{"id":94564,"date":"2019-07-06T12:59:30","date_gmt":"2019-07-06T10:59:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=94564"},"modified":"2019-07-06T12:59:30","modified_gmt":"2019-07-06T10:59:30","slug":"paloka-data-e-zgjedhjeve-nuk-ndryshon-asgje-ne-qendrimin-e-opozites","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/paloka-data-e-zgjedhjeve-nuk-ndryshon-asgje-ne-qendrimin-e-opozites\/","title":{"rendered":"Paloka: Data e zgjedhjeve nuk ndryshon asgj\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimin e opozit\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i PD-s\u00eb, Edi Paloka, n\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb 30 qershorit, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cKoha Jon\u00eb\u201d. Paloka ka folur p\u00ebr skenarin e hartuar nga edi Rama, p\u00ebr qendrimin e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve ndaj fars\u00ebs dhe po ashtu, edhe p\u00ebr 13 tetorin,\u00a0dat\u00ebn e zgjedhjeve lokale t\u00eb dekretuar nga Presidenti.<\/p>\n<ol>\n<li><strong> Paloka, PS-ja thot\u00eb se n\u00eb 30 qershor u b\u00ebn\u00eb zgjedhje normale. Ambasadat n\u00eb Tiran\u00eb, pothuajse i njoh\u00ebn edhe pse OSBE\/ODIHR, nxori nj\u00eb nga raportet paraprake m\u00eb kritike p\u00ebr proceset e zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00c7far\u00eb ishte 30 qershori p\u00ebr opozit\u00ebn?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>M\u00eb 30 qershor, Rama d\u00ebshtoi n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb skenar\u00ebt e tij. Zgjedhjet si koncept ran\u00eb q\u00eb n\u00eb momentin kur opozita vendosi t\u00eb mos merrte pjes\u00eb. M\u00eb 30 qershor nuk pati as votime moniste. Rama ja doli q\u00eb dhe votimet q\u00eb i organizoi vet\u00eb, votoi vet\u00eb, num\u00ebroi vet\u00eb dhe administroi vet\u00eb, ti degjeneronte n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kompleks krimesh elektorale, penale dhe kushtetuese. E \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, pretendoi me t\u00eb drejt\u00eb opozita, u pasqyrua q\u00eb n\u00eb raportin paraprak t\u00eb OSBE-ODIHR-it.<\/p>\n<p>Praktikisht t\u00eb ashtuquajturat \u201czgjedhje\u201d t\u00eb 30 qershorit u rr\u00ebzuan q\u00eb m\u00eb 1 korrik nga ky raport. Nga moria e konstatimeve t\u00eb raportit, un\u00eb do merrja vet\u00ebm nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb mjafton p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar fars\u00ebn e Ram\u00ebs. Raporti evidenton faktin se Presidenti dekretoi nj\u00eb dat\u00eb tjet\u00ebr zgjedhjesh dhe i vetmi institucion q\u00eb mund ta shqyrtonte dhe ta hidhte posht\u00eb k\u00ebt\u00eb dekret \u00ebsht\u00eb Gjykata Kushtetuese. Mjafton kjo pik\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nul \u00e7do fars\u00eb megjith\u00ebse raporti rreshton nj\u00eb mori me probleme t\u00eb r\u00ebnda. \u00cbsht\u00eb e nj\u00ebjta situat\u00eb si tek ajo anektoda me hierarkun e lart\u00eb t\u00eb kish\u00ebs q\u00eb pyeti se pse nuk ra k\u00ebmbana p\u00ebr nder t\u00eb tij kur hyri n\u00eb fshat. Prifti i fshatit u p\u00ebrgjigj se kishte 11 arsye pse nuk ra k\u00ebmbana; arsyeja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb se nuk ka k\u00ebmban\u00eb. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtja e 30 qershorit; arsye pse nuk mund t\u00eb quhen zgjedhje ka me dhjetra por e para \u00ebsht\u00eb q\u00eb ligj\u00ebrisht zgjedhjet jan\u00eb dekretuar p\u00ebr 13 tetor. N\u00eb fakt k\u00ebt\u00eb pik\u00eb Rama e kishte t\u00eb qart\u00eb po prap\u00eb k\u00ebrkoi ta \u00e7onte deri n\u00eb fund skenarin e tij. Ai shpresonte n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb dhunshme m\u00eb 30 qershor. