 vazhdimisht procesin e vetingut t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve si nj\u00eb nism\u00eb t\u00eb detyruar.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e kan\u00eb cil\u00ebsuar reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi si nj\u00eb model q\u00eb duhet t\u00eb ndiqet jo vet\u00ebm nga vendet e rajonit, por edhe n\u00eb disa vende brenda vet\u00eb Bashkimit Europian. Media prestigjioze \u201cFinancial Times\u201d \u00a0i ka kushtuar nj\u00eb artikull procesit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, nd\u00ebrsa mes rreshtave pohon se pastrimi i korrupsionit n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kart\u00eb e fort\u00eb, q\u00eb duhet t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb hapur negociatat me Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shkrimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Salla e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb \u00ebsht\u00eb mbushur me stivat e dosjeve t\u00eb mbetura pa shqyrtuar dhe duket sikur koha ka ndaluar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hallk\u00eb t\u00eb gjyq\u00ebsorit. \u201cKjo sall\u00eb gjykate \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb magazin\u00eb\u201d ankohet Ardian Dvorani, nj\u00eb nga gjyqtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Puna n\u00eb gjykat\u00eb ka ndaluar plot\u00ebsisht, pasi vet\u00ebm dy nga 17 gjyqtar\u00ebt \u2014 z. Dvorani dhe nj\u00eb koleg i tij \u2014 mbeten n\u00eb detyr\u00eb pas procedur\u00ebs s\u00eb rrept\u00eb t\u00eb vetingut, q\u00eb u zhvillua p\u00ebr t\u00eb hetuar akuzat lidhur me korruptimin e gjyq\u00ebsorit. Ky pastrim b\u00ebhet edhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur nj\u00eb nga partner\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb : BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00eb vend tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb nuk ka zhvilluar nj\u00eb reform\u00eb drejt\u00ebsie kaq t\u00eb thell\u00eb,\u201d deklaroi Luigi Soreca, Ambasadori i BE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr Financial Times.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb as ky spastrim i sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb ka shkaktuar grumbullimin pirg t\u00eb 30,000 c\u00ebshtjeve gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb,l\u00ebn\u00eb pa shqyrtuar, dhe as bashk\u00ebpunimi me trupat e siguris\u00eb kufitare t\u00eb BE-s\u00eb nuk kan\u00eb mjaftuar q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb marr\u00eb deri tani ftes\u00ebn e shum\u00ebpritur p\u00ebr t\u00eb filluar bisedimet zyrtare p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb bllok.<\/p>\n<p>Komisioni Europian, organi ekzekutiv i BE-s\u00eb n\u00eb Bruksel rekomandoi q\u00eb blloku t\u00eb filloj\u00eb negociatat k\u00ebt\u00eb vit. Por shtete an\u00ebtare, t\u00eb cilat do t\u00eb ken\u00eb fjal\u00ebn e fundit, jan\u00eb ende t\u00eb l\u00ebkundur si p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ashtu edhe p\u00ebr fqinjin e saj, Maqedonin\u00eb e Veriut, nd\u00ebrsa pritet takimi kyc i jav\u00ebs s\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Vecan\u00ebrisht pas zgjerimit m\u00eb madhor t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb vitin 2004, kur iu bashkuan 10 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj, p\u00ebrfshir\u00eb shtetet nga ish-Blloku Sovietik, an\u00ebtar\u00ebsimi konsiderohet si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur ndikimin dhe p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb vlerat e saj, p\u00ebrfshir\u00eb respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeritu dhe shtetin ligjor.<\/p>\n<p>Por pak\u00ebnaq\u00ebsia me standartet e qeverisjes n\u00eb shum\u00eb nga shtetet an\u00ebtare, ka sjell\u00eb nj\u00eb lodhje nga zgjerimi n\u00eb BE. Tirana mund t\u2019ia dal\u00eb t\u00eb bind\u00eb shtetet si Franca, Gjermania dhe Holanda t\u00eb nisin bisedimet n\u00eb vjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Shtetet q\u00eb jan\u00eb dakort p\u00ebr fillimin e negociatave me Shqip\u00ebrin\u00eb thon\u00eb q\u00eb vendi po b\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se sa kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vende q\u00eb jan\u00eb an\u00ebtar\u00ebsuar koh\u00ebt e fundit, duke zhvilluar reforma rr\u00ebnj\u00ebsore, dhe prandaj duhet shp\u00ebrblyer.