{"id":91699,"date":"2019-06-21T19:22:48","date_gmt":"2019-06-21T17:22:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=91699"},"modified":"2019-06-21T19:22:48","modified_gmt":"2019-06-21T17:22:48","slug":"ligji-i-ri-per-pensionet-suplementare-mbi-23-mije-perfitues","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ligji-i-ri-per-pensionet-suplementare-mbi-23-mije-perfitues\/","title":{"rendered":"Ligji i ri p\u00ebr pensionet suplementare, mbi 23 mij\u00eb p\u00ebrfitues"},"content":{"rendered":"<p>Mbi 23 mij\u00eb minator\u00eb, naft\u00ebtar\u00eb dhe punonj\u00ebs t\u00eb metalurgjis\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nj\u00eb trajtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb financiar, buxhet i cili parashikohet t\u00eb kap\u00eb vler\u00ebn prej 1.46 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit. Brenda 15 dit\u00ebsh do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi ligji nr.29\/2019 \u201cP\u00ebr trajtimin financiar, suplementar t\u00eb punonj\u00ebsve q\u00eb kan\u00eb punuar n\u00eb miniera n\u00eb n\u00ebntok\u00eb, t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb industris\u00eb s\u00eb naft\u00ebs e t\u00eb gazit dhe t\u00eb punonj\u00ebsve q\u00eb kan\u00eb punuar n\u00eb metalurgji\u201d. Kategorit\u00eb e sip\u00ebrp\u00ebrmendura do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb pension suplementar, p\u00ebrve\u00e7 mas\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfitimit q\u00eb marrin nga pensioni i pleq\u00ebris\u00eb. Ligji i ri parashikon q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 pensionit t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb, masa e pensionit suplementar q\u00eb do t\u00eb marrin sipas k\u00ebtij drafti varion nga 0.6 deri n\u00eb 1 p\u00ebr qind shtes\u00eb p\u00ebr \u00e7do vit pune n\u00eb profesion t\u00eb siguruar.<\/p>\n<p><strong>Vjet\u00ebrsia n\u00eb pun\u00eb<\/strong><br \/>\nP\u00ebr efekt t\u00eb zbatimit t\u00eb k\u00ebtij ligji, vjet\u00ebrsia e p\u00ebrgjithshme n\u00eb pun\u00eb dhe periudhat e sigurimit vler\u00ebsohen e njihen sipas p\u00ebrcaktimeve n\u00eb dispozitat e ligjit nr. 7703, dat\u00eb 11.5.1993, \u201cP\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar, dhe t\u00eb akteve ligjore n\u00eb zbatim t\u00eb tij. \u201cP\u00ebr efekt t\u00eb p\u00ebrfitimeve nga ky ligj, vjet\u00ebrsia n\u00eb pun\u00eb dhe periudhat e sigurimit n\u00eb profesionet e pun\u00ebn n\u00eb miniera n\u00eb n\u00ebntok\u00eb, n\u00eb industrin\u00eb e naft\u00ebs e t\u00eb gazit dhe n\u00eb metalurgji do t\u00eb njihen si m\u00eb posht\u00eb: a) periudhat e pun\u00ebs t\u00eb kryera n\u00eb miniera n\u00eb n\u00ebntok\u00eb, sipas dispozitave t\u00eb krer\u00ebve I, XIII e XIV, t\u00eb pasqyr\u00ebs nr. 1 t\u00eb, vendimit nr. 526, dat\u00eb 20.12.1958, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr ndarjen e pun\u00ebve n\u00eb kategori, p\u00ebr efekt pensioni\u201d, t\u00eb ndryshuar; b) periudhat e pun\u00ebs t\u00eb kryera n\u00eb industrin\u00eb e naft\u00ebs e t\u00eb gazit, n\u00eb profesione dhe pun\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb vendimin nr. 526, dat\u00eb 20.12.1958, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr ndarjen e pun\u00ebve n\u00eb kategori p\u00ebr efekt pensioni\u201d, t\u00eb ndryshuar; c) periudhat e pun\u00ebs t\u00eb kryera n\u00eb industrin\u00eb e naft\u00ebs e t\u00eb gazit nga personeli inxhiniero-teknik, q\u00eb ka punuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb prodhim, n\u00eb sektor\u00eb apo brigada, si