{"id":96672,"date":"2019-07-16T17:17:07","date_gmt":"2019-07-16T15:17:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=96672"},"modified":"2019-07-16T17:17:07","modified_gmt":"2019-07-16T15:17:07","slug":"shqiptaret-fuqia-blerese-me-e-ulet-ne-europe-berisha-rekorde-te-reja-te-zeza-mjerimi-ne-narkoshtetin-e-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/shqiptaret-fuqia-blerese-me-e-ulet-ne-europe-berisha-rekorde-te-reja-te-zeza-mjerimi-ne-narkoshtetin-e-rames\/","title":{"rendered":"&#8216;Shqiptar\u00ebt, fuqia bler\u00ebse m\u00eb e ul\u00ebt n\u00eb Europ\u00eb&#8217;\/ Berisha: Rekorde t\u00eb reja t\u00eb zeza mjerimi n\u00eb narkoshtetin e Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi kan\u00eb kostot e jetes\u00ebs m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb rajon. Shqip\u00ebria renditet n\u00eb vendin e 9-t\u00eb nga 40 shtete t\u00eb Europ\u00ebs p\u00ebr 6-mujorin e par\u00eb t\u00eb 2019-es. N\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb Shqip\u00ebria kostot e jetes\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjta.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Numbeo-s, p\u00ebr gjasht\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar Shqip\u00ebria renditej n\u00eb vendin e 6 nga 40 shtete t\u00eb Europ\u00ebs, duke l\u00ebn\u00eb pas vende si Kosova, Maqedonia, Moldavia, Ukraina dhe Bjellorusia.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu Shqip\u00ebria p\u00ebr vitin 2019 u b\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb se Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina, ku s\u00eb bashku me Mali e Zi u vler\u00ebsuan si m\u00eb t\u00eb shtrenjtat e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb studim reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili faj\u00ebson pasardh\u00ebsin e tij n\u00eb qeveri, Edi Ram\u00ebn, p\u00ebr situat\u00ebn ekonomike n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cRekorde t\u00eb reja t\u00eb zeza mjerimi t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb narkoshtetin e Edvin Kristaq Hajdutit!<\/p>\n<p>Studimi i Numbeo-s ka gjetur se:<\/p>\n<p>1-Shqiptaret jane te dytet per fuqine blerese me te ulte ne Europe!<\/p>\n<p>2-por ata zene vendin e pare per \u00e7mime me te larta ne Ballkan<\/p>\n<p>3- Kosova eshte me e lira ne Europe por me fuqi blerse me te madhe se Shqiperia!<\/p>\n<p>Shkaqet e ketyre rekordeve te zeza te mjerimit te shqiptareve jane:<\/p>\n<p>A-Papunesia, taksat e larta, ryshfeti dhe rrogat e ulta si shkaqe kryesore te rrenimit te fuqise blerese dhe mjerimit ne Shqiperi.<\/p>\n<p>B-Klientela e narkoqeverise, monopolet e saj, mungesa e gares, konkurences dhe lirise se tregut, kamionat me narkoeurot qe hyjne ne Shqiperi dhe renia e prodhimit vendas jane shkaqet e \u00e7mimeve me te larta ne Shqiperi se sa ne Serbi, Bosnje dhe Maqedonine e Veriut dhe \u00e7do vend tjeter te rajonit\u201d, shkruan ish kryeministri Sali Berisha, nd\u00ebrsa publikon m\u00eb pas edhe studimin e Numbeo, t\u00eb publikuar nga revista Monitor.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria m\u00eb e shtrenjta n\u00eb rajon, Kosova m\u00eb e lira e Europ\u00ebs<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi kan\u00eb kostot e jetes\u00ebs m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb rajon. Shqip\u00ebria renditet n\u00eb vendin e 9-t\u00eb nga 40 shtete t\u00eb Europ\u00ebs p\u00ebr 6-mujorin e par\u00eb t\u00eb 2019-es. N\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb Shqip\u00ebria kostot e jetes\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjta.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Numbeo-s, p\u00ebr gjasht\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar Shqip\u00ebria renditej n\u00eb vendin e 6 nga 40 shtete t\u00eb Europ\u00ebs, duke l\u00ebn\u00eb pas vende si Kosova, Maqedonia, Moldavia, Ukraina dhe Bjellorusia.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu Shqip\u00ebria p\u00ebr vitin 2019 u b\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb se Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina, ku s\u00eb bashku me Mali e Zi u vler\u00ebsuan si m\u00eb t\u00eb shtrenjtat e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Indeksi i Kostove t\u00eb Jetes\u00ebs nga Numbeo p\u00ebrllogaritet duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb disa kategori q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shpenzimet kryesore t\u00eb nj\u00eb ekonomike familjare si\u00e7 jan\u00eb: indeksi i qiras\u00eb; indeksi i kostove t\u00eb jetese + qiras\u00eb, indeksi i shpenzimeve t\u00eb shport\u00ebs baz\u00eb; indeksi i \u00e7mimeve n\u00eb restorante; indeksi i fuqis\u00eb bler\u00ebse vendase.