{"id":96792,"date":"2019-07-17T14:29:03","date_gmt":"2019-07-17T12:29:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=96792"},"modified":"2019-07-17T14:29:03","modified_gmt":"2019-07-17T12:29:03","slug":"tabaku-boshatiset-arka-qeveria-rikthen-dhunen-ndaj-bizneseve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/tabaku-boshatiset-arka-qeveria-rikthen-dhunen-ndaj-bizneseve\/","title":{"rendered":"Tabaku: Boshatiset arka, qeveria rikthen dhun\u00ebn ndaj bizneseve"},"content":{"rendered":"<p>Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, i cil\u00ebson financat si d\u00ebshtimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs. Tabaku shkruan n\u00eb \u201cFacebook\u201d se sa her\u00eb kjo qeveri \u00ebsht\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi rikthen dhun\u00ebn ndaj bizneseve.<\/p>\n<p>Referuar aksionit kund\u00ebr informalitetit t\u00eb nisur dit\u00ebt e fundit, ish-deputetja e PD thekson se qeveria po ushtron politik\u00ebn e k\u00ebrba\u00e7it ndaj bizneseve, duke shtuar se situata e buxhetit \u00ebsht\u00eb skandaloze.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Tabaku parashtron disa nga pikat ky\u00e7e t\u00eb platform\u00ebs s\u00eb PD p\u00ebr ekonomin\u00eb, duke u shprehur se ka ardhur koha t\u2019i jepet fundi i merituar atyre q\u00eb e trajtojn\u00eb si pla\u00e7k\u00eb biznesin.<\/p>\n<p>\u201cKa ardhur koha t\u2019i japim fundin e merituar atyre q\u00eb biznesin e trajtojn\u00eb si pla\u00e7k\u00eb lufte, q\u00eb korrupsionin e konsiderojn\u00eb si rrog\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme dhe q\u00eb shtetin e mendojn\u00eb si nj\u00eb mas\u00eb presioni. Programi i Partis\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb rikthyer normalitetin n\u00eb ekonomi dhe qasjen pro-biznes\u201d, shkruan Tabaku.<\/p>\n<p><strong>Mesazhi i Tabakut:<\/strong><\/p>\n<p>Financat, d\u00ebshtimi m\u00eb i madh i k\u00ebsaj qeverie!<\/p>\n<p>Sa her\u00eb jan\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi rikthejn\u00eb dhun\u00ebn ndaj bizneseve<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj si dy vjet m\u00eb par\u00eb, qeveria ka nisur t\u00eb ushtroj\u00eb politik\u00ebn e k\u00ebrba\u00e7it ndaj bizneseve. Situata e buxhetit t\u00eb shtetit \u00ebsht\u00eb skandaloze jo sepse bizneset jan\u00eb informale por sepse qeveria punon p\u00ebr oligark\u00ebt.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani mungojn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhurat e ketij viti 60 mln euro ku kryesorja \u00ebsht\u00eb e ardhura nga TVSH. T\u00eb dh\u00ebnat nga Financat tregojn\u00eb se kemi r\u00ebnie t\u00eb mbledhjes s\u00eb TVSH-s\u00eb ku ka nj\u00eb r\u00ebnie me 6.3 mld lek\u00eb. Kjo tregon jo vet\u00ebm kriz\u00ebn e bizneseve por edhe kriz\u00ebn e konsumit t\u00eb qytetar\u00ebve dhe varf\u00ebrimin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb tyre!<\/p>\n<p>Taksa Nacionale, q\u00eb p\u00ebrfshin edhe taks\u00ebn e qarkullimit q\u00eb paguhet mbi naft\u00ebn m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb n\u00eb rajon, ka nj\u00eb r\u00ebnie prej thuajse 2 mld lek\u00ebsh n\u00eb raport me planin. N\u00eb total t\u00eb ardhurat nga doganat dhe tatimet jan\u00eb mbledhur 4.4 mld lek\u00eb m\u00eb pak se sa parashikimi i qeveris\u00eb n\u00eb k\u00ebto 6 muaj.<\/p>\n<p>Pra \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb k\u00ebrba\u00e7i i qeveris\u00eb vjen si pasoj\u00eb e ark\u00ebs s\u00eb boshatisur t\u00eb qeveris\u00eb. Nj\u00eb gjendje e rr\u00ebnuar ekonomike dhe ankthi i nj\u00eb ekonomie q\u00eb komandohet jo nga oferta dhe k\u00ebrkesa por nga nevojat e oligarkis\u00eb dhe vendimet abuzive t\u00eb qeveris\u00eb. Shqip, fajin e ka qeveria.<\/p>\n<p>N\u00eb 6 vjet qeveria ka rritur taksat kumulativisht me 2 mld euro, duke aplikuar nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ndaj bizneseve dhe qytetar\u00ebve. Sa her\u00eb taksat rriteshin aq m\u00eb pak ishte mbledhja e taksave dhe tatimeve nd\u00ebrsa buxheti boshatisej. Si rezultat deri m\u00eb sot jan\u00eb mbyllur mbi 50 biznese n\u00eb dit\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr kan\u00eb nisur t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale. Qytetar\u00ebt po konsumojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb pak dhe po shpenzojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, produktet jan\u00eb shtrenjtuar dhe n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs xhepi i qytetar\u00ebve paguan kostot dhe taksat.