{"id":95304,"date":"2019-07-10T14:00:52","date_gmt":"2019-07-10T12:00:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=95304"},"modified":"2019-07-10T14:00:52","modified_gmt":"2019-07-10T12:00:52","slug":"vasili-5-pyetje-per-ndryshimin-e-kufijve-rama-peng-i-axhendave-te-erreta-antieuropiane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/vasili-5-pyetje-per-ndryshimin-e-kufijve-rama-peng-i-axhendave-te-erreta-antieuropiane\/","title":{"rendered":"Vasili 5 pyetje p\u00ebr ndryshimin e kufijve: Rama, peng i axhendave t\u00eb err\u00ebta antieuropiane"},"content":{"rendered":"<p>Mashtrimi q\u00eb i b\u00ebn\u00eb kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dy komedian\u00ebt rus\u00eb ka rikthyer edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb politik\u00ebn shqiptare debatin p\u00ebr\u00a0ndryshimin e kufijve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i LSI-s\u00eb, Petrit Vasili, n\u00eb nj\u00eb dalje p\u00ebr mediat teksa foli rreth alarmit t\u00eb Zaev p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, tha se kryeministri Edi Rama ka qen\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i vazhduesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb till\u00eb shum\u00eb t\u00eb rrezikshme politike. Vasili tha se Qeveria Shqiptare sot edhe k\u00ebsaj dite nuk nj\u00eb q\u00ebndrim publik zyrtar t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb prer\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ka vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebndrim periferik jozyrtar, t\u00eb ish ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm shqiptar n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb media t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Vasili:\u00a0N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb roli destruktiv i Edi Ram\u00ebs, b\u00ebrja pal\u00eb e tij me axhenda t\u00eb err\u00ebta antishqiptare dhe jo transparente t\u00eb cilat ka zgjedhur ti mbuloj\u00eb me heshtje ose me shpres\u00ebn se projekti do t\u00eb ecte p\u00ebrpara, e pastaj do t\u00eb rishfaqej n\u00eb rrolin e protagonistit, i cili kishte q\u00ebndruar n\u00eb prapasken\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrfitimet e k\u00ebtij projekti.<\/p>\n<p>N\u00eb fund ish-deputeti adresoi 5 pyetje p\u00ebr kryeministrin \u00a0Rama.<\/p>\n<p>Deklarata e plot\u00eb e Vasilit<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb dhe qytetare, dje opinioni publik \u00ebsht\u00eb njohur me q\u00ebndrimet e kryeministrit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut z. Zoran Zaev lidhur me projektin shum\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb ndryshimit t\u00eb kufijve Kosov\u00eb-Serbi. Zaev dje ka b\u00ebr\u00eb disa pohime trondit\u00ebse t\u00eb cilat un\u00eb do doja ti ndaja me ju. Ai pohon se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga projektet me rrezikshm\u00ebri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe q\u00eb do t\u00eb nxiste tensione dhe konflikte t\u00eb frikshme duke i vendosur zjarrin fu\u00e7is\u00eb s\u00eb barutit, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb konsideruar historikisht Ballkani. Zaev konfirmon s\u00eb dyti nj\u00eb fakt shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, se ai ka informuar zv. Presidentit e SHBA-ve Mike Pence, Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, Kancelaren Gjermane Angela Merkel, znj. Mogherini dhe gjith\u00eb faktor\u00ebt m\u00eb relevant p\u00ebr rrezikshm\u00ebrin\u00eb shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj sip\u00ebrmarrje politike. Ai pohon gjithashtu q\u00eb pas k\u00ebtij projekti, jan\u00eb interesa q\u00eb lidhen me shtete si Rusia ndoshta dhe Turqia dhe q\u00eb projekti nuk p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb asnj\u00eb rast interesat m\u00eb t\u00eb mira dhe q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb sinkron me prioritet e partner\u00ebve Europiane dhe Euroatlantik.