shpim-k\u00ebrkim, shpim-shfryt\u00ebzim, prodhim, sizmik\u00eb, gjeofizik\u00eb kantieriale, p\u00ebrpunim dhe transport me naft\u00ebsjell\u00ebs dhe gazsjell\u00ebs; \u00e7) periudhat e pun\u00ebs t\u00eb kryera n\u00eb metalurgji, n\u00eb profesione, pun\u00eb e nd\u00ebrmarrje, sipas p\u00ebrcaktimeve n\u00eb krer\u00ebt III, VIII e XII, t\u00eb pasqyr\u00ebs nr. 1, t\u00eb vendimin nr. 526, dat\u00eb 20.12.1958, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr ndarjen e pun\u00ebve n\u00eb kategori p\u00ebr efekt pensioni\u201d, t\u00eb ndryshuar\u201d, \u2013 n\u00ebnvizohet n\u00eb nenin 3 t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p><strong>Llogaritja dhe p\u00ebrfitimi<\/strong><br \/>\n\u201cLlogaritja, caktimi, administrimi dhe pagimi i pensioneve q\u00eb rrjedhin nga ky ligj b\u00ebhen nga Instituti i Sigurimeve Shoq\u00ebrore, sipas procedurave n\u00eb fuqi p\u00ebr pensionet, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin nr. 7703, dat\u00eb 11.5.1993, \u201cP\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar\u201d, \u2013 thuhet n\u00eb nenin 12 t\u00eb k\u00ebtij ligji. Nd\u00ebrkoh\u00eb, k\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrfitim P\u00ebrfitimi, sipas p\u00ebrcaktimeve n\u00eb k\u00ebtij ligji jepet me k\u00ebrkes\u00ebn e t\u00eb interesuarit, i cili e paraqet at\u00eb pran\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Sigurimeve Shoq\u00ebrore t\u00eb vendbanimit t\u00eb tij, ose pran\u00eb sporteleve t\u00eb sh\u00ebrbimit n\u00eb ato bashki ku ndodhet vendbanimi i p\u00ebrhersh\u00ebm i personit, s\u00eb bashku me dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs, sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe rregulloreve t\u00eb ISSH-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Financimi<\/strong><br \/>\nP\u00ebrfitimet nga ky ligj financohen nga kontributet dhe nga buxheti i shtetit. Personat e pun\u00ebsuar n\u00eb industrin\u00eb minerare, n\u00eb industrin\u00eb e naft\u00ebs e t\u00eb gazit dhe n\u00eb metalurgji, dhe pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit e tyre jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb paguajn\u00eb kontribut p\u00ebr pension p\u00ebr shkak t\u00eb profesionit si dhe p\u00ebr p\u00ebrfitimet shtes\u00eb mbi pensionin e pleq\u00ebris\u00eb. Shuma e kontributit varet nga paga totale (bruto) e pun\u00ebmarr\u00ebsit. Kontributi nuk mund t\u00eb paguhet n\u00ebn pag\u00ebn minimale dhe mbi pag\u00ebn maksimale mujore p\u00ebr efekt t\u00eb pagimit t\u00eb kontributeve t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore. \u201cMasa e kontributit: a) kontributi, q\u00eb paguhet p\u00ebr mbulimin e p\u00ebrfitimeve t\u00eb pensioneve p\u00ebr shkak t\u00eb profesionit, p\u00ebrcaktohet n\u00eb mas\u00ebn 5% t\u00eb pag\u00ebs bruto dhe ndahet n\u00eb 3 % nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi dhe 2% nga pun\u00ebmarr\u00ebsi; b) kontributi q\u00eb paguhet p\u00ebr mbulimin e p\u00ebrfitimeve shtes\u00eb mbi pensionin e pleq\u00ebris\u00eb p\u00ebrcaktohet n\u00eb mas\u00ebn 5% t\u00eb pag\u00ebs bruto dhe ndahet n\u00eb 2,5% nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi dhe 2,5% nga pun\u00ebmarr\u00ebsi. Kontributet, sipas shkronjave \u201ca\u201d dhe \u201cb\u201d, t\u00eb pik\u00ebs 2, t\u00eb k\u00ebtij neni, paguhen n\u00eb fondin publik p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuarit mbi mosh\u00ebn 48 vje\u00e7. P\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00ebn mosh\u00ebn 48 vje\u00e7, kontributet do t\u00eb paguhen