{"id":97875,"date":"2019-07-22T13:55:28","date_gmt":"2019-07-22T11:55:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=97875"},"modified":"2019-07-22T13:55:28","modified_gmt":"2019-07-22T11:55:28","slug":"haradinaj-me-serbine-vetem-dialog-pa-kushte-nuk-bejme-dodik-republike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/haradinaj-me-serbine-vetem-dialog-pa-kushte-nuk-bejme-dodik-republike\/","title":{"rendered":"Haradinaj: Me Serbin\u00eb vet\u00ebm dialog pa kushte, nuk b\u00ebjm\u00eb \u2018Dodik Republik\u00eb\u2019"},"content":{"rendered":"<p><em>Kryeministri n\u00eb dor\u00ebheqje i Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb thot\u00eb se duhet t\u00eb respektohen afatet kohore p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb reja.<\/em><\/p>\n<p><em>Sipas Haradinajt, nuk ka arsye q\u00eb mbajtja e zgjedhjeve t\u00eb vonohet.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, Haradinaj po ashtu tregon arsyet q\u00eb e \u00e7uan at\u00eb q\u00eb t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga posti i shefit t\u00eb ekzekutivit.<\/em><\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb: Zoti Haradinaj, ju dhat\u00eb dor\u00ebheqje nga posti i kryeministrit sapo u njoftuat nga Dhomat e Posa\u00e7me se jeni ftuar p\u00ebr intervist\u00eb si i dyshuar p\u00ebr krime lufte. Aktualisht ju jeni i ftuar p\u00ebr intervist\u00eb, por nuk keni nj\u00eb aktakuz\u00eb apo jo?<\/strong><\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Jo, jo, nuk ka aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb: Para Gjykat\u00ebs Speciale pritet t\u00eb dalin k\u00ebt\u00eb jav\u00eb edhe ish-komandant\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. A keni informata, a do t\u00eb jen\u00eb k\u00ebta t\u00eb intervistuarit e fundit apo pritet q\u00eb edhe ish-ushtar\u00eb, ish-udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb t\u00eb paraqiten?<\/strong><\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: E di prej njoftimeve t\u00eb m\u00ebhershme q\u00eb ka pasur disa t\u00eb ftuar. Nuk di a do t\u00eb vazhdoj\u00eb apo sa do t\u00eb jen\u00eb. Un\u00eb kam marr\u00eb ftes\u00eb, i p\u00ebrgjigjem, pra kryej obligimet e mija ligjore q\u00eb m\u00eb takojn\u00eb, por ka qen\u00eb p\u00ebr mua e papranueshme q\u00eb kryetarin e Qeveris\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast shefin e ekzekutivit dhe sovranitetin \u2013 sepse un\u00eb jam shef i ministrit t\u00eb Mbrojtjes, i ministrit t\u00eb Rendit, i Drejt\u00ebsis\u00eb \u2013 nuk kam mundur ta \u00e7oj shtetin para hetuesve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye edhe kam dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje, pra q\u00eb ta ruaj nderin e shtetit dhe t\u00eb kryetarit t\u00eb Qeveris\u00eb. Ne jemi shtet i ri, por po krijojm\u00eb, ta quaj, doktrin\u00ebn e shtetit ton\u00eb dhe nuk kam dashur q\u00eb Kosov\u00ebs t\u2019i shkruhet n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar. Pastaj, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me nderin tim personal, nderin e luft\u00ebtarit shqiptar\u00eb. Un\u00eb e kam d\u00ebshmuar pafaj\u00ebsin\u00eb dy her\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye e kam marr\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb: K\u00ebshtu si\u00e7 keni vepruar ju nuk kan\u00eb vepruar edhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb kan\u00eb pasur poste dhe n\u00eb rast se do t\u00eb ket\u00eb ftesa t\u00eb tilla p\u00ebr zyrtar\u00eb, ish-ushtar\u00eb ose ish-komandant\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, a do t\u00eb duhet t\u00eb vepronin k\u00ebshtu?