{"id":99151,"date":"2019-07-28T20:50:49","date_gmt":"2019-07-28T18:50:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=99151"},"modified":"2019-07-28T16:39:15","modified_gmt":"2019-07-28T14:39:15","slug":"historia-e-jashtezakonshme-qe-la-pa-fjale-mjeket-me-te-medhenj-ne-bote","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/historia-e-jashtezakonshme-qe-la-pa-fjale-mjeket-me-te-medhenj-ne-bote\/","title":{"rendered":"Historia e jasht\u00ebzakonshme, q\u00eb la pa fjal\u00eb mjek\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb bot\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Doug Lindsay, ishte 21 vje\u00e7 kur filloi vitin e\u00a0 tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb Universitetin \u201cRockhust\u201d, nj\u00eb kolegj jezuit n\u00eb Kansas City, dega Biologji, shkruan \u201cCNN\u201d.<\/p>\n<p>Prej dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb Universitet, ai u rr\u00ebzua n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, n\u00eb dhom\u00ebn e ngr\u00ebnies, nd\u00ebrsa e gjith\u00eb dhoma rrotullohej rreth tij.<\/p>\n<p>Ishte viti 1999, simptomat shpejt u b\u00ebn\u00eb intensive dhe t\u00eb pakontrollueshme. Ai kishte probleme me zemr\u00ebn, ndihej i dob\u00ebt, dhe shpesh kishte marrje mendsh. Lindsay mund t\u00eb ecte vet\u00ebm 50 metra pa ndaluar, nd\u00ebrsa pas disa minutash nuk mund t\u00eb q\u00ebndronte m\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cIsha shtrir\u00eb n\u00eb dysheme, dhe ndihesha mjaft i dob\u00ebt\u201d-thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ish-atleti i dalluar i shkoll\u00ebs s\u00eb mesme, kishte \u00ebnd\u00ebrruar t\u00eb b\u00ebhej profesor i biokimis\u00eb, dhe ndoshta nj\u00eb shkrimtar p\u00ebr \u201cThe Simpsons\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb \u00ebndrrave t\u00eb tij, \u00ebndrrave t\u00eb nj\u00eb t\u00eb riu, ai do t\u00eb kalonte 11 vitet e ardhshme t\u00eb mbyllura shumic\u00ebn e koh\u00ebs n\u00eb nj\u00eb shtat n\u00eb spital, n\u00eb dhom\u00ebn e tij n\u00eb \u201cSt Luis\u201d, i dergjur nga nj\u00eb s\u00ebmundje misterioze.<\/p>\n<p>Mjek\u00ebt u habit\u00ebn. Trajtimet nuk ndihmuan aspak. Dhe Lindsay p\u00ebrfundimisht e kuptoi se n\u00ebse ai do t\u00eb donte jet\u00ebn e tij, ai do t\u00eb duhej t\u00eb luftonte vet\u00eb p\u00ebr ta rikthyer at\u00eb.<\/p>\n<p>Udh\u00ebtimi i tij q\u00eb ka mahnitur profesionist\u00ebt mjek\u00ebsor\u00eb, shkenc\u00ebtar\u00ebt dhe padyshim t\u00eb af\u00ebrmit e tij.<\/p>\n<p>\u201cAi b\u00ebri di\u00e7ka t\u00eb jasht\u00ebzakonshme\u201d, tha John Novack, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i \u201cInspire\u201d, nj\u00eb rrjet social p\u00ebr pacient\u00ebt me s\u00ebmundje t\u00eb rrall\u00eb dhe kronike. Kur njer\u00ebzit d\u00ebgjojn\u00eb historin\u00eb e Lindsay, tha Novak, shpesh thon\u00eb: \u201cUn\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj di\u00e7ka t\u00eb ngjashme p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn tim\u201d.<\/p>\n<p>Historia e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, ishte nj\u00eb profeci e gjall\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00ebdo q\u00eb nuk shkonte me n\u00ebn\u00ebn e tij, kjo gj\u00eb u transferua dhe u zhvillua m\u00eb tej n\u00eb familjen e tij fatkeqe.