{"id":91931,"date":"2019-06-23T14:19:47","date_gmt":"2019-06-23T12:19:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=91931"},"modified":"2019-06-23T14:19:47","modified_gmt":"2019-06-23T12:19:47","slug":"basha-bild-faktoi-se-zgjedhjet-jane-vjedhur-ne-gjithe-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/basha-bild-faktoi-se-zgjedhjet-jane-vjedhur-ne-gjithe-shqiperine\/","title":{"rendered":"Basha: Bild faktoi se zgjedhjet jan\u00eb vjedhur n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>\u2018Zgjidhja e kriz\u00ebs politike nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb pazari mes palesh. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb zgjidhje t\u00eb krize pa drejt\u00ebsi dhe pa i dh\u00ebn\u00eb fund pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb lidhur me krimin q\u00eb kan\u00eb vjedhur zgjedhjet\u2019.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb shprehur lideri i opozit\u00ebs Lulzim Basha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Europa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr ftesat p\u00ebr dialog, Basha thot\u00eb se k\u00ebto jan\u00eb sa p\u00ebr sy e faqe.<\/p>\n<p>\u2018Ftesat p\u00ebr dialog q\u00eb b\u00ebhen sa p\u00ebr sy e faqe dhe p\u00ebr propagand\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i hedhur hi syve njer\u00ebzve. Shkaktari kryesor i kriz\u00ebs aktuale \u00ebsht\u00eb Edi Rama, i cili, p\u00ebr pushtetin e tij ka lidhur pakt me krimin, si\u00e7 faktohet edhe nga dosjet 339, 184\u2019.<\/p>\n<p>\u2018P\u00ebrgjimet e Bild faktuan skem\u00ebn p\u00ebr mbajtjen e pushtetit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ilegjitme: Zgjedhjet jan\u00eb vjedhur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin, me t\u00eb gjitha metodat, me p\u00ebrfshirjen e gjith\u00eb kupol\u00ebs shtet\u00ebrore, me mobilizimin e t\u00eb gjith\u00eb kriminel\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,<\/p>\n<p>Radiografia q\u00eb Bild-i i b\u00ebri procesit zgjedhor n\u00eb Shqip\u00ebri tregoi nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb thjesht me nj\u00eb shtet t\u00eb kapur nga krimi, por me nj\u00eb shtet t\u00eb shkrir\u00eb n\u00eb nj\u00eb me krimin e organizuar. Ndaj, asgj\u00eb nuk do ta zgjidh\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb pa u nd\u00ebshkuar hajdut\u00ebt e votave, kriminel\u00eb apo politikan\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebris\u00eb i refuzohet prej 3 vjet\u00ebsh hapja e negociatave, sepse nuk p\u00ebrmbush detyrat n\u00eb luft\u00eb\u00a0 kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar. Shqip\u00ebria nuk ka b\u00ebr\u00eb hapa p\u00ebrpara, por ka b\u00ebr\u00eb hapa pas\u2019, u shpreh lideri i PD-s\u00eb dhe opozit\u00ebs Lulzim Basha.<\/p>\n<p>Intervista e plot\u00eb e kreut t\u00eb PD-s\u00eb, Lulzim Basha, p\u00ebr Radion Europa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Europa e Lir\u00eb: Zoti Basha, Shqip\u00ebria ndodhet n\u00eb nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 politik. Cili \u00ebsht\u00eb vizioni dhe kompromisi juaj p\u00ebr daljen nga kjo kriz\u00eb?<\/p>\n<p>Lulzim Basha: Kriza politike ka 3 dimensione. Ka kapjen e t\u00eb gjitha pushteteve n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb, pra, autokracin\u00eb. T\u00eb gjitha pushtetet jan\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e nj\u00eb njeriu, qeveria, parlamenti, drejt\u00ebsia, mediat jan\u00eb t\u00eb kapura nga i nj\u00ebjti pushtet. Ekonomia \u00ebsht\u00eb monopolizuar dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb duar t\u00eb k\u00ebtij pushteti. Publikimet m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb gazet\u00ebs prestigjioze gjermane Bild, tregojn\u00eb se jo vet\u00ebm kemi kapjen e shtetit nga krimi, por kemi shkrirjen n\u00eb nj\u00eb t\u00eb\u00a0 partis\u00eb n\u00eb pushtet, qeveris\u00eb dhe institucioneve shtet\u00ebrore. Zgjidhja e k\u00ebsaj krize politike nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb thjesht n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb politike me nj\u00eb pazar mes pal\u00ebsh. