{"id":96748,"date":"2019-07-17T18:28:44","date_gmt":"2019-07-17T16:28:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=96748"},"modified":"2019-07-17T15:07:14","modified_gmt":"2019-07-17T13:07:14","slug":"veseli-serbia-te-reflektoje-kosova-eshte-shtet-i-pavarur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/veseli-serbia-te-reflektoje-kosova-eshte-shtet-i-pavarur\/","title":{"rendered":"Veseli: Serbia t\u00eb reflektoj\u00eb, Kosova \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kryetari i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Kadri Veseli, tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se vendi i tij nuk b\u00ebn me Serbin\u00eb asnj\u00eb marr\u00ebveshje, e cila c\u00ebnon sovranitetin dhe integritetin e vet territorial. Ai tha se Serbia tenton t\u00eb krijoj\u00eb situata p\u00ebrmes t\u00eb cilave t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb p\u00ebr vete. Zoti Veseli tha se e mb\u00ebshtet iden\u00eb e nj\u00eb pezullimi t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb tarif\u00ebs ndaj mallrave serbe p\u00ebr t&#8217;i hapur rrug\u00eb rifillimit t\u00eb bisedimeve, n\u00ebse kjo do t\u00eb ishte e nevojshme. Por, sipas tij, nj\u00eb pezullim i till\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrjetsh\u00ebm. Zoti Veseli ndodhet n\u00eb Uashington p\u00ebr takime me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kongresit amerikan dhe personalitete t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Zoti Veseli, procesi i bisedimeve me Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb pezulluar dhe q\u00ebndrimet e pal\u00ebve kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb edhe p\u00ebrpjekjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr rip\u00ebrt\u00ebritjen e procesit. Cila \u00ebsht\u00eb rrug\u00ebdalja sipas jush?<\/p>\n<p><strong>Kadri Veseli:<\/strong>\u00a0Zgjidhja \u00ebsht\u00eb: Serbia duhet ta njoh\u00eb shtetin e pavarur e sovran t\u00eb Kosov\u00ebs, territorin n\u00eb t\u00eb cilin jemi. Ne, po ashtu, do ta njohim shtetin e Serbis\u00eb. Jemi p\u00ebr hapjen e nj\u00eb epoke t\u00eb re, nj\u00eb epoke t\u00eb bashk\u00ebpunimit dhe t\u00eb komunikimit. Kjo do t\u00eb na leht\u00ebsonte ne dhe Serbin\u00eb, p\u00ebr faktin se kan\u00eb kaluar dy dekada pas \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs. Serbia e di sakt\u00ebsisht se e ka humbur Kosov\u00ebn. Serbia tenton t\u00eb manipuloj\u00eb, t\u00eb krijoj\u00eb situata p\u00ebrmes t\u00eb cilave mendon t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb p\u00ebr vete.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Serbia e di fare mir\u00eb se \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb, sipas jush?<\/p>\n<p><strong>Kadri Veseli:<\/strong>\u00a0Un\u00eb mendoj se Serbia e di, por ne t\u00eb gjith\u00eb, bashkarisht, edhe bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare duhet ta ndihmojm\u00eb Serbin\u00eb q\u00eb ta pranoj\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet q\u00eb tashm\u00eb ajo e di.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00ebn trysnin\u00eb e Bashkimit Evropian dhe t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr pezullimin e tarifave ndaj mallrave serbe si penges\u00eb p\u00ebr rifillimin e bisedimeve. Ju i keni refuzuar thirrje t\u00eb tilla. A nuk e b\u00ebn kjo Kosov\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr bllokimin e dialogut?