{"id":93930,"date":"2019-07-02T14:50:19","date_gmt":"2019-07-02T12:50:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=93930"},"modified":"2019-07-02T14:50:19","modified_gmt":"2019-07-02T12:50:19","slug":"glover-flet-per-dw-reforma-zgjedhore-e-domosdoshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/glover-flet-per-dw-reforma-zgjedhore-e-domosdoshme\/","title":{"rendered":"Glover flet p\u00ebr DW: Reforma zgjedhore e domosdoshme"},"content":{"rendered":"<p>Autoritetet vendase t\u00eb vendosin \u04abfar\u00eb do b\u00ebjn\u00eb me rezultatet e 30 qershorit, thot\u00eb ekskluzivisht p\u00ebr DW, Ambasadorja Audrey Glover, drejtuese e misionit t\u00eb v\u00ebzhguesve t\u00eb OSBE\/ODIHR-it n\u00eb Zgjedhjet Lokale 2019.<\/p>\n<p><em>DW:<\/em>\u00a0<em>Ambasadore Glover, si do ta p\u00ebrshkruani\u00a0 ju n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, procesin elektoral p\u00ebr zgjedhjet lokale, q\u00eb u zhvilluan t\u00eb diel\u00ebn m\u00eb 30 qershor, e kam fjal\u00ebn q\u00eb nga maji kur misioni juaj mb\u00ebrriti n\u00eb Shqip\u00ebri dhe deri n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve?<\/em><\/p>\n<p>Audrey Glover: Nuk ka mbaruar ende gjith\u00eb cikli i procesit zgjedhor. Jemi duke par\u00eb me shum\u00eb interes ankimimet, q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e procesit zgjedhor. Jam shum\u00eb e k\u00ebnaqur q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e t\u00eb diel\u00ebs v\u00ebshtir\u00eb se pati ndonj\u00eb akt t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhune. Zgjedhjet u zhvilluan qet\u00eb dhe n\u00eb rregull,\u00a0gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb se sa shum\u00eb dhun\u00eb ka patur n\u00eb zona t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit, sa t\u00eb dhunsh\u00ebm kan\u00eb q\u00ebn\u00eb muajt e fundit. Por p\u00ebrderisa procesi zgjedhor nuk ka mbaruar, ende nuk mund t\u00eb p\u00ebrshkruaj at\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p><em>DW:\u00a0 \u00c7far\u00eb pasojash solli p\u00ebr votuesit bojkoti i 30 qershorit nga PD, m\u00eb e madhja parti n\u00eb opozit\u00eb dhe partit\u00eb e tjera opozitare, jasht\u00eb parlamentit?<\/em><\/p>\n<p>Audrey Glover: Kandidat\u00eb p\u00ebr Kryetar\u00eb Bashkie garuan pa konkurrent\u00eb p\u00ebrball\u00eb. Kam folur me disa kandidat\u00eb q\u00eb nuk pat\u00ebn kund\u00ebrshtar\u00eb\u2026 ata m\u00eb thane, se kjo gj\u00eb largoi disi interesin nga zgjedhjet, kur nuk ke asnj\u00eb p\u00ebrball\u00eb, asnj\u00eb kund\u00ebr, kjo ndikon n\u00eb performanc\u00ebn e kandidatit, sa bind\u00ebs \u00ebsht\u00eb. N\u00eb 31 bashki nga 61 nuk pati kandidat\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb. Votuesit n\u00eb k\u00ebto bashki nuk pat\u00ebn mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zgjedhje, n\u00eb kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs.<\/p>\n<p><em>DW: Pamund\u00ebsoi bojkoti i opozit\u00ebs pluralizmin e zgjedhjeve, tipar i zgjedhjeve demokratike?<\/em><\/p>\n<p>Audrey Glover: P\u00ebrcaktimi i zgjedhjeve varet nga autoritetet e k\u00ebtushme, varet se \u04abfar\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebjn\u00eb si rezultat i k\u00ebsaj situate. Ne mund t\u00eb nxjerrim n\u00eb pah, t\u00eb tregojm\u00eb se si ishte situata, por jan\u00eb autoritetet e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb do t\u00eb vendosin se \u04abfar\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, si pasoj\u00eb e bojkotit t\u00eb opozit\u00ebs dhe zgjedhjeve pa kund\u00ebrshtar\u00eb.<\/p>\n<p><em>DW: A prodhoi kjo situat\u00eb presion mbi votuesit?\u00a0 N\u00ebse po..\u00a0\u04abfar\u00eb ndikimi pati presioni tek votuesit?<\/em><\/p>\n<p>Audrey Glover: Kemi t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb ndaj votuesve u ushtrua presion nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt politike. Por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb vler\u00ebsosh ndikimin e presionit mbi votuesit, Ka shum\u00eb akuza q\u00eb Partia Demokratike u b\u00ebri presion qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos votonin dhe Partia Socialiste u b\u00ebri presion q\u00eb t\u00eb votonin dhe\u2026 n\u00eb disa raste t\u00eb mos votonin. V\u00ebzhguesit afatgjat\u00eb kan\u00eb shum\u00eb pak informacion t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb nga individ\u00eb q\u00eb u vun\u00eb n\u00ebn presion. Ka patur pak raste, kur njerezit q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb bashki jan\u00eb v\u00ebn\u00eb\u00a0n\u00ebn presion p\u00ebr t\u00eb mos votuar. Por ka edhe shum\u00eb raste presioni ndaj t\u00eb cilave nuk jan\u00eb ngritur akuza.