{"id":92414,"date":"2019-06-26T15:05:51","date_gmt":"2019-06-26T13:05:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=92414"},"modified":"2019-06-26T15:05:51","modified_gmt":"2019-06-26T13:05:51","slug":"dokumentet-e-1945-historia-e-vjedhjes-se-votave-lindi-me-komunistet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/dokumentet-e-1945-historia-e-vjedhjes-se-votave-lindi-me-komunistet\/","title":{"rendered":"Dokumentet e 1945\/ Historia e vjedhjes s\u00eb votave lindi me komunist\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u201cJemi informuar se n\u00eb katundin Loin\u00eb t\u00eb Lur\u00ebs K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs, ka marr\u00eb 53 vota nga kutia pa kandidat dhe i ka hedhur n\u00eb t\u00eb Frontit Demokratik, tue pas\u00eb dijeni vet\u00ebm tre persona t\u00eb k\u00ebshillit n\u00eb fjal\u00eb\u2026. Bajram\u00a0 \u00a0Isufi, Xhafer Muja, Ramdan Halilaj n\u00eb Kuk\u00ebs dhe\u00a0 Kleanth Mineu, Sul Fer\u00e7anit, Maliq Eleni Balo Veliu n\u00eb Kavaj\u00eb, personat q\u00eb mor\u00ebn \u201ckokrrat\u201d dhe i hodh\u00ebn n\u00eb kutin\u00eb e Frontit\u201d<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend ku vota c\u00ebnohet, vidhet, shitet apo blihet nuk ka asnj\u00eb shans q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb demokracia. Historia e komunizmit na ka rr\u00ebfyer se kur nuk ekziston liria e vot\u00ebs, at\u00ebher\u00eb themelet e shtetit ngrihen p\u00ebrmbi gjak njer\u00ebzish t\u00eb pafajsh\u00ebm. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb historia e diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri, ku liria e vot\u00ebs nuk ekzistoi p\u00ebr 45 vjet e p\u00ebr shkak te munges\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj lirie, u vran\u00eb, burgos\u00ebn e u internuan mij\u00ebra shqiptar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb vitin 1990, kur komunist\u00ebt \u201ce reformuar\u201d do t\u00eb p\u00ebrpiqeshin t\u00eb na servirnin demokracin\u00eb. Kan\u00eb kaluar 29 vjet prej dhjetorit 1990, dhe Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish n\u00eb tranzicion, sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb mbahet pushteti nga elita e korruptuar e q\u00eb e ka origjin\u00ebn tek duart e et\u00ebrve t\u00eb lyera me gjak, me gjak njer\u00ebzish t\u00eb pafajsh\u00ebm q\u00eb nuk menduan si ata, por se e desh\u00ebn lirin\u00eb. Padyshim q\u00eb manipulimi i vot\u00ebs do t\u00eb ishte m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr ta mbajtur pushtetin e p\u00ebr t\u00eb ngjitur n\u00eb sken\u00ebn politike, bijt\u00eb e et\u00ebrve komunist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u rr\u00ebzuan p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb ato vite t\u00eb para t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Fillimi<\/strong><\/p>\n<p>Historia e vjedhjes s\u00eb votave n\u00eb Shqip\u00ebri nis nj\u00ebher\u00ebsh me historin\u00eb e Partis\u00eb Komuniste. Ka ndodhur qysh n\u00eb zgjedhjet e para t\u00eb organiozuar nga komunist\u00ebt, m\u00eb 2 dhjetor t\u00eb vitit 1945. Vjedhja e votave sipas modelit komunist, duket si nj\u00eb mallkim q\u00eb po e p\u00ebrndjek Shqip\u00ebrin\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<\/p>\n<p>74 vite m\u00eb par\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 2 Dhjetor 1945, Shqip\u00ebria e dominuar nga komunist\u00ebt, hyri n\u00eb zgjedhjet e para p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar sistemin politik q\u00eb do t\u00eb qeveriste vendin. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo dit\u00eb, nga ku e ka origjin\u00ebn edhe manipulimi i zgjedhjeve, nj\u00eb mallkim q\u00eb e ndjek Shqip\u00ebrin\u00eb edhe sot.\u00a0 Diktatori Enver Hoxha, u kujdes q\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs t\u00eb krijonte mekanizmat e duhur p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion n\u00eb popull q\u00eb t\u00eb mos lejohej vota p\u00ebr asnj\u00eb parti apo individ, q\u00eb mendonte ndryshe nga komunist\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00ebn ndikimin e fuqive aleate, u vendos t\u00eb b\u00ebheshin zgjedhjet, p\u00ebr t\u00eb cilat Enver Hoxha dhe komunist\u00ebt e tjer\u00eb i premtuan SHBA-s\u00eb dhe Britanis\u00eb se do t\u00eb ishin \u201cpluraliste, t\u00eb lira e t\u00eb kontrolluara dhe nga bota\u201d. Ishin zgjedhjet e para q\u00eb zhvilloheshin n\u00eb Shqip\u00ebri pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p><strong>Votimi me kokrra<\/strong><\/p>\n<p>Votimet, u vendos t\u00eb b\u00ebheshin t\u00eb fshehta. Nd\u00ebrsa votat, q\u00eb ishin kokrra me ngjyra t\u00eb ve\u00e7anta, hidheshin n\u00eb dy kuti t\u00eb ndryshme. Nj\u00ebra kuti ishte e komunist\u00ebve, nd\u00ebrsa kutia tjet\u00ebr ishte e opozitar\u00ebve ose si\u00e7 quhej ndryshe, kutia pa kandidat. Sipas d\u00ebshmive, dokumenteve t\u00eb koh\u00ebs dhe materialeve t\u00eb botuara n\u00eb shtypin e huaj t\u00eb asaj kohe, me kutit\u00eb u b\u00eb loja e komunist\u00ebve me votat dhe me presionin psikologjik ndaj votuesve, t\u00eb deklaruar e t\u00eb cil\u00ebsuar \u201ckund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb regjimit komunist\u201d. Kutia ku do t\u00eb hidheshin votat (kokrrat) e opozit\u00ebs, ishte b\u00ebr\u00eb e till\u00eb nga komunist\u00ebt, q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb saj, kishte nj\u00eb shtres\u00eb prej metali, n\u00eb t\u00eb cilin pasi t\u00eb binin \u201cvotat\u201d prej kokrrash, t\u00eb shkaktonin tingull. Ky tingull, sipas \u201cprovave\u201d t\u00eb b\u00ebra, d\u00ebgjohej nga an\u00ebtar\u00ebt e komisionit dhe k\u00ebshtu, ata kishin mund\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb, p\u00ebr t\u00eb zbuluar se cil\u00ebt votonin kund\u00ebr komunist\u00ebve dhe cil\u00ebt pro tyre, duke evidentuar me emra kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Komuniste dhe t\u00eb pushtetit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Kjo loj\u00eb e b\u00ebnte pa vler\u00eb deklarimin e komunist\u00ebve, p\u00ebr \u201cvotime t\u00eb lira e t\u00eb fshehta\u201d.<\/p>\n<p><strong>Manipulimi<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse kishin t\u00eb gjith\u00eb situat\u00ebn n\u00eb dor\u00eb, p\u00ebrmes presionit p\u00ebr t\u00eb mos e lejuar popullsin\u00eb t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr kandidat\u00ebt jokomunist\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, e cila ishte jo shum\u00eb e organizuar, komunist\u00ebt pat\u00ebn s\u00ebrish nevoj\u00eb t\u00eb manipulojn\u00eb zgjedhjet.<\/p>\n<p>Dokumentet q\u00eb publikohen m\u00eb posht\u00eb, \u00ebsht\u00eb zyrtar dhe i marr\u00eb n\u00eb Arkiv\u00ebn e Shtetit shqiptar, e v\u00ebrtetojn\u00eb manipulimin e zgjedhjeve n\u00eb dy q\u00ebndra votimi, n\u00eb nj\u00eb fshat n\u00eb Kuk\u00ebs dhe n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Kavaj\u00eb. N\u00eb dokumente identifikohen emrat q\u00eb ishin ngarkuar t\u00eb hiqnin kokrra nga kutia pa kandidat, dhe t\u2019i hidhnin tek kutia e Frontit demokratik, pra at\u00eb t\u00eb PKSH-s\u00eb s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.