{"id":98439,"date":"2019-07-25T12:39:48","date_gmt":"2019-07-25T10:39:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=98439"},"modified":"2019-07-25T12:39:48","modified_gmt":"2019-07-25T10:39:48","slug":"pas-padise-se-metes-ne-gjk-genc-pollo-shpjegon-dhunimin-e-ligjit-nga-bashkia-qeveria-dhe-parlamenti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pas-padise-se-metes-ne-gjk-genc-pollo-shpjegon-dhunimin-e-ligjit-nga-bashkia-qeveria-dhe-parlamenti\/","title":{"rendered":"Pas padis\u00eb s\u00eb Met\u00ebs n\u00eb GJK, Genc Pollo shpjegon dhunimin e ligjit nga Bashkia, Qeveria dhe Parlamenti"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga Genc Pollo\/<\/p>\n<p>Thelbi i padis\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb depozituar dje nga Presidenti Meta \u00ebsht\u00eb se Ligji Special Fusha shpk\/Teatri Komb\u00ebtar i miratuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb nga shumica rilindiste n\u00eb Kuvend v\u00ebrtet heq emrin e kompanis\u00eb s\u00eb dashur t\u00eb lalit t\u00eb vog\u00ebl e atij t\u00eb madh por kushtet e shtuara vet\u00ebm tek Fusha shpk t\u00eb \u00e7ojn\u00eb. Ky ishte edhe dhunimi kryesor i Kushtetut\u00ebs e i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim Asociimit i kontestuar shum\u00eb fort nga opozita n\u00eb ver\u00ebn e 2018.<br \/>\nDhunimi mbetet si\u00e7 ishte; thjesht esht\u00eb shtuar nj\u00eb fasad\u00eb Potjomkini GP.<\/p>\n<p>Nga padia e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs:<br \/>\n&#8220;Kuvendi me ligjin e ri nr.37\/2018, t\u00eb miratuar n\u00eb dat\u00eb 20.09.2018, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb se p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij projekti, do t\u00eb kemi tashm\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb hapur ku do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrzgjidhet personi fizik apo juridik, me t\u00eb cilin shteti do t\u00eb negocioj\u00eb p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb kontrate bashk\u00ebpunimi.<\/p>\n<p>Konkretisht n\u00eb nenin 3, pika 4, 5, 11 t\u00eb ligjit parashikohet se:<\/p>\n<p>\u201c4.\u201cPal\u00eb private\u201d \u00ebsht\u00eb \u00e7do subjekt privat q\u00eb paraqet nj\u00eb propozim p\u00ebr zhvillimin e projektit te? zhvillimit te? zon\u00ebs se? Teatrit Komb\u00ebtar, duke p\u00ebrfshir\u00eb? projektimin, nd\u00ebrtimin dhe dor\u00ebzimin e godin\u00ebs se? re te? Teatrit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>5.\u201cPal\u00eb private e p\u00ebrzgjedhur\u201d \u00ebsht\u00eb pala private, propozimi i s\u00eb cil\u00ebs ka rezultuar n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat e k\u00ebtij ligji, m\u00eb i favorshmi n\u00eb raport t\u00eb interesit publik, si dhe \u00ebsht\u00eb klasifikuar e para nga komisioni.<\/p>\n<p>11.\u201cThirrje e hapur\u201d \u00ebsht\u00eb ftesa e hartuar nga komisioni p\u00ebr pal\u00ebt private q\u00eb jan\u00eb t\u00eb interesuara p\u00ebr t\u00eb paraqitur nj\u00eb propozim p\u00ebr realizimin e projektit te? zhvillimit te? zon\u00ebs se? Teatrit Komb\u00ebtar, duke p\u00ebrfshir\u00eb? projektimin, nd\u00ebrtimin dhe dor\u00ebzimin e godin\u00ebs se? re te? Teatrit Komb\u00ebtar, sipas kushteve dhe kritereve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj.<\/p>\n<p>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, duket sikur tashm\u00eb do t\u00eb realizohet nj\u00eb procedur\u00eb konkurrimi e lir\u00eb dhe q\u00eb respekton k\u00ebrkesat kushtetuese p\u00ebr veprimtari t\u00eb lir\u00eb ekonomike dhe trajtim t\u00eb barabart\u00eb, por n\u00ebse shqyrtohen dispozitat e m\u00ebtejshme ku p\u00ebrcaktohen k\u00ebrkesat, mjetet dhe kriteret sesi kjo gar\u00eb realizohet, arrihet n\u00eb konkluzionin logjik se s\u00ebrish edhe kjo norm\u00eb ligjore paraqet element\u00eb q\u00eb cenojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt konkurrenc\u00ebn e lir\u00eb, trajtimin e barabart\u00eb dhe q\u00eb nuk garanton q\u00eb procesi do t\u00eb jet\u00eb objektiv dhe i ndersh\u00ebm.