{"id":96611,"date":"2019-07-16T20:40:14","date_gmt":"2019-07-16T18:40:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=96611"},"modified":"2019-07-16T16:24:54","modified_gmt":"2019-07-16T14:24:54","slug":"kosova-merr-kryesimin-e-procesit-te-bashkepunimit-ne-evropen-juglindore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kosova-merr-kryesimin-e-procesit-te-bashkepunimit-ne-evropen-juglindore\/","title":{"rendered":"Kosova merr kryesimin e Procesit t\u00eb Bashk\u00ebpunimit n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm i Kosov\u00ebs, Behgjet Pacolli, tha t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se forcimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira fqinj\u00ebsore dhe transformimi i rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb paqes dhe q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb, do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi e Kosov\u00ebs gjat\u00eb kryesimit t\u00eb Procesit t\u00eb Bashk\u00ebpunimit n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore (SEECP).<\/p>\n<p>Kosova nga sot do t\u00eb kryesoj\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, nj\u00eb nism\u00eb kjo e hedhur n\u00eb vitin 1996, q\u00eb synon forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira fqinj\u00ebsore dhe shnd\u00ebrrimin e zon\u00ebs n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb paqes, siguris\u00eb e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb me q\u00ebllimin kryesor &#8211; integrimin e vendeve an\u00ebtare t\u00eb nism\u00ebs n\u00eb strukturat euro-atlantike.<\/p>\n<p>Zoti Pacolli tha se k\u00ebto jan\u00eb synimet kryesore edhe t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb kryesimit nj\u00eb vje\u00e7ar t\u00eb k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>\u201c<em>Duke kap\u00ebrcyer ndarjet p\u00ebrmes nj\u00eb qasjeje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe koherente ndaj bashk\u00ebpunimit rajonal dhe duke promovuar integrimin evropian. Kryesimi i Kosov\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vazhdim\u00ebsi e parimeve t\u00eb Procesit t\u00eb Bashk\u00ebpunimit n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore, deklaratave t\u00eb samitit dhe do t\u00eb bashk\u00ebpunoj me t\u00eb gjitha shtetet pjes\u00ebmarr\u00ebse t\u00eb Procesit t\u00eb Bashk\u00ebpunimit n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore dhe strukturat relevante rajonale dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/em>\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai tha se procesi i integrimit n\u00eb Bashkimin Evropian, mbetet synimi kryesor gjat\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb k\u00ebtij mekanizmi.<\/p>\n<p>\u201c<em>Procesi i integrimit n\u00eb Bashkimin Evropian. Do t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb p\u00ebrdorim strategjit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor duke shpresuar dhe d\u00ebshiruar q\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor t\u00eb mbetet p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit e rinj t\u00eb Bashkimit Evropian. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim ne do t\u00eb mundohemi t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb energji t\u00eb reja rreth k\u00ebtyre p\u00ebrpar\u00ebsive edhe me Finland\u00ebn gjat\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vitit 2019 dhe me Kroacin\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2020<\/em>\u201d, tha zoti Pacolli.<\/p>\n<p>Por, bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrmjet vendeve an\u00ebtare t\u00eb k\u00ebtij procesi jo gjithmon\u00eb ka qen\u00eb i mir\u00eb.<\/p>\n<p>Jav\u00ebn e kaluar, Kosova nuk mori pjes\u00eb n\u00eb takimin e k\u00ebtij procesi n\u00eb Sarajev\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb si\u00e7 u tha, m\u00ebnyr\u00ebs se si ishte b\u00ebr\u00eb ftesa nga kryetari aktual i presidenc\u00ebs s\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs, Milorad Dodik. Ai e kishte ftuar presidentin e Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, por, si\u00e7 tha, si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe me nj\u00eb sh\u00ebnim (fusnot\u00eb). Sh\u00ebnimi ishte pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 2012 nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb me t\u00eb cilin i mund\u00ebsohej Kosov\u00ebs pjes\u00ebmarrja n\u00eb forumet rajonale.<\/p>\n<p>Ministri Pacolli tha se Kosova asnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb hakmerret ndaj veprimeve t\u00eb shteteve tjera.<\/p>\n<p>\u201c<em>Kjo do t\u00eb mund t\u00eb shmangej me nj\u00eb vullnet t\u00eb mir\u00eb politik dhe bashk\u00ebrendim n\u00eb mes t\u00eb shteteve. Me gjith\u00eb at\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb partner kredibil dhe konstruktiv n\u00eb rajon dhe n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb me misionin kryesor t\u00eb Procesit t\u00eb Bashk\u00ebpunimit n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore. Politika e Bashkimit Evropian p\u00ebr fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb dhe bashk\u00ebpunim rajonal do t\u00eb prezantohet n\u00eb m\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundshme gjat\u00eb kryesimit ton\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj strukture t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme<\/em>\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Zoti Pacolli tha se institucionet jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb v\u00ebmendje shtes\u00eb mbi Kosov\u00ebs dhe rajonin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi gjat\u00eb kryesimit t\u00eb procesit p\u00ebr shkak t\u00eb, si\u00e7 tha, sfidave q\u00eb paraqesin marr\u00ebdh\u00ebniet e Kosov\u00ebs me disa nga shtetet an\u00ebtare t\u00eb k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>Serbia nuk e njeh pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit t\u00eb saj as Bosnja e Hercegovina, meq\u00eb k\u00ebt\u00eb e kund\u00ebrshton Republika S\u00ebrpska, nj\u00eb nga dy entitetet kryesore t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm i Bosnj\u00ebs, Igor Crnadak, tha se mospjes\u00ebmarrja e Kosov\u00ebs ishte nj\u00eb goditje ndaj bashk\u00ebpunimit rajonal.