{"id":94915,"date":"2019-07-08T15:35:19","date_gmt":"2019-07-08T13:35:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=94915"},"modified":"2019-07-08T15:35:19","modified_gmt":"2019-07-08T13:35:19","slug":"klsh-siguria-dhe-cilesia-e-barnave-e-cenuar-mungojne-kontrollet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/klsh-siguria-dhe-cilesia-e-barnave-e-cenuar-mungojne-kontrollet\/","title":{"rendered":"KLSH: Siguria dhe cil\u00ebsia e barnave e c\u00ebnuar, mungojn\u00eb kontrollet"},"content":{"rendered":"<p>Mungesa e kryerjes s\u00eb kontrolleve pran\u00eb farmacive spitalore, p\u00ebr kushtet n\u00eb t\u00eb cilat ruhen barnat dhe p\u00ebr llojin e pull\u00ebs e siguris\u00eb s\u00eb vendosur n\u00eb paketimin e tyre, ka cenuar cil\u00ebsin\u00eb dhe sigurin\u00eb e barnave n\u00eb farmacit\u00eb spitalore. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb rritur mund\u00ebsia e abuzimit, p\u00ebr kalimin e tyre n\u00eb farmacit\u00eb e rrjetit t\u00eb hapur dhe m\u00eb pas tregtimin e tyre. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr konkluzion i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i arritur pas auditimit t\u00eb performanc\u00ebs nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit mbi Cil\u00ebsin\u00eb dhe Sigurin\u00eb e Barnave n\u00eb Rrjetin e Hapur Farmaceutik dhe Sh\u00ebrbimin Spitalor. Gjithashtu, KLSH evidenton se mungesa e inspektimit tek prodhuesit vendas t\u00eb barnave, p\u00ebr proceset dhe l\u00ebnd\u00ebt e para q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr prodhimin e barnave, ka cenuar r\u00ebnd\u00eb cil\u00ebsin\u00eb dhe sigurin\u00eb e barnave t\u00eb fabrikuara brenda Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. \u201cMungesa e inspektimeve n\u00eb nivelet e duhura n\u00eb depot farmaceutike, p\u00ebr kushtet n\u00eb t\u00eb cilat ruhen barnat, si dhe p\u00ebr mjetet e transportit q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr qarkullimin e tyre, tregon p\u00ebr mos organizimin e duhur t\u00eb inspektimeve, pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri n\u00eb zbatimin e detyrimeve ligjore, si dhe mund t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb dhe sigurin\u00eb e barnave\u201d,-theksohet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Kushtet<br \/>\nRaporti evidenton se n\u00eb menaxhimin e barnave dhe materialeve t\u00eb mjekimit nj\u00eb rol shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ka sh\u00ebrbimi farmaceutik, i cili funksionon mbi baz\u00ebn e detyrave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb rregulloren e p\u00ebrgjithshme dhe at\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimit farmaceutik, e cila nuk p\u00ebrbush asnj\u00eb standard apo nuk reflekton realisht aplikimin e praktikave t\u00eb mira mbi ruajtjen, qarkullimin dhe shp\u00ebrndarjen e barnave.<\/p>\n<p>Asgj\u00ebsimi i barnave t\u00eb sekuestruara<br \/>\nNj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb edhe sekuestrimi\/konfiskimi i barnave nga inspektor\u00ebt. K\u00ebto dy veprime, m\u00eb s\u00eb shumti, nd\u00ebrmerren n\u00eb rastet kur: Barnat jan\u00eb pa pull\u00ebn e siguris\u00eb q\u00eb l\u00ebshon AKBPM; N\u00eb ambientet e subjekteve tregtare gjenden barna t\u00eb skaduara; Nuk respektohen praktikat e ruajtjes dhe t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb mir\u00eb t\u00eb barnave. \u201cGrupi i auditimit b\u00ebri k\u00ebrkes\u00eb n\u00ebse ka patur raste p\u00ebr periudh\u00ebn 2017-2018 ku t\u00eb jet\u00eb kryer procedura e asgj\u00ebsimit t\u00eb barnave t\u00eb bllokuara\/ konfiskuara, dhe rezultoi se jo. \u201cMe q\u00ebllim krijimin e nj\u00eb kronologjie t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ngjarjeve, grupi i auditimit b\u00ebri k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr Urdhrin e m\u00ebparsh\u00ebm nr. 279, dat\u00eb 12.10.2017, ku p\u00ebrcaktohej identifikimi i sasive t\u00eb barnave dhe reagent\u00ebve dhe m\u00eb pas nxjerrja e tyre jasht\u00eb p\u00ebrdorimit, por ky urdh\u00ebr nuk na u vu n\u00eb dispozicion. T\u00eb