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye rimobilizoi t\u00eb gjitha bandat, n\u00eb gjith\u00eb qytetet kryesore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb e diel\u00eb e mbushur me viktima do b\u00ebnte q\u00eb t\u00eb gjitha zullumet ku \u00ebsht\u00eb zhytur Rama deri m\u00eb sot, t\u00eb kalonin n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb e mbase dhe t\u00eb liheshin n\u00eb hije. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, q\u00ebndrimi i opozit\u00ebs e kapi Ram\u00ebn n\u00eb befasi. Ai ishte p\u00ebrgatitur p\u00ebr p\u00ebrplasje e dhun\u00eb por opozita kaloi n\u00eb pozicion thjesht monitorues t\u00eb fars\u00ebs. K\u00ebshtu, Rama q\u00eb ishte p\u00ebrgatitur t\u00eb dilte p\u00ebrpara kutive t\u00eb thyera, qendrave t\u00eb djegura e madje dhe p\u00ebrpara viktimave njer\u00ebzore e t\u00eb deklaronte se populli e donte dhe e votonte por ishte opozita e dhunshme q\u00eb nuk lejonte popullin t\u00eb votonte, u kap gafil. Papritur ju desh t\u00eb ndryshonte skenarin por e kapi me vones\u00eb. Kutit\u00eb nuk u prish\u00ebn dhe qendrat nuk u dogj\u00ebn, p\u00ebrkundrazi atmosfera ishte m\u00eb e qet\u00eb se n\u00eb \u00e7do proces tjet\u00ebr. Votoi kush deshi, hodh\u00ebn letrat n\u00eb kuti dhe ata q\u00eb u k\u00ebrc\u00ebnuan me buk\u00ebn e goj\u00ebs por dhe ata q\u00eb u paguan p\u00ebr t\u00eb votuar. Rama e kuptoi q\u00eb n\u00eb fund, e gjith\u00eb farsa do kishte dhe nj\u00eb rezultat dhe rezultati do e nxirrte zbuluar. Ai q\u00eb deklaronte \u00e7do dit\u00eb se opozita nuk merrte pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje se nuk kishte vota p\u00ebr ta mundur, u gjend papritur p\u00ebrball\u00eb situat\u00ebs q\u00eb farsa e organizuar nga ai, do diskretitonte pik\u00ebrisht at\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse blerjet e votuesve, k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj administrat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb votuar me gjith\u00eb familjen, se ndryshe do fluturonin nga puna e k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj bizneseve p\u00ebr hakmarrje, n\u00eb mbyllje t\u00eb procesit kutit\u00eb ishin bosh. At\u00ebher\u00eb u urdh\u00ebrua masakra pas mbylljes s\u00eb procesit. Se \u00e7far\u00eb ndodhi, tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb sy t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. Aq trash\u00eb e b\u00ebn gj\u00ebn\u00eb, sa n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb vinte vetulla nxorri dhe syt\u00eb. N\u00ebse nuk do t\u00eb sulej t\u00eb mbushte kutit\u00eb pas or\u00ebs 19:00, p\u00ebr t\u00eb treguar q\u00eb ai realisht ishte i votuar, v\u00ebrtet\u00eb procesi do ishte nul por nuk do v\u00ebrtetonte kaq hapur gjith\u00eb akuzat q\u00eb i ishin b\u00ebr\u00eb deri tani. Sot kushdo e ka par\u00eb se Rama jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb minoranc\u00eb e minoranc\u00ebs (sepse nuk e kan\u00eb votuar dhe mjaft socialiste) por edhe kur \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebm n\u00eb zgjedhje, nuk heq dor\u00eb nga vjedhja dhe manipulimi. Sa p\u00ebr q\u00ebndrimet e ambasadave, ato deklarohen se mb\u00ebshtesin raportin e OSBE-ODIHR dhe raporti n\u00eb fjal\u00eb e rr\u00ebzon q\u00eb n\u00eb fjalit\u00eb e para fars\u00ebn e 30 qershorit.