{"id":94873,"date":"2019-07-08T13:19:59","date_gmt":"2019-07-08T11:19:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=94873"},"modified":"2019-07-08T13:19:59","modified_gmt":"2019-07-08T11:19:59","slug":"meta-koha-per-ti-kthyer-sovranitetin-qytetareve-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/meta-koha-per-ti-kthyer-sovranitetin-qytetareve-shqiptare\/","title":{"rendered":"Meta: Koha p\u00ebr t&#8217;i kthyer sovranitetin qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Presienti Ilir Meta ka reaguar gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme p\u00ebr situat\u00ebn mbas 30 qershorit. N\u00eb nj\u00eb njoftim p\u00ebr media, Presidenca sqaron q\u00ebndrimin e Met\u00ebs p\u00ebr situat\u00ebn ligjore dhe zgjidhjen e kriz\u00ebs. Meta thot\u00eb se dekreti p\u00ebr anullimin e zgjedhjeve t\u00eb 30 qershorit, nuk \u00ebsht\u00eb ankimuar nga asnj\u00eb parti n\u00eb asnj\u00eb gjykat\u00eb dhe sipas tij Kolegji Zgjedhor nuk ka kompetenc\u00eb t\u00eb shqyrtoj\u00eb vlefshm\u00ebrin\u00eb e Dekreteve t\u00eb Presidentit.<\/p>\n<p>\u201cE gjith\u00eb veprimtaria zgjedhore e organizuar dhe zhvilluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve m\u00eb dat\u00eb 30 qershor 2019 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces votimesh t\u00ebr\u00ebsisht i paligjsh\u00ebm, antikushtetues dhe q\u00eb nuk krijon asnj\u00eb pasoj\u00eb juridike, pasi ve\u00e7 t\u00eb tjerave data 30 qershor 2019, nuk ekziston ligj\u00ebrisht si nj\u00eb dat\u00eb zgjedhjesh p\u00ebr organet e qeverisjes vendore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201c, \u2013 thot\u00eb Meta.<\/p>\n<p>Presidenti rip\u00ebrs\u00ebrit thirrjen q\u00eb n\u00eb 13 tetor shqiptar\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb edhe p\u00ebr Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe p\u00ebr Presidentin e Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDuke vler\u00ebsuar kriz\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb vend, Presidenti i Republik\u00ebs u b\u00ebn thirrje t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve t\u2019i bashkohen propozimit t\u00eb tij q\u00eb m\u00eb 13 tetor qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb votojn\u00eb edhe p\u00ebr Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe p\u00ebr Presidentin e Republik\u00ebs\u201d, \u2013 thekson Meta.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr t\u2019iu rikthyer sovranitetin t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb! thnhet ne fund t\u00eb reagimit t\u00eb detajuar t\u00eb Kreut t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb i Presidentit<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs Sh.T.Z. Ilir Meta p\u00ebr situat\u00ebn ligjore mbas 30 qershorit dhe zgjidhjen e kriz\u00ebs.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs me Dekretin nr. 11199, dat\u00eb 10.06.2019 vendosi, \u201cShfuqizimin e Dekretit t\u00eb Presidentit nr.10928, dat\u00eb 05.11.2018 \u201cP\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr organet e qeverisjes vendore\u201d, duke anuluar k\u00ebshtu dat\u00ebn 30 qershor 2019, si dit\u00eb e zhvillimit t\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr organet e qeverisjes vendore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti e nd\u00ebrmori k\u00ebt\u00eb akt i mb\u00ebshtetur t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb dispozitat\u00a0 e Kushtetut\u00ebs dhe bazuar n\u00eb argumente plot\u00ebsisht Kushtetues.<\/p>\n<p>Ky Dekret u botua n\u00eb Fletoren Zyrtare nr.84, dit\u00eb e mart\u00eb dat\u00eb 11 qershor 2019.<\/p>\n<p>Dekreti i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, referuar;<\/p>\n<p>dispozitave kushtetuese mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nxjerrja e tij;<br \/>\nveprimtaris\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht kushtetuese t\u00eb Kreut t\u00eb Shtetit;<br \/>\nparimeve kushtetuese, t\u00eb drejtave dhe lirive themelore p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb cilave ky akt \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb;<br \/>\nmarr\u00ebdh\u00ebnieve juridiko-shoq\u00ebrore q\u00eb ky akt rregullon;<br \/>\nsi dhe referuar argumenteve t\u00ebr\u00ebsisht kushtetues mbi baz\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb marr\u00eb,<\/p>\n<p>\u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt me natyr\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb juridiko-kushtetuese dhe si i till\u00eb askush tjet\u00ebr ve\u00e7 Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk mundet t\u00eb shqyrtoj\u00eb vlefshm\u00ebrin\u00eb dhe kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e Tij.