{"id":95461,"date":"2019-07-10T18:13:22","date_gmt":"2019-07-10T16:13:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=95461"},"modified":"2019-07-10T18:13:22","modified_gmt":"2019-07-10T16:13:22","slug":"mbrojtje-personale-per-gjyqtaret-dhe-prokuroret-e-spak-dhe-byrose-se-hetimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/mbrojtje-personale-per-gjyqtaret-dhe-prokuroret-e-spak-dhe-byrose-se-hetimit\/","title":{"rendered":"Mbrojtje personale p\u00ebr gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt e SPAK dhe Byros\u00eb s\u00eb Hetimit"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pritet ngritja e SPAK-ut dhe Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, qeveria n\u00eb mbledhjen e sotme (10 korrik) ka miratuar rregullat n\u00eb lidhje me sigurin\u00eb fizike.<\/p>\n<p>Qeveria ka vendosur q\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve t&#8217;u sigurohet mbrojtja personale. N\u00eb vendim shpjegohen t\u00eb gjitha rastet kur p\u00ebrfitohet mbrojtja.<\/p>\n<p><em>&#8220;Gjyqtar\u00ebve t\u00eb gjykatave kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, prokuror\u00ebve t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me dhe drejtorit t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit u sigurohet mbrojtja personale&#8221;,<\/em>\u00a0thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>P\u00ebr garantimin e siguris\u00eb ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, nd\u00ebrsa m\u00eb posht\u00eb Shqiptarja.com sjell vendimin e plot\u00eb me p\u00ebrcaktimet e rrepta.<\/p>\n<p><strong>V E N D I M<\/strong><br \/>\n<strong>P\u00cbR<\/strong><\/p>\n<p><strong>MIRATIMIN E RREGULLAVE T\u00cb HOLL\u00cbSISHME P\u00cbR PROCEDURAT N\u00cb LIDHJE ME GARANTIMIN E SIGURIS\u00cb N\u00cb MJEDISET E GJYKATAVE KUND\u00cbR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT T\u00cb ORGANIZUAR, T\u00cb PROKURORIS\u00cb S\u00cb POSA\u00c7ME DHE T\u00cb BYROS\u00cb KOMB\u00cbTARE T\u00cb HETIMIT<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 100 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb pik\u00ebs 2, t\u00eb nenit 46, t\u00eb ligjit nr.95\/2016, \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e institucioneve p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar\u201d, me propozimin e ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, K\u00ebshilli i Ministrave<\/p>\n<p><strong>V E N D O S I:<\/strong><\/p>\n<p>Miratimin e rregullave t\u00eb holl\u00ebsishme p\u00ebr procedurat n\u00eb lidhje me garantimin e siguris\u00eb n\u00eb mjediset e gjykatave kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me dhe t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit.<\/p>\n<ol>\n<li><strong> OBJEKTI DHE FUSHA E ZBATIMIT<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Objekt i k\u00ebtij vendimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktimi i rregullave t\u00eb holl\u00ebsishme p\u00ebr procedurat n\u00eb lidhje me garantimin e siguris\u00eb s\u00eb mjediseve t\u00eb gjykatave kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me dhe t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit. K\u00ebto rregulla nuk duhet t\u00eb cenojn\u00eb veprimtarin\u00eb gjyq\u00ebsore dhe administrative t\u00eb institucioneve si dhe zhvillimin e proceseve gjyq\u00ebsore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb publike e transparente.<\/p>\n<ol>\n<li><strong> P\u00cbRKUFIZIME<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb kuptim t\u00eb k\u00ebtij vendimi, me termat e m\u00ebposht\u00ebm n\u00ebnkuptojm\u00eb:<br \/>\n1. \u201cPersoneli i siguris\u00eb\u201d, punonj\u00ebsit e ngarkuar p\u00ebr t\u00eb garantuar rendin dhe sigurin\u00eb n\u00eb gjykatat kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me dhe t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e sh\u00ebrbimit t\u00eb vijuesh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, sipas legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb fuqi.