<\/p>\n<p>Interesant \u00ebsht\u00eb fakti, se nd\u00ebrsa kostot e jetes\u00ebs kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje n\u00eb Shqip\u00ebri, indeksi i fuqis\u00eb bler\u00ebse t\u00eb vendase, e cila mat aft\u00ebsin\u00eb e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar jetes\u00ebn ka r\u00ebn\u00eb. Ky indeks \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar gjat\u00eb 6 muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb 2019-s, ku Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb renditur e dyta n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebr fuqin\u00eb bler\u00ebse m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb vendasve, duke u renditur pas Moldavis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket indeksit t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb restoranteve, Shqip\u00ebria renditet e gjashta n\u00eb Europ\u00eb, pas sh\u00ebnuar ndryshim n\u00eb krahasim me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Kosova ka sh\u00ebnuar indeksin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb restoranteve, duke u renditur k\u00ebshtu e para n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebr ushqimin m\u00eb t\u00eb lir\u00eb, e ndjekur Ukraina, Maqedonia, Bosnje dhe Hercegovina dhe Moldavia.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria renditet e kat\u00ebrta n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebr kostot e qiras\u00eb. N\u00eb raport me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb vendi nuk ka ndryshuar renditje, por n\u00eb krahasim me vetveten, indeksi i qiras\u00eb sh\u00ebnoi 8.63 nga 7.8 q\u00eb ishte.<\/p>\n<p>T\u00eb b\u00ebsh Pazar n\u00eb Shqip\u00ebri kushton m\u00eb shtrenjt\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni dhe Serbi. Edhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket indeksit t\u00eb shpenzimeve t\u00eb shport\u00ebs baz\u00eb, Shqip\u00ebria nuk ndryshuar renditje, por edhe ky tregues krahasuar me vetveten sh\u00ebnoi rritje k\u00ebt\u00eb vit duke u vler\u00ebsuar 28.54 nga 27.<\/p>\n<p>Kosova m\u00eb e lira e Europ\u00ebs<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjasht\u00eb mujor, shteti m\u00eb i ri i Europ\u00ebs, Kosova \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si m\u00eb i liri, pozicion q\u00eb e mban q\u00eb prej mesit t\u00eb t\u00eb vitit 2017, ku vendi m\u00eb i lir\u00eb i Europ\u00ebs vler\u00ebsohej t\u00eb ishte Ukraina.<\/p>\n<p>Zvicra m\u00eb e shtrenjta<\/p>\n<p>Vendi m\u00eb i shtrenjt\u00eb p\u00ebr nga kostot e jetes\u00ebs edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb Zvicra, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb zviceran\u00ebt vler\u00ebsohen si populli europian me fuqin\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb bler\u00ebse. Nd\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb shtrenjta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb gjasht\u00eb mujore jan\u00eb vler\u00ebsuar vendet e Europ\u00ebs Veriore dhe Per\u00ebndimore. Pas Zvicr\u00ebs, renditet Norvegjia, e ndjekur nga Islanda, Luksemburgu dhe Danimarka, t\u00eb cilat renditet nd\u00ebr 5 vendet m\u00eb t\u00eb shtrenjta.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi kan\u00eb kostot e jetes\u00ebs m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb rajon. Shqip\u00ebria renditet n\u00eb vendin e 9-t\u00eb nga 40 shtete t\u00eb Europ\u00ebs p\u00ebr 6-mujorin e par\u00eb t\u00eb 2019-es. N\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb Shqip\u00ebria kostot e jetes\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjta. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":67154,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-96672","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96672","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96672"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96672\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67154"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96672"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96672"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96672"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}