{"id":96712,"date":"2019-07-16T18:20:38","date_gmt":"2019-07-16T16:20:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=96712"},"modified":"2019-07-16T18:20:38","modified_gmt":"2019-07-16T16:20:38","slug":"haradinaj-nese-ska-njohje-a-duhet-qe-edhe-kosova-te-armatoset","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/haradinaj-nese-ska-njohje-a-duhet-qe-edhe-kosova-te-armatoset\/","title":{"rendered":"Haradinaj: N\u00ebse s&#8217;ka njohje, a duhet q\u00eb edhe Kosova t\u00eb armatoset?"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>D\u00ebshira p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e ka potencuar presidenti i Franc\u00ebs, Emmanuel Macron, \u00ebsht\u00eb n\u00eb logjik\u00ebn e k\u00ebshill\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dy vendet, ka th\u00ebn\u00eb kryeministri i Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj.<\/p>\n<p>K\u00ebto komente ai i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mart\u00eb, gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr media. Kryeministri Haradinaj e ka fal\u00ebnderuar presidentin francez Macron, i cili t\u00eb h\u00ebn\u00ebn dhe t\u00eb mart\u00ebn ka q\u00ebndruar p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Beograd, p\u00ebr si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb \u201csinqeritetin e shprehur, duke th\u00ebn\u00eb se Kosova dhe Serbia jan\u00eb dy shtete evropiane, me perspektiv\u00eb evropiane\u201d, gj\u00eb q\u00eb sipas tij, shpjegon shum\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti francez Macron, gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Beograd ka theksuar q\u00eb nuk ekziston nj\u00eb zgjidhje e gatshme dhe magjike p\u00ebr problemin nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Sipas tij, p\u00ebr zgjidhjen e problemit k\u00ebrkohet kompromisi, i cili nuk n\u00ebnkupton mbetjen n\u00eb pozicionet fillestare dhe diametralisht kund\u00ebrshtuese t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb dialog.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kryeministri Ramush Haradinaj, ka theksuar q\u00eb kompromisi i vet\u00ebm q\u00eb Kosova mund ta b\u00ebj\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur njohjen nga Serbia, \u00ebsht\u00eb heqja e taks\u00ebs prej 100 p\u00ebr qind p\u00ebr produkte e importuara nga Serbia.<\/p>\n<p>\u201cPra, nuk \u00ebsht\u00eb se nuk po b\u00ebjm\u00eb kompromis. I madh \u00ebsht\u00eb ky kompromis. Mund t\u00eb jet\u00eb kompromis heqja e taks\u00ebs, vendosja e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb lira tregtare. Nd\u00ebrsa, ajo q\u00eb ka k\u00ebrkuar Kosova, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb bazike. Ne kemi k\u00ebrkuar nj\u00eb korniz\u00eb-marr\u00ebveshje p\u00ebr njohje reciproke n\u00eb kufijt\u00eb ekzistues, me elementet p\u00ebrcjell\u00ebse. Kjo korniz\u00eb-marr\u00ebveshje duhet t\u00eb jet\u00eb korniza p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn na negociojm\u00eb dhe nuk ka tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb paraqitet\u201d, theksoi Haradinaj.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, presidenti i Serbis\u00eb, Alekasandar Vu\u00e7iq, ka deklaruar t\u00eb mart\u00ebn q\u00eb n\u00eb takimin me presidentin francez Macron, i ka k\u00ebrkuar atij mb\u00ebshtetjen dhe mir\u00ebkuptimin q\u00eb kontesti nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs nuk mund t\u00eb zgjidhet ashtu si\u00e7 d\u00ebshiron secila pal\u00eb ve\u00e7 e ve\u00e7, por q\u00eb \u201czgjidhja duhet t\u00eb jet\u00eb e nd\u00ebrmjetme\u201d.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb e kupton secili njeri, secili serb dhe secili shqiptar. Kjo q\u00eb shum\u00eb prej nesh shtihemi si budallenj, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb t\u2019i p\u00ebr\u00e7mojm\u00eb k\u00ebrkesat dhe d\u00ebshirat e pal\u00ebs tjet\u00ebr. Kompromisi nuk \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsi, por \u00ebsht\u00eb fuqi. Un\u00eb, derisa t\u00eb jam i gjall\u00eb, do t\u00eb angazhohem p\u00ebr kompromis, pra, p\u00ebr kompromis t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe jo p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u dor\u00ebzuar. N\u00ebse do t\u00eb mundemi do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb ato drejtime, por n\u00ebse nuk do t\u00eb mundemi, disa gjenerata tjera pas nesh, do t\u00eb duhet ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d, tha Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Haradinaj ka theksuar se ekziston hezitim p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare me Serbin\u00eb, p\u00ebr shkak se Serbia dhe nj\u00eb pjes\u00eb e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, po