{"id":95075,"date":"2019-07-09T13:51:53","date_gmt":"2019-07-09T11:51:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=95075"},"modified":"2019-07-09T13:51:53","modified_gmt":"2019-07-09T11:51:53","slug":"samiti-i-seecp-meta-kosova-shtet-sovran-te-trajtohet-me-respekt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/samiti-i-seecp-meta-kosova-shtet-sovran-te-trajtohet-me-respekt\/","title":{"rendered":"Samiti i SEECP, Meta: Kosova shtet sovran, t\u00eb trajtohet me respekt"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Ilir Meta mori pjes\u00eb n\u00eb Samitin e Procesit t\u00eb Bashk\u00ebpunimit t\u00eb Vendeve t\u00eb Europ\u00ebs Juglindore (SEECP), q\u00eb po mbahet n\u00eb Sarajev\u00eb t\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs me pjes\u00ebmarrjen e krer\u00ebve t\u00eb shteteve t\u00eb vendeve t\u00eb Europ\u00ebs Juglindore.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, drejtuar t\u00eb pranishm\u00ebve, Presidenti Meta, duke shprehur keqardhjen q\u00eb kryesuesja e radh\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij procesi, Republika e Kosov\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb e pranishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb Samit vuri n\u00eb dukje se tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb koha e duhur q\u00eb Bosnja dhe Hercegovina, e jo vet\u00ebm, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb drejtim t\u00eb njohjes dhe pranimit t\u00eb realitetit.<\/p>\n<p>Meta theksoi se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb rajoni nuk ishte ka qen\u00eb m\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe m\u00eb i sigurt por ai shtoi se si mund t\u00eb pretendojm\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb efektsh\u00ebm ku disa nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit e k\u00ebtij forumi b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar nj\u00eb popull dhe nj\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb t\u00ebr\u00eb fqinj nga p\u00ebrfitimi i bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe projektet rajonale n\u00eb fusha kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si siguria, arsimi, kultura, etj.<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebdh\u00ebniet e fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb dhe respekti i nd\u00ebrsjell\u00eb jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb efektsh\u00ebm rajonal, p\u00ebr sigurin\u00eb dhe begatin\u00eb ekonomike p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne. K\u00ebshtu q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb koha e duhur q\u00eb jo vet\u00ebm Bosnja dhe Hercegovina, q\u00eb duhet t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb garantuar pjes\u00ebmarrjen e Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb Samit, por edhe \u00e7do vend tjet\u00ebr t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb drejtim t\u00eb njohjes dhe pranimit t\u00eb k\u00eb\u00ebtij realiteti. Republika e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur e sovran dhe duhet t\u00eb trajtohet me respekt, para s\u00eb gjithash nga vet\u00eb fqinj\u00ebt e saj\u201d, deklaroi Presidenti Meta.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb vijim fjala e plot\u00eb e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, Ilir Meta<\/strong><br \/>\n\u201cT\u00eb nderuar Bashk\u00ebkryetar\u00eb, Shk\u00eblqesi, Zonja dhe zot\u00ebrinj!<br \/>\nD\u00ebshiroj ta nis fjal\u00ebn time duke fal\u00ebnderuar Bosnjen dhe Hercegovin\u00ebn p\u00ebr organizimin dhe mikpritjen e k\u00ebtij samiti si dhe p\u00ebr kontributin e saj n\u00eb Procesin e Bashk\u00ebpunimit t\u00eb Vendeve t\u00eb Europ\u00ebs Juglindore (SEECP), si Kryesuese e tij p\u00ebrgjat\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb muajve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, m\u00eb lejoni t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoj Kosov\u00ebn p\u00ebr marrjen e Kryesis\u00eb s\u00eb saj dhe t\u2019i suksese gjat\u00eb mandatit n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb. Kam besim se Kosova, n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me Trojk\u00ebn e SEECP-s\u00eb, do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u2019i kushtoj\u00eb v\u00ebmendje procesit t\u00eb zgjerimit t\u00eb Bashkimit Europian, forcimit t\u00eb dialogut politik si dhe p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Ballkani Per\u00ebndimor ka p\u00ebrshkuar nj\u00eb rrug\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb ngritjen e institucioneve demokratike dhe shoq\u00ebrive multietnike, t\u00eb bazuara n\u00eb parimet e sundimit t\u00eb ligjit dhe t\u00eb respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive themelore t\u00eb njeriut. Fal\u00eb zgjerimit t\u00eb NATO-s dhe integrimit n\u00eb BE-s\u00eb, rajoni mbetet i bashk\u00ebngjitur fort n\u00eb arkitektur\u00ebn m\u00eb t\u00eb suksesshme t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb ka njohur ndonj\u00ebher\u00eb Europa.