{"id":92497,"date":"2019-06-26T22:00:08","date_gmt":"2019-06-26T20:00:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=92497"},"modified":"2019-06-26T15:58:50","modified_gmt":"2019-06-26T13:58:50","slug":"prag-lufte-trump-kercenon-me-zhdukje-iranin-injorante","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/prag-lufte-trump-kercenon-me-zhdukje-iranin-injorante\/","title":{"rendered":"Prag lufte?! Trump k\u00ebrc\u00ebnon me zhdukje Iranin: Injorant\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i SHBA Donald Trump i shtoi k\u00ebrc\u00ebnimet kund\u00ebr Iranit t\u00eb mart\u00ebn, duke th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb sulm i Teheranit ndaj \u201c\u00e7do gj\u00ebje amerikane\u201d do t\u00eb \u201cp\u00ebrballet me nj\u00eb p\u00ebrdorim force t\u00eb madhe dhe t\u00eb pakufizuar\u201d.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsi amerikan tha se n\u00eb disa raste, \u201ce pakufizuar do t\u00eb thot\u00eb zhdukje\u201d.<\/p>\n<p>Ai e quajti \u201cshum\u00eb injorante dhe fyese\u201d deklarat\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga Irani disa or\u00eb m\u00eb par\u00eb, ku thuhej se Teherani po i jepte fund mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb bisedimeve diplomatike me SHBA pas ashp\u00ebrsimit t\u00eb sanksioneve ekonomike nga Presidenti Trump kund\u00ebr Iranit.<\/p>\n<p>Sanksionet e vendosura t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike vinin n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsin suprem t\u00eb Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.<\/p>\n<p>Presidenti Trump tha se deklarata e Iranit \u201ctregon thjesht se ata nuk e kuptojn\u00eb realitetin\u201d.<\/p>\n<p>Ai tha: \u201cUdh\u00ebheqja e Iranit nuk i kupton fjal\u00ebt \u2018mir\u00ebsi\u2019 ose bujari, ata kurr\u00eb nuk i kan\u00eb kuptuar. Mjerisht, gj\u00ebrat q\u00eb ata kuptojn\u00eb jan\u00eb Forca dhe Fuqia, dhe SHBA-t\u00eb jan\u00eb fuqia ushtarake m\u00eb e madhe n\u00eb bot\u00eb, me 1.5 trilion dollar\u00eb t\u00eb investuara vet\u00ebm gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit.\u201d<\/p>\n<p>Presidenti Trump tha se \u201cpopulli i mrekulluesh\u00ebm iranian po vuan dhe p\u00ebr kurrfar\u00eb shkaku. Udh\u00ebheqja e tyre i shpenzon t\u00eb gjitha parat\u00eb p\u00ebr Terror, dhe pak p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tjera\u201d. Ai tha se Shtetet e Bashkuara \u201cnuk e kan\u00eb harruar \u201cp\u00ebrdorimin e eksploziv\u00ebve nga Irani p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb 2.000 amerikan\u00eb.\u201d Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se \u00e7far\u00eb sulmesh i referohej presidenti amerikan.<\/p>\n<p>Presidenti Trump gjithashtu hodhi dyshime mbi dy figura politike t\u00eb SHBA, duke th\u00ebn\u00eb, \u201cS\u2019ka m\u00eb John Kerry dhe Obama!\u201d duke hedhur posht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri paktin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb negociuar nga ish-Sekretari i Shtetit Kerry dhe ish-Presidenti Barak Obama p\u00ebr t\u00eb ndalur zhvillimin e arm\u00ebve b\u00ebrthamore t\u00eb Iranit. Zoti Trump u t\u00ebrhoq nga marr\u00ebveshja e vitit 2015 vitin e kaluar dhe vendosi sanksione q\u00eb synonin t\u00eb dob\u00ebsonin ekonomin\u00eb e Iranit n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta detyruar at\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb negociatat b\u00ebrthamore me Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Para se zoti Trump t\u00eb komentonte, presidenti iranian Hassan Rouhani i quajti sanksionet e reja \u201ct\u00eb egra dhe idiote\u201d dhe i p\u00ebrshkroi propozimet e SHBA p\u00ebr bisedime diplomatike si \u201cpa vler\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>SHBA thon\u00eb se mund t\u00eb vendosin sanksione edhe ndaj Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Iranit, Mohammad Javad Zarif, por presidenti Rouhani, n\u00eb nj\u00eb fjalim televiziv, tha: \u201cJu i vini sanksione ministrit t\u00eb jasht\u00ebm dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb k\u00ebrkoni bisedime?\u201d<\/p>\n<p>BOLTON: JEMI T\u00cb HAPUR P\u00cbR BISEDIME REALE<\/p>\n<p>K\u00ebshilltari amerikan p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare John Bolton tha t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Jeruzalem se presidenti Trump \u201ce ka der\u00ebn e hapur p\u00ebr negociata reale\u201d, por sipas tij Irani \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur me \u201cheshtje shurdhuese\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPresidenti e ka mbajtur der\u00ebn hapur ndaj negociatave reale p\u00ebr t\u00eb eliminuar t\u00ebr\u00ebsisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb verifikueshme programin e arm\u00ebve b\u00ebrthamore t\u00eb Iranit, sistemet e tij t\u00eb raketave balistike, mb\u00ebshtetjen q\u00eb i jep terrorizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe sjellje t\u00eb tjera keqdash\u00ebse n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn\u201d, tha zoti Bolton.