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb zgjidhje t\u00eb k\u00ebsaj krize pa drejt\u00ebsi dhe pa i dh\u00ebn\u00eb fund pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb lidhur me krimin dhe kriminel\u00ebve q\u00eb, s\u00eb bashku, kan\u00eb asgjesuar procesin politik, kan\u00eb vjedhur zgjedhjet, kan\u00eb devijuar vullnetin popullor dhe kan\u00eb prodhuar themelet e k\u00ebsaj krize &#8211; nj\u00eb parlament ilegjitim, nj\u00eb qeveri ilegjiime, t\u00eb dal\u00eb jo nga vota e qytetar\u00ebve, por nga diktati i krimit t\u00eb organizuar, me parat\u00eb e drog\u00ebs dhe t\u00eb krimit dhe q\u00eb, si rezultat, vazhdon t\u00eb mbetet peng i interesave kriminale dhe private, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb interesave publike.<\/p>\n<p>Radio Europa e Lir\u00eb: pse mendoni se bojkotimi i zgjedhjeve, por edhe bojkotimi i mandateve n\u00eb Kuvend \u00ebsht\u00eb zgjidhja e duhur p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/p>\n<p>Lulzim Basha: Ne p\u00ebrfunduam s\u00eb qeni nj\u00eb fasad\u00eb e nj\u00eb Kuvendi tashm\u00eb t\u00eb faktuar si produkt i diktatit t\u00eb krimit. Provuam p\u00ebr afro dy vite, q\u00eb brenda k\u00ebtij Kuvendi t\u00eb b\u00ebnim reformat e duhura p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar k\u00ebt\u00eb lidhje midis politik\u00ebs dhe krimit, k\u00ebt\u00eb shkrirje n\u00eb nj\u00eb t\u00eb pushteti me krimin. E nis\u00ebm me komisione hetimore parlamentare p\u00ebr rolin e politikan\u00ebve kryesor\u00eb n\u00eb vend n\u00eb kthimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb krimit e t\u00eb drog\u00ebs dhe komisionet, s\u00eb pari u refuzuan, pastaj u sabotuan, ndon\u00ebse Kushtetuta e thot\u00eb qart\u00eb se \u00ebsht\u00eb e drejta e opozit\u00ebs t\u00eb ket\u00eb hetime t\u00eb tilla parlamentare. Ne vum\u00eb re q\u00eb, p\u00ebrmes kapjes s\u00eb prokuroris\u00eb, pushteti, qeveria arriti jo thjesht t\u2019i ngadal\u00ebsonte, por, praktikisht, t\u2019i stoponte investigimet, hetimet e dosjes 339\/1 dhe dosjes 184, q\u00eb jan\u00eb vjedhja e zgjedhjeve n\u00eb Dib\u00ebr dhe vjedhja e zgjedhjeve 2017 nga funksionar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb PS n\u00eb bashk\u00ebpunim me krimin. Vendimi yn\u00eb, padyshim, i paprecedent\u00eb, u zbulua t\u00eb ishte vendimi i v\u00ebrtet\u00eb, sepse tashm\u00eb gjith\u00eb bota e ka par\u00eb se parlamenti shqiptar, qeveria shqiptare nuk jan\u00eb produkt i vot\u00ebs s\u00eb popullit, por jan\u00eb produkt i shkrirjes n\u00eb nj\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, partis\u00eb n\u00eb pushtet dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Radio Europa e Lir\u00eb:\u00a0 Bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Shqip\u00ebri ka k\u00ebrkuar q\u00eb kjo kriz\u00eb t\u00eb zgjidhet me dialog. Po ashtu, kryeministri Edi Rama ka ftuar p\u00ebr dialog. Cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigja juaj ndaj nj\u00eb ftese t\u00eb till\u00eb?<\/p>\n<p>Lulzim Basha: Ftesat p\u00ebr dialog q\u00eb b\u00ebhen sa p\u00ebr sy e faqe apo akoma m\u00eb keq, p\u00ebr propagand\u00eb nuk jane ftesa por jan\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i hedhur hi syve njerezve. N\u00eb kriz\u00ebn aktuale n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb qart\u00eb se shkaktari kryesor \u00ebsht\u00eb zoti Rama, i cili, p\u00ebr pushtetin e tij ka lidhur nj\u00eb pakt me krimin, \u00e7ka faktohet edhe nga k\u00ebto dosje hetimore, 339, 184. Disa gj\u00ebra dalin qart\u00eb nga k\u00ebto dosje hetimore, megjith\u00ebse pak minuta jan\u00eb zbardhur. E para, q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri zgjedhjet jan\u00eb vjedhur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin. Nga Durr\u00ebsi n\u00eb Dib\u00ebr, nga Shkodra n\u00eb Lezh\u00eb e kudo, rrjetet kriminale jan\u00eb bashkuar me PS p\u00ebr t\u00eb vjedhur zgjedhjet. S\u00eb dyti q\u00eb vjedhja e zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me t\u00eb gjitha metodat, me blerjen e votave, me mbledhjen e kartave t\u00eb identitetit, me ndalimin e votuesve t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shkuar p\u00ebr t\u00eb votuar, me frik\u00ebsimin e tyre, me presionin ndaj administrat\u00ebs publike, me p\u00ebrdorimin e Policis\u00eb s\u00eb\u00a0 Shtetit. Pra, jan\u00eb p\u00ebrdorur t\u00eb gjitha metodat p\u00ebr t\u00eb vjedhur dhe manipuluar zgjedhjet. S\u00eb treti, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces ka qen\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb e gjith\u00eb kupola shtet\u00ebrore, e gjith\u00eb administrata shtet\u00ebrore, pra, nga