{"id":90870,"date":"2019-06-18T18:14:13","date_gmt":"2019-06-18T16:14:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=90870"},"modified":"2019-06-18T18:14:13","modified_gmt":"2019-06-18T16:14:13","slug":"perplasja-me-kzaz-te-osmanaj-kqz-shkeli-sot-kushtetuten-opozita-teresisht-legjitime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/perplasja-me-kzaz-te-osmanaj-kqz-shkeli-sot-kushtetuten-opozita-teresisht-legjitime\/","title":{"rendered":"P\u00ebrplasja m\u00eb KZAZ-t\u00eb\/ Osmanaj: KQZ shkeli sot Kushtetut\u00ebn, opozita t\u00ebr\u00ebsisht legjitime"},"content":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i KQZ-s\u00eb, Hysen Osmanaj, tha sot nga studio e FaxNe\u00ebs se: \u201cE vetmja q\u00eb mund t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar zgjedhjet apo jo \u00ebsht\u00eb Gjykata Kushtetuese<\/p>\n<p>Lidhur me deklarat\u00ebn e sotme t\u00eb KQZ-s\u00eb ku shprehej se nuk e njihnin dekretin e Met\u00ebs dhe se ky institucion do vijonte pun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb zgjedhjet e 30 Qershorit, Osmanaj u shpreh: \u201cSot k\u00ebta an\u00ebtar\u00eb kan\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb deklarat\u00eb ku jan\u00eb shprehur se duhet t\u00eb filloj\u00eb procesi zgjedhor. Edhe kjo deklarat\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs sepse kemi nj\u00eb dekret t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Presidenti p\u00ebr anullimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb tyre deri n\u00eb caktimin e nj\u00eb date tjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMbi gjysm\u00ebn e bashkive nuk ka kandidatura alternative. Sot forcat t\u00eb cilat konkurojn\u00eb nuk kan\u00eb nj\u00eb program elektoral por b\u00ebhet nj\u00eb politik\u00eb komb\u00ebtare kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb m\u00eb keq se politike, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhurit vendor q\u00eb do t\u00eb zgjidhnin problemet e qytetar\u00ebve\u201d, tha antari i KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen e Policis\u00eb por t\u00eb mos lejuar protestuesit dhe punonj\u00ebsit e bashkive p\u00ebr t\u00eb larguar materialet zgjedhore nga vendet e caktuara si KZAZ por q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb pushtetit lokal, Osmanaj tregoi se ka pasur nj\u00eb marr\u00ebveshje midis KQZ-s\u00eb dhe Policis\u00eb p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb praktik\u00ebn ton\u00eb ne kemi pasur nj\u00eb memorandum bashk\u00ebpunimi me Policin\u00eb. N\u00eb disa vende, dhe jo shum\u00eb larg, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Kosov\u00ebn e Maqedonin\u00eb e Veriut e kan\u00eb nj\u00eb organ t\u00eb till\u00eb, ku Policia e Shtetit, KQZ, Prokuroria bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr administrimin e zgjedhjeve. KQZ n\u00eb k\u00ebto moment \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, dhe un\u00eb shpresoj e besoj q\u00eb t\u00eb mos shkojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb p\u00ebrplasje dhe b\u00ebj thirrje q\u00eb t\u00eb shqyrtohet dekreti i Presidentit dhe t\u00eb ulen pal\u00ebt n\u00eb tavolin\u00eb, t\u00eb diskutojn\u00eb dhe ndajn\u00eb idet\u00eb e tyre q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb realisht n\u00eb zgjdhje t\u00eb barabarta, t\u00eb ndershme dhe t\u00eb lira\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Lidhur me p\u00ebrgjimet e Bild t\u00eb publikuara pasditen e djeshme, Osmanaj dha k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje:<\/p>\n<p>\u201cPersonalisht ndihem i trishtuar p\u00ebr ato q\u00eb kan\u00eb ndodhur, jo se kan\u00eb ardhur si t\u00eb papritura sepse kemi qen\u00eb t\u00eb parainformuar se ka pasur raste t\u00eb intimidimit t\u00eb zgjedh\u00ebsve, blerjes s\u00eb votave etj. Ne kemi konstatuar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur administrate publike si dhe objektet publik\u00eb p\u00ebr fushatat elektorale\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr pozicionin n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet opozita: Osmanaj shprehet: \u201cSot opozita \u00ebsht\u00eb totalisht e legjitimuar, sidomos me daljen e p\u00ebrgjimeve sepse m\u00eb par\u00eb isha edhe un\u00eb skeptik. Por si dikush q\u00eb don t\u00eb ul tensionet, shpreh mendimin se pal\u00ebt duhet t\u00eb ulen. Nuk mund t\u00eb rri indiferent pavar\u00ebsisht se jam jurist p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet vendi. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjes dhe t\u00eb vendit, sepse t\u00eb gjith\u00eb jemi politizuar k\u00ebto koh\u00eb, pal\u00ebt duhet t\u00eb ulen dhe t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb zgjidhje. Jemi n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb shtet\u00ebrore, politike, institucionale dhe Presidenti i Republik\u00ebs ju dha nj\u00eb zgjidhje me dekretin q\u00eb nxori, ju dha koh\u00eb mjaftuesh\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos shkohet drejt nj\u00eb akti tjet\u00ebr si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo e shp\u00ebrndarjes s\u00eb parlamentit\u201d, tha Osmanaj<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i KQZ-s\u00eb, Hysen Osmanaj, tha sot nga studio e FaxNe\u00ebs se: \u201cE vetmja q\u00eb mund t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar zgjedhjet apo jo \u00ebsht\u00eb Gjykata Kushtetuese Lidhur me deklarat\u00ebn e sotme t\u00eb KQZ-s\u00eb ku shprehej se nuk e njihnin dekretin e Met\u00ebs dhe se ky institucion do vijonte pun\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-90870","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90870","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90870"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90870\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90870"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90870"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90870"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}