{"id":94856,"date":"2019-07-08T12:32:58","date_gmt":"2019-07-08T10:32:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=94856"},"modified":"2019-07-08T12:32:58","modified_gmt":"2019-07-08T10:32:58","slug":"ja-kushti-qe-te-dorezoj-shkodren-te-rama-ademi-leter-shba-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ja-kushti-qe-te-dorezoj-shkodren-te-rama-ademi-leter-shba-be\/","title":{"rendered":"\u201cJa kushti q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzoj Shkodr\u00ebn te Rama\u201d, Ademi let\u00ebr SHBA-BE"},"content":{"rendered":"<p>Kryebashkiakja e Shkodr\u00ebs, Voltana Ademi, iu ka drejtuar nj\u00eb let\u00ebr ambasador\u00ebve t\u00eb SHBA dhe BE n\u00eb vendin ton\u00eb, lidhur me vendimin q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr dor\u00ebzimin e detyr\u00ebs te pasardh\u00ebsi socialist i dal\u00eb nga zgjedhjet e 30 qershorit.<\/p>\n<p>Ademi iu k\u00ebrkon nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve t\u00eb ngren\u00eb nj\u00eb komision administrativ evropian, si n\u00eb vitet 1913-1914 dhe 1918-1920, pasi vet\u00ebm me nj\u00eb komision t\u00eb till\u00eb do t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb Bashkin\u00eb e Shkodr\u00ebs te kryeministri Edi Rama.<\/p>\n<p>\u201cSot, n\u00eb 2019, nuk mund t\u2019ia dor\u00ebzojm\u00eb at\u00eb as Kryeministrit e as t\u00eb em\u00ebruarit t\u00eb tij 8%. N\u00eb vitet 1913-1914 dhe 1918-\u201920, ky qytet me rend\u00ebsi vitale p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kombin \u00ebsht\u00eb qeverisur nga komisione nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha. E ndoshta \u00ebsht\u00eb prap\u00eb rasti, dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr Shkodr\u00ebn.<\/p>\n<p>Ndaj ju drejtohem Ju, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qytetar\u00ebve shkodran\u00eb, q\u00eb ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm m\u00eb par\u00eb t\u00eb pranojm\u00eb nj\u00eb komision administrativ europian, besimplot\u00eb te vullneti i tyre demokratik derisa t\u00eb shkohet n\u00eb zgjedhje t\u00eb v\u00ebrteta, sesa t\u00eb biem n\u00ebn diktatur\u00ebn e pakic\u00ebs s\u00eb pakic\u00ebs votuese.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Bashkive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ju k\u00ebrkoj publikisht t\u00eb takohemi p\u00ebr t\u00eb biseduar mbi k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb, me shpres\u00ebn q\u00eb do t\u00eb b\u00ebheni garant i vullnetit qytetar\u201d, shkruan Ademi n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Letra e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>E nderuara znj. Leyla Moses-Ones, e\u00a0Ngarkuara me Pun\u00eb pran\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb\u00a0SHBA n\u00eb Tiran\u00eb,<br \/>\nI nderuar Sh.T.Z. Luigi Soreca, Ambasador i Bashkimit Europian,<br \/>\nI nderuar Sh.T.Z. Bernd Borchardt, Ambasador i Prezenc\u00ebs s\u00eb OSBE n\u00eb Tiran\u00eb;<br \/>\nE nderuara Sh.S.Znj. Susanne Sch\u00fctz, Ambasadore e Republik\u00ebs Federale t\u00eb Gjermanis\u00eb,<br \/>\nI nderuar Sh.T.Z. Duncan Norman MBE,\u00a0Ambasador i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar<br \/>\nI nderuar Sh.T.Z. Alberto Cutillo, Ambasador i Republik\u00ebs s\u00eb Italis\u00eb<br \/>\nI nderuar Sh.T.Z. Dr. Johann Sattler, Ambasador i Austris\u00eb<br \/>\nI nderuar Sh.T.Z. Adrian Ma\u00eetre, Ambasador i Zvicr\u00ebs<\/p>\n<p>Nj\u00eb shqet\u00ebsim i madh qytetar, intelektual e politik m\u00eb shtr\u00ebngon dhe detyron t\u2019ju shkruaj shk\u00eblqesi t\u00eb nderuar, miq t\u00eb paepur t\u00eb vendit tim, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb demokracive, q\u00eb ne kemi \u00ebnd\u00ebrruar e ndjekim si model p\u00ebr vendin ton\u00eb!<\/p>\n<p>Sot n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs dhe jo vet\u00ebm ekziston nj\u00eb trysni dhe ankth i madh!<\/p>\n<p>M\u00eb 30 qershor n\u00eb metropolin e veriut, qend\u00ebr e rezistenc\u00ebs antikomuniste, qend\u00ebr e s\u00eb djatht\u00ebs historike e aktuale, jo vet\u00ebm nuk pati zgjedhje lokale, por as votime! Qytetar\u00ebt iu bind\u00ebn logjik\u00ebs piramidale t\u00eb shtetit, ku n\u00eb krye t\u00eb tij rri Presidenti i Republik\u00ebs, institucioni q\u00eb nxjerr dekretin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve! Sipas dekretit t\u00eb tij, ato zhvillohen m\u00eb dt. 13 tetor.