ndodhur n\u00eb k\u00ebto kushte, grupi i auditimit shqyrtoi urdhrin e brendsh\u00ebm me dat\u00eb 26.10.2018 p\u00ebr sakt\u00ebsin\u00eb dhe plot\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrmbajtjes s\u00eb tij, relacionin e grupit t\u00eb pun\u00ebs, si dhe list\u00ebn e barnave dhe reagent\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt ishin nxjerr\u00eb jasht\u00eb p\u00ebrdorimit, dhe rezultoi se: Gjetje mbi procedur\u00ebn p\u00ebr asgj\u00ebsimin e barnave: Urdhri nr. 287, dat\u00eb 26.10.2018, nuk ka mb\u00ebshtetje ligjore t\u00eb sakt\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr zbatimin e tij, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe p\u00ebrgjigjen e AKBPM-s\u00eb n\u00eb intervist\u00ebn e zhvilluar, ku specifikon nenin 49, pik\u00ebn \u201cg\u201d, t\u00eb ligjit t\u00eb barnave dhe sh\u00ebrbimit farmaceutik. N\u00eb pik\u00ebn \u201cg\u201d, t\u00eb nenit 49, shprehet qart\u00eb se paketimi i jasht\u00ebm\/i brendsh\u00ebm i barnave, p\u00ebrmban udh\u00ebzime t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr asgj\u00ebsimin e barnave t\u00eb pap\u00ebrdorura ose materialeve mbeturina nga barnat, por jo m\u00ebnyr\u00ebn e inicimit dhe zhvillimit t\u00eb k\u00ebsaj procedure.<\/p>\n<p>Ky urdh\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me pik\u00ebn 2, neni 64, t\u00eb ligjit t\u00eb barnave dhe sh\u00ebrbimit farmaceutik, pasi shpenzimet p\u00ebr asgj\u00ebsimin e barnave bllokuara dhe t\u00eb konfiskuara, mbulohen nga subjekti tregtar, jo nga buxheti i shtetit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb AKBPM p\u00ebr vitin 2019, ka parashikuar n\u00eb regjistrin e prokurimeve fond prej 360.000 lek\u00eb me TVSH, p\u00ebr zhvillimin e k\u00ebsaj procedure\u201d,-thekson Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit. Sipas k\u00ebsaj t\u00eb fundit, vlera e fondit limit t\u00eb p\u00ebrllogaritur nga grupi i ngritur me Urdhrin nr. 287, dat\u00eb 26.10.2018, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb nga sa \u00ebsht\u00eb parashikuar n\u00eb regjistrin e prokurimeve p\u00ebr vitin 2019. N\u00eb list\u00ebn e barnave t\u00eb nxjerra jasht\u00eb p\u00ebrdorimit me q\u00ebllim asgj\u00ebsimin e tyre, ka nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm barnash brenda afatit t\u00eb skadenc\u00ebs, duke filluar nga muaji Janar 2019 \u2013 Janar 2021. N\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb jan\u00eb rreth 66 lloje barnash, t\u00eb cilat ndahen n\u00eb 79 kuti, 381 tableta, 7 ampula dhe 1 flakon. Gjithashtu, nj\u00eb pjes\u00eb e tyre (15 kuti + 5 ampula) jan\u00eb n\u00eb regjistrin e barnave dhe qarkullojn\u00eb n\u00eb tregun vendas, p\u00ebr t\u00eb cilat AKBPM duhet t\u00eb njoftonte MSHMS p\u00ebr t\u2019i kaluar n\u00eb administrim t\u00eb saj. \u201cNuk jepet vlera e barnave q\u00eb do t\u00eb asgj\u00ebsohen, por vet\u00ebm pesha e tyre. Vlera e barnave, t\u00eb cilat jan\u00eb brenda afatit t\u00eb skadenc\u00ebs dhe q\u00eb do t\u00eb asgj\u00ebsohen, n\u00eb rastin n\u00ebse ato do t\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr nevoja t\u00eb ndryshme spitalore, do t\u00eb kursente shpenzime nga buxheti i shtetit. Nga ana e titullarit aktual t\u00eb institucionit nuk jan\u00eb marr\u00eb masat p\u00ebr analizimin e arsyeve t\u00eb krijimit dhe skadimit t\u00eb sasis\u00eb s\u00eb barnave, si dhe mosp\u00ebrdorimit t\u00eb tyre. Gjithashtu, nga ish-titullari i AKBPM, nuk jan\u00eb marr\u00eb masat p\u00ebr asgj\u00ebsimin e barnave dhe reagent\u00ebve t\u00eb skaduar prej koh\u00ebsh, por jan\u00eb l\u00ebn\u00eb stok n\u00eb magazin\u00ebn e institucionit, duke sjell rrezik p\u00ebr ndotjen e mjedisit. Mungesa e koordinimit t\u00eb grupit t\u00eb pun\u00ebs me shefat e sh\u00ebrbimeve p\u00ebr hartimin e list\u00ebs s\u00eb barnave dhe materialeve t\u00eb mjekimit gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb planifikimit t\u00eb nevojave t\u00eb tyre p\u00ebr barna dhe materiale mjekimi ka ndikuar n\u00eb mos reflektimin e k\u00ebrkesave reale t\u00eb sh\u00ebrbimeve. Mungesa e p\u00ebrgjegj\u00ebsive n\u00eb kontratat e sh\u00ebrbimeve ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb sasia e barnave t\u00eb skaduara n\u00eb sh\u00ebrbimet e tyre t\u00eb evidentohet vet\u00ebm si fakt, por jo t\u00eb ngarkoj\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi shkaktar\u00ebt q\u00eb i kan\u00eb krijuar.