<\/p>\n<p>&#8220;<em>Kujtoj se nga n\u00ebntori ne jemi subjekt i sanksioneve nga Prishtina. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, kemi d\u00ebrguar ftes\u00eb, kemi shprehur gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nikoqir\u00eb t\u00eb mir\u00eb, duke respektuar rregullin num\u00ebr nj\u00eb, q\u00eb edhe n\u00ebse nuk pajtohemi p\u00ebr di\u00e7ka, duhet t\u00eb jemi n\u00eb tavolin\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb zgjidhje. Prishtina mendon ndryshe. Goditje e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunimin n\u00eb rajon<\/em>&#8220;, tha ai.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria u p\u00ebrfaq\u00ebsua nga presidenti Ilir Meta, ndon\u00ebse ushtruesi i detyr\u00ebs s\u00eb ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm, Gent Cakaj kishte deklaruar paraprakisht se Shqip\u00ebria n\u00eb shenj\u00eb solidarizimi me Kosov\u00ebn, nuk do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti Meta, shprehu keqardhjen p\u00ebr mospjes\u00ebmarrjen e Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa b\u00ebri thirrje q\u00eb pavar\u00ebsia e saj t\u00eb njihet nga fqinj\u00ebt dhe Kosova si vend i pavarur dhe sovran t\u00eb trajtohet me respekt.<\/p>\n<p>Kryeministrja e Serbis\u00eb, Ana B\u00ebrnabi\u00e7, tha se SEECP \u201c&#8221;nuk e njeh Kosov\u00ebn\u201d dhe i b\u00ebri thirrje presidentit Meta t\u00eb \u201cp\u00ebrmbahet nga provokimet\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, ministri i Jasht\u00ebm i Serbis\u00eb, Ivica Da\u00e7i\u00e7, tha se deklarimet e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr bojkotimin e takimit, ishin pjes\u00eb e strategjis\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs p\u00ebr \u201cnj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d dhe n\u00eb fund krijimin e \u201cShqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb korrikut, ministri i Jasht\u00ebm n\u00eb detyr\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb, Gent Cakaj, dhe ministri i Jasht\u00ebm i Kosov\u00ebs, Behgjet Pacolli, n\u00ebnshkruan nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr unifikimin e misioneve diplomatike dhe konsullore dhe bashk\u00ebpunimin strategjik n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>Ministri Pacolli, shkroi n\u00eb rrjetet sociale se \u201cky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i madh p\u00ebrpara n\u00eb integrimin ton\u00eb komb\u00ebtar, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb veprimin e p\u00ebrbashk\u00ebt global&#8221;.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa zoti Cakaj shkroi se marr\u00ebveshja \u201chap horizonte t\u00eb reja p\u00ebr veprime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta institucionale\u201d.<\/p>\n<p>Veprimi nxiti edhe reagimin e ministris\u00eb s\u00eb Jashtme ruse e cila tha se \u201chapat provokues t\u00eb Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb harmoni me zbatimin e konceptit t\u00eb \u2018Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe\u2019, paraqesin shqet\u00ebsim serioz. Ne konsiderojm\u00eb se marr\u00ebveshje Kosov\u00eb \u2013 Shqip\u00ebri p\u00ebr unifikimin e misioneve diplomatike n\u00eb vende t\u00eb treta, e n\u00ebnshkruar m\u00eb 2 korrik t\u00eb k\u00ebtij viti, \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr\u201d, thuhej n\u00eb reagimin e Mosk\u00ebs n\u00eb t\u00eb cilin theksohej se k\u00ebto veprime \u201cbien ndesh me Rezolut\u00ebn 1244 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, d\u00ebmtojn\u00eb bisedimet nd\u00ebrmjet Beogradit dhe Prishtin\u00ebs dhe k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb Ballkan\u201d.<\/p>\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm i Kosov\u00ebs, Behgjet Pacolli, shkroi jav\u00ebn e kaluar se \u201cSerbia apo dikush tjet\u00ebr, nuk duhet t\u00eb shqet\u00ebsohet kur dy vende fqinje kan\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb ngusht\u00eb, por kur nj\u00eb fqinj tjet\u00ebr e bashkon politik\u00ebn e tij t\u00eb jashtme me akter\u00eb tjer\u00eb t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb treta, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb vend n\u00eb rajonin ton\u00eb. At\u00ebher\u00eb ky \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebr stabilitetin ton\u00eb rajonal, jo p\u00ebr bashk\u00ebpunimin&#8221;.<\/p>\n<p>Beogradi i mb\u00ebshtetur nga Moska, kund\u00ebrshton pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs e cila \u00ebsht\u00eb njohur nga mbi 110 vende t\u00eb bot\u00ebs dhe i kund\u00ebrvihet \u00e7do veprimi t\u00eb Prishtin\u00ebs q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sovranitetin e saj mbi gjith\u00eb territorin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet t\u00eb dyja pal\u00ebve \u00ebsht\u00eb kusht p\u00ebr integrimet n\u00eb Bashkimin Evropian.\/ VOA<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Ministri i Jasht\u00ebm i Kosov\u00ebs, Behgjet Pacolli, tha t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se forcimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira fqinj\u00ebsore dhe transformimi i rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb paqes dhe q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb, do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi e Kosov\u00ebs gjat\u00eb kryesimit t\u00eb Procesit t\u00eb Bashk\u00ebpunimit n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore (SEECP). Kosova nga sot do t\u00eb kryesoj\u00eb k\u00ebt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":96612,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-96611","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96611","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96611"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96611\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/96612"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96611"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96611"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96611"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}