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama ka qen\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i vazhduesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb n\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb till\u00eb shum\u00eb t\u00eb rrezikshme politike. Kjo \u00ebsht\u00eb pohuar nga ish Kryeministri i Suedis\u00eb, Carl Bildt, nga kryetarja e komisionit t\u00eb Helsinkit Sonja Biserko, nga ish ministri i jasht\u00ebm Vuk Jeremi?, nga kryenegociatorja Edita Tahiri dhe nga shum\u00eb personalitete shum\u00eb shum\u00eb t\u00eb larta t\u00eb jet\u00ebs politike Kosovare, deklarata t\u00eb cilat t\u00eb gjitha n\u00eb bllok kurr\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar nga Edi Rama. Qeveria Shqiptare sot edhe k\u00ebsaj dite nuk nj\u00eb q\u00ebndrim publik zyrtar t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb prer\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ka vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebndrim periferik jozyrtar, t\u00eb ish ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm shqiptar n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb media t\u00eb huaj. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb roli destruktiv i Edi Ram\u00ebs, b\u00ebrja pal\u00eb e tij me axhenda t\u00eb err\u00ebta antishqiptare dhe jo transparente t\u00eb cilat ka zgjedhur ti mbuloj\u00eb me heshtje ose me shpres\u00ebn se projekti do t\u00eb ecte p\u00ebrpara, e pastaj do t\u00eb rishfaqej n\u00eb rrolin e protagonistit, i cili kishte q\u00ebndruar n\u00eb prapasken\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrfitimet e k\u00ebtij projekti. Me gjith\u00eb at\u00eb ka disa pyetje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme e t\u00eb pakap\u00ebrcyeshme, t\u00eb cilat ne duam t\u2019i ndajm\u00eb s\u00eb bashku me ju p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Kryeminist\u00ebr q\u00eb kemi fatkeq\u00ebsin\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, p\u00ebrse Edi Rama hesht nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Angela Merkel \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e qart\u00eb dhe e prer\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimin e saj kund\u00ebr k\u00ebtij projekti?<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li>Kush e pengon Edi Ram\u00ebn q\u00eb t\u00eb jet\u00eb dhe ai i prer\u00eb dhe i qart\u00eb ashtu si Kancelarja Merkel?<\/li>\n<li>P\u00ebrse Edi Rama nuk e ka ndar\u00eb k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb k\u00ebtij projekti me nj\u00eb rrezikshm\u00ebri tep\u00ebr t\u00eb lart\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb partner\u00ebt strategjik m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ashtu sikurse ka b\u00ebr\u00eb kryeministri Zaev, i cili ka komunikuar me t\u00eb gjith\u00eb ata, por Edi Rama ka zgjedhur t\u00eb mos komunikoj\u00eb dhe t\u00eb rrezikoj\u00eb stabilitetin e rajonit, pavar\u00ebsisht ndjeshm\u00ebrive maksimale dhe shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ky projekt do t\u00eb kishte.<\/li>\n<li>Kush e ka shtyr\u00eb dhe interesave t\u00eb kujt i sh\u00ebrben kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb veprimet dhe mosveprimet e tij n\u00eb nj\u00eb projekt kaq t\u00eb rreziksh\u00ebm me pasoja kaq t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb integritetit territorial t\u00eb Kosov\u00ebs, por me pasoja tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr rajonin dhe mjaft m\u00eb gjer\u00eb se kaq, ashtu sikurse dhe kryeministri Zaev n\u00ebnvizon n\u00eb prononcimet e tij?<\/li>\n<li>P\u00ebrse dhe n\u00eb interes t\u00eb kujt, Edi Rama rr\u00ebnoi rolin e Shqip\u00ebris\u00eb si faktor stabiliteti dhe paqe n\u00eb rajon dhe u p\u00ebrfshi n\u00eb axhenda t\u00eb tilla destabilizuese dhe konflikt nxit\u00ebse?<\/li>\n<\/ol>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, nga kjo foltore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme kam t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen tuaj dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb opinionit publik se Integrimi Europian nuk ka qen\u00eb, dhe nuk \u00ebsht\u00eb axhenda e Edi Ram\u00ebs dhe as e rilindjes q\u00eb ai ka nga pas, por p\u00ebrkundrazi pengimi i Integrimit Europian me \u00e7do mjet, instrument t\u00eb duksh\u00ebm e t\u00eb paduksh\u00ebm ka qen\u00eb prioriteti i tij madhor n\u00eb funksion t\u00eb krimit e t\u00eb alibis\u00eb p\u00ebr integrimin e realitete t\u00eb tjera q\u00eb shohin gjithmon\u00eb