{"id":97536,"date":"2019-07-20T19:40:01","date_gmt":"2019-07-20T17:40:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=97536"},"modified":"2019-07-20T17:03:34","modified_gmt":"2019-07-20T15:03:34","slug":"mohimi-dhe-glorifikimi-i-krimeve-te-luftes-pengojne-pajtimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/mohimi-dhe-glorifikimi-i-krimeve-te-luftes-pengojne-pajtimin\/","title":{"rendered":"Mohimi dhe glorifikimi i krimeve t\u00eb luft\u00ebs pengojn\u00eb pajtimin"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Sigurimit informohet nj\u00eb her\u00eb n\u00eb gjasht\u00eb muaj nga Mekanizmi i mbetur nga Gjykatat Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, IMRCT. K\u00ebsaj her\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm zuri d\u00ebnimi i mohimit dhe glorifikimit t\u00eb krimeve n\u00eb ish Jugosllavi.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Sigurimit\u00a0k\u00ebrkoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn (17.07) p\u00ebrmbylljen e proceseve\u00a0t\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb\u00a0krimeve t\u00eb\u00a0luft\u00ebs t\u00eb kryera n\u00eb Ruand\u00eb dhe ish-Jugosllavi,\u00a0n\u00eb nj\u00eb debat t\u00eb hapur zhvilluar n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb p\u00ebrkoi me Dit\u00ebn e Drejt\u00ebsis\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr ish- Jugosllavin\u00eb \u00ebsht\u00eb mbyllur n\u00eb dhjetor 2017 dhe ajo p\u00ebr Ruand\u00ebn n\u00eb dhjetor 2015, por me pun\u00ebn e mbetur p\u00ebrgjysm\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u marr\u00eb IRMCT, Mekanizmi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i mbetur nga Gjykatat Nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ky mekaniz\u00ebm \u00ebsht\u00eb krijuar me nj\u00eb vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit n\u00eb vitin 2010, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb me personel m\u00eb t\u00eb kufizuar dhe koh\u00eb m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr vazhdimin e gjykimeve. Fillimisht mandati i IRMCT ishte kat\u00ebr vje\u00e7ar, por ai u zgjerua dhe aktualisht \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb 2020. IRMCT ka zyra n\u00eb Hag\u00eb dhe n\u00eb Arusha, Tanzani. Sipas rregullit, presidenti i IRMCT dhe Prokurori informojn\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit nj\u00eb her\u00eb n\u00eb gjasht\u00eb muaj me nj\u00eb raport progresi. N\u00eb p\u00ebrgjithj\u00ebsi debati nuk tregoi ndonj\u00eb ndryshim t\u00eb tendencave politike kundrejt Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Rusia vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb q\u00ebndrim kritik ndaj IRMCT, ashtu si\u00e7 ka mbajtur q\u00ebndrim kritik ndaj Gjykat\u00ebs p\u00ebr krimet e luft\u00ebs n\u00eb ish-Jugosllavi.<\/p>\n<p>Debati u hap nga presidenti i IRMCT, gjykat\u00ebsi Carmel Agius i cili tha: &#8220;Drejt\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb problem i t\u00eb gjith\u00ebve, sepse ajo i sh\u00ebrben paqes dhe paqja duhet ruajtur p\u00ebrdit\u00eb\u201d. \u00a0Agius e ka marr\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Prokurori i IRMCT, Serge Brammertz, p\u00ebrmendi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb d\u00ebnimit p\u00ebr Radovan Karaxhiqin nga marsi i\u00a0k\u00ebtij viti dhe kthimin n\u00eb denim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, si nj\u00eb shembull shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb tregon se kur komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb i vendosur drejt\u00ebsia vihet n\u00eb vend. Rasti i Ratko Mlladiqit mbetet p\u00ebr tu mbyllur n\u00eb fund t\u00eb 2020. Progres \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb rigjykimet e Jovica Stanishiqit dhe Franko Simatoviqit.