{"id":93916,"date":"2019-07-02T14:34:09","date_gmt":"2019-07-02T12:34:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=93916"},"modified":"2019-07-02T14:34:09","modified_gmt":"2019-07-02T12:34:09","slug":"luan-rama-30-qershori-rekordi-me-negativ-nga-dita-e-pare-e-votimeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/luan-rama-30-qershori-rekordi-me-negativ-nga-dita-e-pare-e-votimeve\/","title":{"rendered":"Luan Rama: 30 qershori rekordi m\u00eb negativ nga dita e par\u00eb e votimeve"},"content":{"rendered":"<p>Z\u00ebvend\u00ebskryetari i LSI, Luan Rama, ka vijuar me akuzat p\u00ebr 30 qershorin, duke th\u00ebn\u00eb se edhe shifra 21% e votuesve shqiptar\u00eb ishte e manipuluar. N\u00eb nj\u00eb dalje p\u00ebr media, Luan Rama deklaroi se 30 qershori sh\u00ebnoi rekordin m\u00eb negativ, pasi sipas tij, mazhoranca p\u00ebrdhunoi Kushtetut\u00ebn.<br \/>\n\u201cQeveria e Shqip\u00ebris\u00eb dhe maxhoranca e saj q\u00eb sot jan\u00eb vet\u00ebm 21,6 p\u00ebrqind e votuesve shqiptar\u00eb me vota t\u00eb shtuara turpsh\u00ebm dhe q\u00eb ende nuk jan\u00eb num\u00ebruar t\u00eb gjitha prej atyre q\u00eb vet\u00eb i prodhuan, vet\u00eb i votuan dhe vet\u00eb i num\u00ebruan, \u00ebsht\u00eb argumenti tragjik i t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb thon\u00eb se shqiptar\u00ebt nuk din\u00eb t\u00eb qeverisen!\u201d tha Luan Rama.<\/p>\n<p>\u201cRaporti paraprak i OSBE\/ODIHR-it konfirmoi qart\u00eb e p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrmas\u00ebn reale t\u00eb sh\u00ebmtivotimeve t\u00eb 30 qershorit! Me eleganc\u00ebn e zonj\u00ebs Glover, shqiptar\u00ebt d\u00ebgjuan katraur\u00ebn e gatuar dhe t\u00eb servirur prej band\u00ebs antishtet q\u00eb c\u00ebnoi t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zgjedhur. Sepse bandat nuk bejne zgjedhje. Q\u00eb c\u00ebnoi t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb patur alternativ\u00eb, Sepse bandat nuk kan\u00eb e nuk ofrojn\u00eb alternative p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tyres, Q\u00eb c\u00ebnoi t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb ishin pjesmarr\u00ebs e kontributor\u00eb n\u00eb projektet p\u00ebr interesat dhe pun\u00ebt e komunitetit, Sepse bandat kan\u00eb vet\u00ebm interesin dhe projektin e tyre kriminal e atyre nuk iu intereson komuniteti!\u201d vijoi m\u00eb tej, zv\/kryetari i LSI-s\u00eb.<\/p>\n<p>Deklarata e Plot\u00eb:<\/p>\n<p>P\u00ebr turp e p\u00ebr marre, me faqe t\u00eb zez\u00eb para gjith\u00eb bot\u00ebs e cullak n\u00eb sh\u00ebmtin\u00eb e vet, Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb e shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb band\u00eb, si shumatore e bandave q\u00eb kan\u00eb vjedhur vota p\u00ebr t\u00eb e q\u00eb e p\u00ebrdorin p\u00ebr interesa t\u00eb kund\u00ebrta me interesat e popullit, t\u00eb kombit e t\u00eb shtetit shqiptar, sh\u00ebnoi me paligjshm\u00ebrin\u00eb e sjelljes s\u00eb vet m\u00eb 30 qershor, rekordin m\u00eb negativ jo t\u00eb zgjedhjeve, por q\u00eb prej kur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend jan\u00eb kryer p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb votime!<br \/>\nJo me munges\u00eb respekti p\u00ebr shtetin, por me konsistenc\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb atij n\u00eb ashtin e vet;<br \/>\nJo me injoranc\u00ebn e mosnjohjes s\u00eb detyrimeve kushtetuese n\u00eb ndarjen dhe balancimin e pushteteve n\u00eb nj\u00eb shtet demokratik e t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs, por me lig\u00ebsin\u00eb diabolike prej bandit\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar Republik\u00ebn;<br \/>\nJo prej mosnjohjes s\u00eb vlerave t\u00eb demokracis\u00eb dhe t\u00eb pluralizmit politik n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri civile e t\u00eb emancipuar, po prej makut\u00ebrise korruptive e mentalitetit pervers n\u00eb qeverisje p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb institucinet kushtetuese t\u00eb shtetit;<br \/>\nJo se nuk e din\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb parlamentarizmi, por si p\u00ebrdhunues t\u00eb Kushtetut\u00ebs e si mish\u00ebrim i filozofis\u00eb leniniste gjith\u00eb pushtetin sovjet\u00ebve;<br \/>\nQeveria e Shqip\u00ebris\u00eb dhe maxhoranca e saj q\u00eb sot jan\u00eb vet\u00ebm 21,6 p\u00ebrqind e votuesve shqiptar\u00eb me vota t\u00eb shtuara turpsh\u00ebm dhe q\u00eb ende nuk jan\u00eb num\u00ebruar t\u00eb gjitha prej atyre q\u00eb vet\u00eb i prodhuan, vet\u00eb i votuan dhe vet\u00eb i num\u00ebruan, \u00ebsht\u00eb argumenti tragjik i t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb thon\u00eb se shqiptar\u00ebt nuk din\u00eb t\u00eb qeverisen!