{"id":95411,"date":"2019-07-10T16:55:11","date_gmt":"2019-07-10T14:55:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=95411"},"modified":"2019-07-10T16:55:11","modified_gmt":"2019-07-10T14:55:11","slug":"ja-se-si-soros-ne-beograd-bashke-me-ramen-thacin-dhe-batonin-projektuan-copetimin-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ja-se-si-soros-ne-beograd-bashke-me-ramen-thacin-dhe-batonin-projektuan-copetimin-e-kosoves\/","title":{"rendered":"Ja se si \u2018Soros\u2019 n\u00eb Beograd bashk\u00eb me Ram\u00ebn, Tha\u00e7in dhe Batonin projektuan cop\u00ebtimin e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kryeministri Berisha nj\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb profilin e tij n\u00eb facebook zbulon t\u00eb gjith\u00eb projektin e Sorosit p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb Kosov\u00ebn, ku si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb cop\u00ebtim ka marr\u00eb edhe bekimin e Edi Ram\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb Hashim Tha\u00e7it dhe Baton Haxhiut n\u00eb Kosov\u00ebs, tashm\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb t\u00eb zbuluar nga telefonata e kryeministrit maqedonas Zaev i cili zbardhi se kush ishin hartuesit e projektit.<\/p>\n<p>\u2018Soros Kosova perpiqet te pergenjeshtroje Soros Beogradin!<\/p>\n<p>Te dashur miq, Kryespekullanti i planetit, ne te gjitha qendrimet e tij nje armik i eger i shqiptareve, George Soros, qe ka vendosur te gjithe potencialin e tij per krijimin e Serbise se Madhe, eshte njekohesisht edhe hartuesi me fondacionin e tij ne Beograd i variantit me te fundit te ketij projekti luftenxites per Ballkanin.<\/p>\n<p>Projekti i Fondacionit Soros Beograd i coptimit te Kosoves per llogari te Serbise se Madhe u publikua dhe komentua gjeresisht nga mediat e vendit dhe rajonit. Ai u afishua me krenari ne faqen zyrtare te ketij Fondacioni.<\/p>\n<p>Ne funksion te ketij projekti u angazhuan me te gjithe fuqite, pabesite dhe poshtersite e tyre trojka antikombetare Zografi Bis, Miladini Shqipfoles dhe Baton Stanishiq.<\/p>\n<p>Ne funksion te ketij projekti ishin edhe udhetimet e shpeshta te kryespekullantit te planetit Soros ne aksin Beograd-Prishtine-Tirane.<\/p>\n<p>Qendrimet antishqiptare pro serbe te Soros dhe fondacionit te tij datojne me fillimin e viteve 90, periudhe ne te cilen u perzune nga Shqiperia si agjent te sherbimit sekret te Serbise perfaqesuesit te fondacionit ne Tirane, Fran Nazi dhe Fred Abraham.<\/p>\n<p>Ajo qe te ben pershtypje eshte perpjekja absurde e Fondacionit Soros ne Prishtine per te mbuluar e maskuar origjinen e projektit te Serbise se Madhe per coptimin e Kosoves.<\/p>\n<p>Ketu me poshte keni nje pergjigje te kesaj perpjekje nga drejtuesi i portalit Hashtag.al! sb<\/p>\n<p>Laku no? gospodin Shllaku<\/p>\n<p>Nga Habjon Hasani<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 8 korrik n\u00eb \u201cKoha.net\u201d, drejtori i Fondacionit P\u00ebr Shoq\u00ebrin\u00eb e Hapur (Soros) n\u00eb Kosov\u00eb Luan Shllaku nd\u00ebr t\u00eb tjera ka shpalosur q\u00ebndrimin e Fondacionit edhe n\u00eb lidhje me nj\u00eb shkrim ekskluziv t\u00eb Hashtag.al n\u00eb Maj 2019, ku p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb zbulohej roli i Fondacionit Soros Dega Beograd, n\u00eb procesin e pezulluar p\u00ebr k\u00ebmbimin e territoreve mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Hashtag.al pasi publikoi dje t\u00eb plot\u00eb intervist\u00ebn e Shllakut, konstatoi se zoti Shllaku n\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb efektin e zbulimit t\u00eb k\u00ebtij raporti, ka keqinterpretuar faktet, ka paragjykuar median Hashtag.al dhe ka p\u00ebrhapur informacione t\u00eb rreme n\u00eb lidhje me publikimin ton\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e editorit dhe poseduesit t\u00eb Hashtag.al, do p\u00ebrpiqem t\u00eb sqaroj dhe t\u00eb argumentoj se ku \u00e7alojn\u00eb pretendimet e zotit Shllaku dhe pse ato jan\u00eb t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>I marrim me radh\u00eb, nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb.<\/p>\n<p>Pretendimi 1 \u2013<\/p>\n<p>Zoti Shllaku pretendon se Hashtag.al ka manipuluar opinionin publik, duke ia p\u00ebrveshur autor\u00ebsin\u00eb e raportit Fondacionit Soros Dega Beograd, sipas tij nuk \u00ebsht\u00eb fondacioni autor i k\u00ebtij raporti, por se disa ekspert\u00eb serb\u00eb i ishin lutur fondacionit p\u00ebr financimin e studimit dhe fondacioni i kishte financuar, si\u00e7 b\u00ebn me dhjet\u00ebra studime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Shpjegimi 1\u2013<\/p>\n<p>Rezulton se zoti Shllaku nuk thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. P\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr autor\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij raporti, e ka marr\u00eb vet Fondacioni Soros Dega Beograd.<\/p>\n<p>Ka dy t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb e v\u00ebrtetojn\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>E para, n\u00eb asnj\u00eb faqe t\u00eb raportit, nuk shkruhet ndokund se mendimi i ekspert\u00ebve serb\u00eb q\u00eb e hartuan raportin, \u00ebsht\u00eb i shk\u00ebputur nga q\u00ebndrimi i Fondacionit Soros Dega Beograd.<\/p>\n<p>N\u00eb raport nuk ka asnj\u00eb paragraf apo klauzol\u00eb q\u00eb sqaron distanc\u00ebn e fondacionit me grupin e ekspert\u00ebve. Raporti mban vul\u00ebn e Fondacionit Soros Dega Beograd.<\/p>\n<p>E dyta, pretendimet e zotit Shllaku bien plot\u00ebsisht n\u00eb kund\u00ebrshtim me deklarimet e drejtoresh\u00ebs s\u00eb Fondacionit Soros Beograd n\u00eb vitin 2018, zonj\u00ebs Jadranka Jelincic. Zonja Jelincic ka organizuar dhe nj\u00eb prezantim publik t\u00eb k\u00ebtij raporti, ku n\u00eb fjal\u00ebn e saj (lexoje k\u00ebtu) ajo \u00ebsht\u00eb shprehur se ky raport \u00ebsht\u00eb porositur, e p\u00ebrs\u00ebrisim, porositur nga Fondacioni Soros Dega Beograd, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut Kosov\u00eb-Serbi.<\/p>\n<p>Sot, m\u00eb dat\u00eb 9 korrik 2019, n\u00eb faqen zyrtare elektronike t\u00eb Fondacionit Soros Dega Beograd (shikoje k\u00ebtu), gjendet ende njoftimi i afishuar p\u00ebr daljen e k\u00ebtij raporti dhe ky njoftim n\u00eb serbisht fillon me k\u00ebto tre fjal\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cNa inicijativu Fondacije..\u201d \u2013 \u201cMe iniciativ\u00eb t\u00eb Fondacionit\u201d<\/p>\n<p>Pra n\u00eb njoftimin publik t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga vet\u00eb Fondacioni Soros Dega Beograd, q\u00eb n\u00eb tre fjal\u00ebt e para, ky fondacion b\u00ebn t\u00eb ditur se ishte iniciativ\u00eb e fondacionit hartimi dhe publikimi i k\u00ebtij raporti. Iniciativ\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ishte fondacioni q\u00eb e nisi k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, ishte fondacioni q\u00eb kishte q\u00ebllimin, intencionin, e m\u00eb pas u pajtuan ekspert\u00ebt serb\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana dhe p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre evidencave q\u00eb jan\u00eb mbledhur nga deklarimet e vet Fondacionit Soros (Dega Beograd), dy jan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb logjike:<\/p>\n<p>ose po g\u00ebnjen zoti Shllaku i Fondacionit t\u00eb Kosov\u00ebs, ose po g\u00ebnjen Fondacioni Soros n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Le ta zgjidhin mes tyre k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, Hashtag.al i \u00ebsht\u00eb referuar deklarimeve q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Fondacioni Soros Dega Serbi, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo deg\u00eb q\u00eb ka v\u00ebn\u00eb vul\u00ebn mbi raport. Jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kemi spekuluar, por kemi cituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrpikt\u00eb ato \u00e7far\u00eb ka deklaruar vet Fondacioni Dega Serbi.<\/p>\n<p>Pretendimi 2.<\/p>\n<p>Zoti Shllaku pretendon se Hashtag.al ka spekuluar me shkrimin, duke orientuar se Fondacioni Soros Dega Serbi kishte k\u00ebrkuar t\u00eb aplikohej patjet\u00ebr k\u00ebmbimi i territoreve.<\/p>\n<p>Shpjegimi 2.