{"id":97440,"date":"2019-07-20T13:08:59","date_gmt":"2019-07-20T11:08:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=97440"},"modified":"2019-07-20T13:08:59","modified_gmt":"2019-07-20T11:08:59","slug":"kush-e-rrezoi-haradinajn-deshmia-interesante-e-ish-diplomatit-amerikan-qe-po-qendron-ne-prishtine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kush-e-rrezoi-haradinajn-deshmia-interesante-e-ish-diplomatit-amerikan-qe-po-qendron-ne-prishtine\/","title":{"rendered":"Kush e rr\u00ebzoi Haradinajn\/ D\u00ebshmia interesante e ish-diplomatit amerikan q\u00eb po q\u00ebndron n\u00eb Prishtin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Bisedova me Kryeministrin t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn. Ai nuk dha ndonj\u00eb shenj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb ndodhi dhe ka gjas\u00eb q\u00eb nuk e ka ditur.<\/p>\n<p>Nga Daniel Serwer<\/p>\n<p>Kam q\u00ebndruar n\u00eb Prishtin\u00eb gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb jav\u00ebs, ku dje kryeministri Ramush Haradinaj dha dor\u00ebheqje. Nj\u00eb tribunal special q\u00eb do t\u00eb merret me krimet e kryera pas luft\u00ebs s\u00eb viteve 1998-1999 i ka d\u00ebrguar ftes\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Hag\u00eb. Ende nuk dihet n\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb i akuzuar ose d\u00ebshmitar. Ai \u00ebsht\u00eb gjykuar dy her\u00eb n\u00eb Tribunalin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb shpallur i pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Bisedova me Kryeministrin t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn. Ai nuk dha ndonj\u00eb shenj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb ndodhi dhe ka gjas\u00eb q\u00eb nuk e ka ditur.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb k\u00ebtu. Taksat q\u00eb Ramushi i ka vendosur ndaj prodhimeve serbe e kan\u00eb bllokuar dialogun e Bashkimit Evropian mes Beogradit dhe Prishtin\u00ebs, i cili kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u2019i zgjidhte shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb mbetur nj\u00eb gjenerat\u00eb pasi Slobodan Milosheviqi e d\u00ebboi gjysm\u00ebn e popullsis\u00eb shqiptare, por q\u00eb u dor\u00ebzua pas fushat\u00ebs 78-ditore t\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO-s p\u00ebr ta sjell\u00eb administrimin e Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb provinc\u00ebn e kontrolluar nga Serbia. Kosova tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb demokraci parlamentare, \u2013 q\u00eb ende nuk njihet si shtet sovran nga disa shtete \u2013 n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn duhen t\u00eb mbahen zgjedhje brenda 45 dit\u00ebve nga dor\u00ebheqja e kryeministrit. Opozita, e cila k\u00ebrkonte zgjedhje n\u00eb tetor, ka pak gjasa q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e gatshme p\u00ebr to n\u00eb fillim t\u00eb shtatorit.<\/p>\n<p>Dikush mund t\u00eb mendoj\u00eb se Shtetet e Bashkuara q\u00ebndrojn\u00eb prapa manovr\u00ebs juridike q\u00eb b\u00ebri q\u00eb Ramushi t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje. Gjykata Speciale \u00ebsht\u00eb e themeluar sipas ligjeve t\u00eb Kosov\u00ebs, por p\u00ebrb\u00ebhet kryesisht nga evropian\u00ebt me nj\u00eb kryeprokuror amerikan, t\u00eb caktuar nga Administrata e Trumpit. As q\u00eb keni nevoj\u00eb t\u00eb jeni mb\u00ebshtet\u00ebs me p\u00ebrvoj\u00eb i teorive konspirative p\u00ebr t\u00eb paramenduar se amerikan\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb zem\u00ebruar me taks\u00ebn e Ramushit dhe kund\u00ebrshtimin e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve n\u00eb baza etnike me Beogradin, kan\u00eb vendosur ta heqin qafe at\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim t\u00eb madh. Dy betejat e kaluara t\u00eb Ramushit n\u00eb Hag\u00eb nuk i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, p\u00ebrpos q\u00eb ia kan\u00eb rritur popullaritetin n\u00eb Kosov\u00eb. Taksa dhe kund\u00ebrshtimi i shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve jan\u00eb t\u00eb popullarizuara. Thirrja e Ramushit n\u00eb Hag\u00eb ka shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr gjasa q\u00eb ta shtoj\u00eb p\u00ebrkrahjen politike ndaj tij, sesa ta d\u00ebmtoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Por mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb gjykata, duke vepruar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj, t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb se ka arsye p\u00ebr ta marr\u00eb n\u00eb pyetje Ramushin ose edhe ta akuzoj\u00eb at\u00eb. Thjesht nuk e dim\u00eb. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb, serb\u00eb dhe shqiptar\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb pas luft\u00ebs. Shumica e njer\u00ebzve k\u00ebtu mendojn\u00eb se Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs (U\u00c7K), n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Ramushi ishte komandant rajonal, \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebrisht p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Un\u00eb jam n\u00eb favor t\u00eb asaj q\u00eb fajtor\u00ebt t\u00eb mbahen p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto krime. Por do t\u00eb ishte t\u00ebr\u00ebsisht papjekuri t\u00eb gjykojm\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb fajtori.<\/p>\n<p>Deri tash, reagimi popullor ndaj dor\u00ebheqjes s\u00eb Ramushit \u00ebsht\u00eb i qet\u00eb. Ne mor\u00ebm pjes\u00eb mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb Festivalin e Filmit n\u00eb Prishtin\u00eb, i cili po mbahet p\u00ebrball\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb Kryeministrit. Nj\u00eb turne i basketbollit t\u00eb rrug\u00ebs mbahej n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn mes tyre. Njer\u00ebz familjar\u00eb ecnin t\u00eb g\u00ebzuar n\u00ebp\u00ebr sheshin \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d. Sigurisht q\u00eb t\u00ebr\u00eb kjo mund t\u00eb ndryshoj\u00eb, por tash p\u00ebr tash duket se njer\u00ebzit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb interesuar t\u00eb k\u00ebnaqen n\u00eb motin e kthjell\u00ebt dhe t\u00eb fresk\u00ebt, sesa t\u00eb brengos\u00ebn p\u00ebr at\u00eb q\u00eb i ka ndodhur kryeministrit.<\/p>\n<p>Presidenti i Kosov\u00ebs, Tha\u00e7i, i cili gjithashtu ishte pjes\u00eb e kuadrit t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, tashm\u00eb duhet ta mbik\u00ebqyr\u00eb themelimin e nj\u00eb qeverie t\u00eb p\u00ebrkohshme. Vet\u00eb ky proces do t\u00eb jet\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, sepse Ramushi ka nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb kuvend. Rezultati i zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb i paparashikuesh\u00ebm. Ky \u00ebsht\u00eb lajmi i mir\u00eb: Pavar\u00ebsisht shkeljeve t\u00eb partive politike n\u00eb fushata dhe n\u00eb qendra votimesh, shtypi k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb standardeve evropiane dhe zgjedhjet jan\u00eb gar\u00eb serioze politike. Formimi i koalicioneve para dhe pas zgjedhjeve l\u00eb shum\u00eb paqart\u00ebsi rreth rezultatit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Zgjedhjet jan\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb natyrshme. Para se t\u00eb kthehet n\u00eb besime me Beogradin, Prishtina do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb unitet sesa q\u00eb ka pasur gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb Ramushit. K\u00ebshilla ime p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb vjen n\u00eb pushtet: M\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mir\u00eb do t\u00eb jet\u00eb largimi nga nj\u00eb marr\u00ebveshje e keqe dhe m\u00ebnyr\u00eb e vetme q\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje e mir\u00eb t\u00eb zbatohet \u00ebsht\u00eb duke e bindur shumic\u00ebn e qytetar\u00ebve se ajo \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bisedova me Kryeministrin t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn. Ai nuk dha ndonj\u00eb shenj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb ndodhi dhe ka gjas\u00eb q\u00eb nuk e ka ditur. Nga Daniel Serwer Kam q\u00ebndruar n\u00eb Prishtin\u00eb gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb jav\u00ebs, ku dje kryeministri Ramush Haradinaj dha dor\u00ebheqje. Nj\u00eb tribunal special q\u00eb do t\u00eb merret me krimet e kryera pas luft\u00ebs s\u00eb viteve 1998-1999 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":97441,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-97440","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97440","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97440"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97440\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97441"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97440"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97440"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97440"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}