<\/p>\n<p>Por gjat\u00eb nj\u00eb fjalimi televiziv, presidenti Iranian Hassan Rouhani e cil\u00ebsoi vendimin e administrat\u00ebs Trump \u201ct\u00eb eg\u00ebr dhe idiote\u201d. Ai la t\u00eb kuptohet se q\u00ebndrimi amerikan \u00ebsht\u00eb i pasiqert\u00eb kur tha se nuk mund t\u2019i vendos\u00ebsh sanksione ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm iranian dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb b\u00ebsh k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr bisedime.<\/p>\n<p>Ekonomia iraniane \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur disa her\u00eb me sanksione prej vitit t\u00eb kaluar kur presidenti amerikan Donald Trump u t\u00ebrhoq nga marr\u00ebveshja b\u00ebrthamore e vitit 2015. Tashm\u00eb Teherani po p\u00ebrballet me sanksione t\u00eb reja.<\/p>\n<p>\u201cSanksionet do t\u2019i mohojn\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit Suprem, zyr\u00ebs s\u00eb tij si dhe atyre t\u00eb lidhur ngusht\u00eb me t\u00eb, qasjen tek burimet kryesore financiare si dhe mb\u00ebshtetjen\u201d, tha presidenti Trump.<\/p>\n<p>Zoti Trump urdh\u00ebroi vendosjen e raundit t\u00eb ri t\u00eb sanksioneve t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, pas njoftimeve n\u00eb fundjav\u00eb se SHBA-ja kishte nisur sulmet kibernetike ndaj kompjuterave t\u00eb p\u00ebrdorur nga sh\u00ebrbimet iraniane t\u00eb zbulimit.<\/p>\n<p>Teherani i quajti sulmet nj\u00eb shkelje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe kritikoi vendosjen e sanksioneve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>\u201cA ka mbetur ndonj\u00eb sanksion q\u00eb Amerika k\u00ebrkon ta vendos\u00eb dhe q\u00eb nuk e ka b\u00ebr\u00eb koh\u00ebt e fundit apo gjat\u00eb 40 viteve t\u00eb fundit? A po fitojn\u00eb ata ndonj\u00eb gj\u00eb nga kjo?\u201d, ishin disa nga pyetjet q\u00eb ngriti Abbas Mousavi, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Iranit.<\/p>\n<p>Sanksionet amerikane kan\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb iranian Ajatollah Khamenei p\u00ebr shkak t\u00eb sjelljes armiq\u00ebsore t\u00eb regjimit t\u00eb tij. Por disa v\u00ebzhgues v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje efektivitetin e sanksioneve, duke pasur parasysh se nuk ka gjasa q\u00eb Ajatollah Khamenei t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb instrumente financiare n\u00ebn juridiksionin amerikan.<\/p>\n<p>\u201cAta q\u00eb mendojn\u00eb se k\u00ebto jan\u00eb thjesht simbolike, kjo nuk \u00ebsht\u00eb aspak e v\u00ebrtet\u00eb. Realisht u kemi mbllokuar rrug\u00ebn dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra miliarda dollar\u00ebve. Sanksionet do t\u00eb ndikojn\u00eb edhe vendet ku k\u00ebta njer\u00ebz fshehin parat\u00eb. Pra, k\u00ebto sanksione jan\u00eb shum\u00eb efektive\u201d, tha zoti Steve Mnuchin, sekretari amerikan i Thesarit.<\/p>\n<p>Presidenti Trump, i cili b\u00ebri fushat\u00eb p\u00ebr ndalimin e asaj q\u00eb ai e quante \u201cluftra pa pafund\u201d, jav\u00ebn e kaluar anuloi nj\u00eb sulm ndaj Iranit si p\u00ebrgjigje ndaj rr\u00ebzimit nga Teherani t\u00eb nj\u00eb droni amerikan.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb donim t\u00eb negocionim nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00ebse ata do ta d\u00ebshironin nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Por n\u00ebse nuk e duan, nuk ka asnj\u00eb problem\u201d, tha zoti Trump.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo po zhvillon takime me aleat\u00ebt n\u00eb rajon, p\u00ebrfshir\u00eb Arabin\u00eb Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, p\u00ebr krijimin nj\u00eb koalicioni kund\u00ebr Teheranit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do t\u00eb negociojn\u00eb me Iranin pa parakushte p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund tensioneve n\u00eb rritje.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i SHBA Donald Trump i shtoi k\u00ebrc\u00ebnimet kund\u00ebr Iranit t\u00eb mart\u00ebn, duke th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb sulm i Teheranit ndaj \u201c\u00e7do gj\u00ebje amerikane\u201d do t\u00eb \u201cp\u00ebrballet me nj\u00eb p\u00ebrdorim force t\u00eb madhe dhe t\u00eb pakufizuar\u201d. Udh\u00ebheq\u00ebsi amerikan tha se n\u00eb disa raste, \u201ce pakufizuar do t\u00eb thot\u00eb zhdukje\u201d. Ai e quajti \u201cshum\u00eb injorante dhe fyese\u201d [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":46860,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,191],"tags":[],"class_list":{"0":"post-92497","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-bota"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92497","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92497"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92497\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46860"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92497"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92497"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92497"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}