<\/p>\n<p><strong>Dihet vendi i t\u00eb dyshuarve<\/strong><\/p>\n<p>Brammertz tha se zyra e tij ka informacione p\u00ebr vendndodhjen e disa prej personave t\u00eb k\u00ebrkuar nga Gjykata p\u00ebr krime t\u00eb kryera n\u00eb Ruand\u00eb dhe i k\u00ebrkoi vendeve an\u00ebtare t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb. Prokurori foli edhe p\u00ebr faktor\u00ebt q\u00eb pengojn\u00eb pun\u00ebn e zyr\u00ebs, si p\u00ebrshembull munges\u00ebn e bashk\u00ebpunimit nga disa vende. Sa i p\u00ebrket p\u00ebrndjekjes penale n\u00eb nivel komb\u00ebtar, duhet b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur drejt\u00ebsi p\u00ebr viktimat. Autoritetet n\u00eb Ruand\u00eb jan\u00eb duke k\u00ebrkuar 500 persona q\u00eb i jan\u00eb larguar drejt\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr ish Jugosllavin\u00eb ka mij\u00ebra raste ku pritet t\u00eb zhvillohen proceset. Homolog\u00ebt e IRMCT n\u00eb vendet e ndryshme kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje, asistenc\u00eb dhe k\u00ebshilla p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb jet\u00eb strategjit\u00eb komb\u00ebtare kund\u00ebr krimeve t\u00eb luft\u00ebs, tha ai, duke v\u00ebn\u00eb theksin n\u00eb ndihm\u00ebn q\u00eb mund t\u00eb jap\u00eb bashk\u00ebpunimi rajonal.<\/p>\n<p>IRMCT i ka kushtuar m\u00eb pak v\u00ebmendje funksioneve t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb mbrojtjen e viktimave dhe t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve, monitorimin e rasteve bazuar n\u00eb juridiksionin komb\u00ebtar, dhe ruajtjen e arkivit t\u00eb IRMCT, si p\u00ebr Ruand\u00ebn dhe p\u00ebr Jugosllavin\u00eb, tha Prokurori Brammertz.<\/p>\n<p>Mohimi i krimeve dhe glorifikimi i krimeve t\u00eb luft\u00ebs, vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten problem, tha Brammertz. N\u00eb ish-Jugosllavi situata \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar, nj\u00eb minist\u00ebr e ka quajtur genocidin e Srebrenic\u00ebs t\u00eb pa v\u00ebrtet\u00eb dhe nj\u00eb deputet parlamenti\u00a0uron Mlladiqin p\u00ebr krimet e b\u00ebra, duke i quajtur ato aksione ushtarake madh\u00ebshtore. &#8220;Konseguenca \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: mohimi dhe glorifikimi jan\u00eb duke e destabilizuar rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe duke penguar pajtimin,&#8221; tha ai, duke i b\u00ebr\u00eb thirrje udh\u00ebheq\u00ebsve politike dhe komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb t\u00eb flasin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p><strong>Rusia dhe Serbia kund\u00ebrshtojn\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Federat\u00ebs Ruse, e p\u00ebrshkroi mekanizmin si \u201en\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrhershme mosrespektimi\u201d t\u00eb Rezolut\u00ebs 1966, duke iu kthyer ngjarjeve t\u00eb 20 viteve m\u00eb par\u00eb, kur NATO kreu nd\u00ebrhyrje ushtarake kund\u00ebr ish-Jugosllavis\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr sht\u00ebpi, ura dhe shkolla. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb hetoheshin k\u00ebto krime, u krijua miti se vet\u00ebm Beogradi ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Ballkan, duke nd\u00ebshkuar serb\u00ebt dhe mbuluar t\u00eb tjer\u00ebt, tha ai. Kjo rrug\u00eb u vazhdua edhe nga Mekanizmi IRMCT, duke shoq\u00ebruar d\u00ebnimet me fushata agresive t\u00eb mediave, tha p\u00ebrfaq\u00ebsuesi rus, duke iu referuar rasteve t\u00eb Karaxhiqit dhe Mlladiqit. Ai tregoi shqet\u00ebsim p\u00ebr gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb Mlladiqit. Ai e mbylli fjal\u00ebn e tij duke th\u00ebn\u00eb se Rusia nuk do t\u00eb paguaj\u00eb n\u00eb fondin p\u00ebr IRMCT dhe k\u00ebrkoi para se t\u00eb largohej q\u00eb n\u00eb Prokurori Brammertz t\u00eb shtoj\u00eb kur flet p\u00ebr Kosov\u00ebn, edhe referenc\u00ebn sipas Rezolut\u00ebs 1244.