{"id":97879,"date":"2019-07-22T13:59:31","date_gmt":"2019-07-22T11:59:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=97879"},"modified":"2019-07-22T13:59:31","modified_gmt":"2019-07-22T11:59:31","slug":"taksa-noapd-qeveria-u-ngarkon-qytetareve-takse-te-re-per-naften","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/taksa-noapd-qeveria-u-ngarkon-qytetareve-takse-te-re-per-naften\/","title":{"rendered":"\u201cTaksa NOA\u201d,PD: Qeveria u ngarkon qytetar\u00ebve taks\u00eb t\u00eb re p\u00ebr naft\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebrmes ish deputetes Izmira Ulqinaku, PD akuzoi sot qeverin\u00eb \u201cRama\u201d se ka vendosur t\u2019i ngarkoj\u00eb shqiptar\u00ebt me nj\u00eb taks\u00eb t\u00eb re tek nafta, taks\u00ebn NOA.<\/p>\n<p>\u201cSipas t\u00eb dh\u00ebnave nga bizneset, pritet q\u00eb produkti i naft\u00ebs t\u00eb shtrenjtohet minimalisht me 20 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr. Sot \u00e7mimi i naft\u00ebs n\u00eb treg \u00ebsht\u00eb 64% taksa. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr 20 vendet me \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb bot\u00eb\u201d u shpreh Ulqinaku n\u00eb nj\u00eb dalje p\u00ebr mediat.<\/p>\n<p><strong>Deklarat\u00eb e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb nga dita e par\u00eb n\u00eb pushtet, Edi Rama vendosi taksat me te larta ne rajon q\u00eb kan\u00eb r\u00ebnduar jet\u00ebn e shqiptar\u00ebve. P\u00ebr t\u00eb dhe oligark\u00ebt rreth tij, shqiptar\u00ebt duhen shtrydhur deri n\u00eb pik\u00ebn e fundit t\u00eb kursimeve.<br \/>\nDuke nisur nga viti 2014 qeveria ka rritur taks\u00ebn e qarkullimit, q\u00eb paguhet n\u00eb \u00e7do lit\u00ebr karburant t\u00eb bler\u00eb, duke shtrenjtuar \u00e7mimin. Edhe kur \u00e7mimi i karburantit n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare sh\u00ebnoi r\u00ebnien m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb histori, shqiptar\u00ebt paguanin m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\nT\u00eb pangopur me vjedhjet dhe koncesionet ndaj oligark\u00ebve qeveria ka vendosur t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr PPP. K\u00ebsaj radhe projekti mafioz p\u00ebrfshin dh\u00ebnien me PPP t\u00eb pompave t\u00eb karburantit dhe krijimin e nj\u00eb agjencie p\u00ebr rezerv\u00ebn e siguris\u00eb p\u00ebr karburatin.<br \/>\nPPP-ja e pompave t\u00eb karburantit \u00ebsht\u00eb nje projekt mafioz nisur nga qeveria n\u00eb shtatorin 2018 dhe denoncuar nga Partia Demokratike q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs. Aq i madh ishte abuzimi saq\u00eb vet\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb k\u00ebt\u00eb koncesion e d\u00ebrguan \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb gjykat\u00eb. Shkeljet nga ana e ministris\u00eb ne favor t\u00eb kompanis\u00eb NOA qen\u00eb t\u00eb qarta.<br \/>\nGjykata ka marr\u00eb nj\u00eb vendim, qeveria vazhdon t\u00eb refuzoj\u00eb vendimin. Ajo ka vendosur t\u2019i ngarkoj\u00eb shqiptar\u00ebt me nj\u00eb taks\u00eb t\u00eb re tek nafta, taks\u00ebn NOA.<br \/>\nI bab\u00ebzitur n\u00eb abuzime, Edi Rama, ka urdh\u00ebruar nje projektligj. I shkruar n\u00eb ish ministrin\u00eb e Gjiknurit dhe shpalosur nga ministrja Balluku, Rama ka vendosur t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb agjensi sigurimi t\u00eb karburantit. Parat\u00eb natyrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt do t\u00eb dalin nga xhepat e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga bizneset, pritet q\u00eb produkti i naft\u00ebs t\u00eb shtrenjtohet minimalisht me 20 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr.<br \/>\nTabela e Global Oil Price, referenca p\u00ebr \u00e7mimet e naft\u00ebs n\u00eb bot\u00eb, na r\u00ebndit fill pas Gjermanis\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin e naft\u00ebs. Sipas saj shqiptar\u00ebt paguajn\u00eb 1.45 euro\/lit\u00ebr kurse Gjermania paguan 1.46 euro\/lit\u00ebr.<br \/>\nNderkohe ne renditjen boterore ku jane marre 164 shtete dhe Shqiperia eshte e 145 dhe ben pjese te grupi i vendeve te varfera me cmimet me te larta. Shqip\u00ebria ben pjese te grupi I 35 vendeve qe e kane cmimin 1,5-2 usd (te gjitha te tjerat jane vende me gdp te larte per fryme dhe Shqip\u00ebria eshte e vetmja me keto te ardhura dhe kete cmim). Ka vetem nj\u00eb vend me t\u00eb shtrenjte se grupi jone qe eshte Hong Kongu!<br \/>\n\u00c7menduria e \u00e7mimeve t\u00eb larta vjen si pasoj\u00eb e taksave t\u00eb larta. Sot \u00e7mimi i naft\u00ebs n\u00eb treg \u00ebsht\u00eb 64% taksa . Paguajm\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb se \u00e7do vend i rajonit karburantin jo sepse Shqip\u00ebria sepse qeveritar\u00ebt jan\u00eb hajdut\u00eb dhe miq t\u00eb hajdut\u00ebris\u00eb dhe oligark\u00ebve.<br \/>\nTaksa e qarkullimit u rrith me 24 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr. Kjo do t\u00eb jet\u00eb taksa e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb hiqet n\u00eb qeverisjen e PD.<br \/>\n\u00c7mimi me i larte i karburantit sot ka bere qe fermeri shqiptar te prodhoje me kosto te larte e te hedhe produktet ne rruge, \u00e7mimi m\u00eb i lart\u00eb i karburantit sot ka bere q\u00eb kostot e prodhimit te rriten me 11 p\u00ebrqind, duke ulur ne minimum pun\u00ebn p\u00ebr bizneset prodhuese, \u00e7mimi i larte i karburantit sot ka bere qe shqiptaret te b\u00ebjn\u00eb me shtrenjte \u00e7do produkt q\u00eb nga buka deri te qum\u00ebshti duke shtrenjtuar jetes\u00ebn, duke nxjerre nga tregu biznese te vogla te ndershme e duke ulur numrin e fermer\u00ebve prodhues. Kjo sjellje kriminale duhet te marre fund!<br \/>\nKoncesionet dhe \u00e7do PPP, do t\u00eb pezullohen dhe do t\u00eb nisin hetimet p\u00ebr ata qe kan\u00eb manipuluar dhe vjedhur.<br \/>\nAsnj\u00eb hap pas p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar ekonomin\u00eb nga taksat e oligark\u00ebve.<br \/>\nAsnj\u00eb hap pas deri ne largimin e Edi Rames!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; P\u00ebrmes ish deputetes Izmira Ulqinaku, PD akuzoi sot qeverin\u00eb \u201cRama\u201d se ka vendosur t\u2019i ngarkoj\u00eb shqiptar\u00ebt me nj\u00eb taks\u00eb t\u00eb re tek nafta, taks\u00ebn NOA. \u201cSipas t\u00eb dh\u00ebnave nga bizneset, pritet q\u00eb produkti i naft\u00ebs t\u00eb shtrenjtohet minimalisht me 20 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr. Sot \u00e7mimi i naft\u00ebs n\u00eb treg \u00ebsht\u00eb 64% taksa. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":47909,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-97879","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97879","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97879"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97879\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/47909"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97879"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97879"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97879"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}