<\/p>\n<p>\u201cMund t\u00eb shoh\u00ebsh Hungarin\u00eb, Rumanin\u00eb, Sllovakin\u00eb, Polonin\u00eb, ose shtete t\u00eb tjera t\u00eb cilat jan\u00eb an\u00ebtar\u00ebsuar s\u00eb fundmi, sektori m\u00eb problematik n\u00eb t\u00eb gjitha shtetet mbetet sistemi gjyq\u00ebsor. N\u00eb retrospektiv\u00eb, do t\u00eb kishte q\u00ebn\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb k\u00ebto shtete t\u00eb kishin zbatuar nj\u00eb proces t\u00eb ngjash\u00ebm,\u201d tha nj\u00eb komision zyrtar i nivelit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Bruksel p\u00ebr Financial Times.<\/p>\n<p>Q\u00eb pas daljes nga nj\u00eb prej diktaturave komuniste m\u00eb t\u00eb ashpra n\u00eb Europ\u00eb, Shqip\u00ebria ia ka dal\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb institucione t\u00eb pavarura. Korrupsioni i gjyq\u00ebsorit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i p\u00ebrhapur: nj\u00eb studim i 2017-\u00ebs nga UNDP deklaronte se m\u00eb shum\u00eb se 70% t\u00eb shqiptar\u00ebve nuk kishin besim se sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb mund t\u2019i mbronte.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb shkoje n\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ishte si t\u00eb shkoje n\u00eb Sotheby\u2019s, ku vendimi shkonte n\u00eb favor t\u00eb atij q\u00eb paguante m\u00eb shum\u00eb,\u201d thot\u00eb Erion Veliaj, Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, dhe krahu i djatht\u00eb i Kryeministrit Rama, q\u00eb drejton Partin\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>N\u00ebn presion t\u00eb madh nga Uashingtoni dhe Brukseli, parlamenti shqiptar votoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime ligjin p\u00ebr vetingun e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve t\u00eb vendit, nisur nga tre kritere : integritetin e tyre, lidhjet e mundshme me krimin e organizuar dhe aft\u00ebsit\u00eb profesionale, duke vler\u00ebsuar edhe c\u00ebshtjet e m\u00ebparshme t\u00eb gjykuara prej tyre. Nga 150 persona q\u00eb jan\u00eb vler\u00ebsuar, gati 60% jan\u00eb pushuar ose kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen. Ka akoma qindra q\u00eb duhen vler\u00ebsuar.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht disa prej problemeve q\u00eb ka sistemi, kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb ka ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb 20 vite; ky \u00ebsht\u00eb sinjali i shpres\u00ebs,\u201d thot\u00eb Afrim Krasniqi, drejtori i Institutit Shqiptar p\u00ebr Shkencat Politike, i cili monitoron procesin e vetingut.<\/p>\n<ol>\n<li>Dvorani thot\u00eb q\u00eb nuk habitet nga numri i koleg\u00ebve q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen ose jan\u00eb larguar nga detyra.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Shqip\u00ebria po b\u00ebn edhe shum\u00eb reforma t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb bindur BE-n\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb filloj\u00eb bisedimet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim. Pran\u00eb fshatit juglindor t\u00eb Kapshtic\u00ebs, n\u00eb kufi me Greqin\u00eb, komandanti i policis\u00eb Emiljano Resulaj po bashk\u00ebpunon me 50 oficer\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb nga forca kufitare Frontex p\u00ebr t\u00eb shuar shqet\u00ebsimet e tyre mbi trafikun e drog\u00ebs dhe emigrimin e paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb kufi, udh\u00ebtar\u00ebt presin n\u00eb rradh\u00eb q\u00eb tu kontrollohen dokumentat dhe valixhet. \u201cPolicia shqiptare po punon shum\u00eb, ne duam t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb BE dhe t\u00eb v\u00ebrtetojm\u00eb q\u00eb i plot\u00ebsojm\u00eb standartet,\u201d tha z. Resulaj.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e botuar n\u00eb Maj, Komisioni Europian vler\u00ebsoi se Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrparim dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr prodhimit t\u00eb kanabisit, q\u00eb p\u00ebrpara k\u00ebtyre p\u00ebrpjekjeve prodhohej n\u00eb sasi t\u00eb shum\u00eb m\u00ebdha, si dhe n\u00eb betejat p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar grupet kriminale.