<\/p>\n<p>Konkretisht n\u00eb pik\u00ebn 3, t\u00eb nenit 6, t\u00eb ligjit parashikohet se:<\/p>\n<p>\u201c3. Me marrjen e propozimeve, komisioni verifikon paraprakisht statusin e t\u00eb gjitha pronave mbi t\u00eb cilat do t\u00eb zhvillohet projekti, sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb pik\u00ebs 4, t\u00eb nenit 3, t\u00eb k\u00ebtij ligji. Komisioni verifikon dhe marr\u00ebveshjet e arritura dhe t\u00eb n\u00ebnshkruara me pronar\u00ebt privat\u00eb q\u00eb posedojn\u00eb pasurit\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e zhvillimit t\u00eb projektit.\u201d<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht ky parashikim p\u00ebrcakton se, \u00e7do pal\u00eb private q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb konkurrim duhet q\u00eb propozimin e tij p\u00ebr zhvillimin e projektit te? zhvillimit te? zon\u00ebs se? Teatrit Komb\u00ebtar, duhet ta shoq\u00ebroj\u00eb dhe me marr\u00ebveshjet q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb arritur, me pronar\u00ebt e pasurive private q\u00eb ndodhen n\u00eb zon\u00ebn objekt zhvillimi dhe q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, vendosja e k\u00ebtij parashikimi ligjor p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb kusht parakualifikues p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb gar\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb proces selektiv konkurrimi.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb evidentohet se:<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fakt i provuar shkres\u00ebrish q\u00eb, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, me propozimin e Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb dhe m\u00eb pas t\u00eb qeveris\u00eb, u investua me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar n\u00eb shqyrtimin e propozimit dhe miratimin e ligjit nr. 37, dat\u00eb 05.07.2018, duke p\u00ebrzgjedhur me ligj bashk\u00ebpunimin me shoq\u00ebrin\u00eb propozuese \u201cFusha\u201d sh.p.k, si nj\u00eb nga pronar\u00ebt e pasurive prone private n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu \u00ebsht\u00eb fakt i b\u00ebr\u00eb publik dhe i formalizuar n\u00eb k\u00ebrkimin e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb dhe propozimin e Qeveris\u00eb dhe i pranuar nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e p\u00ebrcaktuar p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij projekti nd\u00ebrmjet rrug\u00ebve \u201cAbdi Toptani\u201d dhe \u201cMurat Toptani\u201d, shoq\u00ebria propozuese \u201cFusha\u201d sh.p.k. ka n\u00eb pron\u00ebsi pasuri t\u00eb paluajtshme truall dhe nd\u00ebrtesa.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb faktike, ku shoq\u00ebria \u201cFusha\u201d, sh.p.k, rezulton pronare n\u00eb zon\u00ebn objekt zhvillimi, vendosja e k\u00ebtij kushti n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit dhe mosparashikimi n\u00eb ligj i rolit t\u00eb shtetit si garant p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb hapur dhe transparent konkurrimi, sjell si rezultat t\u00eb vet\u00ebm realizimin e nj\u00eb procesi selektiv konkurrimi n\u00eb kushte aspak t\u00eb barabarta.<\/p>\n<p>Kjo sepse ligji i ri n\u00eb fakt parashikon se \u00e7do subjekt q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb konkurroj\u00eb, \u00ebsht\u00eb i detyruar q\u00eb t\u00eb lidh\u00eb, apo t\u00eb ket\u00eb lidhur marr\u00ebveshje me pronar\u00ebt e truallit, ku nj\u00eb prej tyre rezulton t\u00eb jet\u00eb propozuesi i par\u00eb i k\u00ebtij projekti, me t\u00eb cilin Kuvendi me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar kishte p\u00ebrcaktuar bashk\u00ebpunimin me t\u00eb, me trajtim preferencial n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb ligji t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, tashm\u00eb t\u00eb rr\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Kuvendi nuk ka parashikuar asnj\u00eb zgjidhje p\u00ebr rolin garantues t\u00eb shtetit n\u00eb kushtet kur t\u00eb drejtat e pron\u00ebsis\u00eb private t\u00eb nj\u00eb, apo disa pronar\u00ebve mund t\u00eb diktojn\u00eb pjes\u00ebmarrjen n\u00eb konkurrim.