{"id":92412,"date":"2019-06-26T15:03:46","date_gmt":"2019-06-26T13:03:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=92412"},"modified":"2019-06-26T15:03:46","modified_gmt":"2019-06-26T13:03:46","slug":"pergjimet-flet-damian-gjiknuri-lidhja-ime-me-ymer-lalen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pergjimet-flet-damian-gjiknuri-lidhja-ime-me-ymer-lalen\/","title":{"rendered":"P\u00ebrgjimet? Flet Damian Gjiknuri: Lidhja ime me Ymer Lal\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Damian Gjiknuri, i cili rezultoi i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjimet e t\u00eb p\u00ebrditshmes gjermane \u201cBild\u201d n\u00eb skem\u00ebn e blerjes s\u00eb vot\u00ebs gjat\u00eb zgjedhjeve vendore n\u00eb Dib\u00ebr, i konsideron bisedat e\u00a0 publikuara cop\u00ebza p\u00ebrgjimesh, nga pik\u00ebpamja ligjore, k\u00ebto jan\u00eb cop\u00ebza p\u00ebrgjimesh. Nd\u00ebrsa pohon bised\u00ebn me Imer Lal\u00ebn, Gjiknuri sqaron edhe lidhjet me t\u00eb gjat\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Dib\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Pyetja: Ka disa p\u00ebrgjime z.Gjiknuri q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb s\u00ebfundi dhe jan\u00eb publikuar edhe n\u00eb media. \u00cbsht\u00eb dosja 339 e Durr\u00ebsit por edhe dosja 184 e Dibr\u00ebs, aty ku rezultoni dhe ju t\u00eb keni dal\u00eb n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrgjime. Cili \u00ebsht\u00eb komenti juaj?<\/strong><\/p>\n<p><strong>D.Gjiknuri:<\/strong>\u00a0Do duhet t\u00eb ju rikthej pak n\u00eb kontekstin se si jan\u00eb zhvilluar ngjarjet, duke u rikthyer n\u00eb koh\u00eb. Natyrsh\u00ebm do jap edhe shpjegimet p\u00ebr ato q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb flas n\u00eb media n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Nga pik\u00ebpamja ligjore, k\u00ebto jan\u00eb cop\u00ebza p\u00ebrgjimesh, nuk e di autencitetin e nj\u00eb pjese t\u00eb k\u00ebtyre p\u00ebrgjimeve por mund t\u00eb ndalem dhe n\u00eb ndonj\u00eb prej tyre. Un\u00eb po flas p\u00ebr dosjen 184 meqen\u00ebse dhe interesi i shikuesve tuaj mund t\u00eb jet\u00eb aty. Gjeja e par\u00eb q\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrse filloi kjo \u00e7\u00ebshtje? Filloi vet\u00ebm me nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. U b\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzim tek Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, q\u00eb n\u00eb fakt nuk e ka n\u00eb kompetenc\u00eb shitblerjen e votave. Po t\u00eb d\u00ebgjoni dhe p\u00ebrgjigjet e Kryeprokurores Arta Marku n\u00eb Komisionin e Ligjeve, ajo tha se kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb regjistruar p\u00ebr korrupsion dhe jo p\u00ebr shitblerje votash. Pse u b\u00eb kjo? Cili ishte q\u00ebllimi? Q\u00ebllimi ishte q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, ku kishte seksione t\u00eb mir\u00ebfillta t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, t\u00eb viheshin n\u00eb p\u00ebrgjim nj\u00eb num\u00ebr i madh njer\u00ebzish, nj\u00eb shtab i t\u00ebr\u00eb politik. Jan\u00eb 40 e ca numra q\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjim pa asnj\u00eb lloj kriteri, gjith\u00eb pjesa e Partis\u00eb Socialiste, gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb merreshin me fushat\u00ebn.