<br \/>\n2. \u201cInstitucion\u201d, gjykatat kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, Prokuroria e Posa\u00e7me dhe Byroja Komb\u00ebtare e Hetimit, sipas kuptimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb ligjin nr.95\/2016, \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e institucioneve p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar\u201d.<br \/>\n3. \u201cAmbiente\u201d, ambientet e brendshme t\u00eb gjykatave kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me dhe t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, si dhe trualli funksional p\u00ebrreth, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe parkingun p\u00ebr automjetet.<br \/>\n4. \u201cKryetar\u201d, kryetari i gjykatave kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me dhe drejtori i Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit.<br \/>\n5. \u201cSiguria e godin\u00ebs\u201d, ndalimi i hyrjes s\u00eb paligjshme, d\u00ebmtimi dhe kryerja e akteve t\u00eb dhunshme ndaj ambienteve, sjellja e eksploziv\u00ebve, e arm\u00ebve ose sendeve t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren si arm\u00eb, ose \u00e7do aktiviteti tjet\u00ebr t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj ambienteve t\u00eb gjykatave kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me dhe t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit.<br \/>\n6. \u201cSistemi i siguris\u00eb\u201d, sistemi ku ndodhen k\u00ebto institucione, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga perimetri rrethues i godin\u00ebs, deri ku shtrihet m\u00eb tej ai i v\u00ebzhgimit apo kontrollit t\u00eb autorizuar n\u00eb rast nevoje t\u00eb parandalimit t\u00eb rrezikut, ai i sinjalizimit t\u00eb hyrjeve t\u00eb parregullta, metal-dedektor\u00ebt, sistemi i kamera- v\u00ebzhgimit, ai elektronik i lejimit e kufizimit t\u00eb aksesit n\u00eb hyrjet e institucioneve, ruajtja e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb tyre, punonj\u00ebsit e siguris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>III. RREGULLAT E SIGURIS\u00cb<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li>Hyrja n\u00eb godin\u00eb:<br \/>\na) Hyrjet kryesore t\u00eb godin\u00ebs mbik\u00ebqyren nga nj\u00eb ose disa punonj\u00ebs t\u00eb siguris\u00eb.<br \/>\nb) Kryetari i institucionit p\u00ebrkat\u00ebs autorizon personelin si dhe persona t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb ambientet e tyre, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb hyrjeje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<br \/>\nc) Hyrja e ve\u00e7ant\u00eb, e parashikuar n\u00eb shkronj\u00ebn \u201cb\u201d, sh\u00ebrben edhe si dalje emergjence n\u00eb rastet kur jepet urdh\u00ebr p\u00ebr evakuim nga kryetari i institucionit p\u00ebrkat\u00ebs.<br \/>\n2. Hyrja e automjeteve:<br \/>\na) Hyrja e automjeteve n\u00eb ambientet e institucioneve t\u00eb p\u00ebrcaktuara sipas k\u00ebtij vendimi realizohet p\u00ebrmes portave t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr hyrjen e automjeteve.<br \/>\nb) Hyrja e automjeteve mbik\u00ebqyret me punonj\u00ebs sigurie.<br \/>\n3. Siguria n\u00eb godin\u00ebn e institucionit:<br \/>\na) Kryetari i institucionit p\u00ebrkat\u00ebs, n\u00eb bashk\u00ebpunim me titullarin e struktur\u00ebs s\u00eb policis\u00eb, p\u00ebrcakton rregulla t\u00eb holl\u00ebsishme lidhur me vendosjen e pajisjeve t\u00eb nevojshme t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb hyrjen kryesore dhe n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb institucionit p\u00ebrkat\u00ebs, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb rrezikshm\u00ebris\u00eb t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb vijim\u00ebsi.