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb gjendja e brendshme politike tregon nj\u00eb an\u00eb aspak t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr BE-n\u00eb. Q\u00eb nga shkurti, partit\u00eb opozitare kan\u00eb bojkotuar parlamentin dhe kan\u00eb zhvilluar protesta t\u00eb dhunshme, duke akuzuar partin\u00eb socialiste n\u00eb pushtet p\u00ebr vjedhje votash dhe bashk\u00ebpunim me krimin e organizuar. Nj\u00eb nga ish-ministrat e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb Rama, do jet\u00eb gjykohet s\u00eb shpejti p\u00ebr akuzat lidhur me trafikimim e l\u00ebnd\u00ebve narkotike. Nga ana tjet\u00ebr, Lulzim Basha, kryetari i Partis\u00eb Demokratike, \u00ebsht\u00eb thirrur n\u00eb prokurori t\u00eb h\u00ebn\u00ebn p\u00ebr tu pyetur mbi akuzat q\u00eb r\u00ebndojn\u00eb mbi t\u00eb p\u00ebr pastrim parash, t\u00eb cilat ai i konsideroi akuza politike.<\/p>\n<p>Jav\u00ebn e kaluar, Presidenti Ilir Meta deklaroi se do t\u2019i shtynte zgjedhjet e p\u00ebrcaktuara p\u00ebr n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij muaji, por nuk caktoi nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb re. Rama i k\u00ebrkoi parlamentit t\u00eb shkarkoj\u00eb Presidentin Meta, por mungesa e numrit t\u00eb gjyqtar\u00ebve n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese e pengon mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr shkarkimin e presidentit.<\/p>\n<p>\u201cKam frik\u00eb se p\u00ebrshkall\u00ebzimi i situat\u00ebs s\u00eb brendshme \u00ebsht\u00eb goditja e fundit,\u201d thot\u00eb nj\u00eb diplomat nga Brukseli, duke theksuar se retorika e disa vendeve an\u00ebtare me ndikim t\u00eb lart\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb \u201ct\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb besimin se politikat e zgjerimit bazohen n\u00eb merita\u201d.<\/p>\n<p>Disa shtete an\u00ebtare q\u00eb jan\u00eb pro zgjerimit po mundohen ta mbajn\u00eb c\u00ebshtjen e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb lidhur me at\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Ata shpresojn\u00eb q\u00eb Tirana do p\u00ebrfitoj\u00eb nga dashamir\u00ebsia p\u00ebr Shkupin, e cila sapo i dha fund nj\u00eb mosmarr\u00ebveshjeje shum\u00ebvjecare me Greqin\u00eb, duke ndryshuar edhe emrin, p\u00ebr hir t\u00eb aprovimit nga BE-ja.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb nga shqet\u00ebsimet \u00ebsht\u00eb se t\u00eb k\u00ebrkosh nga t\u00eb dyja shtetet t\u00eb reformohen, pa vler\u00ebsuar p\u00ebrparimin e tyre me nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb caktuar p\u00ebr hapjen e bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim mund t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb d\u00ebmshme.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb ndryshime q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb vinin prej faktit se nj\u00eb sasi e madhe e popullit e mb\u00ebshtet an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE,\u201d thot\u00eb Simonida Kacarska, drejtore e Insitutit t\u00eb Politikave Europiane n\u00eb Shkup. N\u00ebse shtetet nuk marrin drit\u00ebn jeshile deri n\u00eb vjesht\u00eb, sipas saj, \u00abdo t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb justifikohen \u00bb reformat p\u00ebrpara nj\u00eb publiku kritik.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb mesazh negativ nga Brukseli mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb reformat p\u00ebr t\u00eb cilat u desh\u00ebn vite t\u00eb t\u00ebra pune,\u201d tha znj. Krasniqi. \u201cNe duhet t\u00eb kemi nj\u00eb prespektiv\u00eb, t\u00eb dim\u00eb q\u00eb ka shpres\u00eb p\u00ebr ne. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tu an\u00ebtar\u00ebsuar, por p\u00ebr t\u00eb nisur negociatat<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebria ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse, kjo edhe fal\u00eb asistenc\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimit Europian. Kjo asistenc\u00eb po aplikohet nga misionet si EURALIUS dhe OPDAT. Kryeministri Edi Rama e ka cil\u00ebsuar\u00a0 vazhdimisht procesin e vetingut t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve si nj\u00eb nism\u00eb t\u00eb detyruar. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":90497,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-90496","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90496","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90496"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90496\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/90497"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90496"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90496"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90496"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}