<\/p>\n<p>Pse kishte r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr ata? Dibra qe nj\u00eb test i nj\u00eb aleance t\u00eb re politike q\u00eb po krijohej midis Partis\u00eb Demokratike dhe L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim. Aty ndodhi nj\u00eb ngjarje e paparashikuar. Sapo u delegova un\u00eb si drejtues politik n\u00eb Dib\u00ebr, ndodhi ajo q\u00eb tanim\u00eb dihet me ish-kryebashkiakun Shukri Xhelili dhe shkuam drejt zgjedhjeve t\u00eb parakohshme lokale. Pse qe test p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike dhe L\u00ebvizjen Socialiste p\u00ebr Integrim? Ata donin humbjen e Bashkis\u00eb s\u00eb Peshkopis\u00eb nga Partia Socialiste. Mbase njer\u00ebzit i harrojn\u00eb por duhet tua kujtojm\u00eb. Ata instaluan aty 40 deputet\u00eb, gjith\u00eb Grupin Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike me n\u00eb krye Lulzim Bash\u00ebn. P\u00ebr t\u00eb intimiduar njer\u00ebzit p\u00ebrdor\u00ebn dhe k\u00ebt\u00eb kall\u00ebzimin e Partis\u00eb Demokratike duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjim nj\u00eb rrjet njer\u00ebzish. Nuk kishin asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb apo prov\u00eb q\u00eb ka shitblerje votash por p\u00ebrgjuan njer\u00ebzit si n\u00eb nj\u00eb ekspedit\u00eb peshkimi duke hedhur rrjet\u00ebn nj\u00ebher\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb prokurori madje q\u00eb nuk i takon fare t\u00eb merret me k\u00ebt\u00eb lloj vepre.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse k\u00ebta njer\u00ebz kan\u00eb qen\u00eb gjith\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjim dhe paska patur indicie, prokuror\u00ebt kishin mund\u00ebsi t\u00eb vepronin n\u00eb flagranc\u00eb. N\u00ebse ti p\u00ebrgjoje X me Y, ti kishe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb pas asaj telefonate t\u00eb v\u00ebrtetoje dhe telefonat\u00ebn tjet\u00ebr me k\u00eb e b\u00ebnte ai, madje t\u00eb \u00e7oje dhe grupet operacionale speciale n\u00eb terren t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore dhe ti arrestoje k\u00ebta njer\u00ebz n\u00eb flagranc\u00eb. \u00c7far\u00eb b\u00ebn\u00eb k\u00ebta? Nuk nxor\u00ebn asgj\u00eb, i mbajt\u00ebn ato dosje aty dhe nuk b\u00ebn\u00eb asnj\u00eb lloj veprimi. Vet\u00ebm pas dy vitesh jan\u00eb th\u00ebrritur p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegime n\u00eb prokurori disa prej emrave q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb aty. Pra, pas dy vitesh kur po mbaronin afatet e hetimit dhe ata duhet t\u00eb b\u00ebnin di\u00e7ka. Del qart\u00eb se k\u00ebto p\u00ebrgjime u p\u00ebrdor\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr shantazh politik nga Partia Demokratike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jo p\u00ebrmes mediave t\u00eb saj por duke ja dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb medie nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u00c7far\u00eb ka dal\u00eb tek p\u00ebrgjimet? N\u00ebse ti b\u00ebn p\u00ebrgjim t\u00eb bisedave private t\u00eb njer\u00ebzve mund t\u00eb dal\u00eb dhe ndonj\u00eb fjalor i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm por n\u00eb fund t\u00eb fundit biseda \u00ebsht\u00eb private. Politikani gjykohet nga veprimet q\u00eb b\u00ebn n\u00eb publik, jo ato q\u00eb thot\u00eb n\u00eb bisedat e tij private. U p\u00ebrdor k\u00ebtu dhe nj\u00eb shkall\u00eb tjet\u00ebr e denigrimit t\u00eb njer\u00ebzve, e pap\u00ebrshtatshme dhe e papar\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet normal demokratik.<\/p>\n<p><strong>Pyetja: Z.Gjiknuri, n\u00eb nj\u00eb prej telefonatave thuhet \u201ctermet, termet\u201d. \u00c7far\u00eb keni dashur t\u00eb thoni me k\u00ebt\u00eb shprehje?