<\/p>\n<p>Zoti Shllaku mashtron hapur. Hashtag.al ka raportuar (lexoje shkrimin e Hashtag) n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrpikt\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb vet Fondacioni Soros Dega Serbi ka deklaruar. Ka raportuar se ky fondacion ka hartuar nj\u00eb raport studimor mbi skenar\u00ebt e zgjidhjes s\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve mes Shqip\u00ebris\u00eb e Kosov\u00ebs. Hashtag.al ka paraqitur t\u00eb tre skenar\u00ebt q\u00eb identifikonte ky studim dhe ka cituar paragraf\u00ebt e studimit, ku ekspert\u00ebt serb\u00eb shpreheshin se skenari i k\u00ebmbimit t\u00eb territoreve ishte m\u00eb i leverdisshmi p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Jan\u00eb ekspert\u00ebt serb\u00eb q\u00eb i organizoi Fondacioni ata q\u00eb e kan\u00eb shkruar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, raporti p\u00ebrmban n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar dhe analiz\u00ebn p\u00ebr Trep\u00e7\u00ebn, leverdin\u00eb e marrjes s\u00eb Trep\u00e7\u00ebs n\u00eb rastin e k\u00ebmbimit t\u00eb territoreve. Jan\u00eb t\u00eb gjitha n\u00eb raportin e vulosur nga Soros Beograd.<\/p>\n<p>Pretendimi 3.<\/p>\n<p>Zoti Shllaku pretendon se Hashtag.al ka spekuluar kur ka shkruar se q\u00ebndrimi i Fondacionit Soros Dega Serbi mbi k\u00ebmbimin e territoreve \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb favor t\u00eb pal\u00ebs serbe dhe interesave t\u00eb shtetit serb. Analiz\u00ebs s\u00eb Hashtag.al ku shtrohet pyetja se pse Fondacioni Soros nuk financoi nj\u00eb studim t\u00eb ngjash\u00ebm dhe me grupe ekspert\u00ebsh n\u00eb Kosov\u00eb apo Shqip\u00ebri, e m\u00eb pas nga krahasimi i raporteve t\u00eb dilte me nj\u00eb q\u00ebndrim, zoti Shllaku i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se Fondacioni Soros n\u00eb Kosov\u00eb ka financuar me dhjet\u00ebra studime.<\/p>\n<p>Shpjegim 3.<\/p>\n<p>E ftojm\u00eb zotin Shllaku t\u00eb paraqes\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb menj\u00ebher\u00eb publik studimin analog, ku ekspert\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb pajtuar nga Fondacioni Soros dhe kan\u00eb parashtruar skenar\u00ebt e zgjidhjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve Serbi-Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtoresha e Fondacionit Soros n\u00eb Beograd ka deklaruar n\u00eb vitin 2018 se raportin e k\u00ebtij fondacioni do ua jepte si udh\u00ebzues pal\u00ebve politike n\u00eb Beograd dhe Prishtin\u00eb, tani e ka radh\u00ebn zoti Shllaku t\u00eb na informoj\u00eb se \u00e7far\u00eb raporti ose udh\u00ebzuesi u ka paraqitur pal\u00ebve politike n\u00eb Beograd dhe Prishtin\u00eb dega e Fondacionit n\u00eb Kosov\u00eb. E presim t\u00eb na informoj\u00eb sepse deri m\u00eb sot nuk kemi par\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Pretendim 4.<\/p>\n<p>Zoti Shllaku thot\u00eb se p\u00ebrkthimi q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb Hashtag.al raportit nga serbishtja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb amatore.<\/p>\n<p>Shpjegim 4.<\/p>\n<p>Ftojm\u00eb zotin Shllaku dhe \u00e7do nj\u00ebsi t\u00eb Fondacionit, t\u00eb identifikoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb gabimet ose keqinterpretimet e raportit origjinal me pjes\u00ebt e p\u00ebrkthyera n\u00eb shqip nga Hashtag.al.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb b\u00ebj t\u00eb ditur se p\u00ebrpara se t\u00eb nisnim p\u00ebrkthimin e paragraf\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij raporti, kemi kontaktuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Fondacionit Soros n\u00eb Tiran\u00eb dhe i kemi pyetur n\u00ebse posedonin ndonj\u00eb variant t\u00eb raportit n\u00eb gjuh\u00ebn angleze ose shqipe.<\/p>\n<p>K\u00ebta p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Soros n\u00eb Tiran\u00eb na than\u00eb se nuk posedonin variante t\u00eb tilla t\u00eb raportit.<\/p>\n<p>P\u00ebrkthimi n\u00eb Hashtag.al \u00ebsht\u00eb realizuar me ndihm\u00ebn e p\u00ebrkthyes\u00ebve t\u00eb licensuar n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn serbo-kroatishte.