{"id":96541,"date":"2019-07-16T14:44:40","date_gmt":"2019-07-16T12:44:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=96541"},"modified":"2019-07-16T14:44:40","modified_gmt":"2019-07-16T12:44:40","slug":"shehaj-rama-jep-koncesion-abuziv-100-mln-eurosh-pd-do-e-anuloje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/shehaj-rama-jep-koncesion-abuziv-100-mln-eurosh-pd-do-e-anuloje\/","title":{"rendered":"Shehaj: Rama jep koncesion abuziv 100 mln eurosh, PD do e anuloj\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ish-deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Agron Shehaj, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama, se sipas tij, po ka vendosur t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb monopol t\u00eb ri n\u00eb tregun e hidrokarbureve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr media, ish-deputeti Shehaj deklaroi se Rama ka dh\u00ebn\u00eb me koncesion kontrollin e pompave q\u00eb furnizojn\u00eb qytetar\u00ebt me karburant.<\/p>\n<p>Shehaj u shpreh se ky koncesion \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me vendimin e gjykat\u00ebs, duke shtuar se ai i heq ark\u00ebs s\u00eb shtetit 100 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cKoncesioni, i vendosur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, n\u00eb kund\u00ebrshtim me vendimin e gjykat\u00ebs, nuk sjell asnj\u00eb p\u00ebrfitim p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Koncesioni i heq ark\u00ebs s\u00eb shtetit 100 milion\u00eb euro p\u00ebr 20 vjet dhe ia jep ato klient\u00ebve t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe familjes s\u00eb tij\u201d, tha Shehaj.<\/p>\n<p>DEKLARAT\u00cb E AGRON SHEHAJ<\/p>\n<p>Edi Rama ka vendosur t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb monopol t\u00eb ri n\u00eb tregun e hidokarbureve, duke dh\u00ebn\u00eb me koncesion kontrollin e pompave q\u00eb furnizojn\u00eb qytetar\u00ebt me karburant.<br \/>\nKoncesioni, i vendosur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, n\u00eb kund\u00ebrshtim me vendimin e gjykat\u00ebs, nuk sjell asnj\u00eb p\u00ebrfitim p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Koncesioni i heq ark\u00ebs s\u00eb shtetit 100 milion\u00eb euro p\u00ebr 20 vjet dhe ia jep ato klient\u00ebve t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe familjes s\u00eb tij.<br \/>\nKoncesion, bashk\u00eb me t\u00eb gjitha koncesionet korruptive, do t\u00eb anulohet nga PD. Kush vjedh shqiptar\u00ebt, do t\u00eb p\u00ebrballet me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>MINISTRIA SHPALL FITUES<br \/>\n\u25cf Ministria e Financave dhe e Ekonomis\u00eb ka shpallur fitues t\u00eb koncesionit p\u00ebr kontrollin e pompave t\u00eb karburantit kompanin\u00eb Noa Control shpk.<br \/>\n\u25cf Sipas Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs, Tenderi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb koncesion \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb shkelje te ligjit.<br \/>\n\u25cf Shpallja e fituesit te koncesionit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb duke shp\u00ebrfillur vendimit e dat\u00ebs 27 maj 2019 t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs e cila vendosi pezullimin e tenderit.<br \/>\n\u25cf Gjykata ka anulluar tenderin sepse \u201ckriteret e dokumentacionit t\u00eb koncesionit jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin n\u00eb fuqi\u201d dhe urdh\u00ebron ministrin\u00eb t\u00eb \u201cndryshoj\u00eb kriteret dhe t\u00eb filloj\u00eb tenderin nga fillimi\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7FAR\u00cb \u00cbSHT\u00cb KONCESIONI I POMPAVE T\u00cb KARBURANTEVE?