<\/p>\n<p>Konkretisht, nuk \u00ebsht\u00eb parashikuar n\u00eb ligj zgjidhja e nj\u00eb situate ku nj\u00eb pal\u00eb private paraqet nj\u00eb propozim, shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr nga interesi ekonomik p\u00ebr shtetin dhe interesin publik, por nuk ka mundur t\u00eb realizoj\u00eb plot\u00ebsisht apo pjes\u00ebrisht marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi me pronar\u00ebt privat\u00eb t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme q\u00eb ndodhen n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb objekt zhvillimi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ligji nr. 37\/2018, i miratuar n\u00eb dat\u00eb 20.09.2018 me kriteret e vendosura dhe me paqart\u00ebsit\u00eb e tij, nuk e ka zgjidhur problemin kushtetues q\u00eb ekzistonte n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, pasi s\u00ebrish n\u00ebp\u00ebrmjet kushteve dhe kritereve t\u00eb tilla t\u00eb vendosura n\u00eb ligj, kufizohet pjes\u00ebmarrja n\u00eb konkurrim, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb ekzistoj\u00eb s\u00ebrish trajtimi preferencial dhe i favorizuar i nj\u00eb ose disa subjekteve t\u00eb caktuar, gj\u00eb e cila sjell si rezultat paracaktimin e fituesit n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, arrihet n\u00eb bindjen se edhe kjo procedur\u00eb e re ligjore krijon pabarazi dhe cenim t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb lir\u00eb ekonomike dhe barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit, parime k\u00ebto t\u00eb mbrojtura nga neni 11 dhe 18 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Paracaktimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me ligj nga Kuvendi i disa kushteve specifike p\u00ebr kualifikim q\u00eb, si\u00e7 rezulton nga historiku i formimit t\u00eb vullnetit t\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsit, i plot\u00ebson vet\u00ebm nj\u00eb rreth i kufizuar i operator\u00ebve ekonomik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb vet\u00ebm operatori q\u00eb ka shprehur interesin p\u00ebr zhvillimin e zon\u00ebs, e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb proces haptazi antikushtetues n\u00eb shkelje t\u00eb neneve 11, 18 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo sepse s\u00ebrish shteti me ligjin nr. 37\/2018, t\u00eb miratuar n\u00eb dat\u00eb 20.09.2018, ka diktuar vullnetin e tij se ka zgjedhur t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb pun\u00eb publike, vet\u00ebm me at\u00eb kompani q\u00eb ka siguruar kontrata me pronar\u00ebt e truallit p\u00ebr zhvillimin e pron\u00ebs s\u00eb tyre, ku nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb dhe pronar i pjessh\u00ebm i nj\u00eb pasurie brenda zon\u00ebs q\u00eb pretendohet t\u00eb zhvillohet dhe propozuesi fillestar p\u00ebr zhvillimin e saj.<\/p>\n<p>Trajtimi preferencial q\u00eb i b\u00ebhet me ligj kompanis\u00eb q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi, n\u00eb raport me shtetasit dhe subjektet e tjer\u00eb, q\u00eb do t\u00eb d\u00ebshironin t\u00eb ishin pjes\u00eb e nj\u00eb konkurrimi t\u00eb ndersh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb hartuar qart\u00eb propozimet e tyre me q\u00ebllim q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u2019u krijohej mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb partneritet me autoritetet publike p\u00ebr zhvillimin e tyre ekonomik, \u00ebsht\u00eb shkelje e hapur dhe e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e k\u00ebtyre parimeve kushtetuese t\u00eb barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit dhe liris\u00eb s\u00eb veprimtaris\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret, dispozitat e k\u00ebtij ligji nuk garantojn\u00eb asnj\u00eb procedur\u00eb konkurrimi t\u00eb hapur dhe transparente.<\/p>\n<p>Republika e Shqip\u00ebris\u00eb ka t\u00eb miratuar dhe n\u00eb fuqi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb normash ligjore dhe akte n\u00ebnligjore q\u00eb rregullojn\u00eb procedurat e konkurrimit p\u00ebr sip\u00ebrmarrjet private t\u00eb pun\u00ebve publike.