<\/p>\n<p><strong>Kadri Veseli:<\/strong>\u00a0Tarifa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e dhimbshme e sjelljes s\u00eb Serbis\u00eb karshi Kosov\u00ebs. P\u00ebr dy dekada Serbia nuk i ka njohur produktet e Kosov\u00ebs, nuk l\u00eb qytetar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb qarkullojn\u00eb lirsh\u00ebm. N\u00ebse shikoni sot, i kemi qindra mij\u00ebra bashkatdhetar\u00eb tan\u00eb me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb cil\u00ebt presin n\u00ebp\u00ebr kufijt\u00eb e Serbis\u00eb me Kosov\u00ebn p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb Serbi apo p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga Serbia n\u00eb Kosov\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto sjellje, t\u00eb cilat jan\u00eb destruktive. Ne kemi vendosur tarifa si kund\u00ebr-reagim ndaj k\u00ebsaj politike destruktive t\u00eb Serbis\u00eb, por asesi nuk duam q\u00eb tarifa t\u00eb p\u00ebrdoret si p\u00ebrgjigje dhe komunikim i yni me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Kjo ka qen\u00eb edhe arsyeja pse kam ofruar edhe opsionin p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs ne i themi \u201cPo\u201d Bashkimit Evropian dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Por duhet t\u00eb kemi edhe nj\u00eb gj\u00eb parasysh n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e tarif\u00ebs: nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs t\u2019i japin inkurajim Serbis\u00eb duke v\u00ebn\u00eb presion t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm vet\u00ebm ndaj Kosov\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e tarif\u00ebs, p\u00ebrderisa Serbia na ka v\u00ebn\u00eb ne tarif\u00eb q\u00eb 20 vjet.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0I keni shtruar k\u00ebto probleme me zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb n\u00eb takimet me kongresmen\u00ebt?<\/p>\n<p><strong>Kadri Veseli:\u00a0<\/strong>I kemi shtruar disa her\u00eb. Ka nj\u00eb mir\u00ebkuptim t\u00eb pjes\u00ebrish\u00ebm. Megjithat\u00eb, ne si institucione t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb marrim p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb tona. Por Serbia duhet t\u00eb reflektoj\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb shtet i pavarur dhe nuk mundet me b\u00eb \u00e7ka don me ne.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Ndon\u00ebse pas takimit t\u00eb Berlinit n\u00eb fund t\u00eb muajit prill u tha se \u201ckan\u00eb vdekur idet\u00eb p\u00ebr prekje t\u00eb kufijve n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces\u201d, presidenti serb Vu\u00e7i\u00e7 thot\u00eb se nuk do ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb kufijt\u00eb aktual\u00eb, nd\u00ebrsa presidenti i Kosov\u00ebs Thaci s\u00ebrish k\u00ebrkon bashkimin e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs me Kosov\u00ebn. Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi juaj?<\/p>\n<p><strong>Kadri Veseli:\u00a0<\/strong>Kam mendim shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb Vu\u00e7i\u00e7i e b\u00ebn p\u00ebr konsum t\u00eb brendsh\u00ebm dhe e din se e ka humbur Kosov\u00ebn. Kosova \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e p\u00ebrfunduar. P\u00ebr aq sa ne duhet t\u00eb ulemi n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve. Un\u00eb d\u00ebgjova edhe kryeministrin tim tani q\u00eb fliste p\u00ebr uljen n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve. Ne ulemi kurdo q\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimi Evropian na thon\u00eb t\u00eb ulemi n\u00eb tavolin\u00ebn e bisedimeve me Serbin\u00eb. Por ne nuk b\u00ebjm\u00eb asnj\u00eb marr\u00ebveshje, e cila c\u00ebnon sovranitetin dhe integritetin ton\u00eb territorial, por edhe institucional.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Kryeministri Haradinaj tha k\u00ebto dit\u00eb se ju dhe presidenti Hashim Thaci e keni kund\u00ebrshtuar at\u00eb n\u00eb prani t\u00eb diplomat\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb lidhur me tarifat dhe marr\u00ebdh\u00ebniet tuaja tashm\u00eb jan\u00eb ftohur. Sa ka ndikuar qasja ndaj bisedimeve n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet brenda koalicionit tuaj qeveris\u00ebs?