n\u00eb skem\u00ebn e pensioneve profesionale, krijuar sipas nenit 5\/2, t\u00eb ligjit nr. 7703, dat\u00eb 11.5.1993, \u201cP\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar\u201d, \u2013 thuhet n\u00eb ligj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit m\u00eb tej b\u00ebhet me dije se kontributet p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuarit mbi mosh\u00ebn 48 vje\u00e7, n\u00eb mas\u00ebn sipas p\u00ebrcaktimeve n\u00eb shkronjat \u201ca\u201d dhe \u201cb\u201d, t\u00eb pik\u00ebs 2, t\u00eb k\u00ebtij neni, mblidhen dhe derdhen n\u00eb fondin e sigurimeve shoq\u00ebrore, sipas procedurave p\u00ebr mbledhjen e kontributeve t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore t\u00eb detyrueshme, t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb ligjin nr. 9136, dat\u00eb 11.9.2003, \u201cP\u00ebr mbledhjen e kontributeve t\u00eb detyrueshme t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar. N\u00eb Fletoren Zyrtare theksohet se diferenca nd\u00ebrmjet efektit financiar t\u00eb dy llojeve t\u00eb p\u00ebrfitimeve, sipas k\u00ebtij ligji, me kontributet shtes\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrballohet nga fondet e buxhetit t\u00eb shtetit. Shuma vjetore e transfert\u00ebs nga buxheti i shtetit dhe procedurat e financimit t\u00eb fondit t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore miratohen me Vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave. P\u00ebrfitimet nga ky ligj nuk tatohen.<\/p>\n<p><strong>Indeksimi<\/strong><br \/>\nP\u00ebrfitimet, sipas k\u00ebtij ligji, indeksohen \u00e7do vit, sa her\u00eb indeksohen edhe pensionet e caktuara sipas ligjit nr. 7703, dat\u00eb 11.5.1993, \u201cP\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar. Indeksi dhe koha e zbatimit t\u00eb tij p\u00ebrcaktohen me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit b\u00ebhet me dije gjithashtu se personat t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrfituar, ose do t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb kushtet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar pension pleq\u00ebrie sipas ligjit nr. 7703, dat\u00eb 11.5.1993 \u201cP\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb shtes\u00ebs mbi pension kur kan\u00eb periudh\u00eb sigurimi n\u00eb profesion, punonj\u00ebsit e n\u00ebntok\u00ebs 12.5 vjet, punonj\u00ebsit e industris\u00eb s\u00eb naft\u00ebs dhe t\u00eb gazit, burrat 20 vjet, grat\u00eb 15 vjet, punonj\u00ebsit e metalurgjis\u00eb; burrat 20 vjet, grat\u00eb 15 vjet. Gjithashtu, punonj\u00ebsit e k\u00ebtyre industrive kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e trajtimit me pension p\u00ebr shkak t\u00eb profesionit, deri n\u00eb 15 vite p\u00ebrpara mosh\u00ebs s\u00eb pensionit nga skema e detyrueshme.<\/p>\n<p><strong>Pensionet e pleq\u00ebris\u00eb dhe invaliditetit<\/strong><br \/>\n\u2020 Masa e p\u00ebrfitimit t\u00eb shtes\u00ebs mbi pensionin e pleq\u00ebris\u00eb:<br \/>\na) Ish-punonj\u00ebsit, sipas p\u00ebrcaktimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrfituar pension pleq\u00ebrie ose do t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb kushtet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar pension pleq\u00ebrie, sipas ligjit nr. 7703, dat\u00eb 11.5.1993, \u201cP\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar, p\u00ebrfitojn\u00eb shtes\u00eb pensioni p\u00ebr \u00e7do vit periudhe sigurimi n\u00eb profesion, sipas p\u00ebrcaktimeve n\u00eb nenin 3, si m\u00eb posht\u00eb:<br \/>\ni) Punonj\u00ebsit e n\u00ebntok\u00ebs, 1% t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb pensionit t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb.<br \/>\nii) Punonj\u00ebsit e industrin\u00eb s\u00eb naft\u00ebs e t\u00eb gazit dhe punonj\u00ebsit e metalurgjis\u00eb, 0.6% t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb pensionit t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb.<br \/>\nb) Shtes\u00ebn mbi pension, sipas shkronj\u00ebs \u201ca\u201d, e p\u00ebrfitojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb personat q\u00eb kan\u00eb jo m\u00eb pak se 6 vite n\u00eb profesionet dhe pun\u00ebt e p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj.<br \/>\nc) Shtes\u00ebn mbi pension, sipas shkronj\u00ebs \u201ca\u201d t\u00eb k\u00ebsaj pike e p\u00ebrfitojn\u00eb edhe personat q\u00eb marrin pension sipas ligjit nr. 150\/2014 \u201cP\u00ebr pensionet e punonj\u00ebsve q\u00eb kan\u00eb punuar n\u00eb miniera n\u00eb n\u00ebntok\u00eb\u201d, kur data e lindjes s\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr pension \u00ebsht\u00eb deri m\u00eb 31.12.2014.<br \/>\n\u2020 Masa e p\u00ebrfitimit t\u00eb shtes\u00ebs mbi pensionin e invaliditetit:<br \/>\na) P\u00ebrfituesit, sipas p\u00ebrcaktimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrfituar ose do t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb kushtet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar pension invaliditeti, sipas ligjit nr. 7703, dat\u00eb 11.5.1993, \u201cP\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb shtes\u00ebs mbi pension n\u00eb mas\u00ebn 1% p\u00ebr \u00e7do vit vjet\u00ebrsie pune n\u00eb miniera, n\u00eb n\u00ebntok\u00eb, n\u00eb industrin\u00eb e naft\u00ebs dhe n\u00eb metalurgji, sipas p\u00ebrcaktimeve n\u00eb nenin 3 t\u00eb k\u00ebtij ligji.<br \/>\nb) P\u00ebr personat q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb pension invaliditeti nga aksidentet n\u00eb pun\u00eb dhe s\u00ebmundjet profesionale, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb vjet\u00ebrsi n\u00eb profesion m\u00eb pak se periudha e p\u00ebrcaktuar n\u00eb neni 5, t\u00eb k\u00ebtij ligji, p\u00ebr efekt t\u00eb shtes\u00ebs mbi pension, vjet\u00ebrsia n\u00eb profesion, llogaritet respektivisht, p\u00ebr ish-minator\u00ebt 12.5 vjet, p\u00ebr naft\u00ebtar\u00ebt dhe metalurg\u00ebt 20 vjet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbi 23 mij\u00eb minator\u00eb, naft\u00ebtar\u00eb dhe punonj\u00ebs t\u00eb metalurgjis\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nj\u00eb trajtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb financiar, buxhet i cili parashikohet t\u00eb kap\u00eb vler\u00ebn prej 1.46 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit. Brenda 15 dit\u00ebsh do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi ligji nr.29\/2019 \u201cP\u00ebr trajtimin financiar, suplementar t\u00eb punonj\u00ebsve q\u00eb kan\u00eb punuar n\u00eb miniera n\u00eb n\u00ebntok\u00eb, t\u00eb punonj\u00ebsve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":69649,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-91699","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91699","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91699"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91699\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69649"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91699"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91699"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91699"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}