{"id":97406,"date":"2019-07-19T18:26:09","date_gmt":"2019-07-19T16:26:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=97406"},"modified":"2019-07-19T18:26:09","modified_gmt":"2019-07-19T16:26:09","slug":"mediu-gjithmone-faqebardhe-miku-im-ramush-haradinaj-je-dhe-do-jesh-krenaria-e-kosoves-dhe-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/mediu-gjithmone-faqebardhe-miku-im-ramush-haradinaj-je-dhe-do-jesh-krenaria-e-kosoves-dhe-shqiptareve\/","title":{"rendered":"Mediu: Gjithmon\u00eb faqebardh\u00eb miku im Ramush Haradinaj. Je dhe do jesh krenaria e Kosov\u00ebs dhe shqiptar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Republikane, Fatmir Mediu reagon pas vendimit t\u00eb Ramush Haradinajt p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga posti i kryeministrit.<\/p>\n<p>Sipas Mediut, Haradinaj mbetet krenaria e Kosov\u00ebs dhe shqiptar\u00ebve, nd\u00ebrsa shton se, ai \u00ebsht\u00eb sot politikani m\u00eb patriot I Kosov\u00ebs q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk b\u00ebri pazar apo loj\u00eb interesash politike.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb i Fatmir Mediut:<\/p>\n<p>Gjithmone faqe bardhe miku im Ramush Haradinaj. Ti je dhe do jesh krenaria e Kosoves dhe shqiptareve<\/p>\n<p>Kryeministri Haredinaj dha doreheqjen per shkak te thirrjes ne Gjykaten e Hages.<\/p>\n<p>Haredinaj ka provuar jo vetem se ka qene nje ushtar dhe Komandant legjendar i UCK, por familja e tij i ka dhene Ksoves deshmore duke e bere nje nga familjet simbol te qendreses dhe luftes per liri te popullit te Kosoves.<\/p>\n<p>Ai eshte sot politikani me patriot I Kosoves qe asnjehere nuk beri pazar apo loje interesash politike, ai qendroj fort perballe kujtdo qe donte te coptonte Kosoven, ai qendroj fort perballe Serbise dhe te gjithe atyre qe mendonin qe Kosova duhej te ulte koken perballe shantazhit.<\/p>\n<p>Ndoshta kjo qe po ndodh ka padyshim te beje edhe me lojrat politike te cilat duan te rihapin ceshtjen e ndryshimit te kufijeve ne Kosove dhe n\u00eb ballkan.<\/p>\n<p>Haredinaj nuk eshte hera e pare qe perballet me Hagen dhe ai ka dal fitimtare sepse e drejta dhe e verteta e tij patriotike eshte prove e luftes dhe qendreses se Kosoves qe nuk mund ta bej kush pis n\u00eb interesa apo pazare politike.<\/p>\n<p>Me poshte deklarata e Kryeministrit Haredinaj<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Dua t\u00eb ju informoj se sot kam marr\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim:<\/p>\n<p>Jap dor\u00ebheqje t\u00eb parevokueshme nga detyra e Kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe dua q\u00eb t\u00eb ju falemnderoj p\u00ebr besim dhe p\u00ebrkrahje. Arsyeja e k\u00ebtij vendimi \u00ebsht\u00eb se kam marr\u00eb thirrje t\u00eb paraqitem p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb n\u00eb pyetje nga Dhomat e Specializuara n\u00eb Hag\u00eb si i dyshuar.<\/p>\n<p>Qeverit\u00eb dhe pushtetet jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrrueshme, jetojm\u00eb n\u00eb demokraci.<\/p>\n<p>Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet t\u00eb ruhet dhe un\u00eb nuk e poshtroj asnj\u00ebher\u00eb. N\u00eb Hag\u00eb si Ramush Haradinaj do t\u2019i dal p\u00ebrball shpif\u00ebsve, ashtu si e k\u00ebrkon nderi i luft\u00ebtarit shqiptar.<\/p>\n<p>Past\u00ebrtia ime dhe e luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund t\u00eb njolloset nga askush dhe asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Shteti im \u00ebsht\u00eb Kosova, e paprekshme n\u00eb multietnicitet, shum\u00ebgjuh\u00ebsi, n\u00eb territor e kufij\u00eb.