<\/p>\n<p>Ky Dekret p\u00ebr anulimin e dat\u00ebs 30 qershor 2019 si dit\u00eb e zgjedhjeve p\u00ebr organet e qeverisjes vendore, deri n\u00eb dit\u00ebn e sotme\u00a0nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga ndonj\u00eb forc\u00eb politike apo nga ndonj\u00eb subjekt tjet\u00ebr politik ose jo politik p\u00ebrpara ndonj\u00eb gjykate n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe Kolegjin Zgjedhor.<\/p>\n<p>Dekreti i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs me nr.11199, dat\u00eb 10.06.2019, deri n\u00eb dit\u00ebn e sotme,<\/p>\n<p>nuk \u00ebsht\u00eb ndryshuar<br \/>\nnuk \u00ebsht\u00eb anuluar ;<br \/>\ndhe nuk \u00ebsht\u00eb shfuqizuar;<\/p>\n<p>nga Kolegji Zgjedhor, apo nga \u00a0ndonj\u00eb Gjykat\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Dekreti nr.11199, dat\u00eb 10.06.2019 \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi dhe i detyruesh\u00ebm p\u00ebr zbatim nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Neni 145 i Kodit Zgjedhor,\u00a0p\u00ebrcakton seKolegji Zgjedhor n\u00eb Shqip\u00ebri shqyrton k\u00ebto lloj ankimesh:<\/p>\n<p>Ankimet e \u00e7do subjekti zgjedhor kund\u00ebr vendimeve t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, kur ato cenojn\u00eb interesat e tyre t\u00eb ligjsh\u00ebm;<br \/>\nAnkimet e individ\u00ebve ose partive politike, t\u00eb cil\u00ebve u \u00ebsht\u00eb refuzuar k\u00ebrkesa p\u00ebr regjistrim si subjekt zgjedhor;<br \/>\nAnkimet e subjekteve zgjedhore p\u00ebr mos marrje t\u00eb vendimit brenda afatit ligjor nga KQZ-ja;<br \/>\nAnkimet e \u00e7do partie politike, koalicioni, kandidatit, organizate joqeveritare shqiptare ose e huaj, si dhe organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb specializuara\u00a0t\u00eb cil\u00ebve u \u00ebsht\u00eb refuzuar k\u00ebrkesa p\u00ebr akreditimin e v\u00ebzhguesve n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Pra sipas Kodit Zgjedhor, Kolegji Zgjedhor nuk ka kompetenc\u00eb t\u00eb shqyrtoj\u00eb vlefshm\u00ebrin\u00eb e Dekreteve t\u00eb Presidentit, pasi k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb nuk ia njeh as Kushtetuta, as Kodi Zgjedhor dhe as ndonj\u00eb ligj tjet\u00ebr n\u00eb fuqi n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila do t\u00eb duhej t\u00eb shqyrtonte \u00e7do pretendim mbi kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e Dekretit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, Partia Socialiste dhe\u00a0KQZ, duke p\u00ebrdorur Partin\u00eb e Unitetit Komb\u00ebtar\u00a0(PUK,aleat i Partis\u00eb Socialiste n\u00eb k\u00ebto zgjedhje)\u00a0inskenuan nj\u00eb veprim procedural p\u00ebr t\u00eb anatemuar indirekt vendimin e Kreut t\u00eb Shtetit me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb operacion propagandistik brenda e jasht\u00eb vendit, q\u00eb t\u00eb dezinformonin se Dekreti i Presidentit u shfuqizua nga Kolegji Zgjedhor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrmarrja e nj\u00eb procesi n\u00eb Kolegjin Zgjedhor nga partia PUK \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrpjekje e Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr t\u00eb justifikuar politikisht paligjshm\u00ebrin\u00eb e veprimtaris\u00eb s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb KQZ.<\/p>\n<p>Kjo veprimtari e koordinuar e KQZ, Partis\u00eb Socialiste dhe Kolegjit Zgjedhor, ishte e pritshme q\u00eb t\u00eb d\u00ebshtonte, sepse nuk kishte asnj\u00eb mund\u00ebsi ligjore q\u00eb t\u00eb ndodhte ndryshe.