<\/strong><\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Tani, dallojn\u00eb besoj situatat. Un\u00eb jam kryetar i Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. Pra kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, n\u00eb shtet \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb kryetar Qeverie. Edhe do t\u00eb ishte p\u00ebr mua shum\u00eb e pandershme q\u00eb t\u00eb ja b\u00ebj k\u00ebt\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb ta \u00e7oj nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb sovranitetit, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb nocion i shtetit, q\u00eb ta nxjerr para hetuesve. Pra, ju e shihni sot, n\u00ebnt\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb i dha t\u00eb drejt\u00eb Kosov\u00ebs shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb edhe ju kujtohet q\u00eb un\u00eb dy dit\u00eb p\u00ebrpara t\u00eb k\u00ebtij vendimi, un\u00eb kam qen\u00eb i rithirrur. Po b\u00ebhet nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr argumentet p\u00ebr shtet dhe n\u00eb k\u00ebto argumentet p\u00ebr shtet e kam kujdesin e madh sepse e dim\u00eb sa ka kushtuar shteti edhe sa v\u00ebshtir\u00eb ka qen\u00eb q\u00eb t\u00eb arrihet deri k\u00ebtu. Nuk d\u00ebshirojm\u00eb n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta l\u00ebndojm\u00eb Kosov\u00ebn. Kosova \u00ebsht\u00eb euro-atlantike si shoq\u00ebri, \u00ebsht\u00eb demokraci, \u00ebsht\u00eb multi-etnike, \u00ebsht\u00eb e paprekshme n\u00eb vlerat e saj multi-etnike, n\u00eb territor, n\u00eb kufij. Pra, e ruajm\u00eb Kosov\u00ebn dhe \u00ebsht\u00eb interesi yn\u00eb..<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb: Pra, a do t\u00eb duhej t\u00eb vepronin k\u00ebshtu edhe t\u00eb tjer\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Po, mendoj se pa dashur q\u00eb t\u00eb vendos nj\u00eb standard p\u00ebr secilin, por un\u00eb mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra sesi kam vepruar un\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr faktit se nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb. E di se ka implikime t\u00eb shumta si p\u00ebr mua, si p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb pasur d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u2019i prij\u00eb pun\u00ebs. Prap\u00ebseprap\u00eb mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb ta ruajm\u00eb Kosov\u00ebn, nderin e Kosov\u00ebs, nderin e shtetit, nderin e institucioneve, por edhe nderin e luft\u00ebtarit shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb: Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeveria \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebheqje, cilat veprime duhet t\u00eb nd\u00ebrmerren n\u00eb Prishtin\u00eb q\u00eb vendi t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje apo t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re?<\/strong><\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: E para &#8211; q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi &#8211; si qeveri n\u00eb dor\u00ebheqje, nuk duhet t\u00eb lejojm\u00eb vakuum, nuk duhet t\u00eb lejojm\u00eb \u00e7far\u00ebdo parregullsie, qoft\u00eb t\u00eb qeverisjes, qoft\u00eb ligjore, ose jostabilitet. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, gjendja \u00ebsht\u00eb stabile n\u00eb Kosov\u00eb, pra \u00ebsht\u00eb funksionale dhe jeta vazhdon. Jemi n\u00eb demokraci. Kushtetua jon\u00eb ka parapar\u00eb veprimet e nevojshme n\u00eb k\u00ebto raste. Un\u00eb tash po i finalizoj letrat formale p\u00ebr presidentin dhe p\u00ebr kryeparlamentarin. Pastaj, Parlamenti mund t\u00eb vet\u00ebshp\u00ebrb\u00ebhet n\u00eb nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb caktuar ose presidenti mund t\u00eb propozoj\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjen e Parlamentit dhe shkuarjen n\u00eb zgjedhje. Arsyeja p\u00ebrse un\u00eb kam k\u00ebrkuar t\u00eb shkohet n\u00eb zgjedhje \u00ebsht\u00eb se besimin e kam k\u00ebrkuar nga populli kur e kam marr\u00eb mandatin p\u00ebr kryetar t\u00eb Qeveris\u00eb. Kam menduar se mandati m\u00eb i sigurt n\u00eb k\u00ebto raste \u00ebsht\u00eb n\u00ebse ia kthen sovranit, popullit. Mendoj qe zgjidhje e drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallja e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb afateve kohore kushtetuese e ligjore. I ftoj qytetar\u00ebt e vendit q\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb proces zgjedhor dhe ta respektojn\u00eb at\u00eb vendim q\u00eb e jep sovrani.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb: A mendoni se do t\u00eb kaloj\u00eb nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb derisa t\u00eb vendoset p\u00ebr nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb zgjedhjeve?