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur Lindsay ishte 18 muajsh, n\u00ebna e tij ishte aq e dob\u00ebt sa nuk mund ta merrte at\u00eb n\u00eb krah.<\/p>\n<p>Derisa ai u b\u00eb 4-vje\u00e7, n\u00ebna e tij nuk mund t\u00eb ecte m\u00eb, ajo nuk e merrte dot n\u00eb krah t\u00eb birin e saj.<\/p>\n<p>Ajo ishte shum\u00eb e brisht\u00eb, jetoi p\u00ebr vite me radh\u00eb, kryesisht n\u00eb shtrat, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kushte, t\u00eb cilat i vodh\u00ebn t\u00eb nj\u00ebzetat e t\u00eb birit.<\/p>\n<p>Shum\u00eb vite pas kontrolleve rutin\u00eb dhe analizave, u zbulua se gjendja e saj lidhej me tiroidet, nd\u00ebrsa ajo ishte aq e s\u00ebmur\u00eb saq\u00eb nuk mund t\u00eb udh\u00ebtonte as n\u00eb klinik\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kujdes t\u00eb specializuar mjek\u00ebsor.<\/p>\n<p>Tezja e Lindsay, gjithashtu kishte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn s\u00ebmundje, dhe me kalimin e koh\u00ebs humbi t\u00ebr\u00eb fuqit\u00eb saq\u00eb nuk mund t\u00eb lidhte m\u00eb as k\u00ebpuc\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb adoleshent q\u00eb e do jet\u00ebn, duke shikuar familjar\u00ebt e tij t\u00eb shkat\u00ebrruar nga jeta, Lindsay e kuptoi q\u00eb trupi i tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bomb\u00eb me sahat q\u00eb shpejt\u00eb do t\u00eb \u201cplaste\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, n\u00eb vitin 1999, gjith\u00e7ka duket se mori fund.<\/p>\n<p>\u201cKur e thirra n\u00ebn\u00eb time n\u00eb telefon, p\u00ebr t\u2019i treguar se m\u00eb duhet ta l\u00eb kolegjin, ne t\u00eb dy e dinim, mallkimi i familjes kishte r\u00ebn\u00eb tanim\u00eb mbi mua\u201d-tha Lindsay.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej shfaqjes s\u00eb s\u00ebmundjes, n\u00eb vitin 1999 e m\u00eb tej, Lindsay do t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb nj\u00eb shtrat p\u00ebr 22 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb l\u00ebvizja vet\u00ebm kur haja dhe shkoja n\u00eb tualet\u201d-thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Lindsay ishte i ri, dhe me \u00ebndrra, e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai u zhyt n\u00eb k\u00ebrkime shkencore, mjek\u00ebsore, i vendosur p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb rrug\u00ebdalje.<\/p>\n<p>Ai kontaktoi specialist\u00eb na, endokrinologjia, neurologjia, mjek\u00ebsia e brendshme dhe specialist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb mjek i k\u00ebshilloi atij psikiatrin\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte ky moment kur Lindsay e kuptoi gjendjen e tij t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhej, tani e quanin edhe t\u00eb \u00e7mendur, vet\u00ebm e vet\u00ebm pse k\u00ebmb\u00ebngulte.<\/p>\n<p>Ai kishte marr\u00eb nga kolegji nj\u00eb lib\u00ebr\u00a0 t\u00eb endokrinologjis\u00eb, lib\u00ebr me 2200 faqe, duke shpresuar q\u00eb ta p\u00ebrdorte p\u00ebr t\u00eb kuptuar gjendjen q\u00eb kishte n\u00ebna e tij. N\u00eb t\u00eb ai zbuloi di\u00e7ka t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme; \u00e7rregullimet e veshkave mund t\u00eb pasqyronin \u00e7rregullimet e tiroides.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrdorur dhjet\u00ebra tekste mjek\u00ebsore, Lindsay hodhi hipotez\u00ebn se \u00e7rregullimet autonome t\u00eb sistemit nervor mund t\u00eb ekzistonin p\u00ebrtej kategorive t\u00eb p\u00ebrcaktuara, q\u00eb shumica e endokrinolog\u00ebve ose neurolog\u00ebve i dinin.