kryeministri tek ministrat, tek deputet\u00ebt, tek z\u00ebvend\u00ebsministrat p\u00ebrsa i p\u00ebrk\u00ebt kupol\u00ebs politike, nga drejtor\u00ebt e administrat\u00ebs, drejtor\u00ebt e policis\u00eb, tek polici i thjesht\u00eb, tek m\u00ebsuesi i thjesht\u00eb, q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoheshin me buk\u00ebn e goj\u00ebs, n\u00ebse nuk sh\u00ebrbenin si kamikaz\u00eb politik\u00eb, si militant\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vjedhur apo p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb e p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vota per partin\u00eb n\u00eb pushtet. S\u00eb kat\u00ebrti, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje jan\u00eb mobilizuar t\u00eb gjith\u00eb kriminel\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, nga bos\u00ebt e krimit \u00eb organziuar nga imerlal\u00ebt, bajr\u00ebt, shullaz\u00ebt me shok\u00eb deri tek kriminel\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00ebsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb PS p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin n\u00ebp\u00ebrmjet shitblerjes s\u00eb vot\u00ebs, intimidimit t\u00eb votuesve dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb resurseve shtet\u00ebrore. Pra, ajo q\u00eb ne m\u00ebsuam nga Bild-i, radiografia q\u00eb Bild-i i b\u00ebri procesit zgjedhor n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb thjesht me nj\u00eb shtet t\u00eb kapur nga krimi, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb shtet t\u00eb shkrir\u00eb n\u00eb nj\u00eb me krimin e organizuar. Ndaj, asgj\u00eb nuk do ta zgjidh\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb pa u nd\u00ebshkuar hajdut\u00ebt e votave, qofshin kriminel\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs apo politikan\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00ebsh me krimin. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kusht i panegociuesh\u00ebm, jo thjesht p\u00ebr opozit\u00ebn, po n\u00eb qoft\u00eb se nuk arrijm\u00eb k\u00ebt\u00eb, nga kjo kriz\u00eb do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb tjet\u00ebr akoma m\u00eb t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Europa e Lir\u00eb: Zoti Basha, megjithat\u00eb, edhe pse presidenti i vendit e anuloi realisht dat\u00ebn e zgjedhjeve, partia Socialiste instiston se do t\u2019i mbaj\u00eb zgjedhjet. Cili do t\u00eb jet\u00eb reagimi i Partis\u00eb Demokratike?<\/p>\n<p>Lulzim Basha: P\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb fare e qart\u00eb, 30 qershori nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dat\u00eb zgjedhjesh. Votime ka edhe n\u00eb Koren\u00eb e Veriut, p\u00ebr liri dhe demokraci flet edhe Maduro i Venezuel\u00ebs. Procese fars\u00eb mban edhe Berdinmuhamedovi i Turkmenistanit. Po k\u00ebto nuk jan\u00eb standarde per\u00ebndimore. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje pa opozit\u00ebn. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje me nj\u00eb kandidat. \u00c7far\u00eb zgjedhjeje \u00ebsht\u00eb ajo,\u00a0 kur ti ke nj\u00eb kandidat? Kjo na kthen pas n\u00eb koh\u00ebn e sundimit t\u00eb diktatur\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb proces zgjedhor, nuk ka zgjedhje me 30 qershor, ka nj\u00eb tentativ\u00eb t\u00eb nj\u00eb partie t\u00eb kriminalizuar nga nj\u00eb kupol\u00eb njer\u00ebzish q\u00eb e kan\u00eb braktisur interesin publik prej koh\u00ebsh, kan\u00eb braktisur edhe interesin e socialist\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb dhe q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb vet\u00ebm karriges, pushtetit pra dhe pasurimit t\u00eb tyre dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb interes, jan\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me nj\u00eb grusht kriminel\u00ebsh dhe nj\u00eb grusht oligark\u00ebsh grabitqar\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kupol\u00eb njer\u00ebzish q\u00eb kan\u00eb sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, pushtetin, pasurit\u00eb, buxhetin, drejt\u00ebsin\u00eb, institucionet, mediat dhe duan q\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb procesi fars\u00eb zgjedhor, t\u00eb kapin edhe pushtetin lokal, pra t\u00eb kapin t\u00eb gjitha pushtetet. Dilema \u00ebsht\u00eb fare e qart\u00eb, zgjidhja \u00ebsht\u00eb fare e qart\u00eb, ose do t\u00eb pranojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e atyre, nj\u00eb grushti njer\u00ebzish q\u00eb kontrollon dhe ka gjith\u00e7ka, ose do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. Dhe kjo e dyta mund dhe do t\u00eb kaloj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmes vlerave dhe parimeve per\u00ebndimore t\u00eb demokracis\u00eb dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drej\u00ebs.