thon\u00eb se marr\u00ebveshjen \u201cnuk mund ta quajn\u00eb si njohje reciproke, n\u00eb kufijt\u00eb ekzistues\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo po i bie q\u00eb po na k\u00ebshillojn\u00eb edhe neve q\u00eb t\u00eb blejm\u00eb \u2018Mistral\u2019-a (pjes\u00eb e sistemit raketor). Serbin\u00eb po e armatosin me \u2018Mistral\u2019. P\u00ebr shembull, Serbia po shkon dhe po blen arm\u00eb n\u00eb Rusi. Edhe Franca e b\u00ebri nj\u00eb kontrat\u00eb me Serbin\u00eb, p\u00ebr sisteme raketore. Nd\u00ebrkaq, neve na thon\u00eb \u2018nuk mund t\u2019i v\u00ebm\u00eb emrin marr\u00ebveshjes\u2019 se \u00ebsht\u00eb njohje reciproke n\u00eb kufijt\u00eb ekzistues. \u00c7ka t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne, pra, n\u00ebse emrin nuk mundeni t\u2019ia v\u00ebni? Ne jemi shtet i pavarur dhe ne nuk k\u00ebrkojm\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb dialog pos njohjes reciproke. N\u00ebse nuk jeni gati p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, at\u00ebher\u00eb a \u00ebsht\u00eb porosi p\u00ebr ne q\u00eb edhe ne t\u00eb armatosemi? Pra, nuk ka shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb k\u00ebtu n\u00eb mes\u201d, tha Haradinaj.<\/p>\n<p>Por, presidenti serb Vu\u00e7i\u00e7 e ka arsyetuar blerjen e arm\u00ebve nga Serbia, duke th\u00ebn\u00eb se po jetohet me frik\u00ebn nga luft\u00ebrat dhe konfliktet.<\/p>\n<p>\u201cNjer\u00ebzit m\u00eb pyesin se pse blejm\u00eb arm\u00eb. Blejm\u00eb arm\u00eb q\u00eb t\u00eb mos na sulmoj\u00eb askush. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye blejm\u00eb arm\u00eb. N\u00ebse shohin q\u00eb Serbia \u00ebsht\u00eb moll\u00eb e kalbur, secili do ta marr\u00eb at\u00eb me leht\u00ebsi. Por, n\u00ebse e shihni se \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb si arr\u00eb, at\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb q\u00eb ta thyeni. Pra, thjesht\u00eb, ne duhet ta b\u00ebjm\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb, por duhet t\u2019i kuptojm\u00eb edhe gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Duhet t\u00eb shohim se cilat jan\u00eb edhe k\u00ebrkesat e tyre\u201d, u shpreh Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ka theksuar presidenti serb Vu\u00e7iq, presidenti Macron pritet t\u00eb organizoj\u00eb nj\u00eb takim nd\u00ebrmjet lider\u00ebve shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, s\u00eb bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel, si vazhdim\u00ebsi e takimit t\u00eb Berlinit. Sipas tij, ky takim ka gjasa t\u00eb organizohet n\u00eb muajin shtator.<\/p>\n<p>Dialogu midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, i nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian, ka ngecur qysh n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kur Kosova u ka v\u00ebn\u00eb taks\u00eb prodhimeve t\u00eb importuara nga Serbia.<\/p>\n<p>Serbia ka v\u00ebn\u00eb kusht heqjen e taks\u00ebs, p\u00ebr vazhdimin e dialogut. Por, Qeveria e Kosov\u00ebs, p\u00ebrkund\u00ebr thirrjeve edhe t\u00eb Bashkimit Evropian, edhe t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, nuk \u00ebsht\u00eb zmbrapsur nga taksa.<\/p>\n<p>Krahas dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian, i cili vazhdon t\u00eb mbetet i nd\u00ebrprer\u00eb, nj\u00eb nism\u00eb p\u00ebr bisedime kan\u00eb iniciuar edhe kancelaria gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Por, as kjo nism\u00eb, me gjith\u00eb disa p\u00ebrpjekje, deri m\u00eb tani nuk ka sjell\u00eb si rezultat vazhdimin e dialogut.\/REL\/<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; D\u00ebshira p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e ka potencuar presidenti i Franc\u00ebs, Emmanuel Macron, \u00ebsht\u00eb n\u00eb logjik\u00ebn e k\u00ebshill\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dy vendet, ka th\u00ebn\u00eb kryeministri i Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj. K\u00ebto komente ai i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mart\u00eb, gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr media. Kryeministri Haradinaj e ka fal\u00ebnderuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":67375,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-96712","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96712","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96712"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96712\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67375"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96712"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96712"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96712"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}