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb thuhet pa frik\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb rajoni nuk ishte ka qen\u00eb m\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe m\u00eb i sigurt. T\u00eb marrin p\u00ebr shembull hyrjen n\u00eb fuqi s\u00eb fundmi t\u00eb marr\u00ebveshjes midis Shkupit dhe Athin\u00ebs. Duke i dh\u00ebn\u00eb fund nj\u00eb mosmarr\u00ebveshjeje t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dypal\u00ebshe, kjo marr\u00ebveshje sh\u00ebnon nj\u00eb hap t\u00eb madh p\u00ebrpara n\u00eb p\u00ebrparimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb paqes dhe stabilitetit rajonal. Ky \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb lajm i mir\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nj\u00eb num\u00ebr sfidash dypal\u00ebshe dhe rajonale ende mbeten n\u00eb rrug\u00ebn drejt integrimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm rajonal dhe atij p\u00ebr n\u00eb Bashkimin Europian. N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim dua t\u00eb shpreh keqardhjen p\u00ebr faktin se Republika e Kosov\u00ebs, Kryesuesja jon\u00eb e ardhsh\u00ebm, u detyrua t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Samit. Si mund t\u00eb pretendojm\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb efektsh\u00ebm ku disa nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit e k\u00ebtij forumi b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar nj\u00eb popull dhe nj\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb t\u00ebr\u00eb fqinj nga p\u00ebrfitimi i bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe projektet rajonale n\u00eb fusha kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si siguria, arsimi, kultura, etj. Marr\u00ebdh\u00ebniet e fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb dhe respekti i nd\u00ebrsjell\u00eb jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb efektsh\u00ebm rajonal, p\u00ebr sigurin\u00eb dhe begatin\u00eb ekonomike p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne. K\u00ebshtu q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb koha e duhur q\u00eb jo vet\u00ebm Bosnja dhe Hercegovina, q\u00eb duhet t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb garantuar pjes\u00ebmarrjen e Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb Samit, por edhe \u00e7do vend tjet\u00ebr t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb drejtim t\u00eb njohjes dhe pranimit t\u00eb k\u00eb\u00ebtij realiteti. Republika e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur e sovran dhe duhet t\u00eb trajtohet me respekt, para s\u00eb gjithash nga vet\u00eb fqinj\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur koleg\u00eb,<br \/>\nThelb\u00ebsor \u00ebsht\u00eb p\u00ebrparimi i t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb procesin integrues p\u00ebr n\u00eb Bashkimin Europian. Ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb procesi i zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb m\u00eb sfidues p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb numri arsyesh politike t\u00eb nj\u00ebkohshme, na duhet t\u00eb pranojm\u00eb se qasja aktuale, e bazuar n\u00eb kusht\u00ebzimin strikt, mbetet nj\u00eb qasje e drejt\u00eb. Ne duhet ta mir\u00ebpresim k\u00ebt\u00eb qasje si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb transformuar vendet tona edhe m\u00eb tej si dhe p\u00ebr t\u2019iu afruar akoma edhe m\u00eb pran\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e vet\u00ebdijshme se ka ende nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb kriteret dhe standardet e nevojshme. Ne duhet t\u00eb japim rezultate t\u00eb prekshme, duke u p\u00ebrqendruar n\u00eb reformat q\u00eb forcojn\u00eb institucionet shtet\u00ebrore, sundimin e ligjit dhe luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit si dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Mbetemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar dhe me shpres\u00eb se K\u00ebshilli i BE-s\u00eb do t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb tetor p\u00ebr t\u00eb hapur negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe me Maqedonin\u00eb fqinje. I jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs vizionit t\u00eb Kancelares Merkel, q\u00eb u p\u00ebrs\u00ebrit edhe n\u00eb Samitin e fundit t\u00eb Poznanit, q\u00eb dh\u00ebnia e mund\u00ebsis\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit p\u00ebr t\u2019i bashk\u00ebngjitur BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin strategjik t\u00eb t\u00eb bllokut komunitar europian.<\/p>\n<p>Zgjerimi dhe thellimi i bashk\u00ebpunimit ekonomik midis pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb SEECP, si dhe nd\u00ebrmjet ekonomive t\u00eb SEECP dhe BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr rritjen ekonomike, zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm dhe begatin\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb Europ\u00ebs Juglindore.