{"id":93950,"date":"2019-07-02T16:32:49","date_gmt":"2019-07-02T14:32:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=93950"},"modified":"2019-07-02T16:32:49","modified_gmt":"2019-07-02T14:32:49","slug":"pano-zgjedhjet-vendore-ne-shqiperi-nuk-zgjidhen-ceshtjet-pezull","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pano-zgjedhjet-vendore-ne-shqiperi-nuk-zgjidhen-ceshtjet-pezull\/","title":{"rendered":"Pano: Zgjedhjet vendore n\u00eb Shqip\u00ebri nuk zgjidh\u00ebn \u00e7\u00ebshtjet pezull"},"content":{"rendered":"<p>Profesor Nikolla Pano, nj\u00eb v\u00ebzhgues i v\u00ebmendsh\u00ebm i \u00e7\u00ebshtjeve shqiptare i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se zgjedhjet vendore n\u00eb Shqip\u00ebri nuk zgjidh\u00ebn ndonj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet e mbetura pezull.<\/p>\n<p>Ai tha se Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ekzistoj\u00eb n\u00eb gjendjen e trazir\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb tipari i pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vitit 2019. Me zotin Pano bisedoi kolegu yn\u00eb Ermal M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Profesor Pano, cili \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi juaj paraprak p\u00ebr k\u00ebto zgjedhje lokale tep\u00ebr t\u00eb pazakonta q\u00eb kaloi Shqip\u00ebria?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Profesor Pano:<\/strong>\u00a0Pik\u00eb s\u00eb pari, jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs, dhe e di q\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan jan\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs, p\u00ebr faktin q\u00eb nuk pati dhun\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb shoq\u00ebroi zgjedhjet, q\u00eb ato ishin paq\u00ebsore dhe q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e komunitetit t\u00eb votuesve shqiptar\u00eb q\u00eb pat\u00ebn d\u00ebshir\u00ebn t\u00eb merrnin pjes\u00eb, e pat\u00ebn mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb votojn\u00eb. Por, n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, zgjedhjet v\u00ebrtet nuk zgjidh\u00ebn ndonj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet e mbetura pezull n\u00eb Shqip\u00ebri. Tani duhet t\u00eb presim hapin e ardhsh\u00ebm pas zgjedhjeve. Qart\u00ebsisht, Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ekzistoj\u00eb n\u00eb gjendjen e trazir\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb tipari i pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vitit 2019.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Profesor Pano, sa legjitime jan\u00eb k\u00ebto zgjedhje, n\u00eb mendimin tuaj?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Profesor Pano:<\/strong>\u00a0Ekzistojn\u00eb shum\u00eb pik\u00ebpyetje p\u00ebr k\u00ebto zgjedhje. Pik\u00eb s\u00eb pari, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm dekreti i KQZ-s\u00eb apo i Presidentit. Do t\u00eb kishte ndihmuar ekzistenca e nj\u00eb Gjykate Kushtetuese p\u00ebr t\u00eb vendosur rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. Por, duke patur parasysh natyr\u00ebn e situat\u00ebs, statusi ligjor i zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb qartazi i pasigurt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Profesor Pano, a ekziston nj\u00eb rrug\u00ebdalje nga kjo situat\u00eb? \u00c7far\u00eb hapash mund t\u00eb rekomandonit p\u00ebr t\u2019u nd\u00ebrmarr\u00eb, minimalisht p\u00ebr nevojat urgjente afatshkurtra t\u00eb kombit shqiptar dhe p\u00ebr sfid\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn ai po p\u00ebrballet?<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0Profesor Pano:<\/strong>\u00a0\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se nevojitet nj\u00eb lloj diskutimi I v\u00ebrtet\u00eb, I sinqert\u00eb nd\u00ebrmjet pal\u00ebve, fraksioneve politike t\u00eb vendit. Negocimi pa parakushte \u00ebsht\u00eb qartazi hapi i par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Shqip\u00ebris\u00eb nuk i nevojiten demonstrata q\u00eb vazhdojn\u00eb dhe trazira. Udh\u00ebheq\u00ebsia politike duhet t\u00eb ngrihet n\u00eb nivelin e sfid\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij momenti dhe t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb interesave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb popullit shqiptar.<\/p>\n<p>Pyetja e madhe q\u00eb un\u00eb kam \u00ebsht\u00eb: meq\u00eb zgjedhjet, n\u00eb mendimin tim, nuk zgjidh\u00ebn problemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballet vendi, pyetja q\u00ebndron se cilat jan\u00eb opsionet q\u00eb ekzistojn\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb? A jan\u00eb zgjedhjet e parakohshme zgjidhja, si n\u00eb nivelin lokal edhe n\u00eb at\u00eb komb\u00ebtar? Sa shpejt mund t\u00eb krijohet Gjykata Kushtetuese? Kjo \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb trajtuar disa nga problemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballet Shqip\u00ebria n\u00eb periudh\u00ebn afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, duhet hartuar edhe nj\u00eb lloj programi me afate kohore, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar ndryshimet ligjore dhe institucionale n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cilat i nevojiten vendit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb domosdoshme. Dhe do t\u00eb thoja se pyetja par\u00ebsore \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb iniciativash duhen nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr krijimin e mir\u00ebbesimit, p\u00ebr t\u00eb filluar nxjerrjen e Shqip\u00ebris\u00eb nga rr\u00ebmuja n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e gjen veten tashm\u00eb. Kush do ta udh\u00ebheq\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje? Dhe a mund t\u00eb krijohet mb\u00ebshtetje e mjaftueshme nga publiku p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb realitet nj\u00eb iniciativ\u00eb t\u00eb till\u00eb? Nuk ka diskutim se ekzistojn\u00eb probleme serioze n\u00eb Shqip\u00ebri dhe k\u00ebto probleme thjesht nuk mund t\u00eb lejohen t\u00eb zgjaten. Ato jo vet\u00ebm po d\u00ebmtojn\u00eb pranimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian, por ato po shkaktojn\u00eb probleme ekonomike n\u00eb Shqip\u00ebri, po devijojn\u00eb v\u00ebmendjen nga moria e problemeve sociale dhe ekonomike, t\u00eb cilat duhen trajtuar n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar kushtet e mjeruara q\u00eb mbizot\u00ebrojn\u00eb n\u00eb aspekte t\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Pra, kjo \u00ebsht\u00eb sfida p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsin\u00eb politike shqiptare. Pyetja lind n\u00ebse do t\u00eb kemi si zakonisht politik\u00eb, si\u00e7 e kemi patur deri tani n\u00eb Shqip\u00ebri, apo do t\u00eb dal\u00eb nj\u00eb lloj mase shtetformuese dhe patriotizmi q\u00eb \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebkryq kritik n\u00eb historin\u00eb e vendit?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Profesor Nikolla Pano, nj\u00eb v\u00ebzhgues i v\u00ebmendsh\u00ebm i \u00e7\u00ebshtjeve shqiptare i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se zgjedhjet vendore n\u00eb Shqip\u00ebri nuk zgjidh\u00ebn ndonj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet e mbetura pezull. Ai tha se Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ekzistoj\u00eb n\u00eb gjendjen e trazir\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb tipari i pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vitit 2019. Me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":93951,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-93950","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93950","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93950"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93950\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93951"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93950"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93950"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93950"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}