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ramush Haradinaj:<\/strong>\u00a0Nuk besoj se ka arsye t\u00eb vonohet shum\u00eb. \u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, jo sepse ka vakuum qeveris\u00ebs, por q\u00eb t\u2019i jepet sovranit mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb vendosur sa m\u00eb shpejt. Nuk b\u00ebn q\u00eb t\u2019i vonohet popullit e drejta p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebr m\u00eb tutje. Do t\u00eb ishte me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb n\u00eb afatet kohore \u2013 diku rreth dy muaj \u2013 t\u00eb ndodhin zgjedhjet. K\u00ebshtu jan\u00eb ato dinamikat prej k\u00ebtu e tutje. Shpresoj t\u00eb rrjedhin k\u00ebshtu. Koh\u00eb merr edhe konstituimi i Parlamentit pastaj, edhe formimi i qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme. \u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb ndodhin n\u00eb afate t\u00eb duhura kohore.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb: E p\u00ebrmend\u00ebt q\u00eb po i b\u00ebni gati letrat p\u00ebr t\u00eb njoftuar presidentin, kryetarin e Kuvendit e ndoshta dhe partner\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb koalicionit t\u00eb deritash\u00ebm. Kur sakt\u00ebsisht do t\u2019i njoftoni?<\/strong><\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Jemi n\u00eb hartim t\u00eb letrave. Me protokoll, letrat zyrtare mund t\u00eb shkojn\u00eb sot, mund t\u00eb shkojn\u00eb nes\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjes. Jemi n\u00eb hartim t\u00eb tyre. Jemi duke shqyrtuar baz\u00ebn kushtetuese p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dor\u00ebheqje, sepse \u00ebsht\u00eb dor\u00ebheqje pa mocion, \u00ebsht\u00eb dor\u00ebheqje e qeveris\u00eb. Jemi duke shqyrtuar q\u00eb ta shpjegojm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb: Si i keni par\u00eb reagimet e partive politike pas dor\u00ebheqjes tuaj?<\/strong><\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Po, t\u2019ju them t\u00eb drejt\u00ebn, secili nga pik\u00ebpamja e vet\u00eb jan\u00eb shprehur. Disa kan\u00eb qen\u00eb korrekt, disa nuk kan\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmbahen, nuk i kan\u00eb kuptuar edhe krejt kontekstet e k\u00ebsaj dor\u00ebheqjeje. Do t\u00eb thot\u00eb, un\u00eb kam deklaruar se do t\u2019i kryej pjes\u00ebn ligjore pa asnj\u00eb hezitim dhe do ta kryej me respekt e nder si m\u00eb takon. Por, po ashtu sa i p\u00ebrket bindjeve politike kam deklaruar se \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrballueshme p\u00ebr Kosov\u00ebn, pra nuk mundet Kosova dhe nuk e p\u00ebrballon dot edhe po t\u00eb donte nj\u00eb \u00e7mim p\u00ebr njohje q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndarja e Kosov\u00ebs ose hapja e kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs. Kam deklaruar po ashtu q\u00eb nj\u00eb \u201cDodik Republik\u00eb\u201d ose nj\u00eb republik\u00eb me ndikim t\u00eb Rusis\u00eb \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrballueshme p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe nuk \u00ebsht\u00eb specifika e till\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb taksa nuk b\u00ebn t\u00eb hiqet deri n\u00eb njohje.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto q\u00ebndrime un\u00eb pres nj\u00eb p\u00ebrkrahje, nj\u00eb unitet pa marr\u00eb parasysh q\u00eb ne garojm\u00eb kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit p\u00ebr pushtet. K\u00ebto nuk jan\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb pushtetit, jan\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb interesave nacionale. Ne dikur me ata q\u00eb jan\u00eb sot n\u00eb opozit\u00eb kemi qen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, ta z\u00ebm\u00eb kund\u00ebr \u201cZajednic\u00ebs\u201d (Asociacioni\/Bashk\u00ebsia e Komunave Serbe). N\u00eb fakt un\u00eb e kam mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim parimor, t\u00eb popullit dhe jo t\u00eb pushtetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, pra ve\u00e7 t\u00eb koalicionit qeveris\u00ebs apo pushtetit edhe shpresoj q\u00eb ashtu si\u00e7 ishim bashk\u00eb p\u00ebr Trep\u00e7\u00ebn e p\u00ebr Ushtrin\u00eb, se n\u00eb k\u00ebto dy raste kemi treguar unitet t\u00eb plot\u00eb, pra p\u00ebr Trep\u00e7\u00ebn dhe ushtrin\u00eb, t\u00eb jemi bashk\u00eb edhe te mosndarja e Kosov\u00ebs, t\u00eb mos lejojm\u00eb nj\u00eb \u201cDodik Republik\u00eb\u201c n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u00eb mos e japim tregun pa njohje.