{"id":92296,"date":"2019-06-25T16:31:42","date_gmt":"2019-06-25T14:31:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=92296"},"modified":"2019-06-25T16:31:42","modified_gmt":"2019-06-25T14:31:42","slug":"a-po-e-merr-shba-rolin-udheheqes-ne-dialogun-kosove-serbi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/a-po-e-merr-shba-rolin-udheheqes-ne-dialogun-kosove-serbi\/","title":{"rendered":"A po e merr SHBA rolin udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi?"},"content":{"rendered":"<p>Prishtina dhe Beogradi nuk e p\u00ebrjashtojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs t\u00eb marrin rolin vendimtar n\u00eb procesin e dialogut p\u00ebr normalizimin e raporteve nd\u00ebrmjet dy vendeve.<\/p>\n<p>Fuqizimi i rolit amerikan, shihet si i domosdosh\u00ebm pasi q\u00eb Bashkimi Evropian po konsiderohet si nj\u00eb partner m\u00eb pak i fuqish\u00ebm p\u00ebr t\u2019i drejtuar pal\u00ebt drejt nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb mundshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe roli i Gjermanis\u00eb dhe Franc\u00ebs, po konsiderohet se \u00ebsht\u00eb zbehur pas mosarritjes s\u00eb mbajtjes s\u00eb takimit t\u00eb Parisit m\u00eb 1 korrik, ku presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelaria gjermane, Angela Merkel kishin planifikuar t\u2019i ftonin pal\u00ebt n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i ka deklaruar t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Prishtin\u00eb se pas, si\u00e7 e ka quajtur ai, d\u00ebshtimit n\u00eb Berlin dhe mosmbajtjes s\u00eb takimit nd\u00ebrmjet Prishtin\u00ebs dhe Beogradit n\u00eb Paris m\u00eb 1 korrik, t\u00eb dy shtetet, si Kosova ashtu edhe Serbia, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb hapa mbrapa n\u00eb perspektiv\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Tha\u00e7i konsideron se pavar\u00ebsisht zhvillimeve n\u00eb rajon e m\u00eb gjer\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb unitet m\u00eb t\u00eb madh brenda n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr d\u00ebshtimin n\u00eb Berlin dhe Paris, t\u00eb dy vendet nuk kan\u00eb fituar bash asgj\u00eb, t\u00eb dyja kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb hap mbrapa n\u00eb perspektiv\u00ebn evropiane\u201d, tha Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, i b\u00ebri k\u00ebto komente n\u00eb konferenc\u00ebn \u201cZ\u00ebri i Popullit rreth \u2018Finales s\u00eb Madhe\u2019 nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb\u201d, organizuar nga Instituti K\u00ebrkimor p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Evropiane dhe t\u00eb Zhvillimit (RIDEA).<\/p>\n<p>Ai tha po ashtu se tash kur Bashkimi Evropian, sipas tij \u00ebsht\u00eb m\u00eb i dob\u00ebt, duhet t\u2019u b\u00ebhet thirrje Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb rol m\u00eb aktiv n\u00eb procesin e dialogut Kosov\u00eb \u2013 Serbi.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se duhet t\u00eb jet\u00eb thirrje e jona p\u00ebr nj\u00eb rol m\u00eb aktiv t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe nj\u00eb koordinim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb me Bashkimin Evropian, kur shohim se nuk ka nj\u00eb unitet brenda BE-s\u00eb dhe kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb Bashkim Evropian m\u00eb t\u00eb dob\u00ebsuar. Po ashtu, shohim edhe nga opinioni publik se besimi i qytetar\u00ebve p\u00ebr ket\u00eb proces p\u00ebr BE-n\u00eb nuk kalon mbi 40 % nd\u00ebrsa p\u00ebr SHBA-t\u00eb mbi 80%, k\u00ebshtu q\u00eb nj\u00eb koordinim i till\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb kishte sukses\u201d, tha Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Profesori i shkencave politike n\u00eb universitetin Saint Mary n\u00eb Lond\u00ebr, James Ker Lindsay, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se partneri kryesor n\u00eb dialogun Kosov\u00eb \u2013 Serbi duhet t\u00eb jet\u00eb Bashkimi Evropian, pavar\u00ebsisht faktit se Uashingtoni tash p\u00ebr tash shihet si partneri vendimtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>\u201cPartneri kryesor duhet t\u00eb ishte Bashkimi Evropian. Mir\u00ebpo pozita e BE-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar. Pse? Ne jemi n\u00eb fund t\u00eb mandatit t\u00eb Komisionit (Evropian) dhe personat dhe autoriteti q\u00eb merret me k\u00ebto bisedime jan\u00eb duke u larguar. Ju keni ndarje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e dialogut. Papritur roli i SHBA-s\u00eb b\u00ebhet rol udh\u00ebheq\u00ebs, mir\u00ebpo \u00e7do gj\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE duhet t\u00eb jet\u00eb ajo \u00e7ka e shtyn p\u00ebrpara gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb dialogut\u201d, tha Lindsay.