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb taksat e rritura buxhetit t\u00eb shtetit i mungojn\u00eb n\u00eb gjasht\u00eb vite rreth 740 mln euro nga ku rreth 600 mln euro i mungojn\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit vet\u00ebm n\u00eb z\u00ebrin e Taksave dhe Tatimeve. K\u00ebshtu qeveria ka vendosur q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb \u201cfajtor\u00ebt\u201d, duke ia kaluar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb atyre q\u00eb nuk kan\u00eb faj; pra bizneseve. Natyrisht edhe tek bizneset disa jan\u00eb t\u00eb oligark\u00ebve (q\u00eb nuk sulmohen) dhe pjesa tjet\u00ebr. Jan\u00eb k\u00ebto t\u00eb fundit q\u00eb sot po goditen nga qeveria dhe organet e tatimeve dhe doganave n\u00ebn presupozimin e Kuponit Tatimor.<\/p>\n<p>N\u00eb pak fjal\u00eb qeveris\u00eb i mungojn\u00eb 37% e taksave t\u00eb rritura n\u00eb k\u00ebto gjasht\u00eb vjet nd\u00ebrsa shumica e bizneseve dhe investitor\u00ebve n\u00eb vend ankohen p\u00ebr taksat e larta, k\u00ebrba\u00e7in e nj\u00eb qeverie q\u00eb mban an\u00ebn e t\u00eb fortit dhe oligarkut, nj\u00eb ekonomi gjithnj\u00eb e m\u00eb pak e lir\u00eb, korrupsioni galobpant dhe i kthyer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb shkaqe q\u00eb kan\u00eb krijuar nj\u00eb ambjent t\u00eb pajetuesh\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr bizneset por edhe p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb marrin arratin\u00eb!<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr arsye e k\u00ebrba\u00e7it qeveritar lidhet me \u201cedukimin\u201d q\u00eb qeveria do t\u2019i jap\u00eb bizneseve q\u00eb nuk zbatuan urdh\u00ebrin p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb votime. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb provuar bot\u00ebrisht, qeveria i detyroi shum\u00eb biznese q\u00eb t\u00eb dilnin me votime me m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme. Sot q\u00eb farsa elektorale p\u00ebrfundoi qeveria ka nisur gjuetin\u00eb post-elektorale p\u00ebr kurban\u00ebt n\u00eb biznes!<\/p>\n<p>Partia Demokratike ka nj\u00eb tjet\u00ebr vizion p\u00ebr biznesin dhe ekonomin\u00eb n\u00eb vend. Jo vet\u00ebm q\u00eb beteja jon\u00eb do t\u00eb nis\u00eb kund\u00ebr oligarkis\u00eb dhe kontratave abuzive PPP q\u00eb shp\u00ebrndahen si t\u00eb jen\u00eb certifikata nga qeveria. Ne do t\u00eb nd\u00ebrmarrim nism\u00ebn e uljes s\u00eb taksave p\u00ebr bizneset dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmisuar klim\u00ebn e biznesit n\u00eb vend. Taksa 9% mbi t\u00eb ardhurat dhe tatim fitimin si dhe shmangia e patrullave gjobv\u00ebn\u00ebse, taks\u00eb 0 p\u00ebr biznesin e vog\u00ebl. Nj\u00eb paket\u00eb e plot\u00eb incentivash fiskale n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb biznesit dhe investitor\u00ebve.<\/p>\n<p>Ka ardhur koha t\u2019i japim fundin e merituar atyre q\u00eb biznesin e trajtojn\u00eb si pla\u00e7k\u00eb lufte, q\u00eb korrupsionin e konsiderojn\u00eb si rrog\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme dhe q\u00eb shtetiin e mendojn\u00eb si nj\u00eb mas\u00eb presioni. Programi i Partis\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb rikthyer normalitetin n\u00eb ekonomi dhe qasjen pro-biznes.<\/p>\n<p>PD ka nj\u00eb vizion pro-biznes. Taksa t\u00eb ul\u00ebta, largim t\u00eb gjobaxhinjve me veshje shtet\u00ebrore dhe incentiva pro biznes. Beteja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb per nj\u00eb ekonomi tregu dhe luft\u00eb t\u00eb pakompromist\u00eb ndaj oligark\u00ebve dhe monopoleve. Pa i dh\u00ebn\u00eb frym\u00eb e hap\u00ebsir\u00eb biznesit nuk mund t\u00eb kemi nj\u00eb ekonomi t\u00eb zhvilluar dhe sh\u00ebrbime e produkte cil\u00ebsore! Taksa 9 % do t\u00eb ket\u00eb si mision primar leht\u00ebsimin e biznesit, pulla fiskale do largoj\u00eb tatimoret nga dyert e bizneseve dhe do t\u00eb luftoj\u00eb informalitetin! Mbi t\u00eb gjitha mund\u00ebsia p\u00ebr pun\u00ebsim do t\u00eb rikthehet n\u00eb Shqip\u00ebri. Mjaft me propagand\u00ebn e shifrave t\u00eb rreme q\u00eb p\u00ebrhap qeveria!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, i cil\u00ebson financat si d\u00ebshtimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs. Tabaku shkruan n\u00eb \u201cFacebook\u201d se sa her\u00eb kjo qeveri \u00ebsht\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi rikthen dhun\u00ebn ndaj bizneseve. Referuar aksionit kund\u00ebr informalitetit t\u00eb nisur dit\u00ebt e fundit, ish-deputetja e PD thekson se qeveria po ushtron politik\u00ebn e k\u00ebrba\u00e7it ndaj bizneseve, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":69477,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-96792","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96792","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96792"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96792\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69477"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96792"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96792"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96792"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}