<\/p>\n<p><strong>Nga 1 korriku harta elektorale e t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb ngjyr\u00eb: vishnje! P\u00ebrve\u00e7 Kuvendit, tashm\u00eb edhe n\u00eb parlamentet lokale, opozita nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuar. Bojkoti ka rezultuar me \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb por \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh m\u00eb 8 korrik, do jen\u00eb shqiptar\u00ebt edhe m\u00eb shum\u00eb pran\u00eb opozit\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb linj\u00ebn politike t\u00eb opozit\u00ebs nuk ka ndryshuar asgj\u00eb. \u00cbsht\u00eb shtuar vet\u00ebm nj\u00eb tjet\u00ebr kusht i panegociush\u00ebm, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mosnjohja e fars\u00ebs s\u00eb 30 qershorit. Nd\u00ebrkaq \u00ebsht\u00eb shpallur nj\u00eb tjet\u00ebr protest\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb dat\u00eb 8 korrik. Opozita nuk ka rrug\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7 protest\u00ebs dhe revolt\u00ebs, po tashm\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje vet\u00ebm e opozit\u00ebs politike por e gjith\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Un\u00eb e kam deklaruar m\u00ebse nj\u00eb her\u00eb, edhe p\u00ebrpara konfirmimit t\u00eb 30 qershorit, se mbi 80% e shqiptar\u00ebve k\u00ebrkojn\u00eb sot largimin e Ram\u00ebs. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb kjo shumic\u00eb absolute t\u00eb kaloj\u00eb nga protesta pasive si ajo e 30 qershorit, n\u00eb l\u00ebvizje aktive. Sot \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebdo se vet\u00ebm nj\u00eb grup i vog\u00ebl njer\u00ebzish, aleanc\u00eb e Ram\u00ebs me disa oligark\u00eb dhe bandat kriminale, k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb sundojn\u00eb shumic\u00ebn e shqiptar\u00ebve duke i vjedhur e duke i dhunuar. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb shumica ti marri frym\u00ebn band\u00ebs sunduese.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb fjalimin pas 30 qershorit, kryeministri Rama falenderoi edhe faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr rezistenc\u00ebn e pal\u00ebkundur. Ka pasur dhe a ka ende opozita nj\u00eb mb\u00ebshtetje nga t\u00eb huajt n\u00eb kauz\u00ebn e saj? A ju kan\u00eb d\u00ebgjuar sa duhet?<\/strong><\/p>\n<p>Shpesh propaganda e Ram\u00ebs p\u00ebrpiqet t\u00eb krijoj\u00eb perceptimin se \u201cRama ka mb\u00ebshtetjen e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve\u201d. T\u00eb jem i sinqert\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste ja ka dal\u00eb ta krijoj\u00eb nj\u00eb perceptim t\u00eb till\u00eb. N\u00eb fakt, ata q\u00eb quhen n\u00eb grup si \u201cfaktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d nuk jan\u00eb ata burokrat\u00ebt q\u00eb b\u00ebjn\u00eb deklarata apo japin intervista sa her\u00eb i duhet Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Raporti i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit, q\u00eb evidenton se Rama e ka kthyer Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb qend\u00ebr operacionale t\u00eb krimit t\u00eb organizuar q\u00eb po c\u00ebnojn\u00eb dhe interesat e vet\u00eb SHBA, nuk m\u00eb duket si mb\u00ebshtetje p\u00ebr Ram\u00ebn. Fakti q\u00eb Rama ka 6 vjet n\u00eb qeveri dhe nuk ka mundur t\u00eb b\u00ebj\u00eb asnj\u00eb hap p\u00ebrpara n\u00eb integrimin e vendit, q\u00eb nga marrja e statusit t\u00eb vendit kandidat, frut i pun\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb PD.