jo nga per\u00ebndimi, jo nga euro-atlantizmi, jo nga Brukseli dhe \u00cbashingtoni, por shohin nga lindja. Besoj konfirmimin e keni marr\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb nga pohimet shum\u00eb trondit\u00ebse t\u00eb Kryeministrit Zaev. K\u00ebto pohime trondit\u00ebse t\u00eb kryeministrit i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut Zaev sjell p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb opinionin publik, shpjegoj qart\u00eb edhe q\u00ebndrimin, sjelljen e shtetit policor, votimet moniste dhe gjith\u00e7ka q\u00eb b\u00ebn Edi Rama, pasi dihet q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto faktor\u00eb jan\u00eb faktor\u00eb q\u00eb nuk e \u00e7ojn\u00eb p\u00ebrpara Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb integrimin europian e l\u00ebn\u00eb at\u00eb jasht\u00eb Europ\u00ebs dhe nj\u00ebherazi i leht\u00ebsojn\u00eb dhe i mund\u00ebsojn\u00eb Edi Ram\u00ebs i cili thot\u00eb qart\u00eb dhe thjesht\u00eb q\u00eb ngaq\u00eb Europa nuk m\u00eb pranoi un\u00eb jam i detyruar t\u00eb shoh realitete t\u00eb tjera ashtu si\u00e7 edhe ai i ka b\u00ebr\u00eb publike edhe n\u00eb mes t\u00eb Brukselit pa iu dridhur syri fare pasi si duket garancit\u00eb n\u00eb lidhje kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00eblqyeshme p\u00ebr t\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqshme p\u00ebr t\u00eb se sa shteti ligjor q\u00eb k\u00ebrkon Bashkimi Europian, funksionimi i ligjit, demokracia, zgjedhjet e lira dhe t\u00eb ndershme dhe t\u00eb gjitha ato q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb vend normal dhe nj\u00eb vend europian.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb pyetjeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme un\u00eb dhe shqiptar\u00ebt nuk presin q\u00eb t\u00eb ken\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrgjigje nga kryeministri i tyre pasi ai ka qen\u00eb ideator pik\u00ebrisht i axhendave t\u00eb tilla por me gjith\u00eb at\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb ndaj gjith\u00e7kaje q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me gjith\u00e7ka t\u00eb err\u00ebt q\u00eb b\u00ebn brenda vendit dhe gjith\u00e7ka t\u00eb err\u00ebt q\u00eb b\u00ebn edhe jasht\u00eb vendit Edi Rama e ka marr\u00eb me 30 Qershor.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb e hapur pasi shp\u00ebtimi i Shqip\u00ebris\u00eb nga njer\u00ebz q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb err\u00ebt q\u00eb Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb donte q\u00eb ta p\u00ebrfaq\u00ebsonte kurr\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Edi Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr \u00e7do qytetar\u00eb por jo vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, pra si\u00e7 vet\u00eb e kuptoni sepse ky mund t\u00eb b\u00ebhet dhe po b\u00ebhet nj\u00eb shqetsim edhe shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni, edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi edhe p\u00ebr t\u00ebr\u00eb rajonin edhe m\u00eb gjer\u00eb s\u00eb kaq.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mashtrimi q\u00eb i b\u00ebn\u00eb kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dy komedian\u00ebt rus\u00eb ka rikthyer edhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb politik\u00ebn shqiptare debatin p\u00ebr\u00a0ndryshimin e kufijve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. N\u00ebnkryetari i LSI-s\u00eb, Petrit Vasili, n\u00eb nj\u00eb dalje p\u00ebr mediat teksa foli rreth alarmit t\u00eb Zaev p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, tha se kryeministri Edi Rama ka qen\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":70162,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-95304","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95304","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95304"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95304\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70162"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95304"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95304"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95304"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}