{"id":94861,"date":"2019-07-08T12:38:37","date_gmt":"2019-07-08T10:38:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=94861"},"modified":"2019-07-08T12:38:37","modified_gmt":"2019-07-08T10:38:37","slug":"paketa-antishpifje-e-qeverise-policim-dhe-gjoba-te-dyfishta-per-median-online","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/paketa-antishpifje-e-qeverise-policim-dhe-gjoba-te-dyfishta-per-median-online\/","title":{"rendered":"\u2018Paketa antishpifje\u2019 e qeveris\u00eb: Policim dhe gjoba t\u00eb dyfishta p\u00ebr median online"},"content":{"rendered":"<p>Projektligjet e publikuara t\u00eb premten nga qeveria kan\u00eb p\u00ebsuar vet\u00ebm ndryshime kozmetike ndaj drafteve fillestare t\u00eb shum\u00ebkritikuara; duke parashikuar rregullimin e ankesave dhe korrigjimeve nga AMA si dhe gjoba marramend\u00ebse t\u00eb aplikuara p\u00ebrmes ligjit t\u00eb AKEP.<\/p>\n<p>Dy projektligjet ky\u00e7e t\u00eb s\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u201cpaketa antishpifje\u201d e qeveris\u00eb Rama e vendosin median n\u00eb internet n\u00ebn policimin e Autoritetit t\u00eb Mediave Audiovizive, AMA dhe Autoritetit t\u00eb Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP si dhe ekspozojn\u00eb at\u00eb ndaj gjobave t\u00eb dyfishta nga t\u00eb dy institucionet.<\/p>\n<p>T\u00eb publikuara t\u00eb premten n\u00eb faqen e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, draftet kan\u00eb p\u00ebsuar vet\u00ebm ndryshime kozmetike nga variantet fillestare, t\u00eb cilat u kritikuan gjer\u00ebsisht nga organizatat vendase dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb medias si antikushtetuese dhe drakoniane.<\/p>\n<p>Ndryshimet e ligjit \u201cP\u00ebr median audiovizive..\u201d i q\u00ebndrojn\u00eb konceptit t\u00eb regjistrimit t\u00eb mediave n\u00eb internet, ndon\u00ebse nuk e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb t\u00eb detyruesh\u00ebm. \u201cOfertuesit e sh\u00ebrbimeve t\u00eb medias q\u00eb nuk jan\u00eb regjistruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb regjist\u00ebr\u2026nuk do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb leht\u00ebsira fiskale apo t\u00eb ndonj\u00eb lloji tjet\u00ebr,\u201d sugjeron projektligji.<\/p>\n<p>Draftet jan\u00eb kufizuar gjithashtu n\u00eb parashikimet fillestare drastike p\u00ebr mbylljen e mediave, por i l\u00ebn\u00eb AKEP-it kompetenca t\u00eb gjera p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen n\u00eb p\u00ebrmbajtje si dhe i vendosin ato n\u00ebn thundr\u00ebn e gjobave marramend\u00ebse q\u00eb AKEP aplikon ndaj kompanive t\u00eb telekomunikacionit.<\/p>\n<p>Autoriteti i Mediave Audiovizive ndryshon em\u00ebrtimin n\u00eb Autoritetin e Mediave Shqiptare dhe e zgjeron fush\u00ebn e vet t\u00eb veprimit mbi \u00e7do publikim elektronik me p\u00ebrmbajtje editoriale; ku p\u00ebrfshihen portalet, faqet n\u00eb internet t\u00eb mediave t\u00eb shkruara apo edhe blogjet individuale.<\/p>\n<p>Projektligjet u imponojn\u00eb publikimeve online nj\u00eb s\u00ebr\u00eb detyrimesh, duke p\u00ebrfshir\u00eb parimet etike t\u00eb respektimit t\u00eb privat\u00ebsis\u00eb, dinjitetin e qytetar\u00ebve dhe mbrojtjen e integritetit t\u00eb t\u00eb miturve.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb projektligjit vendoset rregullimi nga AMA i ankesave, korrigjimit t\u00eb informacionit apo i t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrgjigje \u2013 \u00e7\u00ebshtje k\u00ebto q\u00eb sipas standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare i p\u00ebrkasin vet\u00ebrregullimit t\u00eb medias apo zgjidhen n\u00eb instanc\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sesionet e hapura t\u00eb Kuvendit apo t\u00eb organeve t\u00eb tjera shtet\u00ebrore p\u00ebrjashtohen nga detyrimet p\u00ebr ankesat; duke prezumuar se raportimet rreth tyre jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Projektligji detyron \u00e7do publikim online q\u00eb t\u00eb shqyrtoj\u00eb \u00e7do ankes\u00eb me shkrim nga \u00e7do person p\u00ebr programet e publikuara prej tij, p\u00ebrfshir\u00eb dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr heqje t\u00eb p\u00ebrmbajtjes.