<\/p>\n<p>Hapi tjet\u00ebr, hapja e negociatave ka mbetur n\u00eb lluc\u00ebn e krimit dhe korrupsionit. Madje sot ka vende si Holanda e Zvicra, q\u00eb mendojn\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve duhet t\u2019ju bllokohet l\u00ebvizja e lir\u00eb. A mund t\u00eb quhet kjo mb\u00ebshtetje ndaj Ram\u00ebs? Po q\u00ebndrimet e qarta t\u00eb partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe qeveris\u00ebse n\u00eb Gjermani? Fakti q\u00eb Kongresi i Autoriteteve lokale t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, nuk pranoi t\u00eb v\u00ebzhgonte fars\u00ebn e 30 qershorit, a \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr Ram\u00ebn? Pa futur nj\u00eb faktor determinant si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ai i mediave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb tanim\u00eb e kan\u00eb nxjerr\u00eb lakuriq regjimin kriminal t\u00eb Ram\u00ebs p\u00ebrpara gjith\u00eb opinionit bot\u00ebror. At\u00ebher\u00eb ku qenka kjo mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare? Bota demokratike ka parime dhe parimet nuk mund ti ndryshojn\u00eb disa burokrat\u00eb me interesa t\u00eb dyshimta.<\/p>\n<p><strong>A jemi m\u00eb pran\u00eb zgjidhjes s\u00eb konfliktit politik apo jemi afruar p\u00ebrplasjes s\u00eb radh\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk kemi m\u00eb nj\u00eb konflikt politik, q\u00eb presupozon p\u00ebrplasje midis krah\u00ebve politike. Sot kemi nj\u00eb band\u00eb n\u00eb pushtet q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb konflikt me mbi 85% t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb pjes\u00eb vet\u00ebm e opozit\u00ebs. Un\u00eb si shumica e shqiptar\u00ebve, uroj q\u00eb t\u00eb mos shkohet n\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb dhunshme por kjo nuk varet vet\u00ebm nga ne. Mendimi im ka qen\u00eb dhe mbetet q\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndaluar rivendosjen e diktatur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, asnj\u00eb sakrific\u00eb nuk eshte e tep\u00ebrt duke patur parasysh pasojat q\u00eb do t\u00eb kishte rivendosja e diktatur\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb data e propozuar nga Presidentit 13 tetor, nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrs\u00ebritjen e zgjedhjeve vendore dhe zhvillimin e zgjedhjeve t\u00eb parakoh\u00ebshme?<\/strong><\/p>\n<p>13 tetori \u00ebsht\u00eb data e dekretuar nga Presidenti p\u00ebr zgjedhjet lokale por kjo nuk ndryshon asgj\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimin e opozit\u00ebs. Ne k\u00ebrkojm\u00eb kushte p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme n\u00eb Shqip\u00ebri e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kemi p\u00ebrcaktuar dhe pikat q\u00eb i realizojn\u00eb k\u00ebto kushte.\/Intervistoi: Redjon Shtylla<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i PD-s\u00eb, Edi Paloka, n\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb 30 qershorit, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cKoha Jon\u00eb\u201d. Paloka ka folur p\u00ebr skenarin e hartuar nga edi Rama, p\u00ebr qendrimin e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve ndaj fars\u00ebs dhe po ashtu, edhe p\u00ebr 13 tetorin,\u00a0dat\u00ebn e zgjedhjeve lokale t\u00eb dekretuar nga Presidenti. Paloka, PS-ja thot\u00eb se n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":58160,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-94564","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94564","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94564"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94564\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58160"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94564"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94564"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94564"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}