<\/p>\n<p>Ai gjeti ca para, mori nj\u00eb shok t\u00eb kolegjit dhe i that \u00eb blinte nj\u00eb kompjuter.<\/p>\n<p>Lindsay, kontaktoi me Fondacionin Komb\u00ebtar t\u00eb K\u00ebrkimeve Dysautonomike, duke k\u00ebrkuar nga ai q\u00eb t\u00eb studionin llojin e \u00e7rregullimit q\u00eb e shqet\u00ebsonte at\u00eb dhe familjen e tij. Ai k\u00ebrkoi nga fondacioni, literatur\u00eb p\u00ebr hulumtimet e reja n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb nga s\u00ebmundjet q\u00eb po shqyrtoheshin, nuk po p\u00ebrshtatej me simptomat q\u00eb kishte Lindsay.<\/p>\n<p>Ai bindi nj\u00eb studiues q\u00eb t\u00eb besonte n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Lindsay kuptoi q\u00eb kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb partner, dhe ky nuk mund t\u00eb ishte vet\u00ebm nj\u00eb mjek, por nj\u00eb shkenc\u00ebtar, mjaft interesante q\u00eb dikush t\u00eb pranonte nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb, dhe t\u00eb kalonte or\u00eb t\u00eb gjata duke analizuar k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje misterioze shkruan Dritare.net<\/p>\n<p>Vendi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb person t\u00eb till\u00eb, mendoi ai, ishte Konferenca Vjetore e Shoqat\u00ebs Autonomike Amerikane, ku merrnin pjes\u00eb shkenc\u00ebtar\u00eb nga e gjith\u00eb bota, dhe merreshin me \u00e7rregullimet e sistemit nervor.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2002, ai b\u00ebri nj\u00eb prezantim t\u00eb s\u00ebmundjes s\u00eb tij, n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb grupit \u201cHilton Head\u201d n\u00eb Karolin\u00ebn e Jugut. P\u00ebr t\u00eb arritur atje, Lindsay bleu disa bileta avioni, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb shtrihej gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb fluturimit.<\/p>\n<p>Lindsay arriti n\u00eb konferenc\u00eb n\u00eb nj\u00eb karrige me rrota, veshur me nj\u00eb kostum dhe kravat\u00eb, ai u prezantua si nj\u00eb shkenc\u00ebtar i trajnuar nga jezuit\u00ebt. Ai u p\u00ebrpoq ta prezantoj\u00eb veten si nj\u00eb student ekselent, nga nj\u00eb kolegj i vog\u00ebl, dhe jo si nj\u00eb pacient.<\/p>\n<p>Ai ishte nj\u00eb shkenc\u00ebtar q\u00eb po b\u00ebnte nj\u00eb eksperiment me trupin e tij. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij,Lindsay argumentoi para shkenc\u00ebtar\u00ebve se nj\u00eb drog\u00eb e caktuar mund ta ndihmonte.<\/p>\n<p>Disa nga shkenc\u00ebtar\u00ebt nuk u pajtuan me hipotezat e tij p\u00ebr s\u00ebmundjen. Por kjo nuk ishte e papritur. Ai as nuk kishte nj\u00eb diplom\u00eb bachelor n\u00eb mjek\u00ebsi.<\/p>\n<p>Dr. Cecil Coghlan, nj\u00eb profesor mjek\u00ebsor n\u00eb Universitetin e Alabama-Birmingham, iu afrua Lindsay pas prezantimit t\u00eb tij. Coghlan tha se mendonte se Lindsay dinte di\u00e7ka.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, Lindsay kishte nj\u00eb aleat mjek\u00ebsor q\u00eb kaq shum\u00eb e kishte pritur.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2004, nj\u00eb nga miqt\u00eb e Lindsay mori me qira nj\u00eb SUV, ngarkoi nj\u00eb dyshek n\u00eb makin\u00eb p\u00ebr t\u2019u shtrir\u00eb, dhe e \u00e7oi at\u00eb, 500 milje n\u00eb Birmingam.