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se mediat online e rr\u00ebzojn\u00eb ankes\u00ebn ose nuk kthejn\u00eb p\u00ebrgjigje brenda 72 or\u00ebsh, e drejta p\u00ebr shqyrtimin e saj i kalon K\u00ebshillit t\u00eb Ankesave n\u00eb AMA. N\u00ebse K\u00ebshilli i Ankesave merr nj\u00eb vendim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga media p\u00ebrkat\u00ebse, vendos sanksione, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb media detyrohet brenda 48 or\u00ebsh t\u00eb publikoj\u00eb konkluzionin e K\u00ebshillit t\u00eb Ankesave, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme dhe koh\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me shkrimin.<\/p>\n<p>Projektligji i qeveris\u00eb shkon edhe m\u00eb tej duke futur n\u00eb loj\u00eb Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP. N\u00eb nenin 132 t\u00eb ligjit, mediat jo vet\u00ebm q\u00eb detyrohen t\u00eb publikojn\u00eb \u201cformul\u00ebn e ndjes\u00ebs\u201d sipas form\u00ebs dhe p\u00ebrmbajtjes s\u00eb p\u00ebrcaktuar nga AMA dhe heqjen e shkrimit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, por n\u00eb faqen e tyre do t\u00eb shfaqet p\u00ebrmes AKEP-it njoftimi i m\u00ebsip\u00ebrm n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb \u201cpop up\u201d-i.<\/p>\n<p>Projektligjet i japin t\u00eb drejt\u00eb AKEP-it t\u00eb bllokoj\u00eb aksesin n\u00eb internet, n\u00eb rastet kur evidenton \u201cpornografi me f\u00ebmij\u00eb; vepra p\u00ebr q\u00ebllime terroriste apo shkelje t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare\u201d. AKEP merr gjithashtu p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb zbatoj\u00eb vendimet e AMA-s p\u00ebrmes vendosjes s\u00eb \u201cpop up\u201deve n\u00eb faqet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb internetit.<\/p>\n<p>Seksioni i penaliteteve \u00ebsht\u00eb i paqart\u00eb, por i ekspozon mediat n\u00eb internet ndaj gjobave marramend\u00ebse prej t\u00eb dyja autoriteteve.<\/p>\n<p>Sipas projektligjit \u201cP\u00ebr mediat audiovizive\u2026\u201d, gjobat shkojn\u00eb nga 100 mij\u00eb deri n\u00eb 1 milion lek\u00eb p\u00ebr konkluzionet e K\u00ebshillit t\u00eb Ankesave p\u00ebr shkelje t\u00eb privat\u00ebsis\u00eb, dinjitetit, integritetit t\u00eb t\u00eb miturve dhe 800 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mosrespektimin e vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ankesave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, mediat online penalizohen edhe nga ndryshimet n\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr komunikimet elektronike..\u201d, me gjoba t\u00eb parashikuara n\u00eb nenin 137 t\u00eb tij p\u00ebr personat fizik\u00eb deri n\u00eb 10 milion\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr personat juridik\u00eb deri n\u00eb 100 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>BIRN i k\u00ebrkoi zyr\u00ebs s\u00eb shtypit t\u00eb kryeministrit Rama q\u00eb t\u00eb qart\u00ebsonte nivelin e gjobave t\u00eb parashikuara nga projektligjet p\u00ebr median online, por nuk mori p\u00ebrgjigje deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi.\/Reporter.al\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Projektligjet e publikuara t\u00eb premten nga qeveria kan\u00eb p\u00ebsuar vet\u00ebm ndryshime kozmetike ndaj drafteve fillestare t\u00eb shum\u00ebkritikuara; duke parashikuar rregullimin e ankesave dhe korrigjimeve nga AMA si dhe gjoba marramend\u00ebse t\u00eb aplikuara p\u00ebrmes ligjit t\u00eb AKEP. Dy projektligjet ky\u00e7e t\u00eb s\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u201cpaketa antishpifje\u201d e qeveris\u00eb Rama e vendosin median n\u00eb internet n\u00ebn policimin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":66614,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[198,241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-94861","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-360-grade","8":"category-aktualitet","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94861","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94861"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94861\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/66614"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94861"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94861"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94861"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}