<\/strong><\/p>\n<p><strong>D.Gjiknuri:<\/strong>\u00a0Termet ishte ngjarja politike me p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha si\u00e7 ishte fitorja shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Bashkin\u00eb Dib\u00ebr, p\u00ebr mua si politikan por edhe p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste. Un\u00eb po flisja me nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues partie aleate q\u00eb ishte faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm atje. Ne kishim nj\u00eb muaj q\u00eb ishim n\u00ebn sulmin e Partis\u00eb Demokratike. Deputet\u00ebt e PD erdh\u00ebn me hordhi aty nga gjith\u00eb Shqip\u00ebria duke dhunuar njer\u00ebzit tan\u00eb. Jan\u00eb rrahur komisioner, policia ka dhe denoncimet. Makina t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike q\u00eb nuk i ndalonin policis\u00eb. U godit administratori i nj\u00eb komune n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs, u rrah nga banda t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Asnj\u00eb nuk e thot\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt por merren me shprehjen \u201c\u00e7unat problematik\u201d q\u00eb paskam th\u00ebn\u00eb un\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit \u00e7far\u00eb ishin ata? Disa militant t\u00eb Partis\u00eb Socialiste t\u00eb cil\u00ebt ishin m\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm dhe mund t\u00eb p\u00ebrballeshin me nj\u00eb sulm fizik.<\/p>\n<p><strong>Pyetja: Z.Gjiknuri, nuk \u00ebsht\u00eb se ishin problematik me drejt\u00ebsin\u00eb k\u00ebta \u00e7unat?<\/strong><\/p>\n<p><strong>D.Gjiknuri:<\/strong>\u00a0\u00c7far\u00eb problemesh kishin ata me drejt\u00ebsin\u00eb?! \u00c7far\u00eb b\u00ebn\u00eb ata? Godit\u00ebn njeri? K\u00ebrc\u00ebnuan njeri? A thoshte at\u00ebher\u00eb Partia Demokratike kemi kapur n\u00eb flagranc\u00eb duke shp\u00ebrndar\u00eb para? Ku jan\u00eb k\u00ebta? Pra, trupat e Partis\u00eb Demokratike kapnin gjoja njer\u00ebz q\u00eb ndanin para.<\/p>\n<p><strong>Pyetja: Pse i mbanit \u00e7unat problematik me vete? \u00c7far\u00eb ishin ata q\u00eb t\u00eb sqarohet dhe opinion?<\/strong><\/p>\n<p><strong>D.Gjiknuri:<\/strong>\u00a0Opinioni nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb sqarohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb se e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb me zgjedhje. Kur ti vjen me njer\u00ebz dhe k\u00ebrkon t\u00eb rrah\u00ebsh p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Partis\u00eb Socialiste edhe ne do t\u00eb kemi disa njer\u00ebz q\u00eb do rrin\u00eb p\u00ebr tu mbrojtur aty.<\/p>\n<p><strong>Pyetja: Ishin problematik se ishin vet\u00ebm t\u00eb fort\u00eb fizikisht?<\/strong><\/p>\n<p><strong>D.Gjiknuri:<\/strong>\u00a0Ka tipa njer\u00ebzish q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb prirur p\u00ebr ta p\u00ebrballuar konfliktin fizik se sa disa t\u00eb tjer\u00eb. Kaq! N\u00eb fund t\u00eb fundit ne nuk p\u00ebrdor\u00ebm asnj\u00eb mjet antiligjor dhe nuk doli q\u00eb njer\u00ebzit tan\u00eb t\u00eb kishin rrahur njeri apo t\u00eb kishin krijuar ndonj\u00eb incident. Nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb Maqellar\u00eb, 40 veta t\u00eb Partis\u00eb Demokratike rrah\u00ebn nipin e shefit t\u00eb shtabit aty, rrethuan q\u00ebndr\u00ebn e Maqellar\u00ebs. T\u00eb nes\u00ebrmen, njer\u00ebzit tan\u00eb ishin t\u00eb frik\u00ebsuar p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb komisioner\u00ebve. K\u00ebrkonin v\u00ebzhgues dhe k\u00ebrkonin njer\u00ebz q\u00eb ti kishin af\u00ebr n\u00ebse do shkonte dikur ti k\u00ebrc\u00ebnonte. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Nuk kam asnj\u00eb merak dhe le t\u00eb thon\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb duan. Ne nuk ishim aty q\u00eb ti linim territorin rruga\u00e7\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Ne, ato qendra do ti mbronim edhe me njer\u00ebzit tan\u00eb patjet\u00ebr dhe ashtu ndodhi. I mbrojt\u00ebm dhe procesi vajti shum\u00eb n\u00eb rregull.<\/p>\n<p><strong>Pyetja: A ishte normale z.Gjiknuri nj\u00eb fitore me mbi 4 mij\u00eb vota?<\/strong><\/p>\n<p><strong>D.Gjiknuri:<\/strong>\u00a0Rezultari qe i thell\u00eb, mbi 4100 vota. Ka disa t\u00eb dh\u00ebna shum\u00eb interesante po ti shikoni. Kandidati i Partis\u00eb Socialiste qe nj\u00eb kandidat shum\u00eb i mir\u00eb, nj\u00eb mjek q\u00eb e respektonin t\u00eb majt\u00eb dhe t\u00eb djatht\u00eb. PD \u00e7far\u00eb solli? Nj\u00eb deputet t\u00eb ricikluar dhe q\u00eb i kishte dal\u00eb boja si\u00e7 e thot\u00eb populli. Nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb caktonin kandidatin akuzuan kryetarin e tyre t\u00eb PD lokale q\u00eb \u00ebsht\u00eb i shitur. E sulmuan at\u00eb dhe e b\u00ebn\u00eb armik pasi k\u00ebshtu jan\u00eb njer\u00ebzit, po ta sulmosh publikisht q\u00eb je i shitur tek Partia Socialiste ai me njer\u00ebzit e tij do punojn\u00eb kund\u00ebr. 4 mij\u00eb vota avantazh si u fituan? \u00c7far\u00eb doli nga p\u00ebrgjimet? Me fjal\u00ebn termet apo me fjal\u00ebn \u00e7una problematik u b\u00ebn\u00eb 4 mij\u00eb vota! Si u blekan 4-5 mij\u00eb vota? T\u00eb blesh 4-5 mij\u00eb vota duhet t\u00eb nxjerr\u00ebsh shaptilografin aty n\u00eb rrug\u00eb dhe t\u00eb shp\u00ebrndash para, t\u00eb votokan dhe haptazi njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Po t\u00eb shikoni rezultatet e gjitha qendrave t\u00eb votimit ka uniformitet. Ne kemi humbur vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi administrative dhe kemi dal\u00eb barazim n\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi administrative tjet\u00ebr ku kishte influenc\u00eb t\u00eb fort\u00eb Xhelal Mziu. Se dhe tek p\u00ebrgjimet si\u00e7 del, un\u00eb interesohem n\u00eb telefon p\u00ebr transportin e votuesve por nd\u00ebrkoh\u00eb Xhelal Mziu kishte sjell\u00eb 400 persona nga Kamza p\u00ebr votues aty. Akuzat e PD jan\u00eb se u blen\u00eb vota n\u00eb zonat e fshatrave, por mjafton t\u00eb shikoni rezultatin e qytetit t\u00eb Peshkopis\u00eb. I nj\u00ebjti trend dhe e nj\u00ebjta thell\u00ebsi rezultati si e gjith\u00eb pjesa tjet\u00ebr ku mund t\u00eb pretendojn\u00eb se ka patur abuzime. Po mir\u00eb mo, duhet tua b\u00ebni nj\u00eb pyetje k\u00ebtyre kriminolog\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Duhet\u00a0\u00a0tu thoni po mir\u00eb e marrim t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb se e paska b\u00ebr\u00eb n\u00eb 2016 Damian Gjiknuri termetin me Ymer Lal\u00ebn. Ika un\u00eb nga Dibra dhe erdha n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb 2016. T\u00eb dal\u00eb ndonj\u00eb dhe t\u00eb thot\u00eb se ne kemi bler\u00eb vota apo nuk kemi merituar fitoren. Edhe sondazhet p\u00ebr Vlor\u00ebn dol\u00ebn shum\u00eb t\u00eb sakta n\u00eb raport me ato vota q\u00eb ne i mor\u00ebm nga populli.