<\/p>\n<ul>\n<li>Kontrolli i pompave t\u00eb karburantit konsiston n\u00eb kontrollin ligjor t\u00eb instrumentave mat\u00ebs, n\u00ebp\u00ebrmjet verifikimit t\u00eb instrumenteve shp\u00ebrndar\u00ebs t\u00eb karburanteve dhe gazit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm.<br \/>\n\u25cfPraktikisht, kontrollojn\u00eb shit\u00ebsin q\u00eb t\u00eb mos mashtroj\u00eb konsumatorin n\u00eb sasin\u00eb e karburantit.<br \/>\n\u25cfAktualisht kontrolli b\u00ebhet 2 her\u00eb n\u00eb vit dhe qeveria ark\u00ebton pothuajse 60 euro p\u00ebr \u00e7do kontroll.<br \/>\n\u25cf Sot ky sh\u00ebrbim b\u00ebhet nga Drejtoria e Metrologjis\u00eb dhe sjell n\u00eb arkat e shtetit rreth 5 milion\u00eb euro n\u00eb vit.<br \/>\n\u25cf Me dh\u00ebnien e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi n\u00eb koncesion, n\u00ebse nuk ndryshon tarifa, kompania e p\u00ebrzgjedhur nga Rama do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb p\u00ebr 20 vitet e ardhshme.<br \/>\n\u25cf Praktikisht 100 milion\u00eb euro nuk do t\u00eb shkojn\u00eb m\u00eb n\u00eb ark\u00ebn e shtetit por n\u00eb xhepat e Ram\u00ebs dhe miqve te tij.<\/li>\n<\/ul>\n<p>KRIJIMI I KOMPANIS\u00cb NOA CONTROL DHE SI U PERZGJODH?<br \/>\n\u25cf Kompania fituese e koncesionit \u00ebsht\u00eb krijuar ne 2015<\/p>\n<ul>\n<li>1 vit pas krijimit kompania Noa Control shpk, n\u00eb 2016, b\u00ebn propozimin e pak\u00ebrkuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb koncesion sh\u00ebrbimin e kontrollit t\u00eb pompave t\u00eb karburantit.<br \/>\n\u25cf N\u00eb qershor t\u00eb 2018 qeveria pranon ofert\u00ebn e pak\u00ebrkuar dhe hap gar\u00ebn e tenderimit duke i dh\u00ebn\u00eb kompanis\u00eb Noa bonusin prej 10 pik\u00eb.<br \/>\n\u25cf Ne tetor 2018, para p\u00ebrfundimit t\u00eb afatit p\u00ebr prezantimin e ofertave, kompania Penzoil i b\u00ebn kerkes komisionit t\u00eb prokurimeve publike t\u00eb pezulloj\u00eb gar\u00ebn e tenderimit sepse sipas saj kriteret e tenderit jane n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe parapercaktues t\u00eb fituesit.<br \/>\n\u25cf Komisioni urdh\u00ebron ministrin\u00eb t\u00eb pezulloj\u00eb tenderin dhe heton \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr rreth 4 muaj dhe n\u00eb muajin shkurt 2019 vendos te rrezoj pretendimet e Kompanis\u00eb Penzoil.<br \/>\n\u25cf Kompania Penzoil ankimon n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative vendimin e Komisionit dhe k\u00ebrkon shfuqizimin e ketij vendimi.<\/li>\n<li>N\u00eb dat\u00ebn 27 maj 2019 gjykata vendos t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Penzoil p\u00ebr shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tender. Gjykata shfuqizoi vendimin e Komisionit dhe urdh\u00ebroi ministrin\u00eb te ndryshoj\u00eb kriteret e dokumentacionit t\u00eb tenderimit sepse jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin n\u00eb fuqi.<br \/>\n\u25cf Ministria, n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb ligjit dhe vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, shpall fitues kompanin\u00eb Noa Control.<\/li>\n<\/ul>\n<p>ARSYET PSE MENDOJM\u00cb QE KY KONCESION \u00cbSHT\u00cb KORRUPTIV DHE \u00cbSHT\u00cb DH\u00cbN\u00cb N\u00cb SHKELJE T\u00cb LIGJIT?<\/p>\n<ul>\n<li>Eshte shkelur haptaz ligji per koncesione, sepse Vendimi p\u00ebr t\u00eb privatizuar k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim n\u00ebp\u00ebrmjet koncesionit nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ne baze te nj\u00eb analize kosto\/p\u00ebrfitime per shtetin shqiptar. Ky sh\u00ebrbim sjell shum\u00eb p\u00ebrfitime ne arkat e shtetit, ka nj\u00eb kosto shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt ekzekutimi dhe Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Metrologjis\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb operoj\u00eb edhe pas dh\u00ebnies s\u00eb koncesionit.