<\/p>\n<p>Kosov\u00ebs i b\u00ebhet presion i padrejt\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin e njohjes nga Serbia. Ndarja apo Dodik Republika jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrballueshme p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe stabilitetin e rajonit.<\/p>\n<p>Si Kryeminist\u00ebr i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs besoj fuqish\u00ebm se \u00e7mimi p\u00ebr njohje \u00ebsht\u00eb tregu dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb taksa duhet t\u00eb jet\u00eb \u00e7mimi i njohjes.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare po b\u00ebn gabim q\u00eb po insiston n\u00eb \u00e7mim t\u00eb pap\u00ebrballuesh\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebr njohje. Lidershipi Kosovar po b\u00ebn gabim se nuk po e fuqizon legjitimitetin e vendimit p\u00ebr taks\u00ebn ndaj Serbis\u00eb. Her\u00ebt a von\u00eb do ta kuptojm\u00eb se sa d\u00ebm i madh po i b\u00ebhet vendit me k\u00ebt\u00eb mosunitet.<\/p>\n<p>Kosova euro-atlantike \u00ebsht\u00eb e interesuar p\u00ebr njohje reciproke n\u00eb kufijt\u00eb ekzistues. Dialogu p\u00ebr njohje \u00ebsht\u00eb edhe rruga p\u00ebr tregti t\u00eb lir\u00eb me Serbin\u00eb. Kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb t\u00eb jemi bashk\u00eb \u2013 tregu p\u00ebr njohje, e jo ndarja apo Republika e Dodikut.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u00eb ju siguroj se: Taksa mbetet, Ushtria e Kosov\u00ebs shkon para, Trep\u00e7a \u00ebsht\u00eb e gatshme p\u00ebr investime.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj dor\u00ebheqjeje MANDATIN IA KTHEJ POPULLIT. Sovrani t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr udh\u00ebheqjen e ardhshme me zgjedhje t\u00eb lira dhe demokratike.<\/p>\n<p>I drejtohem Presidentit q\u00eb n\u00eb afatin kushtetues t\u00eb kryej\u00eb konsultimet me partit\u00eb politike dhe t\u2019i shpall\u00eb zgjedhjet e parakohshme.<\/p>\n<p>Qeveria e vendit vazhdon t\u00eb kryej\u00eb funksionet e veta pa lejuar vakuum qeveritar deri n\u00eb Qeverin\u00eb e re t\u00eb dalur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb do t\u2019i drejtohem me shkresa zyrtare p\u00ebr dor\u00ebheqjen e parevokueshme institucioneve t\u00eb vendit dhe udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb koalicionit qeveris\u00ebs.<\/p>\n<p>Do t\u2019i sh\u00ebrbej me besnik\u00ebri, gjith\u00eb jet\u00ebn, POPULLIT, ATDHEUT DHE SHTETIT TIM KOSOV\u00cbS! Faleminderit.<\/p>\n<p>I juaji, Ramush Haradinaj<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Republikane, Fatmir Mediu reagon pas vendimit t\u00eb Ramush Haradinajt p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga posti i kryeministrit. Sipas Mediut, Haradinaj mbetet krenaria e Kosov\u00ebs dhe shqiptar\u00ebve, nd\u00ebrsa shton se, ai \u00ebsht\u00eb sot politikani m\u00eb patriot I Kosov\u00ebs q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk b\u00ebri pazar apo loj\u00eb interesash politike. Reagimi i plot\u00eb i Fatmir Mediut: [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":97407,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-97406","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97406","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97406"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97406\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97407"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97406"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97406"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97406"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}