<\/p>\n<p>Kolegji Zgjedhor me\u00a0Vendimin 12, dat\u00eb 24.06.2019,\u00a0ka vendosur:<\/p>\n<p>Rr\u00ebzimin e padis\u00eb s\u00eb pal\u00ebs padit\u00ebse Partia e Unitetit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Objekt i k\u00ebrkimit t\u00eb k\u00ebsaj partie p\u00ebrpara Kolegjit ishte: \u201cKund\u00ebrshtimi i Vendimit nr.836 dt. 13.06.2019 t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, me t\u00eb cilin ishte vendosur rr\u00ebzimi i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj partie p\u00ebr tu \u00e7regjistruar nga zgjedhjet imagjinare t\u00eb 30 Qershorit 2019\u201d.<\/p>\n<p>Ky vendim i Kolegjit, nuk prek aspak vlefshm\u00ebrin\u00eb e Dekretit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces gjyq\u00ebsor Institucioni i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb thirrur nga Kolegji Zgjedhor, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pal\u00eb n\u00eb proces.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim 3-an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kolegjit Zgjedhor n\u00eb disa rreshta t\u00eb pjes\u00ebs arsyetuese kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb intepretimin e tyre p\u00ebr veprimtarin\u00eb e KQZ-s\u00eb lidhur me Dekretin e Presidentit. Ky arsyetim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje e sh\u00ebmtuar,\u00a0nj\u00eb truk procedurial p\u00ebr t\u00eb krijuar publikisht nj\u00eb imazh t\u00eb ndrysh\u00ebm nga fakti, pasi vendimi q\u00eb Kolegji Zgjedhori mori,nuk cenoi aspak Dekretin e Presidentit nr. 11199, dat\u00eb 10.06.2019.<\/p>\n<p>Ky vendim i Kolegjit Zgjedhor,\u00a0nuk ka urdh\u00ebruarn\u00eb dispozitivin e tijasnj\u00eb detyrimq\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb pasoja juridike mbi Dekretindhe Institucionin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, e rrjedhimisht edhe mbi faktin e anulimit t\u00eb dat\u00ebs 30 qershor si dit\u00eb e zhvillimit t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb zbatim t\u00eb nenit 145, 155, 156, 158 t\u00eb Kodit Zgjedhor dhe rregullave t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Civile, vendimet e Kolegjit Zgjedhor, kan\u00eb efekt vet\u00ebm p\u00ebrkundrejt pal\u00ebve n\u00eb proces dhe vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka\u00a0\u00ebsht\u00eb vendosur midis k\u00ebtyre dy pal\u00ebve:\u00a0pra midis Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve dhe aleatit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste,\u00a0Partis\u00eb s\u00eb Unitetit Komb\u00ebtar (PUK).<\/p>\n<p>Dekreti i Presidentit nr.11199, dat\u00eb 10.06.2019p\u00ebr anulimin e dat\u00ebs 30 qershor si dit\u00eb e zhvillimit t\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr pushtetin vendor, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb me Kushtetut\u00ebn dhe parimet themelore t\u00eb mbrojtura prej saj. P\u00ebr pasoj\u00eb vet\u00ebm Gjykata Kushtetuese mund t\u00eb shqyrtoj\u00eb kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e Dekretit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>EdheAmbasadorja Audrey Glover, drejtuese e misionit t\u00eb v\u00ebzhguesve t\u00eb OSBE\/ODIHR-it n\u00eb Zgjedhjet Lokale 2019,n\u00eb raportin e gjetjeve paraprake t\u00eb publikuar prej saj n\u00eb dat\u00eb01 korrik 2019, ajo evidenton se:<\/p>\n<p>\u201cDekretet e 10 qershorit dhe 27 qershorit t\u00eb Presidentit dhe ve\u00e7an\u00ebrisht reagimet e ndryshme q\u00eb ata ngjall\u00ebn mes aktor\u00ebve institucional\u00eb dhe politik\u00eb, kontribuuan t\u00eb gjitha bashk\u00eb n\u00eb pasiguri juridike dhe politike.\u00a0Gj\u00ebrat u b\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb komplekse p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb Gjykate Kushtetuese dhe nj\u00eb Gjykate t\u00eb Lart\u00eb funksionale, ku e para (Gjykata Kushtetuese) \u00ebsht\u00eb i vetmi organ i mandatuar p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb lidhje me kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e dekreteve t\u00eb Presidentit\u201d.