<br \/>\n4. Rregullat baz\u00eb t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbushen jan\u00eb, si m\u00eb posht\u00eb vijon:<br \/>\na) Pajisja me detektor\u00eb elektronik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt vendosen pran\u00eb hyrjes kryesore;<br \/>\nb) Vendosja e pajisjeve p\u00ebr fikjen e zjarrit;<br \/>\nc) Sinjalizimi i daljes s\u00eb emergjenc\u00ebs;<br \/>\n\u00e7) Harta e ambienteve t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb institucionit p\u00ebrkat\u00ebs;<br \/>\nd) Pajisja me mjete t\u00eb siguris\u00eb (\u00e7el\u00ebsa, karta apo mjete t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebsaj natyre) e punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb institucionit p\u00ebrkat\u00ebs, me q\u00ebllim realizimin e hyrjes n\u00ebp\u00ebrmjet hyrjes s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb institucionit p\u00ebrkat\u00ebs;<br \/>\ndh) Pajisja me sistemin e kamerave t\u00eb v\u00ebzhgimit dhe at\u00eb elektronik t\u00eb lejimit t\u00eb hyrjes n\u00eb godin\u00eb, si dhe n\u00eb server t\u00eb ruajtjes s\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 6-mujore deri n\u00eb 1 vit.<br \/>\n5. Informacioni i p\u00ebrmbledhur p\u00ebr rregullat baz\u00eb t\u00eb siguris\u00eb shpallet n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb ambientet hyr\u00ebse t\u00eb institucionit p\u00ebrkat\u00ebs.<\/li>\n<li><strong> PERSONELI I SIGURIS\u00cb<\/strong><\/li>\n<li>Personeli i siguris\u00eb garanton rendin dhe sigurin\u00eb n\u00eb:<br \/>\na) hyrjet publike t\u00eb institucionit p\u00ebrkat\u00ebs;<br \/>\nb) portat p\u00ebr hyrjen e automjeteve dhe hap\u00ebsir\u00ebn e parkimit;<br \/>\nc) sall\u00ebn e gjyqit, n\u00ebse i k\u00ebrkohet nga kryetari i trupit gjykues. N\u00eb rastin kur ka t\u00eb pandehur\/t\u00eb arrestuar \u00ebsht\u00eb Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Burgjeve ajo q\u00eb b\u00ebn shoq\u00ebrimin dhe sigurimin e tyre;<br \/>\n\u00e7) ambientet e tjera t\u00eb brendshme t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb institucionit p\u00ebrkat\u00ebs, t\u00eb cilat p\u00ebrfshijn\u00eb kryesisht korridoret lidh\u00ebse pran\u00eb zyrave.<br \/>\n2. Personeli i siguris\u00eb mund t\u00eb kontrolloj\u00eb hyrjen e godin\u00ebs apo t\u00eb kontrolloj\u00eb automjetet dhe personat q\u00eb dyshohen se p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb e mjediseve, brenda nj\u00eb perimetri prej 5 metrash rreth godin\u00ebs s\u00eb gjykat\u00ebs, duke nisur prej vij\u00ebs s\u00eb objektit.<br \/>\n3. Procedurat e verifikimit dhe t\u00eb kontrollit t\u00eb personave nga personeli i siguris\u00eb jan\u00eb, si m\u00eb posht\u00eb vijon:<br \/>\na) Lejohet t\u00eb verifikojn\u00eb identitetin e personave q\u00eb hyjn\u00eb, q\u00ebndrojn\u00eb ose largohen nga ambientet e institucionit, n\u00ebp\u00ebrmjet ekzaminimit t\u00eb dokumenteve t\u00eb identitetit t\u00eb atij personi;<br \/>\nb) N\u00eb rast se personi q\u00eb hyn nuk posedon dokument identifikimi, identifikimi i tyre mund t\u00eb konfirmohet n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshtatshme;<br \/>\nc) N\u00eb rast se identiteti i personit nuk mund t\u00eb konfirmohet, personeli i sigurimit nuk lejon hyrjen n\u00eb institucion;<br \/>\n\u00e7) Kryen kontrollin fizik t\u00eb personave q\u00eb hyjn\u00eb, q\u00ebndrojn\u00eb ose largohen nga ambientet e institucionit, si dhe t\u00eb sendeve q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb apo mbajn\u00eb me vete;<br \/>\nd) Ndarja n\u00eb mes t\u00eb atyre q\u00eb p\u00ebrdorin hyrjen kryesore dhe atyre q\u00eb p\u00ebrdorin hyrje tjet\u00ebr do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb p\u00ebrputhje me rregullat e ligjit p\u00ebr protokollin e shtetit, p\u00ebr personat dhe personalitete q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb institucion pa kontroll fizik;<br \/>\ndh) Kontrolli sipas shkronj\u00ebs \u201c\u00e7\u201d mund t\u00eb b\u00ebhet me k\u00ebqyrje, p\u00ebrmes prekjes sip\u00ebrfaq\u00ebsore ose duke p\u00ebrdorur mjete t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrshtatshme, t\u00eb tilla si pasqyra ose detektor\u00eb;<br \/>\ne) Kontrolli q\u00eb p\u00ebrfshin prekjen sip\u00ebrfaq\u00ebsore b\u00ebhet nga personeli i siguris\u00eb me gjinin\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me