<\/p>\n<p>Pra, t\u00eb mos e japim (heqim) taks\u00ebn pa njohje. K\u00ebto jan\u00eb q\u00ebndrimet p\u00ebr t\u00eb cilat un\u00eb pres respekt dhe nuk ka lidhje \u00e7ka mendojn\u00eb p\u00ebr mua, por k\u00ebto jan\u00eb q\u00ebndrime q\u00eb pres respekt p\u00ebr interesa t\u00eb tyre, jo p\u00ebr t\u00eb mijat ose p\u00ebr interesa t\u00eb partive t\u00eb tyre. N\u00eb k\u00ebto q\u00ebndrime, pra i ftoj t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb, pa marr\u00eb parasysh se \u00e7ka kan\u00eb th\u00ebn\u00eb at\u00eb dit\u00eb apo do t\u00eb thon\u00eb nj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb: Por, nuk t\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje ato reagimet pas dor\u00ebheqjes?<\/strong><\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Shiko, nuk e kam luksin q\u00eb t\u00eb hapi k\u00ebso debatesh, do t\u00eb thot\u00eb secili e ka p\u00ebr vete. Populli e thot\u00eb gjithkush m\u00ebnyr\u00ebn e vet dhe arsyet e veta, por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi ta ruajm\u00eb vendin, interesin e vendit, interesin nacional sepse llogarit\u00eb nd\u00ebrmjet veti do t\u2019i lajm\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn. Demokracia vazhdon, edhe pas k\u00ebtyre zgjedhjeve do t\u00eb ket\u00eb prap\u00eb zgjedhje. Do t\u00eb v\u00ebrtetohet se kush e ka interesin e vendit e t\u00eb popullit p\u00ebrpara e kush e ka t\u00eb vetin, e t\u00eb partis\u00eb. Mendoj q\u00eb mbrojtja e Kosov\u00ebs nga ndarja, mbrojtja e Kosov\u00ebs nga nj\u00eb \u201cDodik Republik\u00eb\u201d edhe mospranimi i nj\u00eb \u00e7mimi p\u00ebr njohje, i nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb na l\u00eb neve jofunksional \u00ebsht\u00eb interes i t\u00eb gjith\u00eb neve, edhe i LDK-s\u00eb, i Vet\u00ebvendosjes, i PSD-s\u00eb e edhe i neve q\u00eb jemi n\u00eb pushtet. Ajo q\u00eb un\u00eb po b\u00ebj \u00ebsht\u00eb q\u00eb konkretisht po nd\u00ebrtoj nj\u00eb kauz\u00eb, po ua jap nj\u00eb kauz\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs t\u00eb gjith\u00eb jemi pastaj t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, si popull e si shtet.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb: N\u00eb k\u00ebso rrethana kur Kosova ka nj\u00eb Qeveri n\u00eb dor\u00ebheqje, a prisni q\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb form\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb dialogu me Beogradin?<\/strong><\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Nuk kemi, do t\u00eb thot\u00eb q\u00ebndrim kund\u00ebr dialogut n\u00eb \u00e7far\u00ebdo etape, n\u00eb \u00e7far\u00ebdo kohe. Kosova edhe k\u00ebshtu i kryen funksionet e veta, mir\u00ebpo dialogu \u00ebsht\u00eb pa kushte edhe jo dialog p\u00ebr ndarje, p\u00ebr \u201cDodik Republik\u00eb\u201d. Pra, nj\u00eb dialog p\u00ebr njohje reciproke n\u00eb kufijt\u00eb ekzistues, p\u00ebr t\u00eb respektim t\u00eb nd\u00ebrsjella, kuptohet edhe p\u00ebr tregun se tregu i kthehet Serbis\u00eb, pra hiqet taksa n\u00eb rast t\u00eb njohjes.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb: N\u00eb fakt nj\u00eb nga vendimet me t\u00eb p\u00ebrfolura t\u00eb Qeveris\u00eb suaj ishte taksa ndaj importeve nga Serbia. A do t\u00eb mbroni k\u00ebt\u00eb vendim edhe m\u00eb tutje?