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb sip\u00ebr, referuar dispozitave Kushtetuese q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb se Presidenti i Republik\u00ebs \u00ebsht\u00eb autoriteti i vet\u00ebm kushtetues q\u00eb cakton dat\u00ebn e zgjedhjeve, si dhe faktit q\u00eb, Dekreti i Presidentit nr.11199, dat\u00eb 10.06.2019 p\u00ebr anulimin e zgjedhjeve p\u00ebr pushtetin vendor t\u00eb dat\u00ebs 30 qershor,\u00a0nuk \u00ebsht\u00eb prekur dhe nuk \u00ebsht\u00eb cenuar deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme nga asnj\u00eb Gjykat\u00eb vendase dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, rikonfirmohet dhe nj\u00eb her\u00eb faktise, ky akt i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs i bazuar t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb argumente Kushtetues \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi dhe i detyruesh\u00ebm p\u00ebr zbatim nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb e gjith\u00eb veprimtaria zgjedhore e organizuar dhe zhvilluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve m\u00eb dat\u00eb 30 qershor 2019 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces votimesh t\u00ebr\u00ebsisht i paligjsh\u00ebm, antikushtetues dhe q\u00eb nuk krijon asnj\u00eb pasoj\u00eb juridike, pasi ve\u00e7 t\u00eb tjerave data 30 qershor 2019, nuk ekziston ligj\u00ebrisht si nj\u00eb dat\u00eb zgjedhjesh p\u00ebr organet e qeverisjes vendore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Pas anulimit t\u00eb dat\u00ebs 30 qershor 2019 si dit\u00eb e zgjedhjeve p\u00ebr organet e qeverisjes vendore, Presidenti\u00a0 i Republik\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndershme, t\u00eb fsheht\u00eb, t\u00eb lir\u00eb dhe demokratike, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe jo konfliktuale dhe jasht\u00eb \u00e7do rreziku t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb konfliktit social, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb neneve: 1\/3, 3, 4, 5, 15, 45\/1 e 4, 86\/1, 92 shkronja \u201cgj\u201d, 93, 109 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,\u00a0m\u00eb dat\u00eb 27.06.2019, Presidenti i Republik\u00ebs\u00a0me Dekretin nr. 11 211, dat\u00eb 27.06.2019, ka vendosur se.<\/p>\n<p>\u201cZgjedhjet p\u00ebr organet e qeverisjes vendore caktohen p\u00ebr t\u2019u zhvilluar dit\u00ebn e diel, n\u00eb dat\u00ebn 13 tetor 2019\u201d. Pra ligj\u00ebrisht zgjedhjet duhet t\u00eb mbahen n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb.<\/p>\n<p>Ky akt i \u00ebsht\u00eb njoftuar menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr zbatim KQZ-s\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi dhe i detyruesh\u00ebm p\u00ebr zbatim nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu lidhur me krahasimin e pavend q\u00eb b\u00ebhet mes\u00a0Kolegjit Zgjedhor Shqiptar me Kolegjin Zgjedhor Amerikan \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i\u00a0q\u00ebllimsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb krijuar konfuzion ligjor, p\u00ebr t\u00eb minuar sundimin e ligjit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr t\u00eb \u00e7oroditur opinionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb sistemin Amerikan kandidati p\u00ebr President apo vet Presidenti kur ai rikandidon, \u00ebsht\u00eb subjekt konkurrent n\u00eb zgjedhje, pra konsiderohet nj\u00eb subjekt zgjedhor garues.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ai mund t\u00eb ngrej\u00eb pretendime p\u00ebrpara Kolegjit Zgjedhor p\u00ebr rezultatet e zgjedhjeve\/votimeve t\u00eb zhvilluara, apo p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e tjera zgjedhore (procedurale dhe materiale).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb,sipas sistemit ton\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb subjekt konkurrentn\u00eb zgjedhje, pra nuk \u00ebsht\u00eb subjekt zgjedhor.<\/p>\n<p>Sipas Kushtetut\u00ebs Presidenti i Republik\u00ebs \u00ebsht\u00eb autoriteti i vet\u00ebm kushtetues q\u00eb ka kompetenc\u00eb kushtetuese p\u00ebr t\u00eb vendosur dat\u00ebn e zgjedhjeve q\u00eb zhvillohen p\u00ebr Kuvendin, Pushtetin vendor dhe Referendumet. (neni 92\/gj i Kushtetut\u00ebs). Kjo\u00a0kompetenc\u00eb e Presidentit \u00ebsht\u00eb e parashikuar edhe n\u00eb Kodin Zgjedhor.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu ka nj\u00eb dallim t\u00eb madh edhe p\u00ebrsa i takon p\u00ebrb\u00ebrjes dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb funksionimit t\u00eb dy Kolegjeve Zgjedhore, atij Amerikan dhe atij Shqiptar.