<\/p>\n<p>Lindsay dyshonte se trupi i tij nuk po prodhonte adrenalin\u00eb mjaftuesh\u00ebm. Ai kishte d\u00ebgjuar p\u00ebr nj\u00eb drog\u00eb t\u00eb quajtur, \u201cLevophed\u201d e cila \u00ebsht\u00eb certifikuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave p\u00ebr t\u00eb rritur presionin e gjakut n\u00eb disa pacient\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike.<\/p>\n<p>Kjo drog\u00eb nuk ishte provuar m\u00eb par\u00eb, gjithsesi Lindsay e bindi DR. Coghlan, p\u00ebr t\u2019ia injektuar at\u00eb, dhe ai do t\u00eb jetonte 24\/7 me nj\u00eb neoadrenalin\u00eb q\u00eb pikonte p\u00ebr 6 vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>Lindsay, kaloi \u00e7do sekond\u00eb, \u00e7do dit\u00eb t\u00eb lidhur me nj\u00eb IV. Ai stabilizoi gjendjen e tij, dhe e lejoi veten t\u00eb ishte aktiv p\u00ebr periudha t\u00eb shkurtra kohore.<\/p>\n<p>Pse isha kaq i s\u00ebmur\u00eb? Pyeti ai veten, pasi di\u00e7ka po hynte p\u00ebrmes adrenalin\u00ebs n\u00eb gjakun e tij.<\/p>\n<p>Coghlan i tha atij se, mund t\u00eb kishte nj\u00eb tumor adrenal. Por tre skanime t\u00eb gj\u00ebndrave t\u00eb tij t\u00eb veshkave rezultuan t\u00eb gjitha negative, nuk ka tumor!<\/p>\n<p>I dekurajuar, por jo i rr\u00ebzuar p\u00ebrfundimisht, Lindsay b\u00ebri t\u00eb vetmen gj\u00eb q\u00eb mund ta b\u00ebnte m\u00eb s\u00eb miri. Ai u rikthye n\u00eb literatur\u00ebn mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>Pas disa koh\u00ebsh, ai u diagnostikoi nj\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb mjek\u00ebt nuk besonin se mund t\u00eb ekzistonte.<\/p>\n<p>Lindsay dyshonte se mund t\u00eb kishte di\u00e7ka n\u00eb gj\u00ebndr\u00ebn e tij t\u00eb veshkave q\u00eb vepronte si nj\u00eb tumor.<\/p>\n<p>Nj\u00eb studim i kat\u00ebrt n\u00eb vitin 2006 tregoi se adrenalet e tij shk\u00eblqenin, ishte nj\u00eb anomali n\u00eb p\u00ebrputhje me teorin\u00eb e tij t\u00eb re.<\/p>\n<p>Coghlan thirri Lindsay dhe tha: \u201cE gjet\u00ebm!\u201d Diagnoza: hyperplasia bilaterale e veshkave medullare.<\/p>\n<p>N\u00eb terma m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb; Rajonet e brendshme t\u00eb gj\u00ebndrave t\u00eb tij veshkore, u zgjeruan dhe vepronin si tumore. S\u00ebmundjet e tij t\u00eb veshkave, po prodhonin tanim\u00eb shum\u00eb adrenalin\u00eb.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt n\u00eb terren dyshuan n\u00eb diagnoz\u00ebn. Por Coghlan ka v\u00ebn\u00eb reputacionin e tij profesional n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur at\u00eb.<\/p>\n<p>Linday, gjeti n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb literatur\u00ebn mjek\u00ebsore, vet\u00ebm 32 raste t\u00eb regjistruara n\u00eb t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn t\u00eb \u201chyperplasia bilaterale adrenale medullary\u201d.<\/p>\n<p>Tanim\u00eb ai e mendoj nj\u00eb zgjidhje, q\u00eb n\u00eb teori duket mjaft e thjesht\u00eb. N\u00ebse ai do t\u00eb pres\u00eb medullat e gj\u00ebndrave t\u00eb tij t\u00eb veshkave, sh\u00ebndeti i tij do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohej.<\/p>\n<p>Dr. Chris Bauer, mjeku personal i Lindsay, e quan s\u00ebmundjen e tij nj\u00eb \u201cparaqitje atipike t\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundjeje t\u00eb rrall\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Lindsay m\u00eb n\u00eb fund, arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin e guximsh\u00ebm; N\u00ebse nuk kam kirurg\u00ebt me vete, un\u00eb kam vendosur, do ta b\u00ebj vet\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Gj\u00ebja e par\u00eb madhore q\u00eb ai b\u00ebri, ishte n\u00eb vitin 2008. Ai gjeti nj\u00eb studim t\u00eb vitit 1980, nga nj\u00eb shkenc\u00ebtar n\u00eb Universitetin shtet\u00ebror t\u00eb Gjeorgjis\u00eb, t\u00eb cilin ai e p\u00ebrmblodhi; \u201cTi e f\u00ebrkon gj\u00ebndr\u00ebn adrenale me nj\u00eb brisk rroje dhe e shtrydh ashtu q\u00eb medulla t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb si nj\u00eb pu\u00e7\u00ebrr. \u201d<\/p>\n<p>Pastaj ai gjeti nj\u00eb tjet\u00ebr version, q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb Harvard. Profesori i njohur Walter Bradford Cannon, kishte kryer nj\u00eb operacion n\u00eb nj\u00eb mace n\u00eb vitin 1926.<\/p>\n<p>Lindsay gjeti t\u00eb dh\u00ebnat e operacionit q\u00eb po b\u00ebhej edhe mbi qent\u00eb.<\/p>\n<p>Ai nd\u00ebrtoi nj\u00eb struktur\u00eb n\u00eb PDF, me 363 faqe.<\/p>\n<p>Pastaj ai kaloi 18 muajt e ardhsh\u00ebm duke punuar p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb kirurg i cili do t\u00eb mbik\u00ebqyrte procedur\u00ebn .<\/p>\n<p>Pionierimi, i nj\u00eb operacioni t\u00eb ri, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb, p\u00ebr arsye etike por edhe financiare. Kirurg\u00ebt q\u00eb do t\u00eb pranon t\u00eb mbik\u00ebqyrnin nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, mund t\u00eb rrezikon t\u00eb humbnin licenc\u00ebn e tyre duke kryer nj\u00eb operacion t\u00eb paaprovuar, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebse di\u00e7ka shkon keq. Dhe kompanit\u00eb e sigurimeve nuk duan t\u00eb rimbursojn\u00eb pacient\u00ebt p\u00ebr procedura jo standard.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se shum\u00eb nga mjek\u00ebt n\u00eb at\u00eb fush\u00eb e njihnin nj\u00ebri-tjetrin, Lindsay ishte i kujdessh\u00ebm kur hapi iden\u00eb q\u00eb mund ta shp\u00ebtoj\u00eb jet\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht ai rekrutoi nj\u00eb kirurg nga Universiteti i Alabama-Birmingham. N\u00eb shtator t\u00eb vitit 2010, Lindsday shkoi n\u00eb spitalin universitar, ku mjeku me sukses nxori nj\u00eb nga medullat e tij adrenale.<\/p>\n<p>Tre jav\u00eb pas procedur\u00ebs, Lindsay mund t\u00eb rrinte pa l\u00ebvizur vet\u00ebm p\u00ebr tre or\u00eb. Nga pragu i Krishtlindjeve, ai kishte forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ecur nj\u00eb milje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ai q\u00ebndronte n\u00eb pjes\u00ebn e prapme t\u00eb Kish\u00ebs, gjat\u00eb Mesh\u00ebs s\u00eb Mesnat\u00ebs s\u00eb Krishtlindjeve, ai m\u00eb n\u00eb fund u ndje sikur shpresa po rikthehej.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrparimi ishte i ngadalsh\u00ebm. N\u00eb vitin 2012, ai iu n\u00ebnshtrua nj\u00eb operacioni t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Universitetin e Uashingtonit n\u00eb St Louis p\u00ebr t\u00eb hequr medull\u00ebn e mbetur nga gj\u00ebndra e veshkave.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, ai ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb dilte me miqt\u00eb e tij, n\u00eb Bahamas. Ishte hera e par\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij q\u00eb ai kishte par\u00eb detin me sy, \u00e7far\u00eb mrekullie.