{"id":99163,"date":"2019-07-28T21:30:15","date_gmt":"2019-07-28T19:30:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=99163"},"modified":"2019-07-28T16:45:38","modified_gmt":"2019-07-28T14:45:38","slug":"the-economist-njeriu-me-i-rrezikshem-ne-europe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/the-economist-njeriu-me-i-rrezikshem-ne-europe\/","title":{"rendered":"The Economist: Njeriu m\u00eb i rreziksh\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb zbehen k\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb Matteo Salvini paraqet ndaj euros? Duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje midis Komisionit Europian dhe Italis\u00eb, shkruan The Economist.<\/p>\n<p>M\u00eb 8 korrik, mbik\u00ebqyr\u00ebsit e Eurozon\u00ebs mor\u00ebn frym\u00eb lirisht. 19 ministrat e Financave t\u00eb Eurozon\u00ebs mb\u00ebshtet\u00ebn vendimin e Komisionit Europian q\u00eb Italia t\u00eb mos nd\u00ebshkohej n\u00eb lidhje me rritjen e nivelit t\u00eb borxhit publik gjat\u00eb 2018, mbi nivelin e lejuar nga rregullat fiskale t\u00eb BE-s\u00eb, shkruan the Economist. Por, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nd\u00ebshkimi thjesht \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme, nuk \u00ebsht\u00eb hequr fare.<\/p>\n<p>Realiteti i zymt\u00eb i financave publike t\u00eb Italis\u00eb mbetet i pandryshuar. Deficiti i saj pritet t\u00eb tejkaloj\u00eb pragun 3% t\u00eb PBB-s\u00eb (t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga BE-ja) n\u00eb vitin 2020, niveli i borxhit publik vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nivele alarmante dhe m\u00eb e r\u00ebnda nga t\u00eb gjitha, \u00ebsht\u00eb se Italia po rr\u00ebnohet dal\u00ebngadal\u00eb nga mungesa e vazhdueshme e rritjes. Q\u00eb nga periudha kur ajo miratoi euron, gati 20 vite m\u00eb par\u00eb, Italia ka mbetur pas pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs, si Gjermanis\u00eb, Franc\u00ebs, etj.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsia u reflektua edhe n\u00eb votat q\u00eb mor\u00ebn dy parti anti-establishmet, Liga e Veriut dhe L\u00ebvizja Pes\u00eb Yjet. Lideri i pam\u00ebshirsh\u00ebm i Lig\u00ebs s\u00eb Veriut, Matteo Salvini, ka nxitur vazhdimisht urrejtjen dhe zem\u00ebrimin ndaj dy armiqve kryesor\u00eb: BE-s\u00eb, t\u00eb cilin ai e krahason me kampet fam\u00ebkeqe t\u00eb p\u00ebrqendrimit dhe hyrjen e emigrant\u00ebve nga Libia, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai gjithashtu faj\u00ebson pjes\u00ebrisht BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, Liga e Veriut, mori vet\u00ebm 4% n\u00eb kutit\u00eb e votimit, nd\u00ebrsa n\u00eb zgjedhjet e sivjetshme ajo \u00ebsht\u00eb partia q\u00eb mori numrin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb votave, duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb prej partive m\u00eb t\u00eb p\u00eblqyera n\u00eb vend. Pra n\u00ebp\u00ebrmjet nxitjes s\u00eb politik\u00ebs s\u00eb urrejtjes, z. Salvini arriti q\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb prej njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb Itali. Ai ende nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Kryeminist\u00ebr, por me shum\u00eb mund\u00ebsi nuk do t\u00eb kaloj\u00eb edhe shum\u00eb koh\u00eb deri sa ai t\u00eb zgjidhet. N\u00ebse kjo do t\u00eb realizohet, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb realizohet edhe skenari i p\u00ebrballjeve t\u00eb vazhdueshme me BE-n\u00eb. Dhe, nga ana tjet\u00ebr, ky \u00ebsht\u00eb edhe problemi m\u00eb alarmues p\u00ebr BE-n\u00eb. Borxhi publik i Italis\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivele alarmante, n\u00eb 2.3 trilion\u00eb euro (2.6 trilion\u00eb dollar\u00eb amerikan\u00eb), ose 132% e PBB-s\u00eb.<\/p>\n<p>Mosmarr\u00ebveshjet e vitit t\u00eb kaluar mbi miratimin e buxhetit t\u00eb saj krijuan paq\u00ebndrueshm\u00ebri n\u00eb tregje, p\u00ebrpara se koalicioni t\u00eb b\u00ebnte l\u00ebshime t\u00eb nxituara. Arm\u00ebpushimi i fundit nuk ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb zgjas\u00eb. Koalicioni italian thot\u00eb se rregullat fiskale t\u00eb BE-s\u00eb jan\u00eb shkaktari kryesor i munges\u00ebs s\u00eb rritjes. Z. Salvini ka premtuar shkurtime t\u00eb m\u00ebdha taksash. Luigi Di Maio, partneri tjet\u00ebr i koalicionit, k\u00ebrkon rritje t\u00eb nivelit t\u00eb mir\u00ebqenies.<br \/>\nSipas Brukselit, problemi \u00ebsht\u00eb strukturor; gjithsesi, ai i ka dh\u00ebn\u00eb tashm\u00eb Italis\u00eb mbi 30 miliard\u00eb euro hap\u00ebsir\u00eb shtes\u00eb fiskale q\u00eb nga viti 2015, rreth 2% t\u00eb PBB-s\u00eb vjetore.