<\/p>\n<p>Kolegji Zgjedhor n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrb\u00ebhet nga\u00a08 (tet\u00eb) gjyqtar\u00eb\u00a0t\u00eb p\u00ebrzgjedhur me short nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb dhe q\u00eb funksionon pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji Zgjedhor n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrb\u00ebhet nga gjyqtar\u00eb dhe nuk ka p\u00ebr kompetenc\u00eb t\u00eb shqyrtoj\u00eb as pretendimet e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dhe as Dekretet e nxjerra prej tij.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krahasimi q\u00eb i b\u00ebhet dy Kolegjeve Zgjedhore (Amerikan dhe Shqiptar) nuk q\u00ebndron dhe \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i gabuar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, sjellim n\u00ebv\u00ebmendje se;<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs, pasi anuloidat\u00ebn 30 qershor 2019 si dit\u00eb e zgjedhjeve, p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndershme, t\u00eb fsheht\u00eb, t\u00eb lir\u00eb dhe demokratike, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe jo konfiktuale dhe jasht\u00eb \u00e7do rreziku t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb konfliktit social, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb neneve: 1\/3, 3, 4, 5, 15, 45\/1 e 4, 86\/1, 92 shkronja \u201cgj\u201d, 93, 109 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 27.06.2019,\u00a0me Dekretin nr. 11 211, dat\u00eb 27.06.2019 ka vendosur q\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cZgjedhjet p\u00ebr organet e qeverisjes vendore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00ebcaktohen p\u00ebr t\u2019u zhvilluar dit\u00ebn e diel, n\u00eb dat\u00ebn 13 tetor 2019\u201d dhe do t\u00eb mbahen ligj\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb.<\/p>\n<p>Ky akt ka hyr\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb fuqi dhe \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm p\u00ebr zbatim nga t\u00eb gjith\u00eb. Ky akt i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr zbatim Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb qart\u00eb ligjore se nuk ekzistojn\u00eb ligj\u00ebrisht zgjedhjet e 30 qershorit dhe duke ritheksuar se dekreti i 13 tetorit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e shk\u00eblqyer p\u00ebr t\u00eb garantuar zgjedhje vendore gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe demokratike, Presidenti i Republik\u00ebs i fton t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb mos thellohen n\u00eb rrug\u00ebn e paligjshm\u00ebris\u00eb, nj\u00ebanshm\u00ebris\u00eb dhe konfliktualitetit .<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, duke vler\u00ebsuar kriz\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb vend, Presidenti i Republik\u00ebs u b\u00ebn thirrje t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve t\u2019i bashkohen propozimit t\u00eb tij q\u00eb m\u00eb 13 tetor qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb votojn\u00eb edhe p\u00ebr Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe p\u00ebr Presidentin e Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr t\u2019iu rikthyer sovranitetin t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presienti Ilir Meta ka reaguar gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme p\u00ebr situat\u00ebn mbas 30 qershorit. N\u00eb nj\u00eb njoftim p\u00ebr media, Presidenca sqaron q\u00ebndrimin e Met\u00ebs p\u00ebr situat\u00ebn ligjore dhe zgjidhjen e kriz\u00ebs. Meta thot\u00eb se dekreti p\u00ebr anullimin e zgjedhjeve t\u00eb 30 qershorit, nuk \u00ebsht\u00eb ankimuar nga asnj\u00eb parti n\u00eb asnj\u00eb gjykat\u00eb dhe sipas tij Kolegji [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":85288,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-94873","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94873","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94873"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94873\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85288"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94873"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94873"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94873"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}