<\/p>\n<p>Procesi i Berlinit ka arritur t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb dinamik\u00eb pulsuese n\u00eb procesin e integrimit evropian t\u00eb 6 vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, duke u p\u00ebrqendruar n\u00eb axhend\u00ebn e nd\u00ebrlidhjes, bashk\u00ebpunimit ekonomik dhe shk\u00ebmbimeve njer\u00ebzore. Jemi t\u00eb bindur se k\u00ebta p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs, q\u00eb u p\u00ebrforcuan edhe nga udh\u00ebheq\u00ebsit e Bashkimit Europian n\u00eb Poznan, q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb thelbin e rrug\u00ebs s\u00eb pranimit n\u00eb BE dhe do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb gjithashtu si shtys\u00eb p\u00ebr nj\u00eb paqe dhe stabilitet afatgjat\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor miratuan n\u00eb Samitin e Sofje Deklarat\u00ebn p\u00ebr Axhend\u00ebn Dixhitale t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, i cili i dha form\u00eb axhend\u00ebs rajonale n\u00eb shum\u00eb fusha, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb ato q\u00eb lidhen me roaming-un, transformimin dixhital t\u00eb 6 vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor si dhe Qeverisjes-elektronike. Shqip\u00ebria e mir\u00ebpriti n\u00ebnshkrimin prillin e shkuar n\u00eb Beograd t\u00eb marr\u00ebveshjes rajonale t\u00eb Roaming-ut n\u00eb Samitin Dixhital si dhe hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb asaj marr\u00ebveshjeve gjat\u00eb k\u00ebtij muaji, n\u00eb korrik.<\/p>\n<p>Eksodi i nj\u00eb numri t\u00eb madh t\u00eb rinjsh t\u00eb arsimuar e t\u00eb kualifikuar p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr stabilitetin e vendeve tona. Kjo dukuri nuk perceptohet si di\u00e7ka e p\u00ebrkohshme dhe duhet t\u00eb adresohet nga \u00e7do qeveri m\u00eb vete, por edhe bashkarisht nga t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt relevant\u00eb n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Zgjerimi dhe thellimi i bashk\u00ebpunimit ekonomik dhe v\u00ebnia e theksit te perspektiva europiane u siguron t\u00eb rinjve nj\u00eb shtys\u00eb pozitive p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar potencialin e tyre n\u00eb nxitjen e pajtimit n\u00eb rajon si dhe n\u00eb nd\u00ebrtimin e shoq\u00ebrive t\u00eb begata. Shqip\u00ebria, duke qen\u00eb vendi prit\u00ebs i Zyr\u00ebs Rajonale t\u00eb Bashk\u00ebpunimit Rinor dhe Fondit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, po i inkurajon k\u00ebto nisma t\u00eb reja q\u00eb t\u00eb shn\u00ebd\u00ebrrohen n\u00eb shembujt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb promovimit e bashk\u00ebpunimit midis t\u00eb rinjve n\u00eb rajon p\u00ebrmes shk\u00ebmbimit t\u00eb programeve dhe veprimtarive.<\/p>\n<p>SEECP-i ka qen\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb me sukses dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive n\u00eb k\u00ebto procese p\u00ebrmes instrumentit t\u00eb saj operacional, K\u00ebshillit t\u00eb Bashk\u00ebpunimit Rajonal (RCC). Ne duhet t\u00eb njohim kontributin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashk\u00ebpunimit Rajonal p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur zhvillimin n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb ide si dhe p\u00ebr t\u00eb zbatuar projekte n\u00eb interes t\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunimi t\u00eb zgjeruar rajonal.<\/p>\n<p>Ne jemi t\u00eb g\u00ebzuar and ndihemi krenar\u00eb p\u00ebr faktin q\u00eb nj\u00eb shqiptare po kryeson me sukses K\u00ebshillin e Bashk\u00ebpunimit Rajonal, e frym\u00ebzuar nga qyteti i bukur i Sarajev\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Ilir Meta mori pjes\u00eb n\u00eb Samitin e Procesit t\u00eb Bashk\u00ebpunimit t\u00eb Vendeve t\u00eb Europ\u00ebs Juglindore (SEECP), q\u00eb po mbahet n\u00eb Sarajev\u00eb t\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs me pjes\u00ebmarrjen e krer\u00ebve t\u00eb shteteve t\u00eb vendeve t\u00eb Europ\u00ebs Juglindore. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, drejtuar t\u00eb pranishm\u00ebve, Presidenti Meta, duke shprehur keqardhjen q\u00eb kryesuesja e radh\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":95076,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-95075","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95075","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95075"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95075\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/95076"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95075"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95075"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95075"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}