<\/p>\n<p>Po n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb vitit 2017 e dini sa ka dal\u00eb rezultati n\u00eb territorin e Bashkis\u00eb Dib\u00ebr?! Mjafton t\u00eb marr\u00ebsh PS-PDIU dhe PD-LSI do shoh\u00ebsh se nga 4100 q\u00eb ishte, avantazhi i t\u00eb majt\u00ebs ka vajtur 7300 vota. Pra, \u00ebsht\u00eb thelluar rezultati. Po k\u00ebtu kush i vodhi?! Damiani prap\u00eb?! Se un\u00eb nuk jam fare n\u00eb at\u00eb qark q\u00eb prej 2016. K\u00ebto rezultate tregojn\u00eb nj\u00eb degradim t\u00eb strukturave t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Rezultat plot\u00ebsisht i merituar e madje q\u00eb \u00ebsht\u00eb thelluar n\u00eb disfavor t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. N\u00ebse n\u00eb 2016 ishte termet me 4100 vota, at\u00ebher\u00eb n\u00eb 2017 u b\u00eb cunam sepse vajti diferenca 7 mij\u00eb vota. Del qart\u00eb farsa e ngritur kot me disa cop\u00ebza p\u00ebrgjimesh. Aty mund t\u00eb ket\u00eb dhe ndonj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme. Mund t\u00eb ket\u00eb patur dhe ndonj\u00eb tentativ\u00eb sepse ka patur natyrsh\u00ebm dhe denoncime p\u00ebr shitblerje votash. Ka patur edhe m\u00eb p\u00ebrpara dhe nuk kuptoj pse i ngrit\u00ebn tani k\u00ebto gj\u00ebra. N\u00eb \u00e7do pal\u00eb zgjedhje ka t\u00eb till\u00eb q\u00eb thon\u00eb kam kaq vota, m\u00eb jep ndonj\u00eb lek. K\u00ebto i din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, nuk ka asgj\u00eb t\u00eb re. Madje ka parti q\u00eb kan\u00eb mbijetuar me blerje votash si\u00e7 \u00ebsht\u00eb LSI, nj\u00eb parti q\u00eb vet\u00ebm me blerje dhe premtime p\u00ebr vende pune ka mbijetuar. E gjith\u00eb kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e stisur vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pis dhe p\u00ebr t\u00eb justifikuar kauz\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p><strong>Pyetja: A ndjeheni p\u00ebrgjegj\u00ebs ju p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb nga k\u00ebto p\u00ebrgjime t\u00eb publikuara?<\/strong><\/p>\n<p><strong>D.Gjiknuri:<\/strong>\u00a0Personalisht nuk kam aty asgj\u00eb antiligjore, p\u00ebrve\u00e7se ndonj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn i k\u00ebrkoj ndjes\u00eb publikut q\u00eb e d\u00ebgjon. N\u00eb fund t\u00eb fundit, nuk kam th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb publik por duke bashk\u00ebbiseduar me t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb telefon. Nuk ka asnj\u00eb veprim antiligjor t\u00eb dal\u00eb dhe po t\u00eb kishte, prokuroria vet do kishte vepruar me koh\u00eb. Rezultatet elektorale t\u00eb 2017, jo vet\u00ebm konfirmojn\u00eb rezultatet e 2016 por jan\u00eb m\u00eb t\u00eb thelluara. Do t\u00eb thot\u00eb se k\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb trend politik t\u00eb vazhduesh\u00ebm bjerrjeje t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, rritje t\u00eb pesh\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe Partis\u00eb p\u00ebr Drejt\u00ebsi, Integrim dhe Unitet. Ai Ymer Lala q\u00eb p\u00ebrmendin k\u00ebta, mund t\u00eb ket\u00eb patur ndonj\u00eb d\u00ebnim n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn por un\u00eb nuk dua t\u00eb hy n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ai njeri un\u00eb nuk di t\u00eb jet\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim, nuk e di t\u00eb akuzohet p\u00ebr ndonj\u00eb vep\u00ebr sepse do ta kishin arrestuar pasi \u00ebsht\u00eb person publik. Madje vajza e tij sot \u00ebsht\u00eb deputete n\u00eb Dib\u00ebr. K\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb faktor politik. Un\u00eb p\u00ebr vota isha n\u00eb Dib\u00ebr, nuk isha Minist\u00ebr i Energjetik\u00ebs s\u00eb Dibr\u00ebs. Un\u00eb kisha vajtur t\u00eb drejtoja fushat\u00ebn elektorale. Do t\u00eb flisja dhe me PDIU q\u00eb e kisha aleatin kryesor dhe me gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Pra, k\u00ebtu