{"id":95911,"date":"2019-07-13T17:04:38","date_gmt":"2019-07-13T15:04:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=95911"},"modified":"2019-07-13T17:04:38","modified_gmt":"2019-07-13T15:04:38","slug":"rrezimi-ne-gjk-propozohen-ndryshime-per-statusin-e-gjyqtareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rrezimi-ne-gjk-propozohen-ndryshime-per-statusin-e-gjyqtareve\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebzimi n\u00eb GJK\/ Propozohen ndryshime p\u00ebr \u201cstatusin e gjyqtar\u00ebve\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria propozon ndryshime t\u00eb reja n\u00eb nj\u00eb nga 7 ligjet e paket\u00ebs s\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, q\u00eb u miratuan n\u00eb 2016. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ligjin p\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve t\u00eb prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Referuar projektligjit t\u00eb botuar n\u00eb Faqen Zyrtare t\u00eb Parlamentit, rezulton se \u00ebsht\u00eb propozuar ndryshimi i 16 neneve, p\u00ebrmes t\u00eb cilave synohet t\u00eb garantohet trasparenc\u00eb n\u00eb em\u00ebrimin dhe promovimin n\u00eb karrier\u00eb t\u00eb magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Projektligji n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb iniciuar nga deputet\u00ebt e maxhoranc\u00ebs, Bashkim Fino, Adnor Shameti dhe Alket Hyseni, si dhe dy deputet\u00ebt e opozit\u00ebs s\u00eb re, Rudina Hajdari e Myslim Murrizi.<\/p>\n<p>Nevoja p\u00ebr ndryshimet n\u00eb ligj, lindi pas vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb 2017, e cila pranoi pjes\u00ebrisht k\u00ebrkes\u00ebn e Shoqat\u00ebs s\u00eb Gjyqtar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kund\u00ebrshtonin nj\u00eb s\u00ebr\u00eb nenesh t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr statusin\u201d, duke i cil\u00ebsuar si antikushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb relacion, thuhet se \u201cShtesat dhe ndryshimet e propozuara jane te domosdoshme me qellim plotesimin vakuumit ligjor te krijuar nga shfuqizimi i dispozitave qe lidhen me shkeljet disiplinore te magjistrateve. Plotesimi i ketij vakuumi ligjor eshte i nevojshem per te garantuar zbatimin e parimeve te llogaridhenies dhe pergjegjshmerise se magjistrateve, bazuar n\u00eb elementet e procesit te rregullt ligjor, sipas standardeve me te mira nderkombetare\u201d.<\/p>\n<p>Nenet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jan\u00eb ato q\u00eb parashikojne dispozitat e shkeljeve disiplinore nga ana e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, t\u00eb cilat u shfuqizuan si antikushtetuese.<\/p>\n<p>Dispozitat e propozuara kane trajtuar ne menyre te qarte dhe shterruese shkeljet disiplinore duke i ndare ato ne shkelje disiplinore gjate ushtrimit te funksionit; jashte ushtrimit te funksionit; dhe per shkak te kryerjes se vepres penale. Kjo e fundit n\u00ebnkupton rastet kur gjyqtari apo prokurori \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr penale, apo kur veprimet dhe mosveprimet e tij konsiderohen sjellje q\u00eb diskretitojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb figur\u00ebn e magjitratit.<\/p>\n<p>Ndryshe nga m\u00eb her\u00ebt, kur magjistrat\u00ebve ndaj t\u00eb cil\u00ebve ka nisur nj\u00eb shkelje disiplinore, iu mohohej e drejta p\u00ebr tu njohura me provat, tashm\u00eb ata kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb njihen me dokumentat e dosjes dhe t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb kopje t\u00eb saj, p\u00ebrpara se K\u00ebshilli t\u00eb marr\u00eb vendimin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ligjv\u00ebn\u00ebsi ka parashikuar disa raste, kur gjyqtarit ose prokurorit, i kufizohet e drejta p\u00ebr tu njohur me dosjen dhe kjo ndodh kur shkaktohet nj\u00eb d\u00ebm I r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr c\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me sigurin\u00eb kombetare, apo cenohen t\u00eb drejtat e nj\u00eb persopni tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nj\u00eb tjet\u00ebr ndryshim lidhet me mosh\u00ebn e pensionit t\u00eb magjistrat\u00ebve. \u201cNdryshimet e propozuara synojne te vendosin rregulla dhe procedura te qarta per perfundimin e mandatit te gjyqtareve te Gjykates se Larte kur mbushin moshen e pensionit gjate ushtrimit te funksionit\u201d.<\/p>\n<p>Projektligji u \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr konsultim grupeve t\u00eb interesit dhe gjasat jan\u00eb q\u00eb t\u00eb miratohet n\u00eb Parlament vjesht\u00ebn e k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria propozon ndryshime t\u00eb reja n\u00eb nj\u00eb nga 7 ligjet e paket\u00ebs s\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, q\u00eb u miratuan n\u00eb 2016. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ligjin p\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve t\u00eb prokuror\u00ebve. Referuar projektligjit t\u00eb botuar n\u00eb Faqen Zyrtare t\u00eb Parlamentit, rezulton se \u00ebsht\u00eb propozuar ndryshimi i 16 neneve, p\u00ebrmes t\u00eb cilave synohet t\u00eb garantohet trasparenc\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":95973,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-95911","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95911","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95911"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95911\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/95973"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95911"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95911"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95911"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}