\u00a0 Shihni m\u00eb poshte detajet e k\u00ebtyre dy letrave dhe p\u00ebrpjekjet e komunist\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb fshehur manipulimin.<\/p>\n<p><strong>Dokumenti 1 \u2013 Letra i drejtohet Ko\u00e7i Xoxes<\/strong><\/p>\n<p><strong>6 dhjetor 1945<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gjeneral Ko\u00e7i Xoxe<\/strong><\/p>\n<p>Jemi informuar se n\u00eb katundin Loin\u00eb t\u00eb Lur\u00ebs K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs, ka marr\u00eb 53 vota nga kutia pa kandidat dhe i ka hedhur n\u00eb t\u00eb Frontit Demokratik, tue pas\u00eb dijeni vet\u00ebm tre persona t\u00eb k\u00ebshillit n\u00eb fjal\u00eb. Elementi q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb informat\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga tre an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij k\u00ebshilli, Bajram\u00a0 Isufi sekretari i tret\u00eb i n\u00ebnprefektuar\u00ebs s\u00eb Bicajt.\u00a0 Ky i ka deklaruar sekretarit t\u00eb pushtetit Bicaj se i ka bind\u00eb dy shok\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Shok\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb K\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs u ka th\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu: se ju nuk keni punue mir\u00eb n\u00eb popull dhe nuk i kini skjarue se cila \u00ebsht\u00eb kutia e frontit dhe prandaj do t\u00eb jeni p\u00ebrgjegj\u00ebs e n\u00eb sy t\u00eb keq.<\/p>\n<p>Ata jan\u00eb p\u00ebrgjegjur:\u00a0 rregulloje si t\u00eb mundesh se ne nuk kemi dashur t\u00eb votohet kund\u00ebr frontit. S\u00eb fundi kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord dhe kan\u00eb kalue 53 vota nga kutia pa kandidat n\u00eb at\u00eb t\u00eb frontit. Me sa deklaron Bajram\u00a0 Isufi, kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb e kufizueme n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtyre personave t\u00eb K\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Proceset dhe dokumentet e tjera ligjore n\u00eb lidhje me votimet e atij katundi, kan\u00eb ardhur n\u00eb komisionin e\u00a0 qarkut n\u00eb rregull dhe nuk l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb dyshim ligjor. Tash po u p\u00ebrshkruajm\u00eb\u00a0 shkurtaz biografin\u00eb e Barjam\u00a0 Isufit:\u00a0 Elemen aventurier, i l\u00ebkundsh\u00ebm, frikacak, don t\u00eb duket.\u00a0 Element i palidhur me Frontin por as q\u00eb e don reaksionin.\u00a0 Indiferent. Me sa kuptojm\u00eb ne k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, e ka b\u00ebr\u00eb gjoja p\u00ebr t\u00eb fituar kredi kundrejt Frontit. An\u00ebtari tjet\u00ebr Xhafer Muja Af\u00ebzi, 19 vje\u00e7 m\u00ebsues filloreje n\u00eb katundin Loj\u00eb, element i padjallzuar.\u00a0 Ungji \u00ebsht\u00eb Din\u00a0 Muja katundar i mes\u00ebm, i squet dhe ka kaluar nj\u00eb jet\u00eb politike aventurier\u00ebsh.