<\/p>\n<p><em>DW: A jan\u00eb t\u00eb pazakonta zgjedhjet e 30 qershorit ? Kjo \u00ebshte hera e tret\u00eb q\u00eb ju angazhoheni n\u00eb misionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare v\u00ebzhguese t\u00eb OSBE\/ODIHR-it p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/em><\/p>\n<p>Audrey Glover: Mospjes\u00ebmarrja e opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pazakont\u00eb. Por zgjedhjet jan\u00eb t\u00eb ndryshme nga nj\u00ebra-tjetra. P\u00ebr zgjedhjet e 30 qershorit do t\u00eb varet nga autoritetet e Shqip\u00ebris\u00eb se \u04abfar\u00eb do t\u00eb vendosin t\u00eb\u00a0 b\u00ebjn\u00eb me rezultatet e tyre.<\/p>\n<p><em>DW:\u00a0 Zgjedhjet jan\u00eb t\u00eb ndryshme por standartet europiane dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr zgjedhje demokratike jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta apo jo?<\/em><\/p>\n<p>Audrey Glover: Po, sigurisht. T\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare t\u00eb OSBE-s\u00eb kan\u00eb n\u00ebnshkruar angazhimet e tyre lidhur me standartet e zgjedhjeve demokratike. Por, \u00ebsht\u00eb shteti, autoritetet e k\u00ebtushme q\u00eb do t\u00eb vendosin se \u04abfar\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb me zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk na takon ne t\u00eb vendosim. Ne do t\u00eb shkruajm\u00eb raportin dhe do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb rekomandime.<\/p>\n<p><em>DW: Ju kuptoj, por gjetjet e misionit q\u00eb ju drejtoni kan\u00eb padyshim vler\u00eb edhe p\u00ebr at\u00eb sesi do t\u00eb vendosin autoritetet e Shqip\u00ebris\u00eb. Pra me k\u00ebt\u00eb arsyetim cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi juaj?<\/em><\/p>\n<p>Audrey Glover: N\u00eb raportin ton\u00eb p\u00ebrfundimtar do t\u00eb ket\u00eb vler\u00ebsime dhe opinione t\u00eb pa anshme p\u00ebr zgjedhjet lokale t\u00eb 30 qershorit.<\/p>\n<p><em>DW: A soll\u00ebn\u00a0 argumenta shtes\u00eb, a v\u00ebrtetuan zgjedhjet lokale t\u00eb 30 qershorit, se kryerja e reform\u00ebs zgjedhore n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb e domosdoshme dhe\u00a0 nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb?<\/em><\/p>\n<p>Audrey Glover: Kryerjen e reform\u00ebs zgjedhore e kemi rekomanduar prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb. Shqip\u00ebria duhet\u00a0 t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie q\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb si duhet, t\u00eb ket\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ket\u00eb Gjykat\u00ebn\u00a0 Kushtetuese. Kjo do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e rekomandimeve edhe k\u00ebsaj here n\u00eb raportin ton\u00eb final. P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb sistem ligjor dhe gjyq\u00ebsor, q\u00eb funksionon si duhet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autoritetet vendase t\u00eb vendosin \u04abfar\u00eb do b\u00ebjn\u00eb me rezultatet e 30 qershorit, thot\u00eb ekskluzivisht p\u00ebr DW, Ambasadorja Audrey Glover, drejtuese e misionit t\u00eb v\u00ebzhguesve t\u00eb OSBE\/ODIHR-it n\u00eb Zgjedhjet Lokale 2019. DW:\u00a0Ambasadore Glover, si do ta p\u00ebrshkruani\u00a0 ju n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, procesin elektoral p\u00ebr zgjedhjet lokale, q\u00eb u zhvilluan t\u00eb diel\u00ebn m\u00eb 30 qershor, e kam fjal\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":93931,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-93930","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93930","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93930"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93930\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93931"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93930"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93930"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93930"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}