<\/p>\n<p>Qeveria vendosi dhunsh\u00ebm t\u00eb konsumoj\u00eb fars\u00ebn e 30 qershorit, duke rr\u00ebzuar dekretin e Presidentit, fakt ky q\u00eb u pohua zyrtarisht e qart\u00eb nga OSBE-ODIHR q\u00eb n\u00eb raportin paraprak! N\u00eb votime n\u00eb Shkod\u00ebr, sipas k\u00ebsaj organizate, dol\u00ebn 8% t\u00eb qytetar\u00ebve me t\u00eb drejt\u00eb vote! Mbi shum\u00eb prej tyre pati presione t\u00eb \u00e7do lloj forme q\u00eb t\u00eb paraqiteshin, duke shkelur \u00e7do princip t\u00eb lirive t\u00eb individit!<\/p>\n<p>Me modesti, pohoj se, n\u00eb dijet e mia, demokraci do t\u00eb thot\u00eb vullnet i shumic\u00ebs!<\/p>\n<p>Shumica n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb ve\u00e7anti, dhe n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ka folur qart\u00eb, duke bojkotuar procesin monist t\u00eb Qeveris\u00eb! Kjo\u00a0shumic\u00eb nuk u b\u00eb e mundur as p\u00ebr t\u00eb votuar e jo m\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur!<\/p>\n<p><strong>T\u00eb nderuar ambasador\u00eb!<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb ashtuquajturat votime, t\u00eb zhvilluara n\u00eb kushte ilegjitime, ishin shum\u00eb larg standardeve t\u00eb nj\u00eb cikli kushtetues elektoral. N\u00eb kuadrin rregullues ligjor, paqart\u00ebsit\u00eb e interpretimet arbitrare soll\u00ebn p\u00ebrplasje t\u00eb forta institucionale, \u00e7ka na vun\u00eb ne kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive n\u00eb pozita t\u00eb v\u00ebshtira lidhur me p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese e administrative.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pafalshme q\u00eb edhe m\u00eb 30 qershor, makineria qeveritare abuzoi me shp\u00ebrndarjen e pushtetit n\u00eb bashki apo me agjencit\u00eb qeveritare n\u00eb nivel vendor p\u00ebr t\u00eb siguruar rritjen e numrit t\u00eb votuesve. Makineria qeveritare, p\u00ebrmes sistemit t\u00eb kolauduar piramidal kriminal, b\u00ebri presion, ushtroi dhun\u00eb, pagoi ryshfet e para, e angazhoi pa rezerv\u00eb t\u00eb inkriminuar e njer\u00ebz me precedent\u00eb penal\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, gjat\u00eb asaj dite t\u00eb kobshme ky presion u shtri dhe m\u00eb tej, jo vet\u00ebm tek administrata lokale, por dhe te \u00e7do njeri me t\u00eb drejt\u00eb vote, deri te p\u00ebrfituesit e ndihm\u00ebs ekonomike, invalid\u00ebt apo \u00e7do grup tjet\u00ebr q\u00eb merr nj\u00eb ndihm\u00eb shum\u00eb t\u00eb merituar nga bashkia.<\/p>\n<p>Veprimet e ndjekura nga qeveria ishin arbitrare, duke iu shmangur procedurave ligjore, veprime t\u00eb p\u00ebr\u00e7udnueme e me kok\u00ebfort\u00ebsin\u00eb drejt marr\u00ebzis\u00eb s\u00eb grabitjes me dhun\u00eb e manipulim t\u00eb vullnetit e pushtetit t\u00eb njer\u00ebzve. Ve\u00e7 p\u00ebr nj\u00eb proces elektoral europian nuk b\u00ebhej fjal\u00eb!<\/p>\n<p><strong>T\u00eb nderuar ambasador\u00eb!<\/strong><\/p>\n<p>Pas 20 viteve t\u00eb ratifikimit t\u00eb Kart\u00ebs Europiane p\u00ebr Qeverisjen Vendore n\u00eb Shqip\u00ebri, pas p\u00ebrpjekjeve t\u00eb shumta t\u00eb t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb, p\u00ebrmes mb\u00ebshtetjes s\u00eb vazhdueshme e t\u00eb \u00e7mueshme nga ana juaj p\u00ebr konsolidimin e parimeve t\u00eb subsidiaritetit, pas 30 qershorit pushteti vendor n\u00eb Shqip\u00ebri rrezikon t\u00eb shnd\u00ebrrohet thjesht n\u00eb nj\u00eb zvarranik t\u00eb qeveris\u00eb qendrore. Rrezikohet t\u00eb eliminohet p\u00ebrfundimisht mendimi ndryshe, vizioni ndryshe, pjes\u00ebmarrja e aktivizimi qytetar, duke u sheshuar nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb sfida e \u00ebndrra p\u00ebr zhvillim, q\u00eb buron vet\u00ebm nga vet\u00eb njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb do t\u00eb eliminoj\u00eb pluralizmin politik jo vet\u00ebm n\u00eb drejtimin ekzekutiv t\u00eb bashkive me 61 kryetar\u00ebt, por akoma m\u00eb keq,\u00a0kjo situat\u00eb sjell 61 K\u00ebshilla, q\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rastet nuk do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb qytetar\u00ebt, ata do t\u00eb funksionojn\u00eb pa kund\u00ebrshtim konstruktiv e opozit\u00eb. Ky sistem, pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje, do t\u00eb krijoj\u00eb premisat p\u00ebr arbitraritet dhe abuzim me fuqin\u00eb e tep\u00ebrt. E do t\u00eb kemi parlamente vendore nj\u00ebpartiake, t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs parti me kryetarin, duke rrezikuar mekanizmat e \u201ccheck and balance\u201d n\u00eb bashki, duke cenuar rolin vendimmarr\u00ebs n\u00eb interes publik.