<br \/>\nRaporti paraprak i OSBE\/ODIHR-it konfirmoi qart\u00eb e p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrmas\u00ebn reale t\u00eb sh\u00ebmtivotimeve t\u00eb 30 qershorit!<br \/>\nMe eleganc\u00ebn e zonj\u00ebs Glover, shqiptar\u00ebt d\u00ebgjuan katraur\u00ebn e gatuar dhe t\u00eb servirur prej band\u00ebs antishtet q\u00eb c\u00ebnoi t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zgjedhur.<\/p>\n<p>Sepse bandat nuk bejne zgjedhje.<br \/>\nQ\u00eb c\u00ebnoi t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb patur alternativ\u00eb,<br \/>\nSepse bandat nuk kan\u00eb e nuk ofrojn\u00eb alternative p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tyres,<br \/>\nQ\u00eb c\u00ebnoi t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb ishin pjesmarr\u00ebs e kontributor\u00eb n\u00eb projektet p\u00ebr interesat dhe pun\u00ebt e komunitetit,<br \/>\nSepse bandat kan\u00eb vet\u00ebm interesin dhe projektin e tyre kriminal e atyre nuk iu intereson komuniteti!<br \/>\nT\u00eb pushtuar prej panikut t\u00eb frik\u00ebs t\u00eb asaj q\u00eb vjen dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb parath\u00ebn\u00eb n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta muaj proteste dhe revolte qytetare, jo minjt\u00eb e ringjallur t\u00eb Dino Buxatit, por ata t\u00eb makthit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, jan\u00eb kapur e po festojn\u00eb n\u00eb vallen e turpit t\u00eb tyre t\u00eb 30 qershorit!<br \/>\nN\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ndjeheshin t\u00eb turp\u00ebruar p\u00ebr \u00e7far\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me kanabizimin si kryevepren e tyre kriminale, me krimin e organizuar dhe korrupsionin endemik si\u00e7 e n\u00ebnvizon Raporti i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit, me vrasjen e besimit tek shteti dhe detyrimin e mbi 400 mije shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb braktisur vendin n\u00eb vet\u00ebm 6 vjet, me mos\u00e7eljen e pervitshme t\u00eb negociatave dhe sabotimin e procesit t\u00eb integrimit europian t\u00eb vendit, me skandalet e ditepasditeshme dhe pergjimet ku shfaqet gjithe arsenali i ndyresise se nje gjuhe rruga\u00e7esh ordinere,<br \/>\nAta, te pafytyre e te paturp, kaperdisen e bejne moral demokracie dhe qytetarie, duke ndersyer gjith\u00eb mantenuterin\u00eb politike t\u00eb mish\u00ebruar dhimbshem n\u00eb mjerimin e kurtizaneve te pushtetit, me shpresen mjerane se mund te sherbeje si parzmore turpi e keqperdorimit dhe e shperdorimit t\u00eb besimit qytetar!<br \/>\nShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb udhekryqin e fatit te vet e ajo nuk mund te zgjedhe me te qendroje peng i interesave t\u00eb nje klani antishqiptar q\u00eb nuk e pati per gje qe ta deshmoj\u00eb kete edhe ne 30 qershorin e turpit!<br \/>\nShqip\u00ebria nuk ka nevoje per mbretin lakuriq edhe kur ai del si burri me pantallona te shkurtera, por ajo duhet t\u00eb nxjerre ne pah gjith\u00eb krenarine e vet kombetare dhe qytetare si vend europian dhe anetar i NATO-s e ta shporre kete junte te korruptuar!<br \/>\nEuropa demokratike dhe modeli i SHBA me t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e korpusit t\u00eb vlerave q\u00eb mbron dhe p\u00ebrfaq\u00ebson, jan\u00eb modeli yne.<br \/>\nHistoria shqiptare, ajo e vjetra por edhe e me e reja, ajo e vitit 1990 dhe e vitit 1997, na deshmon e na meson se si populli i del zot fatit te vet!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Z\u00ebvend\u00ebskryetari i LSI, Luan Rama, ka vijuar me akuzat p\u00ebr 30 qershorin, duke th\u00ebn\u00eb se edhe shifra 21% e votuesve shqiptar\u00eb ishte e manipuluar. N\u00eb nj\u00eb dalje p\u00ebr media, Luan Rama deklaroi se 30 qershori sh\u00ebnoi rekordin m\u00eb negativ, pasi sipas tij, mazhoranca p\u00ebrdhunoi Kushtetut\u00ebn. \u201cQeveria e Shqip\u00ebris\u00eb dhe maxhoranca e saj q\u00eb sot jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-93916","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93916","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93916"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93916\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93916"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93916"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93916"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}