<\/strong><\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Po, duket se nuk kam kah t\u00eb shkoj. Jam i vet\u00ebdijshme p\u00ebr implikimet q\u00eb ka pasur ky vendim nga dita e par\u00eb e kam par\u00eb se n\u00eb \u00e7far\u00eb dimensionesh do t\u00eb ndodhin k\u00ebto implikime, mir\u00ebpo, nuk kam zgjidhje tjet\u00ebr, se ndryshe alternativa \u00ebsht\u00eb n\u00eb nd\u00ebrrim p\u00ebr njohje ose me dh\u00ebn\u00eb territor ose nj\u00eb \u201cDodik Republik\u00eb\u201d n\u00eb Kosov\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrballueshme p\u00ebr Kosov\u00ebn. Tregu p\u00ebr njohje e jo ndarja e \u201cDodik Republika\u201d \u00ebsht\u00eb oferta ime. Mendoj se do t&#8217;i rri besnik k\u00ebsaj n\u00eb cil\u00ebndo rrethan\u00eb, n\u00eb cil\u00ebndo situat\u00eb, n\u00eb \u00e7far\u00ebdo pasojash q\u00eb mund dikush t\u00eb mendoj\u00eb se na zmbrapsin&#8230; jan\u00eb gabim se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb popull, p\u00ebr nj\u00eb shtet.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb: E p\u00ebrmend\u00ebt se p\u00ebr pak koh\u00eb do ta njoftoni kryetarin e Kuvendit dhe presidenti zyrtarisht p\u00ebr dor\u00ebheqjen. A do t&#8217;i njoftoni vet\u00ebm me let\u00ebr apo do t\u00eb ket\u00eb edhe takime?<\/strong><\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Tani po shkruaj let\u00ebr, ta shoh si do t\u00eb veproj. Por, un\u00eb kam informuar Qeverin\u00eb, kam respektuar baz\u00ebn ligjore se un\u00eb jam kryetar i Qeveris\u00eb. N\u00eb takim t\u00eb Qeveris\u00eb, n\u00eb takim zyrtar n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs e kam pas ket\u00eb informat\u00ebn t\u00eb fundit. Aty kan\u00eb informuar t\u00eb gjith\u00eb partner\u00ebt qeveris\u00ebs, me ata q\u00eb punoj, pastaj kam shkuar menj\u00ebher\u00eb n\u00eb partin\u00eb q\u00eb udh\u00ebheq se edhe partit\u00eb jan\u00eb kategori kushtetuese ligjore, n\u00eb Aleanc\u00ebn p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs. I kam kontaktuar pastaj nj\u00eb e nga nj\u00eb disa koleg\u00eb politik\u00eb. Kjo pjesa zyrtare e shkresave \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm tani q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb koha, pra nuk kthehet pas asgj\u00eb, vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb. Pra, vet\u00ebm t\u00eb filloj\u00eb koha formalisht e afateve, e proceduarave t\u00eb tjera, pra t\u00eb filloj\u00eb presidenti afatet e veta.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb: Pra, nuk p\u00ebrjashtohet edhe nj\u00eb takim?<\/strong><\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Nuk e di, nuk e di p\u00ebr bes\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb: Qeveri ka t\u00eb nisur disa projektet t\u00eb ndryshme. \u00c7ka po t\u00eb ndodh\u00eb me to, do t\u00eb mbeten n\u00eb gjysm\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ramush Haradinaj: Nuk ka arsye, do t\u00eb thot\u00eb deri sa nuk \u00ebsht\u00eb i shp\u00ebrndar\u00eb Parlamenti, ne ushtrojm\u00eb funksionet tona. N\u00ebse shp\u00ebrndahet Parlamenti, at\u00ebher\u00eb nuk prodhojm\u00eb m\u00eb p\u00ebr agjend\u00eb legjislative. Duhet pritur deri n\u00eb konstituimin e Parlamentit t\u00eb ri dhe t\u00eb mos d\u00ebrgohen n\u00eb Parlament ligje, akte ose propozime, nd\u00ebrsa puna e Qeveris\u00eb vazhdon si \u00e7do qeveri deri n\u00eb marrjen e formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re, pra \u00ebsht\u00eb praktik\u00eb te ne edhe n\u00eb rastet e m\u00ebhershme edhe tash \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta logjik\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri n\u00eb dor\u00ebheqje i Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb thot\u00eb se duhet t\u00eb respektohen afatet kohore p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb reja. Sipas Haradinajt, nuk ka arsye q\u00eb mbajtja e zgjedhjeve t\u00eb vonohet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, Haradinaj po ashtu tregon arsyet q\u00eb e \u00e7uan at\u00eb q\u00eb t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":69135,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-97875","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97875","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97875"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97875\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69135"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97875"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97875"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97875"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}