<\/p>\n<p><strong>Kadri Veseli:\u00a0<\/strong>Ne kemi koalicion, por kemi edhe dallimet tona konceptuale, t\u00eb cilat, n\u00eb form\u00ebn si e shoh un\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e tarif\u00ebs dhe \u00e7\u00ebshtjen e dialogut. Dhe ka nj\u00eb pragmatiz\u00ebm ku un\u00eb e mbroj interesin tim, duke mos lejuar asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb komunikimi me Serbin\u00eb, forma n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn komunikoj me Serbin\u00eb t\u00eb bartet nj\u00ebtrajtsh\u00ebm edhe me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Ky \u00ebsht\u00eb dallimi mes meje dhe Kryeministrit Haradinaj, i cili duhet ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb dallim. Kur flas p\u00ebr Serbin\u00eb, edhe 1000% ia v\u00eb taks\u00ebn, por kur flasim me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian ne duhet t\u00eb jemi pragmatik\u00eb, duhet t\u00eb jemi pak m\u00eb t\u00eb men\u00e7ur. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja q\u00eb dallon. Pozicioni im \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb q\u00eb nga fillimi, \u00ebsht\u00eb transparent: Kosova ka t\u00eb drejt\u00ebn legjitime t\u00eb marr\u00eb vendimet t\u00eb cilat jan\u00eb qoft\u00eb tarifa, qoft\u00eb mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial e institucional. Por duhet ta dim\u00eb, i gjith\u00eb populli yn\u00eb e di: populizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb opium q\u00eb krijon nj\u00eb favor n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar p\u00ebr politikan\u00eb t\u00eb caktuar. P\u00ebr periudh\u00ebn afatgjat\u00eb ne duhet t\u00eb jemi t\u00eb men\u00e7ur dhe nuk kemi rrug\u00ebtim tjet\u00ebr pa SHBA dhe Bashkimin Evropian, nuk mund t\u00eb jemi t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb q\u00ebllimin q\u00eb kemi. N\u00eb qoft\u00eb se i v\u00ebm\u00eb bashk\u00eb: ShBA, Bashkimin Evropian, si dhe \u00e7\u00ebshtjen tarif\u00ebn edhe Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb gabim. Ne duhet t\u00eb gjejm\u00eb momentumin dhe rrug\u00ebn e cila e dallon Serbin\u00eb nga gjuha e cila p\u00ebrdoret ndaj nesh nga Bashkimi Evropian dhe SHBA. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye thash\u00eb, p\u00ebr Serbin\u00eb e v\u00eb edhe 1000% tarif\u00ebn, por me Bashkimin Evropian dhe SHBA ne tregojm\u00eb se jemi tolerant\u00eb. Kam propozuar edhe nj\u00eb suspendim (pezullim) por ai suspendim nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrjetsh\u00ebm. Serbia po manipulon, Vu\u00e7i\u00e7i po manipulon.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Vazhdojm\u00eb me pyetjen p\u00ebr ftohjen q\u00eb p\u00ebrmenda. Opozita paralajm\u00ebroi se n\u00eb shtator mund t\u00eb jet\u00eb periudh\u00eb e rr\u00ebzimit t\u00eb qeveris\u00eb. A ka gjasa q\u00eb Kosova t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja k\u00ebt\u00eb vjesht\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Kadri Veseli:\u00a0<\/strong>Zgjedhjet e reja jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje demokratike por ajo \u00e7ka shihet \u00ebsht\u00eb q\u00eb kemi nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb \u00e7akorduar dhe t\u00eb \u00e7oroditur e cila m\u00eb tep\u00ebr flet se merr vendime. Do t\u00eb thoja k\u00ebt\u00eb se pozita ku ndodhemi ne si koalicion qeveritar q\u00eb un\u00eb e udh\u00ebheq&#8230;<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0&#8230; Pozita gjithmon\u00eb flet keq p\u00ebr opozit\u00ebn &#8230;<\/p>\n<p><strong>Kadri Veseli:\u00a0<\/strong>&#8230; i ka disa t\u00eb meta dhe nuk e ka at\u00eb axhilitetin t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb aktive. Opozita \u00ebsht\u00eb totalisht e \u00e7oroditur&#8230;<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>&#8230;Pra ju nuk besoni se do t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb reja&#8230;<\/p>\n<p><strong>Kadri Veseli:\u00a0<\/strong>Nuk besoj se kjo opozit\u00eb n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb ka ndonj\u00eb opsion alternativ e le m\u00eb ta \u00e7oj\u00eb vendin n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakoh\u00ebshme.