nuk ka asgj\u00eb sekrete. PDIU-ja po ta kujtoni, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb aleate me Partin\u00eb Demokratike por p\u00ebr interesa lokale b\u00ebn\u00eb aleanc\u00eb me Partin\u00eb Socialiste. Aleancat lokale njihen n\u00eb zgjedhje vendore. L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim q\u00eb ishte n\u00eb koalicion me ne, u rreshtua n\u00eb krah t\u00eb Partis\u00eb Demokratike kund\u00ebr kandidatit ton\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb krejt normale q\u00eb edhe me Ymer Lal\u00ebn do t\u00eb flisja se k\u00ebtu nuk ka asgj\u00eb t\u00eb keqe. Ai ishte kordinator dhe drejtues politik i nj\u00eb partie aleate, faktor me vota t\u00eb caktuara dhe sot vajza e tij \u00ebsht\u00eb deputete n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Hidhen emra sikur \u00e7far\u00eb ka ndodhur. N\u00eb momentin e par\u00eb kur i d\u00ebgjon thua \u00e7far\u00eb ka ndodhur, kur i d\u00ebgjon me qet\u00ebsi sheh se nuk ka asgj\u00eb antiligjore aty. Mund t\u00eb ket\u00eb si n\u00eb \u00e7do pal\u00eb zgjedhje nuanca p\u00ebr ndonj\u00eb p\u00ebrdorim administrate. Ato le t\u00eb hetohen plot\u00ebsisht. Ato kan\u00eb ndodhur gjithmon\u00eb dhe kan\u00eb ndodhur vitet e shkuara shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Ju e mbani mend presionin q\u00eb ushtronte Partia Demokratike n\u00ebp\u00ebr fushata ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs. Nuk mund t\u00eb thuash do ti v\u00eb zjarrin vendit dhe nuk hyj n\u00eb zgjedhje se \u00ebsht\u00eb dosja 184 dhe ke tre vjet me k\u00ebt\u00eb dosjen q\u00eb e mban aty. Kur del dosja p\u00ebrfundon me ca anektoda e barcaleta. Dakord, u b\u00ebn\u00eb meme dhe u k\u00ebnaq\u00ebn k\u00ebta q\u00eb b\u00ebjn\u00eb meme. Po pse ky \u00ebsht\u00eb krimi elektoral?! Qartazi duket se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb skenar t\u00eb ndyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pis Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb dyert e Europ\u00ebs duke p\u00ebrdorur dhe media nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Dosjen e ka prokuroria, le ta hetoj\u00eb dhe ti shkoj\u00eb procesit deri n\u00eb fund. Me ato \u00e7ka jan\u00eb publikuar dhe i kan\u00eb par\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, nuk ka asgj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsoj\u00eb mua personalisht apo Partin\u00eb Socialiste se ka kryer ndonj\u00eb krim elektoral.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Damian Gjiknuri, i cili rezultoi i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjimet e t\u00eb p\u00ebrditshmes gjermane \u201cBild\u201d n\u00eb skem\u00ebn e blerjes s\u00eb vot\u00ebs gjat\u00eb zgjedhjeve vendore n\u00eb Dib\u00ebr, i konsideron bisedat e\u00a0 publikuara cop\u00ebza p\u00ebrgjimesh, nga pik\u00ebpamja ligjore, k\u00ebto jan\u00eb cop\u00ebza p\u00ebrgjimesh. Nd\u00ebrsa pohon bised\u00ebn me Imer Lal\u00ebn, Gjiknuri sqaron edhe lidhjet me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":44063,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-92412","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92412","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92412"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92412\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/44063"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92412"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92412"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92412"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}