{"id":93672,"date":"2019-07-01T14:22:21","date_gmt":"2019-07-01T12:22:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=93672"},"modified":"2019-07-01T14:22:21","modified_gmt":"2019-07-01T12:22:21","slug":"mediat-gjermane-votimet-ne-shqiperi-pa-mundesi-zgjedhjeje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/mediat-gjermane-votimet-ne-shqiperi-pa-mundesi-zgjedhjeje\/","title":{"rendered":"Mediat gjermane\/ Votimet n\u00eb Shqip\u00ebri, pa mund\u00ebsi zgjedhjeje"},"content":{"rendered":"<p>Media t\u00eb ndryshme n\u00eb bot\u00ebn gjermanishtfol\u00ebse i kan\u00eb kushtuar v\u00ebmendje zgjedhjeve t\u00eb zhvilluara t\u00eb diel\u00ebn m\u00eb 30 qershor n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung zgjedhjeve t\u00eb zhvilluara n\u00eb Shqip\u00ebri i kushton v\u00ebmendje n\u00eb nj\u00eb artikull me titull \u2018Zgjedhje pa kandidat\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs\u2019.<\/p>\n<p>\u2018Zgjedhjet u zhvilluan n\u00ebn masa t\u00eb forta sigurie, shkruan FAZ.<\/p>\n<p>Komisioni Europian dhe Shtetet e Bashkuara u p\u00ebrpoq\u00ebn pa sukses t\u00eb bindnin Partin\u00eb Demokratike dhe kreun e saj t\u00eb mos zgjidhte bojkotin, por PD bojkoton q\u00eb nga shkurti parlamentin dhe ka k\u00ebrkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur largimin e kryeministrit Rama, n\u00ebnvizon gazeta gjermane, e cila hedh v\u00ebshtrimin edhe n\u00eb gjendjen e paralizuar t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u2018Grindja p\u00ebr zgjedhjet lokale n\u00eb Shqip\u00ebri, bojkoti parlamentar i opozit\u00ebs, si edhe procedura kund\u00ebr presidentit Meta p\u00ebr shkarkimin nga posti\u00a0 jan\u00eb shenja t\u00eb tjera t\u00eb ashp\u00ebrsimit t\u00eb kriz\u00ebs kushtetuese q\u00eb vazhdon prej muajsh n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb e paaft\u00eb p\u00ebr vendime prej af\u00ebr nj\u00eb viti, sepse n\u00eb rrjedh\u00ebn e nj\u00eb procedimi t\u00eb udh\u00ebzuar nga BE p\u00ebr verifikimin e prokuror\u00ebve dhe gjykat\u00ebsve, shumica e gjykat\u00ebsve kushtetues ose u shkarkua ose u dor\u00ebhoq&#8230;<\/p>\n<p>Komisioni Europian nga nj\u00ebra an\u00eb e ka vler\u00ebsuar p\u00ebrparimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs jodrejtp\u00ebrdrejt p\u00ebr faktin, q\u00eb Shqip\u00ebria sot faktikisht nuk ka gjykim kushtetues dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk e p\u00ebrmbush dot nj\u00eb kusht thelb\u00ebsor p\u00ebr hapjen formale t\u00eb negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit\u2019, shkruan analisti i FAZ, Matthias Rub.<\/p>\n<p>Edhe gazeta austriake Der Standard i kushton v\u00ebmendje zgjedhjeve t\u00eb zhvilluara n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb reportazhin me titull \u2018Zgjedhje pa mund\u00ebsi zgjedhjeje n\u00eb Shqip\u00ebri\u2019, n\u00ebnvizohet se n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb zgjedhjet lokale kishte vet\u00ebm nj\u00eb kandidat p\u00ebr t\u00eb zgjedhur, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb opozita bojkotoi dhe shum\u00eb vet\u00eb q\u00ebndruan n\u00eb sht\u00ebpi. \u2018Zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb para s\u00eb gjithash demonstrim besnik\u00ebrie p\u00ebr parti t\u00eb caktuara, t\u00eb cilat t\u00eb mund\u00ebsuar nj\u00eb pun\u00eb n\u00eb administrat\u00eb.\u2019<\/p>\n<p>Shum\u00eb njer\u00ebz kan\u00eb humbur besimin tek t\u00eb gjitha partit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, shkruan korrespondentja e gazet\u00ebs \u2018Standard\u2019, Adelheid \u00cbolfl, e cila i ka ndjekur zhvillimet \u00a0e zgjedhjeve n\u00eb Shkod\u00ebr. \u2018T\u00eb diel\u00ebn pati grindje p\u00ebr rezultatin n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb m\u00eb interesant: Pjes\u00ebmarrjen e ul\u00ebt n\u00eb zgjedhje. N\u00eb fshatin Ngra\u00e7 n\u00eb kuti u gjend vet\u00ebm nj\u00eb let\u00ebr votimi.\u2019<\/p>\n<p>Gazeta Suddeutsche Zeitung n\u00ebn titullin \u2018Zgjedhje n\u00ebn tensione t\u00eb larta\u2019, thekson se opozita n\u00eb Shqip\u00ebri proteston prej muajsh kund\u00ebr qeveris\u00eb dhe k\u00ebrkon largimin e kryeministrit Rama dhe zgjedhje t\u00eb parakohshme parlamentare.<\/p>\n<p>\u2018Ajo akuzon qeverin\u00eb e Partis\u00eb Socialiste me kryeminist\u00ebr Edi Ram\u00ebn p\u00ebr mashtrim zgjedhor dhe korrupsion. Kreu i shtetit Meta me dekret u p\u00ebrpoq t\u00eb shtyj\u00eb zgjedhjet, me arsyetimin se atmosfera e ndezur e b\u00ebn t\u00eb pamundur nj\u00eb vot\u00eb demokratike. Rama e shpalli Met\u00ebn \u2018jo kompetent\u2019 p\u00ebr anulimin e zgjedhjeve.\u2019<\/p>\n<p>Kurse agjencia gjermane e lajmeve, DPA thekson faktin, se n\u00eb Shqip\u00ebri zgjedhjet lokale p\u00ebrfunduan pa incidente t\u00eb m\u00ebdha. \u2018Pjes\u00ebmarrja n\u00eb zgjedhje ishte megjithat\u00eb e ul\u00ebt\u2019, shkruan DPA.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbledhur nga Deutsche Welle<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Media t\u00eb ndryshme n\u00eb bot\u00ebn gjermanishtfol\u00ebse i kan\u00eb kushtuar v\u00ebmendje zgjedhjeve t\u00eb zhvilluara t\u00eb diel\u00ebn m\u00eb 30 qershor n\u00eb Shqip\u00ebri. Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung zgjedhjeve t\u00eb zhvilluara n\u00eb Shqip\u00ebri i kushton v\u00ebmendje n\u00eb nj\u00eb artikull me titull \u2018Zgjedhje pa kandidat\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs\u2019. \u2018Zgjedhjet u zhvilluan n\u00ebn masa t\u00eb forta sigurie, shkruan FAZ. Komisioni Europian [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":93390,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-93672","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93672","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93672"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93672\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93390"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93672"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93672"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93672"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}