<br \/>\n\u25cf Kompania Noa Control \u00ebsht\u00eb krijuar enkas p\u00ebr t\u00eb propozuar dhe fituar k\u00ebt\u00eb koncesion.<br \/>\n\u25cf Te gjitha vendimet e marra nga qeveria jane n\u00eb favor t\u00eb kompanis\u00eb propozuese t\u00eb tenderit.<br \/>\n\u25cf Qeveria shperfill vendimin e Gjykat\u00ebs, dhunon shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe kryen nje veper penale per te favorizuar nje kompani ne tender<br \/>\n\u25cf Investimi \u00ebsht\u00eb prej vet\u00ebm 600.000 euro, kurse perfitimet jane shum\u00eb her\u00eb m\u00eb te medha, 100 milion\u00eb euro.<br \/>\n\u25cf Koh\u00ebzgjatja prej 20 vjetesh \u00ebsht\u00eb e pajustifikueshme, ka si q\u00ebllim vet\u00ebm krijimin e nje monopoli.<\/li>\n<\/ul>\n<p>CILI ESHTE QELLIMI I KETIJ KONCESIONI?<\/p>\n<ul>\n<li>K\u00ebmb\u00ebngulja me shpalljen e fituesit te koncesionit tregon qartas q\u00eb skema e k\u00ebtij koncesioni ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrfitimin prej 100 milion\u00eb euro te Ram\u00ebs dhe miqve t\u00eb vet.<br \/>\n\u25cf Rama po implementon nj\u00eb strategji t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr kapjen afatgjat\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb dhe tregut n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\n\u25cf Koncesionet dhe PPP, si e ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje edhe departamenti amerikan i shtetit, jan\u00eb nj\u00eb instrument q\u00eb i jep mund\u00ebsi Ram\u00ebs t\u00eb krijoj\u00eb nje rrjet grabitqaresh, bashk\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt, synon t\u00eb mbaj\u00eb pushtetin dhe t\u00eb ndaj\u00eb p\u00ebrfitimet.<br \/>\n\u25cf Kjo qeveri vepron si nj\u00eb organizat\u00eb kriminale, n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb ligjeve dhe kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb kushte pandeshkueshmerie t\u00eb garantuar nga kapja dhe kontrolli mbi prokurorin\u00eb.<br \/>\n\u25cf Partia Demokratike nuk do ndaloj\u00eb s\u00eb denoncuar vjedhjet e qeverise \u201cRama\u201d.<br \/>\nKy koncesion, bashk\u00eb me t\u00eb gjitha koncesionet korruptive, do t\u00eb anulohen nga Partia Demokratike.<br \/>\n\u25cf Me ardhjen n\u00eb pushtet me an\u00eb t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb sot po vjedhin shqiptar\u00ebt, do t\u00eb p\u00ebrballen me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/li>\n<\/ul>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Ish-deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Agron Shehaj, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama, se sipas tij, po ka vendosur t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb monopol t\u00eb ri n\u00eb tregun e hidrokarbureve. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr media, ish-deputeti Shehaj deklaroi se Rama ka dh\u00ebn\u00eb me koncesion kontrollin e pompave q\u00eb furnizojn\u00eb qytetar\u00ebt me karburant. Shehaj u shpreh se ky [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":69364,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-96541","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96541","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96541"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96541\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69364"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96541"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96541"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96541"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}