<\/p>\n<p>Situata aktuale e ajo q\u00eb larg qoft\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb, \u00ebsht\u00eb vite larg vizionit t\u00eb demokracis\u00eb vendore t\u00eb sanksionuar n\u00eb Kushtetut\u00eb.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb nderuar ambasador\u00eb!<\/strong><\/p>\n<p>Kthehem me trishtim t\u00eb thell\u00eb te realiteti n\u00eb qytetin tim, i cili nuk e pranon dot manipulimin, dhun\u00ebn e imponimit kriminal e politik p\u00ebr t\u2019i em\u00ebruar nga lart kryetarin e bashkis\u00eb! Qytetar\u00ebt shkodran\u00eb kan\u00eb sakrifikuar shum\u00eb p\u00ebr demokraci e pluraliz\u00ebm, duke \u00e7uar n\u00eb altarin e kombit d\u00ebshmor\u00ebt e saj! Ata nuk e pranojn\u00eb kthimin pas n\u00eb neodiktatur\u00eb. Ata e din\u00eb mir\u00eb e n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i lir\u00eb dhe i ndersh\u00ebm elektoral, ku p\u00ebr vot\u00ebn e tyre vendos vullneti i lir\u00eb dhe jo k\u00ebrc\u00ebnimi i krimit t\u00eb organizuar. Shkodra nuk e pranon komisarin politik t\u00eb Kryeministrit. Ne si qytet jemi p\u00ebrballur me totalitarizmin dhe dialektika na ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, ka fituar demokracia.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb 2019, nuk mund t\u2019ia dor\u00ebzojm\u00eb at\u00eb as Kryeministrit e as t\u00eb em\u00ebruarit t\u00eb tij 8%. N\u00eb vitet 1913-1914 dhe 1918-\u201920, ky qytet me rend\u00ebsi vitale p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kombin \u00ebsht\u00eb qeverisur nga komisione nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha. E ndoshta \u00ebsht\u00eb prap\u00eb rasti, dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr Shkodr\u00ebn.<\/p>\n<p>Ndaj ju drejtohem Ju, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qytetar\u00ebve shkodran\u00eb, q\u00eb ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm m\u00eb par\u00eb t\u00eb pranojm\u00eb nj\u00eb komision administrativ europian, besimplot\u00eb te vullneti i tyre demokratik derisa t\u00eb shkohet n\u00eb zgjedhje t\u00eb v\u00ebrteta, sesa t\u00eb biem n\u00ebn diktatur\u00ebn e pakic\u00ebs s\u00eb pakic\u00ebs votuese.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Bashkive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ju k\u00ebrkoj publikisht t\u00eb takohemi p\u00ebr t\u00eb biseduar mbi k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb, me shpres\u00ebn q\u00eb do t\u00eb b\u00ebheni garant i vullnetit qytetar.<\/p>\n<p>Duke ju fal\u00ebnderuar p\u00ebr gjith\u00e7ka keni b\u00ebr\u00eb e b\u00ebni p\u00ebr vendin tim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryebashkiakja e Shkodr\u00ebs, Voltana Ademi, iu ka drejtuar nj\u00eb let\u00ebr ambasador\u00ebve t\u00eb SHBA dhe BE n\u00eb vendin ton\u00eb, lidhur me vendimin q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr dor\u00ebzimin e detyr\u00ebs te pasardh\u00ebsi socialist i dal\u00eb nga zgjedhjet e 30 qershorit. Ademi iu k\u00ebrkon nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve t\u00eb ngren\u00eb nj\u00eb komision administrativ evropian, si n\u00eb vitet 1913-1914 dhe 1918-1920, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":93306,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-94856","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94856","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94856"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94856\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93306"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94856"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94856"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94856"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}