<\/p>\n<p>Konkluzionet<br \/>\nKa nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aktesh n\u00ebnligjore q\u00eb nuk kan\u00eb dal\u00eb ende sipas parashikimeve t\u00eb ligjit t\u00eb barnave dhe sh\u00ebrbimit farmaceutik.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb ngritur komisioni i posa\u00e7\u00ebm me personel nga MSHMS me funksion ushtrimin e kontrollit t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb AKBPM.<br \/>\nBarna q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb vend jan\u00eb pa etiketim dhe flet\u00eb udh\u00ebzimin n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<br \/>\nNuk ka progres n\u00eb ngritjen e nj\u00eb harte t\u00eb plot\u00eb t\u00eb rrjetit t\u00eb farmacive, importuesve dhe distributor\u00ebve.<br \/>\nLaboratori i analizimit t\u00eb barnave ende nuk \u00ebsht\u00eb i akredituar.<br \/>\nN\u00eb Strategjin\u00eb Komb\u00ebtare p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb nuk ka jan\u00eb vendosur objektiva dhe prioritete strategjike p\u00ebr sh\u00ebrbimin farmaceutik.<br \/>\nMungesa e nxjerrjes s\u00eb Vendimeve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe akteve t\u00eb tjera n\u00ebnligjore q\u00eb parashikon ligji p\u00ebr barnat dhe sh\u00ebrbimin farmaceutik e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb paplot\u00eb zbatimin e tij n\u00eb drejtim t\u00eb ruajtjes dhe siguris\u00eb s\u00eb barnave n\u00eb vend.<br \/>\nSistemi i farmakovigjilenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb pothuajse inekzistent n\u00eb veprimtarin\u00eb e tij, duke mos patur ndikim n\u00eb rritjen dhe garantimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb barnave n\u00eb vend.<br \/>\nVendosja e etiketimit dhe flet\u00eb-udh\u00ebzuesit t\u00eb barnave n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb ligjin e barnave dhe n\u00eb rregulloren p\u00ebr dh\u00ebnien e autorizimit t\u00eb tregtimit t\u00eb barnave gjat\u00eb pajisjes me autorizim tregtimi 52 ende nuk ka gjetur zbatim p\u00ebr barnat q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb vend.<br \/>\nMungesa e monitorimeve dhe studimeve rast\u00ebsore p\u00ebr efikasitetin e nj\u00eb bari p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb periudhe kohore t\u00eb caktuar nga sektori i farmakovigjilenc\u00ebs, duke u mjaftuar vet\u00ebm me raportimet q\u00eb b\u00ebjn\u00eb MAH-t\u00eb p\u00ebr efektet e pad\u00ebshiruara, tregon p\u00ebr pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri n\u00eb zbatimin e detyrimeve ligjore, si dhe rrit mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb t\u00eb cenohet siguria<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mungesa e kryerjes s\u00eb kontrolleve pran\u00eb farmacive spitalore, p\u00ebr kushtet n\u00eb t\u00eb cilat ruhen barnat dhe p\u00ebr llojin e pull\u00ebs e siguris\u00eb s\u00eb vendosur n\u00eb paketimin e tyre, ka cenuar cil\u00ebsin\u00eb dhe sigurin\u00eb e barnave n\u00eb farmacit\u00eb spitalore. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb rritur mund\u00ebsia e abuzimit, p\u00ebr kalimin e tyre n\u00eb farmacit\u00eb e rrjetit t\u00eb hapur dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":94916,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-94915","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94915","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94915"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94915\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/94916"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94915"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94915"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94915"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}