<\/p>\n<p>Radio Europa e Lir\u00eb: Zoti Basha, si mendoni se do t\u00eb reflektoj\u00eb kjo situat\u00eb n\u00eb hapjen e negociatave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian?<\/p>\n<p>Lulzim Basha: \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb,\u00a0 ka 3 vjet q\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i refuzohet hapja e negociatave, sepse nuk p\u00ebrmbush detyrat. Lufta kund\u00ebr korrupsionit, lufta kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten prioritetet kryesore p\u00ebr shtetet an\u00ebtare, n\u00eb t\u00eb cilat Shqip\u00ebria nuk ka b\u00ebr\u00eb hapa p\u00ebrpara, por ka b\u00ebr\u00eb hapa pas. D\u00ebshmi e k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb edhe vota e parlamentit hollandez p\u00ebr t\u2019u rikthyer shqiptar\u00ebve regjimin e vizave, di\u00e7ka q\u00eb ne, me shum\u00eb sakrifica arrit\u00ebm ta hiqnim n\u00eb vitin 2010. Tani, akoma pa u mbushur 10 vjet nga ky moment, dhjetori i vitit 2010, e mbaj mend shum\u00eb mir\u00eb, sepse kam qen\u00eb minist\u00ebr i brendsh\u00ebm, q\u00eb udh\u00ebhiqte procesin e plot\u00ebsimit t\u00eb kushteve p\u00ebr heqjen e vizave, nj\u00eb nga vendet an\u00ebtare ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje mekanizmin p\u00ebr rikthimin e vizave p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Pse? \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb drog\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb krimit, p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit, t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00ebsh me qeverisjen n\u00eb Shqip\u00ebri. Evropa nuk \u00ebsht\u00eb raciste, Evropa nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, Evropa \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr drog\u00ebs. Evropa nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr qytetar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr qeveritar\u00ebve t\u00eb korruptuar. Ndaj, rruga p\u00ebr t\u00eb hapur negociatat \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb dhe e thjesht\u00eb: nuk shkohet n\u00eb Evropa pa u sjell\u00eb si evropian\u00eb. Nuk shkohet n\u00eb Evrop\u00eb pa respektuar themelet e bashk\u00ebjetes\u00ebs demokratike evropiane, zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme, nj\u00eb standard dhe jo dy standarde n\u00eb drejt\u00ebsi, pra ligji i barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, fund pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb politikan\u00ebve. K\u00ebto jan\u00eb vlerat p\u00ebr t\u00eb cilat qendron Evropa, k\u00ebto jan\u00eb vlerat p\u00ebr t\u00eb cilat lufton Partia Demokratike, opozita dhe aleanca m\u00eb e madhe e qytetar\u00ebve q\u00eb vendi ka njohur, do t\u00eb thoja q\u00eb prej vitit 1992.<\/p>\n<p>Radio Europa e Lir\u00eb: Zoti Basha, faleminderit p\u00ebr koh\u00ebn.<\/p>\n<p>Lulzim Basha: Faleminderit ju. K\u00ebnaq\u00ebsi!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2018Zgjidhja e kriz\u00ebs politike nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb pazari mes palesh. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb zgjidhje t\u00eb krize pa drejt\u00ebsi dhe pa i dh\u00ebn\u00eb fund pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb lidhur me krimin q\u00eb kan\u00eb vjedhur zgjedhjet\u2019. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb shprehur lideri i opozit\u00ebs Lulzim Basha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Europa e Lir\u00eb. Duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-91931","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91931","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91931"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91931\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91931"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91931"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91931"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}