\u00a0 Dyshojm\u00eb se djali mund t\u2019i tregoj\u00eb ungjit t\u00eb tij. Kryetari i K\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs, katundari i thjesht\u00eb nga Loja, Bajram\u00a0 Isufi, \u00ebsht\u00eb porosit\u00eb nga sekretari i Komitetit Ekzekutiv Ramadan Alilaj, q\u00eb \u00e7\u00ebshtja rigorozisht t\u00eb mbetet konspirative tue ia heq v\u00ebrjetjen se ka b\u00ebr\u00eb gabim t\u00eb madh dhe se Fronti nuk ndihmohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Shoku Ramdan Halilaj \u00ebsht\u00eb edhe sekretar i komisionit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb nj\u00eb rrethi tjet\u00ebr elektoral e jo p\u00ebr katundin Loj\u00eb. Jemi lajm\u00ebruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mbr\u00ebm\u00eb nat\u00ebn. Lutemi urgjentisht na njoftoni m\u00ebnyr\u00ebn e veprimit.\u00a0 Ne jemi n\u00eb dilem\u00eb e nuk dim\u00eb si t\u00eb veprojm\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb konspirative dhe e kufizueme deri m\u00eb tash. Presim p\u00ebrgjigje shum\u00eb urgjente.<\/em><\/p>\n<p><em>Abedini!<\/em><\/p>\n<p><strong>Dokumenti 2\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><em>Komitetit Q\u00ebndror t\u00eb Partis\u00eb Komuniste Shqiptare<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me \u00e7\u2019fjalos\u00ebm dje,\u00a0 puna q\u00ebndron ndryshe.\u00a0 \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ngat\u00ebrres\u00eb n\u00eb em\u00ebr\u00a0 t\u00eb Kleanth Mineut dhe t\u00eb Kleanth Vorfit.\u00a0 N\u00eb q\u00ebndr\u00ebn e Kavaj\u00ebs na kan\u00eb futur p\u00ebr t\u00eb v\u00ebllain e Klenath Mineut, Piero Mineu. Ki\u00e7ua q\u00eb ishte n\u00eb Kavaj\u00eb\u00a0 e tregon n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00e7\u00ebshtjen:\u00a0 Piero Mineu n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe n\u00eb dijeni t\u00eb K\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs ku ka q\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb an\u00ebtar partie, Balo Veliu, kan\u00eb fshehur kokrrat e kutis\u00eb pa kandidat. Piero Mineu ai me mburrje i \u00ebsht\u00eb fjalosur sekretarit t\u00eb Frontit, Jemlush Tha\u00e7i, se ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe k\u00ebshtu i kishte b\u00ebr\u00eb mir\u00eb gjoja frontit. Jemlushi i dha p\u00ebrgjigjen e duhur duke i v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se kjo ishte nj\u00eb shkelje ligji dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligji t\u00eb d\u00ebnon dhe bile rrept\u00eb. Piero Mineu \u00ebsht\u00eb tronditur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe e pret ndonj\u00eb d\u00ebnim se shifet i \u00e7\u2019qet\u00ebsuar.\u00a0 Por Pjero ka folur dhe me Maliq Elenin, sekretar i komitetit Ekzekutiv t\u00eb N\u00ebnprefektur\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.\u00a0 Tani \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb Jamlushit, Maliqit,\u00a0 Sul Fer\u00e7anit. Q\u00ebndrimi i Piero Mineut\u00a0 nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht me frontin, por k\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar kredi n\u00eb Front.<\/p>\n<p>Ka mund\u00ebsi\u00a0 q\u00eb ky tiu thot\u00eb dhe tjet\u00ebr kujt. Ne shok\u00ebve t\u00eb Kavaj\u00ebs i kemi porositur q\u00eb t\u00eb mos e trumbetojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb p\u00ebrderisa vet\u00eb komisioni i zgjedhjeve p\u00ebr n\u00ebnprefektur\u00ebn nuk e ka ngritur k\u00ebt\u00eb si problem.