<\/p>\n<p>Ai konsideron se Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs mund t\u00eb ken\u00eb rol konstruktiv dhe pozitiv. E vetmja m\u00ebnyr\u00eb, sipas tij, q\u00eb gj\u00ebrat t\u00eb kryhen mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit \u00ebsht\u00eb q\u00eb komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb jet\u00eb i bashkuar dhe SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian t\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr momentin ne nuk po shohim nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ne po shohim ndarje brenda BE-s\u00eb, po shohim dallime t\u00eb m\u00ebdha mes vendeve t\u00eb BE-s\u00eb dhe SHBA-s\u00eb. Gjermania dhe Britania e Madhe kan\u00eb nj\u00eb pozicion q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me SHBA-n\u00eb. Franca ka nj\u00eb pozicion tjet\u00ebr. Komisioni Evropian ka nj\u00eb pozicion t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb, mir\u00ebpo Gjermania \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr atij pozicioni t\u00eb Komisionit Evropian. P\u00ebr momentin asgj\u00eb nuk do t\u00eb ndodh para se t\u00eb kalohen k\u00ebto ndasi\u201d, tha Lindsay.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme i Serbis\u00eb, Ivica Da\u00e7iq, ka deklaruar se nuk \u00ebsht\u00eb reale q\u00eb vet\u00ebm Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi.<\/p>\n<p>\u201cTash p\u00ebr tash nuk ka paralajm\u00ebrime p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo ndryshimi t\u00eb formatit t\u00eb dialogut. Bashkimi Evropian e moderon k\u00ebt\u00eb dialog\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Da\u00e7iq, duke shtuar se n\u00ebse arrihet marr\u00ebveshja eventuale, ajo duhet t\u00eb verifikohet (miratohet) n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, tash nuk \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb q\u00eb dikush nga ta t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb vet dialogun. \u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e pritshme q\u00eb vet\u00ebm Shtetet e Bashkuara t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb dialog dhe q\u00eb askush tjet\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrfshihet. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb reale\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Da\u00e7iq n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr gazetar\u00eb me shefen e diplomacis\u00eb s\u00eb Norvegjis\u00eb, Ina Eriksen Soreide.<\/p>\n<p>Sipas tij, p\u00ebr Beogradin \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi ky\u00e7e q\u00eb t\u00eb arrihet deri te zgjidhja me kompromis p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, por q\u00eb ajo zgjidhje nuk mund t\u00eb jet\u00eb \u201cme imponim\u201d, gjegj\u00ebsisht q\u00eb Serbia ta pranoj\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb gjith\u00eb territorin e saj.<\/p>\n<p>\u201cSerbia nuk po v\u00eb pengesa p\u00ebr vazhdimin e dialogut, ne vet\u00ebm po k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb largohet pengesa ekzistuese, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdohet me dialogun\u201d, theksoi Da\u00e7iq.<\/p>\n<p>Da\u00e7iq ka vler\u00ebsuar se me shtyrjen e takimit t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs n\u00eb Paris, \u201c\u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar rasti q\u00eb t\u00eb zhbllokohet dialogu\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrmbyllja e dialogut politik me Serbin\u00eb me arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje ligj\u00ebrisht obligative, q\u00eb sipas tij, n\u00ebnkupton njohje reciproke, \u00ebsht\u00eb interes nacional i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam kurrfar\u00eb dyshimi q\u00eb marr\u00ebveshja mund t\u00eb arrihet k\u00ebt\u00eb vit, marr\u00ebveshje ligj\u00ebrisht obligative mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, por n\u00ebse nuk ndodh, do t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb k\u00ebtyre raporteve, e cila edhe mund t\u00eb destabilizoj\u00eb jo vet\u00ebm raportet tona si dy shtete, por edhe rajonin\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ai.