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Zoti Veseli, menj\u00ebher\u00eb pasi u zgjodh\u00ebt kryetar i Partis\u00eb Demokratike ju k\u00ebrkuat nga an\u00ebtar\u00ebt e partis\u00eb q\u00eb kan\u00eb akt-akuza p\u00ebr korrupsion, t\u00eb lironin vendet, disa prej tyre i kan\u00eb liruar, disa kan\u00eb rezistuar<\/p>\n<p><strong>Kadri Veseli:<\/strong>\u00a0T\u00eb gjith\u00eb i kan\u00eb liruar dhe s\u2019do t\u00eb rezistoj\u00eb asnj\u00eb &#8230;.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>&#8230;sa e sfidon udh\u00ebheqjen tuaj kund\u00ebrshtimi i atyre q\u00eb nuk i kan\u00eb liruar vendet.<\/p>\n<p><strong>Kadri Veseli:\u00a0<\/strong>Jeta ime nuk \u00ebsht\u00eb me \u00e7do kusht politik\u00eb, po jeta ime \u00ebsht\u00eb me \u00e7do kusht q\u00ebllimi im me t\u00eb cilin dua ta realizoj n\u00eb politik\u00eb p\u00ebr interesin e qytetar\u00ebve dhe t\u00eb vendit tim. Nuk ka asnj\u00eb q\u00eb do ta refuzoj\u00eb. Do t\u2019i shkoj k\u00ebtij procesi deri n\u00eb fund. Kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi i reformave t\u00eb cilat lidhen me reforma institucionale, ekonomike t\u00eb vendit ton\u00eb. Kosova \u00ebsht\u00eb vend i vog\u00ebl. \u00cbsht\u00eb 1.7 milion\u00eb banor\u00eb. Ne e njohim secili nj\u00ebri-tjetrin, e dim\u00eb si kemi pasuri, e dim\u00eb si kemi b\u00ebr\u00eb pasuri, por ajo \u00e7ka \u00ebsht\u00eb si mesazh \u00ebsht\u00eb kjo: nuk do t\u00eb lejojm\u00eb ask\u00ebnd q\u00eb pas dy dekadave p\u00ebr hir t\u00eb individit t\u00eb vihen n\u00eb rrezik t\u00eb arriturat q\u00eb kemi pasur deri tani. Dhe orientimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb: shteti ligjor n\u00eb kuptim\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb alternativa e zhvillimit ekonomik, n\u00eb nj\u00eb ekonomi nd\u00ebrmarr\u00ebsie. Ky \u00ebsht\u00eb drejtimi n\u00eb t\u00eb cilin nuk ka tolerim edhe m\u00eb vjen keq, megjith\u00ebse kam d\u00ebshir\u00eb t\u00eb jem mir\u00eb, por me principet nuk b\u00ebjm\u00eb pazar.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Zoti Veseli, kritik\u00ebt i shohin me rezerva thirrjet tuaja q\u00eb un\u00eb p\u00ebrmenda, duke theksuar se emri juaj lakohet n\u00eb disa raste si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti Pronto apo nj\u00eb afer\u00eb e ndri\u00e7uar n\u00eb muajin maj ku ju p\u00ebrmendeni n\u00eb nj\u00eb videoregjistrim. Pas k\u00ebtij rasti t\u00eb fundit ju keni kritikuar funksionimin e organeve t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit. A nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e partis\u00eb suaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit, kur ju kenoi 12 vjet n\u00eb udh\u00ebheqje?<\/p>\n<p><strong>Kadri Veseli:\u00a0<\/strong>Ne do t\u2019i marrim si Parti Demokratike e Kosov\u00ebs dhe un\u00eb si kryetar t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb si \u00e7do qytetar n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, edhe rastet t\u00eb cilat i p\u00ebrmendni deri n\u00eb fund. Kam k\u00ebrkuar dhe veprimet jan\u00eb duke u marr\u00eb. Ajo q\u00eb duhet t\u00eb d\u00ebrgoj mesazh \u00ebsht\u00eb: t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, qoft\u00eb kryetar apo fshatar, fermer, njeriu do t\u00eb p\u00ebrgjigjet para ligjit dhe ligji do t\u00eb jet\u00eb i pam\u00ebshirsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Por t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb do t\u2019i jepen dhe privilegje dhe