personin q\u00eb hyn, q\u00ebndron ose largohet nga ambientet e institucionit, p\u00ebrve\u00e7se n\u00ebse n\u00eb raste t\u00eb jasht\u00ebzakonshme kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mundur;<br \/>\n\u00eb) Pajis personin q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb ambientet e institucionit p\u00ebrkat\u00ebs me leje hyrjeje dhe regjistron k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb regjist\u00ebr:<br \/>\n\u2013 Emrin dhe mbiemrin e personit;<br \/>\n\u2013 Punonj\u00ebsin\/Zyrtarin prit\u00ebs;<br \/>\n\u2013 Orarin e hyrjes dhe t\u00eb daljes nga institucioni.<br \/>\nf) N\u00eb rast se personi nuk largohet brenda orarit zyrtar, punonj\u00ebsi i siguris\u00eb njofton kancelarin dhe, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb tij, kryetarin.<br \/>\n4. Regjistrimi i sendeve:<br \/>\na) Personeli i siguris\u00eb, me p\u00eblqimin e personit q\u00eb kontrollohet, mund t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht sende t\u00eb personit, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb lejuar personin t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb ambientet e institucionit;<br \/>\nb) Regjistrimi i sendeve t\u00eb mbajtura b\u00ebhet n\u00eb form\u00eb t\u00eb shkruar dhe me n\u00ebnshkrimin e personit q\u00eb posedon k\u00ebt\u00eb send.<br \/>\n5. Rastet e moslejimit t\u00eb mbajtjes s\u00eb sendeve dhe t\u00eb kafsh\u00ebve:<br \/>\na) P\u00ebrve\u00e7 rasteve p\u00ebrjashtimore t\u00eb parashikuara n\u00eb legjislacionin n\u00eb fuqi, n\u00eb ambientet e institucionit nuk lejohet mbajtja e sendeve si:<br \/>\n\u2013 arm\u00eb zjarri;<br \/>\n\u2013 eksploziv\u00eb;<br \/>\n\u2013 thika t\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj gjat\u00ebsie;<br \/>\n\u2013 sende t\u00eb mprehta ose me maj\u00eb (duke p\u00ebrfshir\u00eb: brisqe, g\u00ebrsh\u00ebr\u00eb, ka\u00e7avida ose \u00e7do send tjet\u00ebr t\u00eb ngjash\u00ebm);<br \/>\n\u2013 spray p\u00ebr mbrojtje;<br \/>\n\u2013 pranga;<br \/>\n\u2013 l\u00ebnd\u00eb dhe substanca narkotike;<br \/>\nb) Mbajtja e kafsh\u00ebve;<br \/>\nc) \u00c7do mjet tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb dhe rendin n\u00eb institucion;<br \/>\n\u00e7) N\u00eb rastin kur mbajtja e sendeve t\u00eb ndaluara p\u00ebrb\u00ebn vep\u00ebr penale, personeli i siguris\u00eb autorizohet t\u00eb ndaloj\u00eb mbajt\u00ebsin e tyre dhe t\u00eb njoftoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore, n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi.<br \/>\n5. Rregullat e sendeve t\u00eb ndaluara nuk zbatohen n\u00eb rastet e personave, t\u00eb cil\u00ebve me ligj iu lejohet mbajtja e arm\u00ebve t\u00eb zjarrit, ose sendet p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb prov\u00eb materiale dhe paraqiten si t\u00eb tilla n\u00eb gjykat\u00eb.<br \/>\n6. Detyrat e personelit t\u00eb siguris\u00eb jan\u00eb, si m\u00eb posht\u00eb vijon:<br \/>\na) T\u00eb sigurojn\u00eb ndalimin e hyrjes p\u00ebr personat, t\u00eb cil\u00ebt paraqesin rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb e personave ose godin\u00ebs n\u00eb institucionin p\u00ebrkat\u00ebs;<br \/>\nb) T\u00eb ushtrojn\u00eb kontroll personal n\u00ebp\u00ebrmjet pajisjeve teknike dhe t\u00eb inspektojn\u00eb \u00e7antat e personave q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb ambientet e brendshme t\u00eb institucionit;<br \/>\nc) T\u00eb marrin masa p\u00ebr bllokimin e sendeve, mbajtja dhe futja n\u00eb institucion e t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb e ndaluar sipas k\u00ebtij vendimi;<br \/>\n\u00e7) T\u00eb informojn\u00eb kryetarin p\u00ebr sjellje t\u00eb dyshimta nga personat q\u00eb gjenden n\u00eb godin\u00ebn e institucionit p\u00ebrkat\u00ebs;<br \/>\nd) T\u00eb marrin masa p\u00ebr kufizimin e qarkullimit t\u00eb automjeteve t\u00eb palejuara n\u00eb hap\u00ebsirat e parkimit, n\u00eb garazhe, si dhe n\u00eb oborrin e institucionit p\u00ebrkat\u00ebs;<br \/>\ndh) T\u00eb