<\/p>\n<p>Legjislacioni mbi prokurimin publik, apo ai i partneritetit publik privat, parashikon se \u00e7do propozim parashtrohet dhe krahasohet me nevojat q\u00eb autoriteti publik ka; pra, me termat e referenc\u00ebs, ku sipas procedurave bazuar n\u00eb kritere jo diskriminuese dhe transparente konkurrimi, p\u00ebrzgjidhet operatori q\u00eb ka ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb leverdisshme dhe q\u00eb mund\u00ebson realizimin e nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb entit publik p\u00ebr mallra, sh\u00ebrbime apo nd\u00ebrtime, etj.<\/p>\n<p>Aktualisht Republika e Shqip\u00ebris\u00eb ka nj\u00eb baz\u00eb ligjore t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar \u00e7do investim publik q\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb realizohet.<\/p>\n<p>Krijimi i precedent\u00ebve t\u00eb till\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ligji nr. 37\/2018, i miratuar n\u00eb 20.09.2018, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga zbatimi i k\u00ebtyre rregullave t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar rregulla t\u00eb ve\u00e7anta ligjore q\u00eb i adresohen rregullimit t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje t\u00eb caktuar me kritere preferenciale q\u00eb diktojn\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e nj\u00eb operatori ekonomik t\u00eb caktuar, jo vet\u00ebm q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn trajtim t\u00eb pabarabart\u00eb, por do t\u00eb krijonte prirjen e operator\u00ebve n\u00eb treg, q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonin n\u00eb vijim\u00ebsi q\u00eb gjithkush t\u00eb kishte nj\u00eb trajtim preferencial p\u00ebr t\u00eb operuar n\u00eb nj\u00eb mjedis ligjor t\u00eb personalizuar.<\/p>\n<p>Ky regjim rregullator me ligj n\u00ebp\u00ebrmjet Kuvendit, ku vendosen kushte p\u00ebr konkurrim q\u00eb mund t\u00eb plot\u00ebsohen vet\u00ebm nga nj\u00eb num\u00ebr i kufizuar i operator\u00ebve ekonomik\u00eb, krijon pabarazi t\u00eb shtetasve p\u00ebrpara ligjit, sepse diskriminon \u00e7do person fizik, apo juridik q\u00eb do t\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb ushtronte t\u00eb drejt\u00ebn e veprimtaris\u00eb s\u00eb lir\u00eb ekonomike, duke konkurruar bazuar n\u00eb rregullat ekzistuese t\u00eb nj\u00ebjta, por q\u00eb nuk mundet, pasi ligji, ia heq k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi, sepse p\u00ebrcakton paraprakisht kushte t\u00eb tilla, plot\u00ebsimi i t\u00eb cilave diktohet nga vullneti i subjektit me t\u00eb cilin shteti fillimisht zgjodhi q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ligji nr.37\/2018 p\u00ebrmbys hapur zbatimin e parimeve evropiane t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive themelore t\u00eb njeriut ku ligji \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe p\u00ebrpara tij jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Nga Genc Pollo\/ Thelbi i padis\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb depozituar dje nga Presidenti Meta \u00ebsht\u00eb se Ligji Special Fusha shpk\/Teatri Komb\u00ebtar i miratuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb nga shumica rilindiste n\u00eb Kuvend v\u00ebrtet heq emrin e kompanis\u00eb s\u00eb dashur t\u00eb lalit t\u00eb vog\u00ebl e atij t\u00eb madh por kushtet e shtuara vet\u00ebm tek [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":98440,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-98439","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98439","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98439"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98439\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98440"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98439"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98439"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98439"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}