mund\u00ebsi, q\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb dijeni, q\u00eb kam\u00eb aft\u00ebsi, me marr\u00eb edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Liria nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm privilegj, liria \u00ebsht\u00eb edhe me marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Zoti Veseli, para disa dit\u00ebsh, historiani i njohur, Jusuf Buxhovi, tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb se Lufta e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht rezistenca e armatosur n\u00eb Kosov\u00eb ishte e drejt\u00eb, por \u00e7do luft\u00eb, tha ai, ka element\u00eb t\u00eb papast\u00ebr. Ai p\u00ebrmendi edhe vrasjet e 102 veprimtar\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb. \u00c7far\u00eb po b\u00ebjn\u00eb institucionet p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar k\u00ebto vrasje? \u00cbsht\u00eb nj\u00eb problem shqet\u00ebsues n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kadri Veseli:\u00a0<\/strong>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga element\u00ebt m\u00eb t\u00eb dhembsh\u00ebm pas luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, s\u00eb cil\u00ebs duhet t\u2019i shkohet deri n\u00eb fund. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vrasje pas luft\u00ebs t\u00eb cilat jan\u00eb kriminale nga njer\u00ebz t\u00eb k\u00ebqinj t\u00eb cil\u00ebt nuk ia duan t\u00eb mir\u00ebn Kosov\u00ebs, por personi i cili e ka v\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb theks n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb nj\u00ebngjyr\u00ebshe, \u00ebsht\u00eb lloji i fosilit i cili nuk i ndihmon as qart\u00ebsimit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike, pavar\u00ebsisht se lufta n\u00eb Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs &#8230;<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Ai ka th\u00ebn\u00eb megjithat\u00eb q\u00eb lufta ishte nj\u00eb faqe e lavdishme&#8230;<\/p>\n<p><strong>Kadri Veseli:\u00a0<\/strong>&#8230;pavar\u00ebsisht, mund t\u00eb ket\u00eb pasur edhe gabime, por varet se nga kush vjen, nga personi. P\u00ebr t\u00eb folur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00ebn, n\u00eb shtet ligjor. I pam\u00ebshirsh\u00ebm do t\u00eb jem ndaj gjith\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb thyer ligjin dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabime, qoft\u00eb gjat\u00eb lufte, qoft\u00eb pas lufte. Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe vlerat e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u00eb mbrohen deri n\u00eb fund dhe jo \u00e7dokush t\u00eb v\u00ebr\u00eb pik\u00ebpyetje p\u00ebr to kur t\u00eb doj\u00eb. \/\u00a0<a href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/5002765.html\">VOA<\/a>\u00a0\/<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Kryetari i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Kadri Veseli, tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se vendi i tij nuk b\u00ebn me Serbin\u00eb asnj\u00eb marr\u00ebveshje, e cila c\u00ebnon sovranitetin dhe integritetin e vet territorial. Ai tha se Serbia tenton t\u00eb krijoj\u00eb situata p\u00ebrmes t\u00eb cilave t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb p\u00ebr vete. Zoti Veseli tha se e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":68784,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-96748","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96748","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96748"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96748\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68784"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96748"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96748"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96748"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}