p\u00ebrdorin forc\u00ebn fizike n\u00eb p\u00ebrputhje dhe proporcion me rastet q\u00eb e kan\u00eb diktuar at\u00eb dhe aq sa \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb shmangur apo neutralizuar situat\u00ebn e rrezikut t\u00eb krijuar;<br \/>\ne) T\u00eb raportojn\u00eb pran\u00eb kryetarit telefonatat q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb shprehura apo n\u00ebnkuptojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb rreziku p\u00ebr gjyqtar\u00ebt apo punonj\u00ebsit e institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse;<br \/>\n\u00eb) T\u00eb japin udh\u00ebzime t\u00eb shprehura n\u00eb zbatim t\u00eb urdhrave t\u00eb kryetarit;<br \/>\nf) T\u00eb mbajn\u00eb kontakte t\u00eb vazhdueshme me institucione, si policia, spitalet, zjarrfik\u00ebset dhe ia raportojn\u00eb periodikisht kryetarit;<br \/>\ng) T\u00eb nd\u00ebrmarrin kontrolle rutin\u00eb p\u00ebr pajisjet e siguris\u00eb dhe t\u2019i raportojn\u00eb kryetarit n\u00eb rast t\u00eb mosfunksionimit t\u00eb k\u00ebtyre pajisjeve;<br \/>\ngj) T\u00eb kryejn\u00eb evakuimin e godin\u00ebs, n\u00eb zbatim t\u00eb urdhrit verbal t\u00eb kryetarit. N\u00eb rastet e rrezikut t\u00eb madh e t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm, evakuimi mund t\u00eb kryhet edhe pa urdh\u00ebr t\u00eb kryetarit;<br \/>\nh) T\u00eb informojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb kryetarin, si dhe Policin\u00eb e Shtetit, p\u00ebr \u00e7do ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb cenon sigurin\u00eb n\u00eb institucionet p\u00ebrkat\u00ebse, e cila konstatohet pas orarit zyrtar.<\/li>\n<li><strong> DREJTIMI I PERSONELIT T\u00cb SIGURIS\u00cb<\/strong><\/li>\n<li>Drejtimi dhe organizimi i veprimtaris\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb siguris\u00eb nga Policia e Shtetit realizohen n\u00ebn drejtimin dhe mbik\u00ebqyrjen e kryetarit t\u00eb institucionit p\u00ebrkat\u00ebs dhe t\u00eb titullarit t\u00eb struktur\u00ebs policore.<br \/>\n2. Kompetencat e kryetarit t\u00eb institucionit p\u00ebrkat\u00ebs jan\u00eb, si m\u00eb posht\u00eb vijon:<br \/>\na) Drejton dhe kontrollon veprimtarin\u00eb e personelit t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb institucionin p\u00ebrkat\u00ebs;<br \/>\nb) Jep urdhra verbal\u00eb p\u00ebr evakuim, si m\u00eb posht\u00eb vijon:<br \/>\n\u2013 N\u00eb rast rreziku brenda godin\u00ebs, q\u00eb nuk mund t\u00eb evitohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr;<br \/>\n\u2013 N\u00eb rast aktivizimi t\u00eb sistemit t\u00eb alarmit p\u00ebr r\u00ebnien e zjarrit.<br \/>\nc) Merr kontakte t\u00eb her\u00ebpashershme me strukturat drejtuese t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, p\u00ebr t\u00eb siguruar rendin dhe sigurin\u00eb n\u00eb ambientet e institucionit;<br \/>\n\u00e7) Merr \u00e7do mas\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb garantuar rendin dhe sigurin\u00eb n\u00eb ambientet e institucionit.<br \/>\n3. Kryetari i institucionit p\u00ebrkat\u00ebs, n\u00eb bashk\u00ebpunim me drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, miraton nj\u00eb rregullore t\u00eb brendshme n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrcaktohen detyrimet e masave t\u00eb siguris\u00eb dhe t\u00eb veprimeve p\u00ebr t\u00eb gjitha ambientet e institucionit.<br \/>\n4. Titullari i struktur\u00ebs policore, q\u00eb do t\u00eb ngarkohet me sigurimin e k\u00ebtij institucioni, ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb planin e vendosjes s\u00eb sh\u00ebrbimit, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb organik\u00ebn e institucionit, detyrime q\u00eb rrjedhin nga ky vendim dhe nga rregullorja e brendshme.<\/li>\n<li><strong> INSTITUCIONET Q\u00cb NGARKOHEN P\u00cbR ZBATIMIN E AKTIT<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Ngarkohen Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe kryetar\u00ebt e gjykatave kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me dhe drejtori i Byros\u00eb s\u00eb Hetimit p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi.<br \/>\nKy vendim hyn n\u00eb fuqi pas botimit n\u00eb \u201cFletoren zyrtare\u201d.<\/p>\n<p><strong>V E N D I M<\/strong><br \/>\n<strong>P\u00cbR<\/strong><\/p>\n<p><strong>PROCEDUR\u00cbN E SIGURIS\u00cb S\u00cb GJYQTAR\u00cbVE T\u00cb GJYKATAVE KUND\u00cbR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT T\u00cb ORGANIZUAR, T\u00cb PROKUROR\u00cbVE T\u00cb PROKURORIS\u00cb S\u00cb POSA\u00c7ME DHE DREJTORIT T\u00cb BYROS\u00cb KOMB\u00cbTARE T\u00cb HETIMIT<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 100 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb pik\u00ebs 4, t\u00eb nenit 47, t\u00eb ligjit nr.95\/2016, \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e institucioneve p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar\u201d, me propozimin e ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, K\u00ebshilli i Ministrave<\/p>\n<p><strong>V E N D O S I:<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li>Gjyqtar\u00ebve t\u00eb gjykatave kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, prokuror\u00ebve t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me dhe drejtorit t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit u sigurohet mbrojtja personale, sipas parashikimeve t\u00eb ligjit nr 96\/2016, \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, dhe akteve n\u00ebnligjore t\u00eb dala n\u00eb zbatim t\u00eb tij.<br \/>\n2. Mbrojtja personale, e parashikuar n\u00eb pik\u00ebn 1, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, ofrohet mbi baz\u00ebn e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb paraqitur nga subjekti q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb mbrohet.<br \/>\n3. Garantimi i mbrojtjes personale t\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb gjykatave kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me dhe drejtorit t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet shoq\u00ebrimit me oficer e n\u00ebnoficer.<br \/>\n4. Garantimi i mbrojtjes personale t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar dhe Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me b\u00ebhet sipas rregullave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr mbrojtjen e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb magjistratit.<br \/>\n5. N\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta dhe me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar apo drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, sigurohet mbrojtje p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e familjes, banesat dhe\/ose eskort\u00eb p\u00ebr gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt.<br \/>\n6. Z\u00ebvend\u00ebsdrejtorit apo hetuesve t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit si dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjeve t\u00eb tyre, p\u00ebr shkak t\u00eb apo gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, u sigurohet mbrojtje personale e jet\u00ebs, sh\u00ebndetit dhe pron\u00ebs, n\u00ebse k\u00ebrkohet nga drejtori i Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit.<br \/>\n7. N\u00eb rastet e gjyqtar\u00ebve t\u00eb gjykatave kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, prokuror\u00ebve t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me si dhe t\u00eb drejtorit t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, k\u00ebrkesa depozitohet pran\u00eb komisionit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm q\u00eb ngrihet e funksionon sipas procedurave t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga K\u00ebshilli i Ministrave p\u00ebr mbrojtjen e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb magjistratit gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit ose p\u00ebr shkak t\u00eb tij.