<\/p>\n<p>Tha\u00e7i ka th\u00ebn\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb e gatshme p\u00ebr dialog, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur ai, nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb t\u00eb qart\u00ebsohet raporti me shtetin e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Dialogu mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, me nd\u00ebrmjet\u00ebsim t\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb Bruksel ka nisur m\u00eb 2011.<\/p>\n<p>Aktualisht ky proces \u00ebsht\u00eb bllokuar pasi, presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7iq ka p\u00ebrmendur taks\u00ebn prej 100 p\u00ebr qind, q\u00eb, Qeveria e Kosov\u00ebs ka vendosur n\u00eb importet e Serbis\u00eb, si arsyetim p\u00ebr mosvazhdim t\u00eb dialogut.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ka th\u00ebn\u00eb se kjo mas\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb s\u00eb aplikuari derisa Serbia t\u00eb njoh\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht, situata dhe zhvillimet e fundit nuk jan\u00eb aspak premtuese. Gj\u00ebrat nuk po l\u00ebvizin fare dhe aktualisht jemi duke vendnum\u00ebruar, p\u00ebrkund\u00ebr iniciativave t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb zhbllokuar dialogun, rezultati \u00ebsht\u00eb zero. Mungesa e dialogut dhe perspektiv\u00ebs p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr normalizimin e raporteve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, \u00ebsht\u00eb rreziku ma i madh i mundsh\u00ebm p\u00ebr sigurin\u00eb e stabilitetin p\u00ebr t\u00eb dy vendet dhe rajonin\u201d, ka shtuar Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>N\u00eb hulumtimin q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Instituti K\u00ebrkimor p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Evropiane dhe t\u00eb Zhvillimit (RIDEA) ka dal\u00eb se 32 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs e kan\u00eb p\u00ebrkrahur ndryshimin e kufirit nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb dhe njohjen e Kosov\u00ebs n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Presidenti Tha\u00e7i ka ritheksuar q\u00eb opsioni i ndryshimit t\u00eb kufirit apo demarkimit t\u00eb kufirit, ka siguruar p\u00ebrkrahjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrkund\u00ebr asaj q\u00eb Tha\u00e7i e ka konsideruar fushat\u00eb negative t\u00eb partive politike ndaj k\u00ebtij skenari.<\/p>\n<p>Por, ideja e Tha\u00e7it, p\u00ebr korrigjim apo demarkacion t\u00eb kufirit me Serbin\u00eb, nga spektri opozitar n\u00eb Prishtin\u00eb po konsiderohet edhe si opsion q\u00eb mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb ndarje dhe ide p\u00ebr shk\u00ebmbim t\u00eb territoreve.<\/p>\n<p>Kryetari i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Albin Kurti, ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr se plani i Serbis\u00eb p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs ka d\u00ebshtuar, mir\u00ebpo sipas tij, ideja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ende \u00ebsht\u00eb e gjall\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtina dhe Beogradi nuk e p\u00ebrjashtojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs t\u00eb marrin rolin vendimtar n\u00eb procesin e dialogut p\u00ebr normalizimin e raporteve nd\u00ebrmjet dy vendeve. Fuqizimi i rolit amerikan, shihet si i domosdosh\u00ebm pasi q\u00eb Bashkimi Evropian po konsiderohet si nj\u00eb partner m\u00eb pak i fuqish\u00ebm p\u00ebr t\u2019i drejtuar pal\u00ebt drejt nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":56004,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-92296","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92296","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92296"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92296\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/56004"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92296"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92296"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92296"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}