{"id":91944,"date":"2019-06-23T14:30:23","date_gmt":"2019-06-23T12:30:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=91944"},"modified":"2019-06-23T14:30:23","modified_gmt":"2019-06-23T12:30:23","slug":"anulimi-i-30-qershorit-kaso-dekretin-e-presidentit-e-hedh-poshte-vetem-kushtetuesja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/anulimi-i-30-qershorit-kaso-dekretin-e-presidentit-e-hedh-poshte-vetem-kushtetuesja\/","title":{"rendered":"Anulimi i 30 qershorit\/ Kaso: Dekretin e Presidentit e hedh posht\u00eb vet\u00ebm Kushtetuesja"},"content":{"rendered":"<p>\u2018Kolegji Zgjedhor nuk ka kompetenc\u00eb t\u00eb gjykoj\u00eb nes\u00ebr dekretin e Presidentit, si\u00e7 ka paracaktuar publikisht Edi Rama\u2019.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu tha gjat\u00eb nj\u00eb deklarate sekretari p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Zgjedhore n\u00eb PD, Ivi Kaso.<\/p>\n<p>Deklarata e plot\u00eb e Ivi Kasos:<\/p>\n<p>Dekreti i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr anullimin e 30 Qershorit si dita e zgjedhjeve lokale n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb Fletoren Zyrtare. Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi dhe \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm p\u00ebr zbatim n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr k\u00ebtij Dekreti nuk ka asnj\u00eb ankimin as n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, sepse ajo\u00a0 nuk ekziston, as n\u00eb gjykatat e tjera t\u00eb vendit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Kolegjin Zgjedhor.<\/p>\n<p>Edi Rama ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpallur t\u00eb pavlefsh\u00ebm Dekretin e Presidentit: ankimimin e tij n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetutese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Rolin dhe kompetencat e Gjykat\u00ebs Kushtetuese nuk mund t\u2019i marr\u00eb as Edi Rama, as kamikaz\u00ebt e tij n\u00eb Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, as Kolegji Zgjedhor, si\u00e7 ka paralajm\u00ebruar Kryeministri i votave t\u00eb vjedhura me krimin.<\/p>\n<p>Edi Rama g\u00ebnjeu publikisht, kur pohoi p\u00ebr Radio Europa e Lir\u00eb se Gjykata Kushtetuese ka vendosur q\u00eb kur aktet e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs lidhen me zgjedhjet, k\u00ebto akte shqyrtohen nga Kolegji Zgjedhor.<\/p>\n<p>Praktikisht, ai ka paracaktuar vendimin e Kolegjit.<\/p>\n<p>Edi Rama: \u2018Gjykata kushtetuese e ka dh\u00ebn\u00eb opinionin e vet disa vite m\u00eb par\u00eb dhe ka n\u00ebnvizuar se aktet e presidentit jan\u00eb akte individuale, t\u00eb cilat kur lidhen me zgjedhjet, adresohen n\u00eb gjykat\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Kolegji Zgjedhor dhe askund tjet\u00ebr!\u2019<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrim q\u00eb nxjerr zbuluar skenarin e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shtet privat, me institucione private, q\u00eb marrin vendime n\u00eb em\u00ebr t\u00eb interesave t\u00eb pushtetit t\u00eb tij kriminal dhe jo n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Kolegji Zgjedhor nuk merr dot n\u00eb shqyrtim kushtetutshm\u00ebrin\u00eb apo ligjshm\u00ebrin\u00eb e Dekretit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs. Edi Rama mund t\u00eb kontrolloj\u00eb vendimmarrjen e Kolegjit Zgjedhor, mund t\u2019i shantazhoj\u00eb gjyqtar\u00ebt e k\u00ebtij Kolegji me vetting, por nuk e ndryshon dot realitetin se data 30 Qershor nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb dat\u00eb zgjedhjesh lokale n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00ebdo vendimi, n\u00ebn shantazhin e procesit t\u00eb vetingut, t\u00eb marrin nes\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e Kolegjit Zgjedhor, asgj\u00eb nuk e ndryshon faktin se 30 Qershori \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dat\u00eb e shfuqizuar nga Dekreti n\u00eb fuqi i Presidentit.<\/p>\n<p>Kjo vet\u00ebm sa thellon bindjen se p\u00ebr sa koh\u00eb Edi Rama \u00ebsht\u00eb Kryeminist\u00ebr, n\u00eb Shqip\u00ebri nuk mund t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb garanci p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e lira dhe t\u00eb ndershme jan\u00eb themeli i demokracis\u00eb dhe ne do t\u00eb vijojm\u00eb pa asnj\u00eb hap pas, deri n\u00eb fitoren e k\u00ebsaj beteje, q\u00eb afron Shqip\u00ebrin\u00eb me Europ\u00ebn dhe mbron dinjitetin e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2018Kolegji Zgjedhor nuk ka kompetenc\u00eb t\u00eb gjykoj\u00eb nes\u00ebr dekretin e Presidentit, si\u00e7 ka paracaktuar publikisht Edi Rama\u2019. K\u00ebshtu tha gjat\u00eb nj\u00eb deklarate sekretari p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Zgjedhore n\u00eb PD, Ivi Kaso. Deklarata e plot\u00eb e Ivi Kasos: Dekreti i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr anullimin e 30 Qershorit si dita e zgjedhjeve lokale n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb botuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":91945,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-91944","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91944","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91944"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91944\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/91945"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91944"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91944"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91944"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}