{"id":93940,"date":"2019-07-02T15:17:39","date_gmt":"2019-07-02T13:17:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=93940"},"modified":"2019-07-02T15:17:39","modified_gmt":"2019-07-02T13:17:39","slug":"ish-keshilltari-i-clinton-dhe-obama-demokracia-ne-shqiperi-po-vdes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ish-keshilltari-i-clinton-dhe-obama-demokracia-ne-shqiperi-po-vdes\/","title":{"rendered":"Ish-k\u00ebshilltari i Clinton dhe Obama\/ Demokracia n\u00eb Shqip\u00ebri po vdes"},"content":{"rendered":"<p>Shkruar nga David L. Phillips*<\/p>\n<p>Lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb se nuk pati dhun\u00eb n\u00eb zgjedhjet vendore n\u00eb Shqip\u00ebri. Tensionet mund t\u00eb sh\u00ebrbenin si shk\u00ebndij\u00eb e nj\u00eb konflikti vdekjeprur\u00ebs, duke i njollosur edhe m\u00eb tej kredencialet demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Lajmi i keq \u00ebsht\u00eb se zgjedhjet u mbajt\u00ebn. Kryeministri Edi Rama, pa nevojsh\u00ebm, e refuzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta p\u00ebr t\u2019i shtyr\u00eb zgjedhjet. Autoritarizmi dhe jo-elasticiteti i Ram\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb se minon vet\u00ebm demokracin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithaq zbeh kandidatur\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr n\u00eb BE. Sot Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet nj\u00eb-partiak; Enver Hoxha do t\u00eb ishte krenar.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt, n\u00eb mas\u00eb, aspirojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb integrim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb institucionet euro-atlantike. Vlerat europiane p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb antidot\u00eb t\u00eb autoritarizmit. N\u00eb maj, Komisioni Europian mb\u00ebshteti \u00e7eljen e negociatave p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Sipas KE, Shqip\u00ebria kishte sh\u00ebnuar p\u00ebrparime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb standardet demokratike dhe sundimin e ligjit.<\/p>\n<p>Rama priste q\u00eb K\u00ebshilli i Europ\u00ebs t\u2019i jepte Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb dat\u00eb p\u00ebr nisjen e negociatave. N\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb papritur, megjithat\u00eb, K\u00ebshilli i shtyu negociatat e antar\u00ebsimit deri n\u00eb tetor 2019. Duke refuzuar k\u00ebshtu edhe Maqedonin\u00eb e Veriut, kandidatura e s\u00eb cil\u00ebs ishte \u00e7iftuar me t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Franca, Gjermania dhe Holanda nuk mendojn\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr antar\u00ebsim. Shqet\u00ebsimet e tyre u thelluan nga k\u00ebrc\u00ebnimet dhe tekanjoz\u00ebria e Ram\u00ebs kund\u00ebr Met\u00ebs dhe opozit\u00ebs. Fakti se shqiptar\u00ebt shkuan n\u00eb zgjedhje t\u00eb diel\u00ebn, pa patur nj\u00eb alternativ\u00eb-vet\u00ebm kandidat\u00eb nga Partia Socialiste e Ram\u00ebs ishin n\u00eb gar\u00eb-ngriti shqet\u00ebsime serioze rreth p\u00ebrkushtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr standardet demokratike.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasja e fundit nd\u00ebrmjet Ram\u00ebs dhe Met\u00ebs ishte krejt e panevojshme. Meta veproi brenda arsyes duke propozuar shtyrjen e zgjedhjeve deri m\u00eb 13 tetor. Ai p\u00ebrmendi shqet\u00ebsimet se zgjedhjet lokale do t\u00eb ishin jodemokratike pa pjes\u00ebmarrjen e opozit\u00ebs s\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, dhe b\u00ebri thirrje p\u00ebr nj\u00eb proces elektoral m\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebs dhe m\u00eb transparent.<\/p>\n<p>Meta, gjithashtu, parashtroi se shtyrja q\u00eb propozonte do t\u2019u jepte t\u00eb gjitha partive nj\u00eb shans p\u00ebr t\u00eb ulur gjakrat dhe p\u00ebr t\u00eb punuar s\u00eb bashku p\u00ebr zgjidhjen e problemeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ai nxiti formimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila do t\u00eb vendoste p\u00ebr koh\u00ebn e zgjedhjeve. Pa nj\u00eb gjykat\u00eb t\u00eb till\u00eb nuk ka nj\u00eb z\u00eb autoritar p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb s\u00eb bashku partit\u00eb p\u00ebrreth sundimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Rama kund\u00ebrshtoi. Ai e kuptoi se refuzimi i Partis\u00eb Demokratike dhe Republikane p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet vendore kishte implikime komb\u00ebtare. Rama arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin, korrekt, se opozita po p\u00ebrpiqej ta \u00e7onte vendin drejt zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare. PS \u00ebsht\u00eb diskredituar nga akuzat p\u00ebr korrupsion qeveritar endemik, manipulime votash dhe lidhjet e Ram\u00ebs me krimin e organizuar, p\u00ebrfshi trafikimin e narkotik\u00ebve.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian mb\u00ebshtet\u00ebn dialogun, Rama e rriti marshin e konfrontimit. Ai b\u00ebri thirrje p\u00ebr shkarkimin e Met\u00ebs, megjith\u00ebse Presidenti po vepronte brenda autoritetit kushtetues p\u00ebr t\u00eb rithirrur zgjedhjet.<\/p>\n<p>Nuk ka nj\u00eb Plan B p\u00ebr vendimin e Brukselit p\u00ebr shtyrjen e dat\u00ebs s\u00eb negociatave t\u00eb antar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kund\u00ebrshtar\u00ebt e zgjerimit kan\u00eb parasysh ultra-nacionalist\u00ebt n\u00eb vendet e tyre t\u00eb cil\u00ebt kund\u00ebrshtojn\u00eb me forc\u00eb an\u00ebtar\u00ebsime t\u00eb reja. Ata druhen se zgjerimi me vende t\u00eb Ballkanit per\u00ebndimor do t\u00eb aktivizonte m\u00eb shum\u00eb emigracion dhe do t\u00eb k\u00ebrkonte m\u00eb shum\u00eb financime p\u00ebr shtetet-an\u00ebtare m\u00eb t\u00eb varfra. Narko-trafiku dhe krimi i organizuar jan\u00eb gjithashtu nj\u00eb shqet\u00ebsim.