<\/p>\n<p>Ministrja serbe e Drejt\u00ebsis\u00eb, e ftuar n\u00eb debatin e hapur, tha se disa vler\u00ebsime t\u00eb raportit t\u00eb fundit t\u00eb prokurorit jan\u00eb t\u00eb pabaza, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe vler\u00ebsimin se &#8220;bashk\u00ebpunimi rajonal n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e krimeve t\u00eb luft\u00ebs \u00ebsht\u00eb i pak\u00ebnaqsh\u00ebm\u201d. P\u00ebrkundrazi, tha ajo, krahasuar me periudh\u00ebn e m\u00ebparshme, bashk\u00ebpunimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i\u00a0zgjeruar. Mekanizmi perceptohet si nj\u00eb mjet p\u00ebr ushtrimin e presionit politik. As Prokurori, as Mekanizmi nuk kan\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb till\u00eb. Serbia ka bashk\u00ebpunuar duke ofruar akses n\u00eb d\u00ebshmit\u00eb, dokumenta, arkivat dhe d\u00ebshmitar\u00ebt. Bashk\u00ebpunimi me Bosnj\u00ebn ka qen\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb tha ajo, duke premtuar q\u00eb edhe me Kroacin\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet.<\/p>\n<p>Ministrja p\u00ebrmendi paragrafin 83 t\u00eb raportit, n\u00eb t\u00eb cilin thuhet se &#8220;ekziston shqet\u00ebsim i madh q\u00eb aktualisht asnj\u00eb zyrtar i nivelit t\u00eb mes\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar&#8230; p\u00ebr pastrimin etnik t\u00eb 800 mij\u00eb civil\u00ebve nga Kosova n\u00eb mars dhe prill 1999&#8221;. K\u00ebto pretendime jan\u00eb t\u00eb gabuara, tha ministrja. &#8220;K\u00ebto histori jan\u00eb krijuar nga mullinjt\u00eb e propagand\u00ebs p\u00ebr t\u00eb justifikuar bombardimin 78 dit\u00ebsh t\u00eb vendit tim 20 vjet m\u00eb par\u00eb,&#8221; tha ministrja, duke shtuar se brutalizimi u b\u00eb pa asnj\u00eb arsye dhe pa asnj\u00eb vendim t\u00eb marr\u00eb nga K\u00ebshilli i Sigurimit.<\/p>\n<p>&#8220;Kurrkush nuk \u00ebsht\u00eb gjykuar ose d\u00ebnuar p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb till\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb serb\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar nga Tribunali p\u00ebr shkeljet e kryera n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs dhe Metohis\u00eb, n\u00eb mbrojtje t\u00eb vendit t\u00eb tyre&#8221;, tha ajo. Lidhur me nism\u00ebn e vendit t\u00eb saj, q\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit ta kryejn\u00eb d\u00ebnimin n\u00eb Serbi, ministrja tha se riintegrimi i t\u00eb d\u00ebnuarve pas lirimit, do jet\u00eb m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb n\u00ebse ata q\u00ebndrojn\u00eb jasht\u00eb atdheut. Ajo i rik\u00ebrkoi Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb rishikoj\u00eb praktikat ekzistuese p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p><strong>Karaxhiqi ka b\u00ebr\u00eb krime edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Kroacis\u00eb shprehu keqardhjen q\u00eb Dhoma e Apelit nuk p\u00ebrfshiu edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e Karaxhiqit p\u00ebr krimet e kryera n\u00eb vende t\u00eb tjera p\u00ebrve\u00e7 Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs. Ajo tha se n\u00eb procesin e apelit, p\u00ebrfshirja e tij n\u00eb veprimtarin\u00eb kriminale n\u00eb Bosnj\u00eb- Hercegovin\u00eb, duhet t\u00eb ishte pare e lidhur me udh\u00ebheqjen politike dhe ushtarake t\u00eb Jugosllavis\u00eb n\u00ebn regjimin e Millosheviqit. P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Kroacis\u00eb inkurajon Mekanizmin t\u00eb jap\u00eb maksimumin n\u00eb rastin e apelimit t\u00eb Mlladiqit dhe n\u00eb proceset e gjykimit kund\u00ebr Stanishiqit dhe Simatoviqit.<\/p>\n<p>Lidhur me moskryerjen e proceseve gjyq\u00ebsore t\u00eb Petar Jojiqit dhe Vjerica Radetas, ajo tha se Serbia duhet t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me IRMCT dhe t\u00eb zbatoj\u00eb plot\u00ebsisht vendimet e saj. Duke theksuar se bashk\u00ebpunimi i plot\u00eb me Mekanizmin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kriteret p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb t\u00eb pranohen n\u00eb Bashkimin Europian. Ajo tha se Kroacia nuk \u00ebsht\u00eb aspak e k\u00ebnaqur me munges\u00ebn e progresit nga ana e komisionit bilateral krijuar me Serbin\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e krimeve t\u00eb luft\u00ebs. Beogradi nuk tregon gatishm\u00ebri t\u00eb hap\u00eb arkivat p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb k\u00ebrkimin e personave q\u00eb nuk jan\u00eb gjetur q\u00eb nga koha e luft\u00ebs, tha ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm midis prokurorit dhe autoriteteve t\u00eb Bosnj\u00eb -Hercegovin\u00ebs, Kroacis\u00eb dhe Serbis\u00eb. &#8220;M\u00eb shum\u00eb drejt\u00ebsi do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb shum\u00eb besim dhe m\u00eb shum\u00eb stabilitet n\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb dhe n\u00eb gjith\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Gjermania iu bashkua vendeve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb gjenden tet\u00eb ruandez\u00ebt e d\u00ebnuar p\u00ebr krime lufte dhe i b\u00ebri thirrje vendeve ku mendohet t\u00eb jen\u00eb fshehur ata, q\u00eb t&#8217;i arrestojn\u00eb dhe t&#8217;ia dor\u00ebzojn\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. SHBA ofroi 5 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e informacioneve q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb arrestimin e tyre. T\u00eb dyja vendet vler\u00ebsuan Afrik\u00ebn e Jugut, e cila m\u00eb n\u00eb fund ka pranuar t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me IRMCT.<\/p>\n<p><strong>Rreziqet nga toleranca<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Gjermanis\u00eb paralajm\u00ebroi p\u00ebr rreziqet e rritjes s\u00eb toleranc\u00ebs ndaj k\u00ebndv\u00ebshtrimeve nacionaliste, sidomos n\u00eb Bosnj\u00eb- Hercegovin\u00eb, Kroaci dhe Serbi. Gjermania ka pranuar t\u00eb marr\u00eb kat\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar nga burgu i OKB n\u00eb Hag\u00eb dhe inkurajon edhe vendet e tjera an\u00ebtare q\u00eb t\u00eb pranojn\u00eb transferimin e t\u00eb d\u00ebnuarve n\u00eb sistemet e tyre penale.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e SHBA shprehu mb\u00ebshtetje p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e presidentit t\u00eb IRMCT q\u00eb t\u00eb merret me dhun\u00ebn seksuale. Duke vler\u00ebsuar zhvillimin e procesit kund\u00ebr Karaxhi\u00e7it, ajo tha se genocidi i Srebrenic\u00ebs ka qen\u00eb vrasja m\u00eb e madhe masive e kryer n\u00eb Europ\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, dhe shprehu shqet\u00ebsim q\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit vazhdojn\u00eb t\u00eb glorifikohen. Kush mohon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn mohon njer\u00ebzill\u00ebkun ndaj vendeve fqinj\u00eb, tha ajo. Barra p\u00ebr t&#8217;i k\u00ebrkuar llogari njer\u00ebzve q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk duhet tu bjer\u00eb viktimave, por shtetit.\/<a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/mohimi-dhe-glorifikimi-i-krimeve-t%C3%AB-luft%C3%ABs-pengojn%C3%AB-pajtimin\/a-49644274\">DW<\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; K\u00ebshilli i Sigurimit informohet nj\u00eb her\u00eb n\u00eb gjasht\u00eb muaj nga Mekanizmi i mbetur nga Gjykatat Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, IMRCT. K\u00ebsaj her\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm zuri d\u00ebnimi i mohimit dhe glorifikimit t\u00eb krimeve n\u00eb ish Jugosllavi. K\u00ebshilli i Sigurimit\u00a0k\u00ebrkoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn (17.07) p\u00ebrmbylljen e proceseve\u00a0t\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb\u00a0krimeve t\u00eb\u00a0luft\u00ebs t\u00eb kryera n\u00eb Ruand\u00eb dhe ish-Jugosllavi,\u00a0n\u00eb nj\u00eb debat t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":97537,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-97536","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97536","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97536"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97536\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97537"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97536"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97536"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97536"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}