<\/p>\n<p>Kjo i ka acaruar verior\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb rregullat t\u00eb forcohen. Ekonomia e Italis\u00eb, e goditur nga ngadal\u00ebsimi i tregtis\u00eb globale, nuk ka gjasa t\u00eb shkoj\u00eb pran\u00eb potencialit t\u00eb saj brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr, shprehen ekonomist\u00ebt e Komisionit. Por p\u00ebrpjekja e koalicionit vitin e kaluar p\u00ebr t\u00eb nxitur rritjen rezultoi e pasuksesshme, sepse u godit nga pasiguria e tregjeve. Ndon\u00ebse normat e interesit q\u00eb nga ajo koh\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb, kostot e huazimit t\u00eb Italis\u00eb, dikur pran\u00eb atyre t\u00eb Spanj\u00ebs, tani jan\u00eb pran\u00eb nivelit t\u00eb yield-eve greke, t\u00eb cilat kan\u00eb r\u00ebn\u00eb me perspektiv\u00ebn e nj\u00eb qeverie t\u00eb re t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e faktor\u00ebve q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb krijimin e situat\u00ebs s\u00eb zymt\u00eb aktuale t\u00eb Italis\u00eb datojn\u00eb disa dekada m\u00eb par\u00eb. Gjykatat veprojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb dhe burokracirat jan\u00eb nj\u00eb mister m\u00eb vete. Sektori i sh\u00ebrbimeve mb\u00ebshtetet nga konkurrenca. Marr\u00ebveshjet e pagave n\u00eb mbar\u00eb vendin kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb niveli i tyre t\u00eb mbetet i lart\u00eb n\u00eb Jug, duke dekurajuar pun\u00ebsimin formal n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon. N\u00eb vend q\u00eb qeveria t\u00eb merrej koh\u00eb m\u00eb par\u00eb me probleme t\u00eb tilla, ajo \u00ebsht\u00eb treguar indiferente. Prandaj l\u00ebshimet e minut\u00ebs s\u00eb fundit ndaj rregullave fiskale t\u00eb BE nuk zgjidhin asgj\u00eb. P\u00ebrballja thjesht \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebr m\u00eb von\u00eb dhe k\u00ebrc\u00ebnimi i nj\u00eb krize aksidentale t\u00eb obligacioneve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrher\u00eb i mundsh\u00ebm. Komisioni duhet t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb negociata p\u00ebr buxhetin e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, duke synuar arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje m\u00eb ambicioze.<\/p>\n<p>Ai duhet t\u00eb jet\u00eb fleksib\u00ebl sa i takon shpenzimeve publike, me kusht q\u00eb Italia t\u00eb miratoj\u00eb reformat p\u00ebr rritjen. K\u00ebto reforma kan\u00eb gjasa t\u00eb funksionojn\u00eb n\u00ebse zbatimi i tyre mb\u00ebshtetet nga leht\u00ebsimi fiskal. Edhe raporti i borxhit publik do t\u00eb binte me ritme m\u00eb t\u00eb shpejta. Arritja e marr\u00ebveshjes ofron di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Populist\u00ebt e Italis\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebrfillnin qortimet e Eurokrat\u00ebve, por ajo q\u00eb i shqet\u00ebson ata jan\u00eb tregjet. N\u00ebse ata do t\u00eb pranonin disa kufizime n\u00eb shpenzimet e tyre, do t\u00eb rifitonin besueshm\u00ebrin\u00eb e humbur t\u00eb kreditor\u00ebve. P\u00ebr Brukselin, nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebto linja do t\u00eb zbuste k\u00ebrc\u00ebnimin afatgjat\u00eb q\u00eb Italia paraqet p\u00ebr stabilitetin financiar europian. Eurokrat\u00ebt nuk duhet t\u00eb harrojn\u00eb edhe nj\u00eb fakt, se sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb fundoset Italia, aq m\u00eb tep\u00ebr do t\u00eb rritet edhe niveli i urrejtjes q\u00eb z. Salvini ka nxitur n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb popullit italian.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Si mund t\u00eb zbehen k\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb Matteo Salvini paraqet ndaj euros? Duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje midis Komisionit Europian dhe Italis\u00eb, shkruan The Economist. M\u00eb 8 korrik, mbik\u00ebqyr\u00ebsit e Eurozon\u00ebs mor\u00ebn frym\u00eb lirisht. 19 ministrat e Financave t\u00eb Eurozon\u00ebs mb\u00ebshtet\u00ebn vendimin e Komisionit Europian q\u00eb Italia t\u00eb mos nd\u00ebshkohej n\u00eb lidhje me rritjen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":99164,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,191],"tags":[],"class_list":{"0":"post-99163","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-bota"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99163","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99163"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99163\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99164"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99163"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99163"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99163"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}