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb epilogu<\/p>\n<p>E kuptoj shum\u00eb mir\u00eb pozit\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb zotit Luan Shllaku. Ai \u00ebsht\u00eb shqiptar, si un\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsues lokal i nj\u00eb Fondacioni t\u00eb fuqish\u00ebm me ndikim global.<\/p>\n<p>Konjuktura Soros ku zoti Shllaku punon, me publikimin e k\u00ebtij raporti n\u00eb Hashtag \u00ebsht\u00eb kompromentuar r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Jam plot\u00ebsisht i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr d\u00ebmin q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb Fondacionit publikimi i raportit n\u00eb Hashtag.<\/p>\n<p>E para, e ka ekspozuar Fondacionin si faktor me ndikim n\u00eb procesin e negociatave Kosov\u00eb-Serbi, duke e paraqitur ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, i rreshtuar n\u00eb favor t\u00eb skenar\u00ebve q\u00eb synonte qeveria e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>E dyta, Hashtag.al njohu opinionin mbar\u00ebshqiptar me k\u00ebt\u00eb rol pro-Serbis\u00eb t\u00eb Fondacionit Soros, nd\u00ebrsa publikimi i raportit \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar maksimalisht dhe n\u00eb korridoret diplomatike p\u00ebr t\u00eb goditur tentativ\u00ebn Tha\u00e7i-Vu\u00e7i\u00e7-Rama (plus Alex Soros) p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje k\u00ebmbimi territoresh mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Zoti Shllaku apo cilido p\u00ebrfaq\u00ebsues tjet\u00ebr i Sorosit, nuk e demonton dot shkrimin ton\u00eb, pasi shkrimi ka informuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tep\u00ebr rigoroze ato \u00e7far\u00eb ka deklaruar vet Fondacioni Soros Dega Serbi.<\/p>\n<p>Nuk ua kemi dh\u00ebn\u00eb luksin p\u00ebr t\u00eb gjetur defekte n\u00eb raportimin ton\u00eb, sepse nuk kemi spekuluar, por kemi informuar.<\/p>\n<p>Besoj se \u00e7do shqiptar q\u00eb punon p\u00ebr Fondacionin Soros \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb keq kur \u00ebsht\u00eb njohur me k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb pro-serbe t\u00eb Fondacionit, por n\u00ebse k\u00ebta punonj\u00ebs shqiptar\u00eb t\u00eb Soros nuk kishin fuqi q\u00eb aty brenda Fondacionit t\u00eb ndikonin n\u00eb favor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs (se nuk i pytet njeri ndoshta), aq m\u00eb pak kan\u00eb shanse q\u00eb sot pasi \u00ebsht\u00eb dekonspiruar roli i Soros n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, t\u00eb arrijn\u00eb e t\u00eb godasin publikimin e Hashtag.al.<\/p>\n<p>Nuk e b\u00ebni dot. \u00cbsht\u00eb kolegia juaj serbe, zonja Jadranka Jelincic, e cila me deklarimet e saj dhe njoftimet publike t\u00eb Fondacionit n\u00eb Serbi, ju p\u00ebrg\u00ebnj\u00ebshtron juve.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb keni nj\u00eb problem me zonj\u00ebn Jelincic, por jo me publikimin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Laku no? gospodin Shllaku (Hashtag.al)\u2019<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryeministri Berisha nj\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb profilin e tij n\u00eb facebook zbulon t\u00eb gjith\u00eb projektin e Sorosit p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb Kosov\u00ebn, ku si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb cop\u00ebtim ka marr\u00eb edhe bekimin e Edi Ram\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb Hashim Tha\u00e7it dhe Baton Haxhiut n\u00eb Kosov\u00ebs, tashm\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb t\u00eb zbuluar nga telefonata e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":55903,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-95411","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95411","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95411"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95411\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55903"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95411"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95411"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95411"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}