<br \/>\n8. N\u00eb rastet e z\u00ebvend\u00ebsdrejtorit apo hetuesve t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, k\u00ebrkesa vler\u00ebsohet nga komisioni i posa\u00e7\u00ebm, i cili p\u00ebrb\u00ebhet nga:<br \/>\n\u2013 nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me;<br \/>\n\u2013 nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb;<br \/>\n\u2013 nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme;<br \/>\n\u2013 drejtori i Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit;<br \/>\n\u2013 nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<br \/>\n9. Kryetar i komisionit t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb pik\u00ebn 8, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb kryetarit, an\u00ebtar\u00ebt thirren nga personi i autorizuar prej tij, i cili kryeson mbledhjen e komisionit.<br \/>\n10. K\u00ebrkesa p\u00ebr mbrojtje i paraqitet komisionit at\u00ebher\u00eb kur ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb besueshme, q\u00eb provojn\u00eb se subjektit k\u00ebrkues apo subjekteve t\u00eb parashikuara n\u00eb pik\u00ebn 6, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, u rrezikohet jeta, familja ose prona.<br \/>\n11. Procedurat q\u00eb ndiqen nga komisioni jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta me procedurat e ndjekura nga komisioni i posa\u00e7\u00ebm, q\u00eb garanton mbrojtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr magjistrat\u00ebt.<br \/>\n12. Oficer\u00ebt e caktuar p\u00ebr sigurin\u00eb e gjyqtar\u00ebve, prokuror\u00ebve, an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, familjeve dhe banesave t\u00eb tyre nuk z\u00ebvend\u00ebsohen pa marr\u00eb, paraprakisht, miratimin e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs, drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me apo drejtorit t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit.<br \/>\n13. Komisionet e posa\u00e7me, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dhe gjendjes s\u00eb rrezikshm\u00ebris\u00eb, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vendosin p\u00ebrforcimin e masave mbrojt\u00ebse p\u00ebr ruajtjen dhe shoq\u00ebrimin e subjekteve, t\u00eb cilave u garantohet mbrojtja, sipas k\u00ebtij vendimi, si dhe t\u00eb banesave t\u00eb tyre.<br \/>\n14. Struktura dhe organika e nevojshme p\u00ebr ruajtjen e shoq\u00ebrimin e subjekteve, t\u00eb cilave u garantohet mbrojtja, sipas k\u00ebtij vendimi, s\u00eb bashku me ruajtjen e banesave ose t\u00eb rezidencave t\u00eb tyre, si dhe kriteret e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb efektivave q\u00eb ngarkohen me k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, miratohet sipas legjislacionit n\u00eb fuqi.<br \/>\n15. Ngarkohen kryetar\u00ebt e gjykatave kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, drejtori i Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, Ministria e Brendshme, Garda e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Policia e Shtetit p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Ky vendim hyn n\u00eb fuqi pas botimit n\u00eb \u201cFletoren zyrtare\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pritet ngritja e SPAK-ut dhe Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, qeveria n\u00eb mbledhjen e sotme (10 korrik) ka miratuar rregullat n\u00eb lidhje me sigurin\u00eb fizike. Qeveria ka vendosur q\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve t&#8217;u sigurohet mbrojtja personale. N\u00eb vendim shpjegohen t\u00eb gjitha rastet kur p\u00ebrfitohet mbrojtja. &#8220;Gjyqtar\u00ebve t\u00eb gjykatave kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":95462,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-95461","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95461","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95461"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95461\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/95462"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95461"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95461"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95461"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}