\u00a0 Si dhe K\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs, nuk ka se ku bazohet se ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb till\u00eb. Karshi Piero Mineut ne u mjaftuem vet\u00ebm me q\u00ebndrimin q\u00eb mbajti q\u00eb n\u00eb fillim, Jamlush Tha\u00e7i, duke e quajtur t\u00eb gabuar veprimin e tij, n\u00eb qoft\u00eb se e kishte b\u00ebr\u00eb. Q\u00eb ta th\u00ebrrasim p\u00ebrs\u00ebri Piero Mineun n\u00eb form\u00eb gjyqi, ose p\u00ebr ta k\u00ebshilluar q\u00eb t\u00eb mos e hap\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, nuk na u duke\u00a0 arsyeshme.\u00a0 Meq\u00ebn\u00ebse s\u2019\u00ebsht\u00eb an\u00ebtar partie dhe se ne dyshojm\u00eb t\u00eb jet\u00eb provokator.\u00a0 An\u00ebtari i partis\u00eb, Seit Veliu, q\u00eb b\u00ebnt\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Kshillin Mbik\u00ebqyr\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element mjaft i dob\u00ebt q\u00eb me revizionimin n\u00eb parti mbetet jasht\u00eb. Megjithk\u00ebt\u00eb ky u thirr nga shok\u00ebt n\u00eb Kavaj\u00eb (Jamlushi), dhe iu b\u00eb nj\u00eb v\u00ebrejtje e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr gabimin e madh q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb.\u00a0 Gjithashtu u porosit q\u00eb t\u00eb mos e p\u00ebshp\u00ebrit\u00eb asnj\u00eb gjys\u00ebm fjale mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe me Piero Mineun t\u00eb mos provokoj\u00eb\u00a0 asnj\u00eb bised\u00eb rreth k\u00ebtij problem, asnj\u00ebher\u00eb. \u00c7\u00ebshtja megjithse nuk \u00ebsht\u00eb si\u00e7 neve e biseduam dje me shok\u00ebt e Kavaj\u00ebs, pa t\u00eb ngat\u00ebrruar, Klenath Vorfin me Kleanth Mineun por m\u00eb e ngat\u00ebrruar akoma, neve na duket q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e kufizuar.\u00a0 Dhe nuk besojm\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsohet dhe t\u00eb merret vesh nga populli.<\/p>\n<p>Megjithk\u00ebt\u00eb shikojeni edhe ju p\u00ebrs\u00ebri dhe na k\u00ebshilloni ndonj\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb neve duhet t\u00eb mbajm\u00eb karshi k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p><strong>Durr\u00ebs 9.12 1945<\/strong><\/p>\n<p><strong>T\u00eb fala shoq\u00ebrore<\/strong><\/p>\n<p><strong>P.Komitetin Qarkor<\/strong><\/p>\n<p><strong>(Adil \u00c7ar\u00e7ani)<\/strong><\/p>\n<p><strong>P.S S\u00ebbashku me k\u00ebt\u00eb let\u00ebr po ju p\u00ebrcjellim edhe traktin q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb vetme votimi n\u00eb Kruj\u00eb dit\u00ebn e votimeve. Nuk \u00ebsht\u00eb origjinal, por i riprodhuar.\/ kujto.al<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cJemi informuar se n\u00eb katundin Loin\u00eb t\u00eb Lur\u00ebs K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs, ka marr\u00eb 53 vota nga kutia pa kandidat dhe i ka hedhur n\u00eb t\u00eb Frontit Demokratik, tue pas\u00eb dijeni vet\u00ebm tre persona t\u00eb k\u00ebshillit n\u00eb fjal\u00eb\u2026. Bajram\u00a0 \u00a0Isufi, Xhafer Muja, Ramdan Halilaj n\u00eb Kuk\u00ebs dhe\u00a0 Kleanth Mineu, Sul Fer\u00e7anit, Maliq Eleni Balo Veliu n\u00eb Kavaj\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":92415,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-92414","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92414","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92414"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92414\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/92415"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92414"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92414"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92414"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}