<\/p>\n<p>Tani Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb udh\u00ebkryq. Duke njohur antipatin\u00eb p\u00ebr Edi Ram\u00ebn n\u00eb disa kryeqytete europiane, nuk ka garanci se Shqip\u00ebria do t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb dat\u00eb p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave n\u00eb tetor.<\/p>\n<p>Problemi shum\u00ebfishohet nga d\u00ebshtimi i opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ofruar nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb besueshme. Bojkotimi i zgjedhjeve nuk \u00ebsht\u00eb politik\u00eb (policy). \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dor\u00ebheqje nga\u00a0 nevoja p\u00ebr t\u00eb ofruar nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb qart\u00eb kundrejt PS.<\/p>\n<p>Kandidaturat p\u00ebr n\u00eb BE t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut jan\u00eb t\u00eb lidhura. Megjithat\u00eb, ka k\u00ebrkesa t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr \u2018ndarjen\u2019 (de-couple) e tyre. Parlamenti holandez votoi s\u00eb fundi kund\u00ebr\u00a0 bisedimeve t\u00eb antar\u00ebsimit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i hapi drit\u00ebn e gjelb\u00ebr Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Shanset europiane t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut nuk duhen minuar p\u00ebr shkak t\u00eb disfunksionalitetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb emrit me Greqin\u00eb hamend\u00ebsohej se do ta vendoste Maqedonin\u00eb e Veriut n\u00eb korsin\u00eb e shpejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr antar\u00ebsim n\u00eb NATO dhe BE. Mungesa e p\u00ebrparimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb mund t\u00eb rizgjoj\u00eb nacionalist\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt e kund\u00ebrshtonin kompromisin me Greqin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, d\u00ebshtimi p\u00ebr sheshimin e dallimeve p\u00ebrmes negociatave ka implikime thelb\u00ebsore strategjike. Vonesa e vendimmarrjes minon kredibilitetin e BE-s\u00eb. D\u00ebshtimi i Brukselit p\u00ebr t\u00eb vepruar u hap gjithashtu der\u00ebn rival\u00ebve strategjik\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, si Rusia, Kina dhe Turqia.<\/p>\n<p>M\u00eb e mira do t\u00eb ishte n\u00ebse Shqip\u00ebria dhe Maqedonia e Veriut \u2018kalonin\u2019 bashk\u00eb. K\u00ebtyre vendeve duhet t\u2019u jepet nj\u00eb dat\u00eb p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. N\u00ebse, megjithat\u00eb, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i certifikon zgjedhjet vendore t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs, Brukseli mund t\u00eb mbetet pa alternativ\u00eb ve\u00e7 \u2018ndarjes\u2019 s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb, duke e vendosur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb \u2018dhom\u00ebn e d\u00ebnimit\u2019 p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb pap\u00ebrcaktuar.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria gjendet para dy shtigjeve. Rama ka fuqi absolute dhe mund t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb interesin komb\u00ebtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ose t\u00eb ndjek\u00eb interesat e ngushta personale, t\u00eb vetat dhe t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Rama mund t\u00eb kujtohet si nj\u00eb autokrat q\u00eb e refuzoi dialogun, ose mund t\u00eb veproj\u00eb si nj\u00eb shtetar, duke nxitur KQZ q\u00eb t\u00eb mos i certifikoj\u00eb votimet e s\u00eb diel\u00ebs, derisa t\u00eb formohet Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>Duke mb\u00ebshtetur Ram\u00ebn, Administrata e Trump ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb zgjedhje false nd\u00ebrmjet stabilitetit dhe demokracis\u00eb. Mb\u00ebshtetja e demokracis\u00eb, n\u00eb fakt, e ndihmon stabilitetin, i \u00e7on p\u00ebrpara interesat amerikane dhe e konsolidon statusin e Shqip\u00ebris\u00eb si nj\u00eb antare me vlera e aleanc\u00ebs euro-atlantike.<\/p>\n<p>David L. Philips \u00ebsht\u00eb drejtor i Programit p\u00ebr Paqen dhe t\u00eb Drejtat n\u00eb Institutin p\u00ebr Studimin e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut n\u00eb Columbia University. Ai ka punuar si k\u00ebshilltar i lart\u00eb p\u00ebr Departamentin e Shtetit me fokus Ballkanin per\u00ebndimor gjat\u00eb Presidenc\u00ebs s\u00eb Clinton-it.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruar nga David L. Phillips* Lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb se nuk pati dhun\u00eb n\u00eb zgjedhjet vendore n\u00eb Shqip\u00ebri. Tensionet mund t\u00eb sh\u00ebrbenin si shk\u00ebndij\u00eb e nj\u00eb konflikti vdekjeprur\u00ebs, duke i njollosur edhe m\u00eb tej kredencialet demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Lajmi i keq \u00ebsht\u00eb se zgjedhjet u mbajt\u00ebn. Kryeministri Edi Rama, pa nevojsh\u00ebm, e refuzoi dekretin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":38161,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-93940","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93940","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93940"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93940\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/38161"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93940"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93940"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93940"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}