<\/p>\n<p>Coghlan, jetoi mjaft koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb sh\u00ebrimin e mrekulluesh\u00ebm t\u00eb Lindsay. Ai vdiq n\u00eb 2015.<\/p>\n<p>Tani ai po ndihmon pacient\u00ebt e tjer\u00eb me s\u00ebmundje t\u00eb rrall\u00eb.<\/p>\n<p>Por n\u00ebna e tij ishte tep\u00ebr e lodhur dhe delikate p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar operacioneve t\u00eb tilla. Ajo vdiq n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Ajo nuk arriti t\u00eb shikonte, q\u00eb djali i saj, do t\u00eb ngjitej n\u00eb sken\u00eb p\u00ebr t\u2019u diplomuar n\u00eb Bachelor-Bilologji, at\u00eb vit, n\u00eb Universitetin Rockhurst, 16 vjet pasi ai shkoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Universitet.<\/p>\n<p>Lindsay \u00ebsht\u00eb tani 41 vje\u00e7. Shum\u00eb nga miqt\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt planifikonte t\u00eb diplomoheshin, tani jan\u00eb t\u00eb martuar, me f\u00ebmij\u00eb .<\/p>\n<p>\u201cJu nuk mund ta ktheni t\u00eb kaluar\u00ebn\u201d-tha Lindsay.<\/p>\n<p>Sot ai ende jeton n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb n\u00eb Sh\u00ebn Luis. Ai duhet t\u00eb marr\u00eb n\u00ebnt\u00eb ila\u00e7e n\u00eb dit\u00eb, dhe sh\u00ebndeti i tij nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrsosur, por ai e ka jet\u00ebn e tij prapa.<\/p>\n<p>Ai nuk \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht profesori i biologjis\u00eb q\u00eb \u00ebnd\u00ebrronte t\u00eb ishte n\u00eb mosh\u00ebn 21 vje\u00e7are. Ai po shfryt\u00ebzon p\u00ebrvoj\u00ebn e tij n\u00eb nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb re si konsulent mjek\u00ebsor.<\/p>\n<p>Mjek\u00ebt tanim\u00eb, po i drejtohen atij p\u00ebr t\u2019i ndihmuar ata t\u00eb identifikojn\u00eb dhe trajtojn\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb rralla.<\/p>\n<p>Lindsay sot merr pjes\u00eb n\u00eb konferencat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha bot\u00ebrore t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb, ai ligj\u00ebron n\u00eb universitetet m\u00eb prestigjioze, dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, ai ia doli!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Doug Lindsay, ishte 21 vje\u00e7 kur filloi vitin e\u00a0 tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb Universitetin \u201cRockhust\u201d, nj\u00eb kolegj jezuit n\u00eb Kansas City, dega Biologji, shkruan \u201cCNN\u201d. Prej dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb Universitet, ai u rr\u00ebzua n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, n\u00eb dhom\u00ebn e ngr\u00ebnies, nd\u00ebrsa e gjith\u00eb dhoma rrotullohej rreth tij. Ishte viti 1999, simptomat shpejt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":99152,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,191],"tags":[],"class_list":{"0":"post-99151","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-bota"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99151","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99151"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99151\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99152"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99151"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99151"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99151"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}